Nis komisioni i “Territoriales”, PD mungon, të vetmit opozitarë ishin Vangjel Dule dhe Edmond Haxhinasto
Komisioni i posaçëm i reformës territoriale nisi zyrtarisht punën në Kuvend. Pjesëmarrja e plotë e anëtarësisë nga mazhoranca nuk u reflektua e njëjtë nga krahu tjetër teksa në mbledhje u paraqitën vetëm dy opozitarë, Vangjel Dule dhe Edmond Haxhinasto. Megjithatë bashkëkryetari Arbjan Mazniku dha direktivat kryesore ku do të bazohen diskutimet për ndryshimet në ligj. […]
Krizë politike në Gjeorgji, pushteti kërkon ndalimin e tri partive opozitare properëndimore
Partia në pushtet në Gjeorgji, Ëndrra Gjeorgjiane, i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të vendit të ndalojë tri partitë më të mëdha opozitare, që kanë qëndrim të fuqishëm properëndimor, tha një anëtar i lartë i këtij subjekti. Shalva Papaushvili tha se partitë “praktikisht dhe vazhdimisht e mohojnë legjitimitetin e brendshëm, ashtu edhe atë të jashtëm politik […]
Alimehmeti i suprizuar me përkrahjen për Binajn: U bë shumë kohë që nuk kemi parë një bashkim të opozitës në një krah
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me përfaqësues të forcave politike opozitare, duke sinjalizuar një bashkim të rrallë të opozitës në një front të vetëm. Koordinatori i Partisë Demokratike për Tiranën, Ilir Alimehmeti, e cilësoi këtë zhvillim si një ngjarje të pazakontë në skenën politike shqiptare. […]
Takimi me koordinatorët e partive opozitare, Binaj: Duhet koalicion i madh i qytetarëve të ndershëm!
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka ndarë pamje nga takimi me koordinatorët politikë të të gjithë spektrit opozitar në vend. Binaj thekson se kryefjala e takimit ka qenë dhënia fund e rrënimit të qytetit nga betoni dhe korrupsioni. “Duhet një koalicion i madh i qytetarëve të ndershëm dhe partive politike opozitare”,-shkruan […]
“Manastirliu politikane e vjetër”, Kikia për garën: Binaj jashtë politikës, kjo mund të jetë arma e tij më e fortë
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia, në një lidhje të drejtpërdrejtë në një emision televiziv, ka komentuar garën për Bashkinë e Tiranës, ku Partia Demokratike së bashku me forca të tjera opozitare kanë mbështetur kandidaturën e aktorit dhe aktivistit Florjan Binaj, përballë Ogerta Manastirliut të Partisë Socialiste. Kikia e përshkroi Manastirliun si një kandidate tradicionale, me […]
Ermal Hasimja deklaroi se paraqet kandidaturën e tij për kryetar të Bashkisë së Tiranës
Ermal Hasimja deklaroi se paraqet kandidaturën e tij për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Ai iu drejtua drejtpërdrejt Sali Berishës, gjatë një interviste me Euronews duke e njoftuar publikisht se pranon të kandidojë sipas kritereve që kreu i PD-së përcaktoi këtë të shtunë. Hasimja theksoi se kërkon mbështetjen e Berishës dhe të partive opozitare, duke […]
Zgjedhjet në Tiranë, Duka: Tabaku dhe Alimehmeti nuk janë emra që bashkojnë opozitën
Agron Duka, kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, i ftuar në studion e “Terminal” deklaroi se Jorida Tabaku ose Ilir Alimehmeti nuk janë emra që bashkojnë opozitën. “Ajo që po ofron Partia Demokratike është që të nxjerrë një kandidat që përbashkon të gjithë forcat opozitare. Nuk është problemi se nuk ka kandidatë, por një kandidat politik, […]
Gara për Tiranën/ Hasimja dhe Haçkaj shpallin kandidaturën, të gatshëm të përballen me Manastirliun
Ermal Hasimja ka njoftuar publikisht se pranon të kandidojë për bashkinë Tiranë sipas kritereve që kreu i PD-së përcaktoi këtë të shtunë. Hasimja theksoi se kërkon mbështetjen e Berishës dhe të partive opozitare, duke paraqitur emrin e tij si një kandidat i pavarur dhe përbashkues për opozitën. “Me duket pozicioni logjik është që një opozitë […]
Zgjedhjet në Tiranë/ Alimehmeti: Duhet të bashkohemi, ja pse s’ka negociata me Arlind Qorin
Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Oponenca” në News24, ka komentuar mbi zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës dhe negociatat që po zhvillohen mes partive opozitare për të gjetur një kandidat të përbashkët. Alimehmeti, i ngarkuar nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, për të zhvilluar bisedime me partitë e tjera opozitare, theksoi se […]
“Ky komb po vdes”, apeli i fortë i Alimehmetit për bashkimin e opozitës: S’ka më kohë për grindje, duhet një…
Opozita duhet t’i nënshtrohet një procesi pajtimi kombëtar për të zgjedhur emrin e kandidatit që do ta përfaqësojë në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës. Kështu u shpreh i mandatuari i Partisë Demokratike për negociatat, Ilir Alimehmeti në një intervistëtelevizive. Sipas Alimehmetit, opozita duhet të harrojë ndasitë e së shkuarës dhe të bëhet bashkë […]