Tag: operacionit

  • Dhunoi dhe shfrytëzoi për prostitucion një shtetase ruse për rreth dy vite, vihet në pranga 46-vjeçari

    Dhunoi dhe shfrytëzoi për prostitucion një shtetase ruse për rreth dy vite, vihet në pranga 46-vjeçari

    Një tjetër rast i rëndë trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion është goditur nga Policia e Durrësit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjuetari”.

    Pas hetimeve, u arrestua një 46-vjeçar, i cili kishte futur ilegalisht në Shqipëri një vajzë 20-vjeçare nga Rusia, të cilën më pas e kishte dhunuar dhe shfrytëzuar për prostitucion për afro dy vite. Gjatë operacionit janë sekuestruar armë, dylbi dhe aparate celularë, ndërsa një tjetër shtetas është shpallur në kërkim për përfshirje në këtë aktivitet kriminal.
    Deklarata e Policise
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjuetari”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit
    Futi në mënyrë ilegale në Shqipëri një shtetase ruse dhe më pas e shfrytëzoi për prostitucion, identifikohet dhe vihet në pranga 46-vjeçari.
    46-vjeçari e mashtroi 20-vjeçaren se do ta punësonte si kameriere dhe më pas, nëpërmjet dhunës dhe kërcënimeve, e shfrytëzoi për prostitucion për afro dy vite.
    Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë gjahu teke e markës “KralArms”, dy palë dylbi dhe tre aparate celularë.
    Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për goditjen e rasteve të shfrytëzimit për prostitucion, bazuar në informacionet e marra dhe të ndjekura me metoda speciale të hetimit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës organizuan dhe finalizuan një tjetër operacion, të koduar “Gjuetari”.
    Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. D., 46 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni”, “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, “Trafikimi i personave të rritur”, “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.
    Nga veprimet hetimore të kryera u bë i mundur dokumentimi i shfrytëzimit të prostitucionit të 20-vjeçares nga Rusia, pasi rezultoi se 46-vjeçari e ka dhunuar fizikisht dhe e ka shfrytëzuar në fushën e prostitucionit në hotele të ndryshme, me persona të ndryshëm, kundrejt vlerave monetare që varionin nga 250 deri në 300 euro për person. Këto vlera monetare i përfitonte shtetasi K. D.
    Po nga hetimet rezulton se kjo shtetase është trafikuar nga shtetasi K. D., në tetor 2023, kur është futur ilegalisht në Shqipëri nga Podgorica.
    Në kuadër të operacionit u shpall në kërkim shtetasi E. S., 39 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar si i implikuar në këtë rast për prostitucion.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë pranë Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Operacionit “Revanshi”/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-efektivit të RENEA, mbetet në burg

    Operacionit “Revanshi”/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-efektivit të RENEA, mbetet në burg

    Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-efektivit të RENEA-s, Altin Morina, duke lënë në fuqi vendimin për masën e sigurisë “arrest në burg”.
    Morina është arrestuar pas operacionit “Revanshi” të SPAK, pasi emri i tij ka dalë pas zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin e koduar “Sky Ecc”.
    Altin Morina akuzohet se ka kultivuar kanabis me Durim Bamin, të fortin e Niklës.
    Në momentin e arrestimit, Altin Morinës iu gjet edhe një pistoletë pa leje.

  • Pamja pas aksionit kundër ndërtimeve pa leje, Rama: Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë

    Pamja pas aksionit kundër ndërtimeve pa leje, Rama: Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë

    Kryeministri Edi Rama këtë pasdite ka publikuar pamjet e fundit nga Thethi, ku duket zona pas operacionit të javës së kaluar për të shembur ndërtimet pa leje.
    ”Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë”, shkruan Rama në Facebook, bashkangjitur videos që ka publikuar.

  • Prishja e ndërtimeve pa leje/ Rama publikon videon: Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë

    Prishja e ndërtimeve pa leje/ Rama publikon videon: Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga zona ku janë hequr kabinat e ndërtuara pa leje në qendër të Thethit.
    “Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë”, shkruan Rama krahas videos së postuar, ku shihen disa punonjës të bashkisë Shkodër mbi sipërfaqen e rrafshuar pranë Kishës në fshatin turistik të Thethit.
    POSTIMI I PLOTË:
    Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë

  • Kryeministri Rama ndan pamjet: Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë!

    Kryeministri Rama ndan pamjet: Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë!

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë pasditen e sotme në rrjetet sociale një video nga Thethi, pas përfundimit të aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje.
    Rama e cilësoi pamjen e re të Thethit si operacioni pas kancerit të paligjshmërisë.
    “Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë”, shkruan Rama.

    Kujtojmë se operacioni i IKMT-së për prishjen e godinave pa leje u mbyll më 15 korrik. Gjatë aksionit një javor u shembën rreth 100 ndërtesa pa leje të ngritura në një zonë të mbrojtur.

  • Video/ Shembja e godinave pa leje, Rama publikon pamjet: Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë

    Video/ Shembja e godinave pa leje, Rama publikon pamjet: Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga Thethi, pas aksionit për shembjen e godinave pa leje.

    Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar disa pamje nga zona malore, se si duket pas shembjeve të godinave.
    “Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë”, shkruan Rama në postimin e tij.

    Top Channel

  • Çdo gjë “rrafsh”! Rama publikon pamjet: Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë

    ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q

  • VIDEO / Rama ndan pamjet: Ja Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë

    VIDEO / Rama ndan pamjet: Ja Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë

    Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një video nga Thethi pas aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje.
    “Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë”, shkruan Rama.
    Kujtojmë se operacioni i IKMT-së për prishjen e godinave pa leje u mbyll më 15 korrik. Gjatë aksionit njëjavor u shembën rreth 100 ndërtesa pa leje të ngritura në një zonë të mbrojtur.
    Gjithçka nisi nga ky kompleks në qendër të fshatit, që u denoncua edhe nga kryeministri Edi Rama. Ai akuzoi edhe prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli, se nuk hetoi shkeljen e ligjit edhe pse kishte marrë një referim nga policia.
    Nuk munguan as tensionet në momente të caktuara, pasi një pjesë e banorëve kërkonin më shumë kohë. Ndërsa persona të paidentifikuar sulmuan me molotov forcat e IKMT-së dhe policisë.
    Ndërkohë në terren vijoi puna për heqjen e inerteve, për kthimin e zonës sa më atraktive për turistët e shumtë të zonës.

  • 30 forca të ushtrisë i bashkohen operacionit, vatrat e zjarrit në Belishovë të Mallakastrës drejt shuarjes

    30 forca të ushtrisë i bashkohen operacionit, vatrat e zjarrit në Belishovë të Mallakastrës drejt shuarjes

    Vatrat aktive të zjarrit në kodrat e Belishovës janë drejt neutralizimit të plotë. Që nga ora 5:30 e mëngjesit të sotëm 30 forca të ushtrisë iu bashkuan operacionit për shuarjen e flakëve.
    Përballja me flakët ka vijuar deri në orën 19:00, ku shërbimet zjarrfikëse të Mallakastrës, Fierit, Albpetrolit, Forcave të Armatosura dhe Regjimentit të këmbësorisë së Jugut, kanë punuar në terrenin e vështirë për neutralizimin e plotë të tyre.

    Situata do të monitorohet përgjatë natës me grupe të gatshme, pasi era mund të riaktivizojë vatrat zjarrit.

  • Ushtria i bashkohet operacionit për shuarjen e flakëve në Belishovë të Mallakastrës

    Ushtria i bashkohet operacionit për shuarjen e flakëve në Belishovë të Mallakastrës

    Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, 30 trupa të ushtrisë, i janë bashkuar operacionit për neutralizimin e flakëve në Belishovë të Mallakastrës.

    Shërbimet zjarrfikëse, efektivët e emergjencës civile, të policisë bashkiake, po vijojnë pa ndërprerje punën, ndërsa flakët mëngjesin e sotëm duken me intensitet më të ulët.
    Ende nuk është bërë vlerësimi i situatës , për të bërë kërkesë për ndërhyrje nga ajri.
    Zjarri sot është në ditën e 6- të të tij, duke nisur fillimisht në masivin pyjor të Drenovës , për të kaluar në kodrat e Gorishovës ku u dogjën dhjetëra rrënjë ullinj, e për të përfunduar në Belishovë , ku mbrëmjen e djeshme flakët dolën jashtë kontrollit.

    Top Channel