Tag: operacionit

  • Vijon prej 6 ditësh zjarri në Mallakastër, 30 trupa të ushtrisë i bashkohen operacionit në Belishovë

    Vijon prej 6 ditësh zjarri në Mallakastër, 30 trupa të ushtrisë i bashkohen operacionit në Belishovë

    Mallakastër – Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, 30 trupa të ushtrisë i janë bashkuar operacionit për neutralizimin e flakëve në fshatin Belishovë, ku situata mbetet ende problematike. Krahas forcave ushtarake, në terren ndodhen shërbimet zjarrfikëse, efektivët e emergjencës civile dhe të policisë bashkiake, të cilët po vijojnë pa ndërprerje përpjekjet për vënien nën kontroll të vatrës.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Flakët, që mëngjesin e sotëm kanë shfaqur intensitet më të ulët, nuk janë shuar plotësisht, ndërkohë që ende nuk është bërë një vlerësim i plotë i situatës për të kërkuar ndërhyrje nga ajri. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Zjarri është në ditën e gjashtë të tij, duke nisur fillimisht në masivin pyjor të Drenovës, për t’u përhapur më pas në kodrat e Gorishovës, ku u dogjën dhjetëra rrënjë ullinj, dhe së fundmi në Belishovë, ku mbrëmjen e djeshme flakët dolën jashtë kontrollit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës me shqetësim, ndërsa parashikimet e motit për ditët në vijim do të jenë vendimtare për përshpejtimin e operacionit të shuarjes së zjarrit.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Mallakastër – Forcat e ushtrisë i bashkohen operacionit për shuarjen e zjarrit në Drenovë

    Mallakastër – Forcat e ushtrisë i bashkohen operacionit për shuarjen e zjarrit në Drenovë

    Tridhjetë forca të ushtrisë i janë bashkuar mëngjesin e sotëm operacionit të përbashkët të shërbimeve zjarrfikëse dhe strukturave bashkiake për shuarjen e zjarrit në pyllin me pisha në Drenovë të Mallakastrës.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Vatra e zjarrit vijon të jetë aktive dhe është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse për shkak të terrenit të thyer. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Aktualisht po punohet me mjete rrethanore nga toka, ndërsa autoritetet kanë bërë me dije se pritet ndërhyrje nga ajri për të frenuar përhapjen e flakëve dhe për të vënë situatën nën kontroll.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Sarandë/ U hodh në det për ta fshehur, policia i sekuestron armën të riut gjatë operacionit

    Sarandë/ U hodh në det për ta fshehur, policia i sekuestron armën të riut gjatë operacionit

    Një armë zjarri është sekuestruar nga policia gjatë një operacioni në rrugën “Butrinti”, ku janë ndaluar disa persona që lëviznin me një “Porsche” Panamera.

    Armën e gjetën efektivët e policisë tek një prej personave që ishte arratisur dhe kishte hedhur veten në det për të shpëtuar.

    Ai u kap më pas nga skafi i Policisë Kufitare, ndërsa arma e sekuestruar u gjet brenda një çante që ai mbante me vete.

    LEXO EDHE: Policia e Sarandës arreston personin që i iku në det, dyshohet se hodhi në ujë një çantë me…

    Derimë tani janë shoqëruar në Komisariatin përkatës katër persona, të gjithë nga Tirana. Hetimet janë ende në vijim, ku priten detaje të tjera rreth kësaj ngjarje.

    Në vijim të operacionit, autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë.

  • Finalizohet operacioni policor “The Bridge”/ Transportonin emigrantë ilegalë, 7 të arrestuar, sekuestrohen para dhe…

    Finalizohet operacioni policor “The Bridge”/ Transportonin emigrantë ilegalë, 7 të arrestuar, sekuestrohen para dhe…

    Në kuadër të operacionit “The Bridge”, Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 7 shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për trafikim të emigrantëve ilegalë. Pas një ndjekjeje të shpejtë, u arrestuan 3 shtetas që po transportonin 6 emigrantë nga Filipinet nga Tirana drejt Sarandës. Gjatë operacionit, u sekuestruan 2 automjete, 2900 euro, 40,000 lekë dhe 4 celularë.
    Një tjetër operacion, “Attempt”, çoi në arrestimin e 3 shtetasve që po transportonin 12 emigrantë nga Pakistan. Ata u kapën pas një ndjekjeje, kur nuk i respektuan urdhrin e Policisë për të ndaluar. Nga ky operacion, u sekuestruan 3 automjete, 1900 euro dhe 4 celularë. Hetimet vijojnë për kapjen e një shtetasi tjetër të shpallur në kërkim.
    Njoftimi i policisë:
    “Në kuadër të operacionit të koduar “The brigde”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Altin Delija, Klajdi Toshkollari, u ndalua shtetasi Henri Ranci si dhe u shpall në kërkim shtetasi Klei Çela, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
    2 automjeteve që drejtonin këta shtetas iu është bërë shenjë për të ndaluar, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”.
    Drejtuesit nuk i janë bindur urdhrit por kanë vijuar me shpejtësi lëvizjen. Menjëherë, shërbimet e Policisë u vënë në ndjekje dhe si rezultat bënë të mundur kapja e 3 shtetasve. Nga kontrollet, në automjetin që drejtonte shtetasi A. D., u gjetën 6 emigrantë nga Filipinet, të cilët po i transportonin nga Tirana në drejtim të Sarandës, kundrejt fitimit. Nga hetimet dyshohet se shtetasi i arrestuar K. T., dhe 17-vjeçari, kontrollonin rrugën për të sinjalizuar prezencën e Policisë.
    Gjithashtu nga hetimet rezultojnë që kanë qenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe shtetasi i ndaluar H. R., dhe shtetasi i shpallur në kërkim K. Ç., për të cilin punohet për kapjen e tij.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, 2900 euro, 40 000 lekë, si dhe 4 celularë. Në kuadër të operacionit të koduar “Attempt” u arrestuan në flagrancë shtetasit Ardit Koçi, Daniel Muçollari dhe Emanuel Ferra, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
    Të 3 këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur “Kthesa e Jorgucatit”, gjatë tentativës për të transportuar 12 emigrantë nga Pakistani, janë lokalizuar nga shërbimet e Policisë, të cilët iu kanë bërë shenjë për të ndaluar. Drejtuesit e automjeteve nuk i janë bindur urdhrit por kanë vijuar me shpejtësi lëvizjen. Menjëherë, shërbimet e Policisë, iu janë vënë në ndjekje dhe si rezultat është bërë e mundur kapja e 3 shtetasve.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjete, 1900 euro, si dhe 4 celularë. “

  • Milan gjen akordin me Jasharin, Tare drejt finalizimit me sukses të operacionit me Club Brugge

    Milan gjen akordin me Jasharin, Tare drejt finalizimit me sukses të operacionit me Club Brugge

    Agjenti i Jasharit ka tashmë një marrëveshje me Milanin për një kontratë pesëvjeçare me 2.8 milionë euro neto në sezon. Drejtori sportiv Igli Tare, në këtë pikë, duhet të gjejë një marrëveshje jo të lehtë me Club Brugge, klub që zakonisht nuk bën zbritje, siç e dinë mirë te Milani pas operacionit me De Ketelaere në verën e vitit 2022.
    Dhe në tavolinë diskutohen shifra pak a shumë të njëjta: CDK u blen pas një negociate të gjatë për 32 milionë plus 3 milionë bonus, në total 35, ndërsa tani shuma që kërkojnë belgët është pak më e lartë. Djalli ka rritur ofertën, duke ofruar 33 milionë plus 5 milionë bonus, tani pak larg 35 plus 5 milionë bonus që kërkon pala tjetër.

    Futja në lojë e Borussia Dortmundit nuk shqetëson shumë Milanin, i cili është i sigurt për marrëveshjen me lojtarin. Brugge shpresonte për një ankand për yllin e tyre, por kështu nuk do të ndodhë. Tare dëshiron të mbyllë sa më shpejt negociatat pa zgjatur shumë. Dhe nëse belgët do të ngulin këmbë, ekziston një plan B: Javi Guerra, mesfushor i Valencias që ka një vlerësim prej 25 milionë eurosh.
    Por atmosferë është optimiste, edhe sepse Brugge po kërkon tashmë zëvendësuesin e Jasharit, që mund të vijë pikërisht nga Milano, por nga ana e Interit. Në fakt, klubi belg pëlqen Aleksandar Stankovic, i lindur në 2005, nga Interi, i cili ishte huazuar te Lucerna; priten kontakte të reja mes klubeve, dhe marrëveshja do të ishte përfundimtare me të drejtë riprorëshitje në favor të zikaltërve.

  • Jessie J jep përditësime pas operacionit: Kanceri është zhdukur plotësisht

    Jessie J jep përditësime pas operacionit: Kanceri është zhdukur plotësisht

    Gati një muaj pasi zbuloi se iu diagnostikua kanceri i gjirit në fazat e hershme, Jessie J po ndan disa shpresa të mëdha në lidhje me trajtimin e saj. Ylli i “Price Tag” thote se “kanceri i saj është zhdukur plotësisht” pas operacionit.
    Në listën e të mirave, ajo përfshiu gjëra të tilla si “Gjoksi im është aty ku ishte dikur” dhe “Po pushoj dhe po flas me miqtë më shumë se kurrë”, dhe gjithashtu bërtiti me të madhe duke parë filmin “Ishulli i Dashurisë” dhe disa masazhe që ka bërë si rezultate pozitive pas operacionit.
    Nga ana e të metave? “Nuk jam në gjendje të jem nëna që jam mësuar të jem dhe nuk e marr Sky-n në krahë apo personin që jam mësuar të jem, të them të drejtën. Nuk ulem dot”, shkroi ajo përpara se të shtonte: “Frika e mosdijes nëse kanceri është zhdukur plotësisht”. Ajo shtoi se “dhimbja dhe shqetësimi” pas operacionit është “në rregull”, por një “budallaqe” kur përpiqet të flejë. Oh, dhe gjithashtu po vuan nga jashtëqitjet.
    Më vonë, Jessie e sqaroi listën e saj të pro-ve dhe kundrave duke deklaruar se nuk e di plotësisht nëse kanceri i saj është zhdukur, por se “shpreson” që të zhduket. “Unë e bëra operacionin vetëm 4 ditë më parë. Po thoja vetëm pro-të e operacionit dhe kësaj situate dhe po jem pozitive”, shkroi ajo. “Por do t’i marr rezultatet së shpejti. Dhe shpresoj se mund ta publikoj këtë si fakt. Por tani për tani, nuk e di.”
    Ajo shtoi: “Do të qëndroj pozitive dhe do t’i flas universit çfarë dua.”
    Në fillim të qershorit, Jessie ndau një video në Instagram duke zbuluar se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit në fazat e hershme.

  • Izraeli bën bilancin: Vramë 11 shkencëtarë dhe 30 zyrtarë të lartë në Iran, u goditën 900 objektiva

    Izraeli bën bilancin: Vramë 11 shkencëtarë dhe 30 zyrtarë të lartë në Iran, u goditën 900 objektiva

    Ushtria izraelite ka bërë publik bilancin e Operacionit “Luani në Ngritje” duke deklaruar se ka goditur mbi 900 objektiva ushtarake dhe strategjike brenda territorit iranian. Sipas Forcave Mbrojtëse të Izraelit sulmet kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën ushtarake iraniane dhe kanë ndaluar kapacitetet e saj për prodhim raketor dhe bërthamor.

    Në deklaratën zyrtare të IDF thuhet se janë eliminuar 11 shkencëtarë bërthamorë iranianë, si dhe 30 zyrtarë të lartë të sigurisë, përfshirë tre komandantë të lartë të Gardës Revolucionare. Po ashtu, ushtria izraelite thekson se janë shkatërruar 200 lëshues raketash, që përbënin afërsisht gjysmën e të gjithë sistemit të lëshimit të raketave të Iranit.

    “Sulmet shkatërruan gjithashtu avionë, depo armatimi dhe qendra prodhimi raketash, duke parandaluar kështu prodhimin e mijëra raketave të tjera,” thuhet në deklaratën e lëshuar nga IDF.

    Një nga aspektet më të debatueshme të operacionit ishte pohimi i ministrit izraelit të Mbrojtjes, Israel Katz, i cili në një intervistë për Channel 13 pohoi se kishte pasur plan për të vrarë udhëheqësin suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei. “Po të kishim pasur mundësinë, do ta kishim vrarë,” tha ai, duke nënvizuar seriozitetin e ofensivës izraelite.

    Burime të huaja raportojnë se Khamenei u detyrua të zhvendosej në një vend të sigurt nëntokësor gjatë operacionit, duke shmangur atentatin e mundshëm. Megjithatë, udhëheqësi iranian doli më vonë në publik duke deklaruar se Irani i kishte dhënë “një shuplakë Amerikës në fytyrë” dhe se kishte dalë fitimtar nga përballja. 

  • Arrestohet punonjësi i OSHEE, merrte para për të favorizuar një biznes

    Arrestohet punonjësi i OSHEE, merrte para për të favorizuar një biznes

    Policia e Vlorës ka arrestuar punonjësin e OSSH-së, Mario Simoni, pasi dyshohet se ka marrë para për të favorizuar një subjekt privat.
    Në kuadër të operacionit të koduar “MATËSI”, në pranga ka rënë edhe një 42-vjeçar Leonard Havaraj, i cili ishte me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka shoqëruar punonjësin e OSSH gjatë aktit korruptiv.
    Në kuadër të këtij operacioni, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 100 euro, 2 celularë dhe 1 automjet.
    “Si rezultat i operacionit u arrestua për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasi: Mario Simoni, 35 vjeç, me detyrë shef ekipi për lexuesit e matësave të energjisë elektrike, pranë OSSH Vlorë. Ky shtetas u kap në flagrancë duke marrë 100 euro nga një subjekt privat, me qëllim favorizimin për pagesën e energjisë elektrike, nëpërmjet ndërhyrjes në aparatin matës.
    Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Leonard Havaraj, 42 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi u konstatua së bashku me shtetasin Mario Simoni, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
    Në kuadër të këtij operacioni, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 100 euro, 2 celularë dhe 1 automjet. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë”, njoftoi sot policia.
    Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Kapet bashkëpunëtori i ngushtë i Dritan Gjikës, edhe ai fshihej në Abu Dhabi (PAMJET E AKSIONIT)

    Kapet bashkëpunëtori i ngushtë i Dritan Gjikës, edhe ai fshihej në Abu Dhabi (PAMJET E AKSIONIT)

    Pamjet e arrestimit

    EMIRATE- Policia Spanjolle, në bashkëpunim me Europolin, Interpolin dhe autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe ka arrestuar një nga trafikantët kryesorë të drogës në botë në Abu Dhabi. Personi, i cili nuk është identifikuar me emër, ka qenë në arrati që nga nisja e operacionit “Pampa”, aksion që u finalizua vitin e kaluar nga një organizatë kriminale shqiptare. Po në Abu Dhabi pak javë më parë u vendos në pranga edhe kreu shqiptar i grupit, Dritan Gjika. Ndaj ka dyshime se personi i vendosur në pranga është bashkëpunëtor i ngushtë i shqiptarit Gjika, por ende nuk dihen detaje për identitetin e tij. 
    PAMJET E OPERACIONIT: 

    Sipas asaj që bëjnë me dije mediat e huaja, i arrestuari koordinoi personalisht kontaktet me furnizuesit e kokainës, si dhe transportin, ruajtjen, nxjerrjen dhe shpërndarjen e drogës në Evropë përmes një rrjeti që vepronte nga Ekuadori. I arrestuari kishte një kontratë me furnizues kolumbianë për të marrë 4,000 kilogramë kokainë në muaj të destinuar, drogë kjo e destinuar për tregun evropian. Sipas të njëjtit burim, sasia e drogës që ai merrte përsipër që të kontrabandonte, është tregues i shkallës së organizatës kriminale që ai drejtonte. 
    Gjatë operacionit Pampa, në të cilin morën pjesë 800 oficerë, 40 persona u arrestuan në Spanjë dhe Ekuador. Po ashtu, nga 62 kontrolle në biznese, magazina dhe banesa u sekuestruan më shumë se 500,000 eurove dhe 2,370,000 dollarë para cash, përfshirë edhe armët e zjarrit dhe disa dhjetra mjete luksoze.
    I ndaluari do të ekstradohet në Spanjë për t’u gjykuar së bashku me anëtarët e tjerë të organizatës./ZËRI

  • “Përdorëm 14 raketa GBU-57 dhe 75 armë precize”, Pentagoni jep detaje: Ja si “mashtruam” mbrojtjen e Iranit

    “Përdorëm 14 raketa GBU-57 dhe 75 armë precize”, Pentagoni jep detaje: Ja si “mashtruam” mbrojtjen e Iranit

    Dan Caine, kryetar i shefave të përbashkët të shtabit të SHBA-së, zyrtari më i lartë ushtarak amerikan, dha detaje rreth operacionit – të cilin ai zbuloi se quhej “Çekiçi i Mesnatës”.
    Gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së përcaktoi afatet, si dhe armët dhe pajisjet e përdorura. Ai shtoi se vlerësimet fillestare të dëmeve nga beteja zbuluan se të tre shënjestrat pësuan dëme dhe shkatërrime jashtëzakonisht të rënda.
    Caine tha se në mesnatën e së premtes, një paketë e madhe bombarduesish B-2 u nis nga SHBA-ja. Për të ruajtur surprizën, disa bombardues fluturuan në perëndim në Paqësor, diçka që u përshkrua si një “përpjekje mashtrimi”.
    Gjatë fluturimit 18-orësh drejt objektivit, bombarduesit amerikanë iu nënshtruan disa furnizimeve me karburant.
    Raketat lundruese “Tomahawk” goditën Isfahanin
    Ndërsa bombarduesit e Operacionit “Midnight Hammer” hynë në Iran, SHBA-të vendosën “disa karreme” dhe pak para se ta bënin këtë, në orën 5 pasdite EST, një nëndetëse amerikane lëshoi më shumë se dy duzina raketash Tomahaëk në Isfahan.
    14 bomba shpërthyese bunkerësh të përdorura në “Midnight Hammer”
    Caine vazhdoi: “Rreth orës 6:40 pasdite EST, avioni kryesor B-2 hodhi dy armë GBU 57 Massive Ordnance Penetrator në të parën nga disa pika synimi në Fordo.
    “Siç deklaroi presidenti mbrëmë, bombarduesit e mbetur goditën më pas objektivat e tyre.”
    U përdorën gjithsej më shumë se 75 armë, përfshirë 14 bomba shpërthyese bunkerësh prej 30,000 kilogramësh. Kjo shënoi përdorimin e tyre të parë operativ.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!