Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho, tha se pika e tij e fortë është përvoja e gjatë në hetimet kundër korrupsionit. “Kam pasur qetësinë dhe maturinë e duhur njerëzore dhe procedurale. Si pikë të dobët, prokuroria nuk ka qenë më herët si është sot. Edhe ne nuk kemi qenë gati apo të mësuar për komunikimin publik. Këtu ka vend për përmirësim”, tha Braho teksa i përgjigjej pyetjeve të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
I pyetur se çfarë do të merrte apo nuk do të merrte nga drejtuesit e mëparshëm të SPAK, Braho tha: “Nga Dumani proaktivitetin dhe devotshmërinë. Nga Kraja do të merrja qetësinë në kryerjen e detyrës. Kanë qenë në periudha të ndryshme. Nga Kraja do doja të ishte me aktiv, edhe pse koha ishte e shkurtër. Nga Dumani nuk di të them ndonjë gjë të tij, që nuk doja ta kisha”.
Sa i përket ndërhyrjeve të mundshme që mund të ketë, Braho tha se asnjëherë nuk është tërhequr përballë pretendimeve të palës së akuzuar, madje në shumë çështje ia ka komunikuar vet akuzën.
“Unë nuk e kam problem të përballem me ankesa dhe pretendime, madje në çështjet që kam, akuzën ia kam njoftuar vetë, me qëllim që edhe ti dëgjoj pretendimet e tyre. Mund të dëgjoj dhe mund të pres zyrtarë, por zgjidhja është ajo që parashikon ligji. E ndjej veten të plotësuar si prokuror dhe mendoj se është normale një sfidë tjetër”.
Tag: njoftuar
-

“Akuzën ia kam njoftuar vetë”, Braho: Problem kemi pasur komunikimin publik, ja çfarë do merrja nga Dumani dhe Kraja
-

Sulmi në Londër, kaos në Aeroportin Heathrow/ Pasagjerët të shqetësuar për fluturimet e tyre, 21 persona të lënduar
Policia ka njoftuar se një grup burrash ka përdorur sprej me piper ndaj disa pasagjerëve gjatë incidentit që ndodhi mëngjesin e sotëm në Aeroportin e Heathrow në Londër.
Sipas raportimeve, pesë persona janë dërguar në spital për trajtim, ndërsa disa pasagjerë janë shqetësuar dhe kanë tentuar të largohen nga makinat dhe taksitë për të ecur nëpër rrugë, duke kaluar edhe barrierat që paralajmëronin “nuk lejohen këmbësorët përtej kësaj pike”.
Në Mbretërinë e Bashkuar, spreji me piper klasifikohet si një armë sulmuese dhe është i paligjshëm për t’u poseduar, blerë ose mbajtur nga qytetarët. Vetëm oficerët e policisë kanë të drejtën ta përdorin këtë substancë, dhe vetëm në raste specifike si kontrolli i turmave ose vetëmbrojtja.
Incidenti u raportua në orën 8:04 të mëngjesit, dhe menjëherë autoritetet u dërguan në vendngjarje.Policia ka njoftuar se po punojnë me ekipet e emergjencës dhe kanë marrë masa për të siguruar që pasagjerët të qëndrojnë në mjetet e transportit për të shmangur çdo rrezik tjetër.
Në përpjekje për të kontrolluar situatën, oficerët kanë ndaluar pasagjerët që tentuan të ecin në rrugë dhe i kanë kthyer ata në makinat e tyre.
Gjithashtu, pesë persona janë dërguar në spital për trajtim, ndërsa Shërbimi i Ambulancës së Londrës ka raportuar se gjithsej janë trajtuar 21 pacientë nga vendngjarja.
Për momentin, hetimet për këtë incident janë duke vazhduar dhe policia ka njoftuar se po kërkon persona të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë.
Ndërsa autoritetet po merren me incidentin, ka pasur ndërprerje të shërbimeve në Linjën Elizabeth të transportit hekurudhor, duke shkaktuar vonesa deri në 10 minuta.
Kjo ka çuar në shqetësime për pasagjerët, disa nga të cilët kanë kërkuar të dalin nga makinat për të ecur më shpejt, duke sfiduar rregullat dhe duke kaluar përtej barrierave.Top Channel
-

Grevë e përgjithshme në Itali: Ndërprerje në transport, shkolla, kujdes shëndetësor dhe media
Një grevë e përgjithshme në Itali sot do të prekë pothuajse të gjithë sektorët kryesorë – nga hekurudhat, autobusët dhe metroja, te transporti ajror, shkollat, kujdesi shëndetësor dhe media, raportuan mediat.
Sindikatat Cobas, USB, SGB dhe CUB kanë njoftuar ndërprerje pune gjithëditore dhe protesta masive në qytetet kryesore për sot.
Sindikatat kërkojnë “investime të mëdha” në shërbimet publike – kujdes shëndetësor, arsim, universitete dhe transport, dhe po vlerësojnë se plani ekzistues ekonomik është “i pamjaftueshëm”.
Është e para nga dy grevat e mëdha të njoftuara për javët e ardhshme – e dyta, e organizuar nga CGIL, është planifikuar për 12 dhjetor.
Ndërprerjet më të mëdha janë në trafikun hekurudhor: grupi FS (Trenitalia, Trenitalia Tper dhe Trenord) ka pezulluar operacionet që nga mbrëmë dhe do të vazhdojë deri në orën 21:00 të mbrëmjes, raportoi Corriere della Sera.
Anulimet dhe vonesat janë të përhapura gjerësisht, duke respektuar oraret ligjore “të mbrojtura” për linjat rajonale midis orës 6:00-9:00 dhe 18:00-21:00.
Vonesa priten edhe pas përfundimit formal të pezullimit, dhe pasagjerëve u këshillohet të kontrollojnë statusin e nisjes së tyre përpara se të shkojnë në stacion.
Në Romë, shërbimi i rrjetit të transportit urban ATAC dhe nënkontraktorëve të tij garantohet vetëm në periudhat nga fillimi i operimit deri në orën 8.29 dhe nga ora 17.00 deri në orën 19.59.
Trafiku po rrjedh normalisht në Milano sot, por një grevë katër-orëshe nga stafi i bankomateve është njoftuar për 30 nëntor.
Në Napoli, autobusët dhe tramvajet operojnë vetëm në dy intervale: nga ora 5:30 deri në 8:30 dhe nga ora 5:00 deri në 8:00.
Ndërprerje priten gjithashtu në trafikun ajror, me fluturime të garantuara midis orës 7:00 dhe 22:00 dhe 18:00 dhe 21:00, duke përfshirë fluturime çarter dhe lidhje me ishujt.
Greva në arsim përfshin stafin mësimdhënës dhe administrativ, kështu që mësimi pritet të fillojë më vonë ose të shkurtohet. Punonjësit e shëndetësisë po marrin pjesë në protestë, duke përshtatur punën e tyre për të ruajtur shërbimet minimale.
Sindikatat e sektorit publik po kërkojnë më shumë investime në infrastrukturë dhe stabilitet më të madh të punonjësve.
Gazetarët hynë në një grevë njëditore për herë të parë në më shumë se dhjetë vjet.
Federata Kombëtare e Shtypit (FNSI) po kërkon rinovimin e marrëveshjes kolektive që nuk është përditësuar që nga viti 2016, si dhe rregulla të qarta mbi përdorimin e inteligjencës artificiale në redaksi.
Rezultati është një ndërprerje 24-orëshe, duke filluar nga ora 6:00 e mëngjesit, prandaj shumë redaksi online nuk janë përditësuar sot ose po funksionojnë në një mënyrë të kufizuar.
Priten ndërprerje të mëtejshme në të gjithë vendin derisa punëtorët në sektorët kryesorë të kthehen në punë, dhe sindikatat kanë njoftuar se protestat do të vazhdojnë nëse nuk arrihen negociata me qeverinë, thonë raportet e medias.
-

Furgoni nga Shqipëria drejt Kosovës me 300 kg eksploziv, kontrollet intensive zbulojnë…
Dogana e Kosovës ka njoftuar se të dielen ka sekuestruar rreth 300 kilogramë eksploziv në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, në një operacion të përbashkët me policinë kufitare, e cila, sipas njoftimit, është duke vazhduar me veprimet e mëtejshme ligjore.
Në bazë të njoftimit, pavarërisht se drejtuesi i automjetit kishte pretenduar se nuk posedon mallra për deklarim, kontrolli në vijën e dytë ka zbuluar eksploziv të ndarë në thasë, të fshehur në bagazhin e furgonit dhe të kamufluar me pajisje peshkimi.
Dogana e Kosovës ka njoftuar se ndaj palës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, sipas dispozitave të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK), ndërsa ka riafirmuar angazhimin për parandalimin e çdo forme të kontrabandës. -

SPAK i përgjigjet Sali Berishës: Fletëthirrjet janë dërguar dy herë, në të gjitha adresat
Prokuroria e Posaçme iu përgjigj pretendimit të ish- kryeministrit Sali Berisha se nuk ka marrë fletëthirrje për tu paraqitur në SPAK për 21- janarin.
SPAK thotë se Berishës i janë dërguar dy urdhër- thirrje, në datën 3 dhe 7 nëntor.
Fletëthirrja e parë është nisur në adresën e shtëpisë së tij dhe është kthyer mbrapsht me përgjigjen: “Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf.”Ndërsa fletëthirrjen e 7 nëntorit, SPAK e ka dërguar në tri adresa: në shtëpi, në selinë e PD dhe në Kuvend.
Por në parlament, departamenti i burimeve njerëzore dhe trajtimit të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë ka njoftuar se “marrja në dorëzim e njoftimit është refuzuar nga stafi politik i grupit parlamentar të Partisë Demokratike,”-sqaron SPAK publikisht. Po ashtu ish- kryeministri është njoftuar edhe përmes postës elektronike.
Sipas ligjit, i takon bindjes së prokurorit ta vendosë nëse do të thërrasë forcërisht një person apo jo. Pra, nëse i krijohet bindja se personi i thirrur nuk i përgjigjet urdhrit pa patur motiv të ligjshëm, atëherë prokurori vihet në lëvizje dhe i lind e drejta që ta shoqërojë atë në mënyrë të detyrueshme.
Mirëpo në rastin e Sali Berishës, do duhet që për të kryer shoqërim me forcë, SPAK t’i drejtohet Kuvendit, pasi mbrohet nga imuniteti i deputetit. -

Dhunohet dhe rrëmbehet një person në veri të Kosovës, policia: E kanë dërguar në Serbi me autoambulancë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një serb dyshohet se është plagosur në zonën e Leposaviçit dhe më pas është rrëmbyer nga xhandarmëria serbe.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në territorin e Kosovës, ku persona të maskuar e kanë dhunuar serbin dhe më pas e kanë rrëmbyer, për ta çuar në territorin e Serbisë.
Policia e Kosovës ka njoftuar dhe ka bashkëpunuar me KFOR-in, si përgjegjëse për zonën kufitare për të vijuar hetimet lidhur me rastin, i cili është regjistruar në datën 1 nëntor.“Me datën 01.11.2025, Policia e Kosovës, ka pranuar një informacion se në zonën e Leposaviqit, një person (M. V.), shtetas i Republikës së Kosovës, (i nacionalitetit serb), dyshohet se është plagosur dhe është rrëmbyer brenda territorit të Republikës së Kosovës, nga xhandarmeria serbe.
Vendi i ngjarjes ku raportohet se ka ndodhur rasti dyshohet se gjendet brenda territorit të Republikës së Kosovës, pra brenda hapësirës (siç quhet pika zero -0-), në afërsi të zonës së Leposaviqit, në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ku për këtë Policia e Kosovës ka njoftuar dhe ka bashkëpunuar me KFOR-in, si përgjegjëse për zonën/brezin kufitar“, njofton policia./vizionplus.tv -
SPAK për akuzën ndaj Ballukut: U shkel barazia në tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë
Reagimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025 (bashkuar me procedimet penale nr.167 dhe 181 të vitit 2024), për veprën penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.Në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal, sot, më 31.10.2025 i është njoftuar akuza të pandehurës Belinda Balluku, me funksionin e lartë shtetëror, Ministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet, 258/2 dhe 25 i Kodit Penal.Deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, kanë të bëjnë me veprimet e saj, në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), zhvilluar në datën 11.12.2020 dhe pas anulimit të saj, procedura është rihapur në datën 22.6.2021, me fond limit, 18 967 810 952.08 (tetëmbëdhjetë miliardë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e tetëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy (pikë) zero tetë) lekë pa TVSH.Më 21.10.2025, Prokuroria e Posaçme, si organ procedues ka njoftuar të pandehurën përmes shkresës me numër protokolli 37398. E pandehura, pasi mori dijeni, ka njoftuar më 23.10.2025, organin procedues se nuk mund të paraqitej në datën dhe orën e caktuar. Me anë të një shkrese tjetër, me numër protokolli 37881, datë 24.10.2025, Prokuroria e Posaçme kërkoi paraqitjen e saj sot, më 31 tetor, në orën 15:00 -

Ankimi i Veliajt në ‘Kushtetuese’ për shkarkimin nga detyra, ish-kryebashkiaku do të jetë i pranishëm në seancë
Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike për shqyrtimin e kërkesës së ish-kryebashkiakut të Tiranës, në datën 31 tetor 2025, ku do të jetë i pranishëm edhe vetë Erion Veliaj.
Sipas informacionit zyrtar të bërë publik nga institucioni, njoftimi është dërguar më 9 tetor 2025.
Gjykata ka njoftuar gjithashtu Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve më 13 tetor 2025, duke kërkuar marrjen e masave për shoqërimin e Veliajt në seancë.
Më pas, në 20 tetor 2025, pas shprehjes së vullnetit të kërkuesit për pjesëmarrje, Gjykata ka njoftuar edhe Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me procedurat përkatëse.
Njoftimi:
Në përgjigje të interesit të shprehur nga mediat dhe në kuadër të transparencës dhe shpërndarjes së informacionit publik, më poshtë gjeni informacionin e dhënë nga ana e Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese, bazuar në nenet 21, pika 1 dhe 38, pikat 1 dhe 2 të ligjit nr. 8577, të ndryshuar, me shkresën nr. 28 (E) 2025 Regj.Them, datë 09.10.2025, ka njoftuar kërkuesin Erion Veliaj për datën dhe orën e zhvillimit të seancës plenare publike në 31.10.2025.
Gjithashtu, ju informojmë se Gjykata Kushtetuese me shkresën nr. 28 (E) 2025 Regj.Them, datë 13.10.2025, ka njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve duke e vënë në dijeni për datën dhe orën e zhvillimit të seancës plenare publike, si dhe marrjen e masave për shoqërimin e zotit Erion Veliaj në seancën plenare publike në rast se do të shprehej vullneti për marrjen pjesë personalisht në gjykim.
Në vijim, në datën 20.10.2025, pas shprehjes së vullnetit të kërkuesit, Gjykata ka njoftuar edhe Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me sa më sipër.
Faleminderit për bashkëpunimin tuaj!
Ankimi per shkarkimin
Kujtojmë që më 29 shtator, ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nisi betejën ligjore për të kundërshtuar vendimin e shkarkimit të tij nga detyra.
Ai depozitoi ankimim në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar rishikimin e vendimit që e largoi nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Veliaj argumenton se shkarkimi është i paarsyeshëm dhe se nuk ekziston asnjë shkelje e rëndë të provuar që të justifikojë masën ekstreme të largimit nga detyra.
Në kërkesën e tij, ai thekson se vendimi është marrë pa respektuar plotësisht të drejtat dhe procedurat ligjore, duke cenuar në mënyrë të padrejtë funksionimin e institucionit të Bashkisë. Në ankimin e Veliajt thuhet se Neni 62 i ligjit për qeverisjen vendore nuk mund të zëvendësojë Nenin 115 të Kushtetutës, por duhet interpretuar gjithmonë në përputhje me të pasi çdo vendim i marrë pa shkelje të provuar, sipas tij bie ndesh me Kushtetutën. -

Të premten seanca për shkarkimin, Kushtetuesja: Veliaj do të jetë i pranishëm, njoftuam SPAK dhe Burgjet
erion veliaj-gjykata kushtetues
TIRANË- Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancën publike për shqyrtimin e kërkesës së ish-kryebashkiakut Erion Veliaj, më datë 31 tetor. Sipas një njoftimi zyrtar, Kushtetuesja bën me dije se ka njoftuar Veliaj për datën dhe orën e zhvillimit të seancës, pasi ky i fundit ka shprehur vullnetin për të marrë pjesë në seancë. Sipas njoftimit, Kushtetuesja ka njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për marrjen e masave për shoqërimin e Veliaj në seancë. Gjithashtu është njoftuar dhe SPAK, pas konfirmimit të Veliajt.
Njoftimi:
Në përgjigje të interesit të shprehur nga mediat dhe në kuadër të transparencës dhe shpërndarjes së informacionit publik, më poshtë gjeni informacionin e dhënë nga ana e Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese, bazuar në nenet 21, pika 1 dhe 38, pikat 1 dhe 2 të ligjit nr. 8577, të ndryshuar, me shkresën nr. 28 (E) 2025 Regj.Them, datë 09.10.2025, ka njoftuar kërkuesin Erion Veliaj për datën dhe orën e zhvillimit të seancës plenare publike në 31.10.2025.
Gjithashtu, ju informojmë se Gjykata Kushtetuese me shkresën nr. 28 (E) 2025 Regj.Them, datë 13.10.2025, ka njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve duke e vënë në dijeni për datën dhe orën e zhvillimit të seancës plenare publike, si dhe marrjen e masave për shoqërimin e zotit Erion Veliaj në seancën plenare publike në rast se do të shprehej vullneti për marrjen pjesë personalisht në gjykim.
Në vijim, në datën 20.10.2025, pas shprehjes së vullnetit të kërkuesit, Gjykata ka njoftuar edhe Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me sa më sipër.
Faleminderit për bashkëpunimin tuaj!
Vendimi për shkarkimin e kryebashkiakut u mor pas miratimit të një propozimi nga Këshilli Bashkiak Tiranë për largimin e Veliajt nga detyra. Këshilli Bashkiak e shkarkoi Veliajn, më 23 shtator, me 50 vota pro të PS-së dhe PD-së, duke iu referuar ligjit të vetëqeverisjes vendore, se shkarkimi i kryetarit mund të kërkohet pasi ai mungon për 3 muaj rresht në detyrë. Vendimi më pas, u firmos firmosur në mbledhjen qeverisë, më 25 shtator, një ditë pasi prefekti i Tiranës e kishte përcjellë kërkesën e Këshillit Bashkiak drejt kryeministrisë.
Ndërkohë Erion Veliaj ka ankimuar këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar shfuqizimin e tij si të papajtueshëm me Kushtetutën. Ai kërkon gjithashtu shfuqizimin e dekretit të Presidentit që cakton datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore në Bashkinë Tiranë dhe pezullimin e efekteve të këtij dekreti deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.
Më 8 tetor, Gjykata Kushtetuese rrëzoi drekretin e Presidentit, Bajram Begaj për zgjedhjet e 9 Nëntorit. Vendimi erdhi pasi Kushtetuesja u vu në lëvizje nga Erion Veliaj, i cili ankimoi vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës.
Presidenti Bajram Begaj, më datë 1 tetor 2025, nxorri dekretin për zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës dhe 5 bashki të tjera të vendit. Pas dekretit, avokatët e Erion Veliajt bënë shtesë në ankimimin e tyre të mëparshëm, duke kërkuar edhe shpalljen anti-kushtetues të dekretit të Presidentit për zgjedhjet e Tiranës. Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancën publike për të shqyrtuar kërkesën e Erion Veliajt më 31 tetor./ZËRI
