Tag: njoftuar

  • Ndyshim loje/ Veliaj sfidon Këshillin Bashkiak, ish-kryebashkiaku do të jetë i pranishëm në seancën e 31 tetorit

    Ndyshim loje/ Veliaj sfidon Këshillin Bashkiak, ish-kryebashkiaku do të jetë i pranishëm në seancën e 31 tetorit

    Më 31 Tetor do të mbahet seanca në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e kërkesës së ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit ka ankimuar vendimin për shkarkimin e tij nga detyra.
    Gjykata Kushtetuese në një përgjigje për gazetaren Klodiana Lala, sqaron se Veliaj do të jetë i pranishëm në seancë, madje atij i jepet dhe e drejta për të folur në seancë.
    NJOTIMI I GJYKATES PER NEWS24Gjykata Kushtetuese, bazuar në nenet 21, pika 1 dhe 38, pikat 1 dhe 2 të ligjit nr. 8577, të ndryshuar, me shkresën nr. 28 (E) 2025 Regj.Them, datë 09.10.2025, ka njoftuar kërkuesin Erion Veliaj për datën dhe orën e zhvillimit të seancës plenare publike në 31.10.2025.
    Gjithashtu, ju informojmë se Gjykata Kushtetuese me shkresën nr. 28 (E) 2025 Regj.Them, datë 13.10.2025, ka njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve duke e vënë në dijeni për datën dhe orën e zhvillimit të seancës plenare publike, si dhe marrjen e masave për shoqërimin e zotit Erion Veliaj në seancën plenare publike në rast se do të shprehej vullneti për marrjen pjesë personalisht në gjykim.
    Në vijim, në datën 20.10.2025, pas shprehjes së vullnetit të kërkuesit, Gjykata ka njoftuar edhe Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me sa më sipër.

     
     
     
     
    © BalkanWeb

  • Seanca në Kushtetuese për shkarkimin e Veliajt, gjykata i hap rrugë ish-kryebashkiakut të jetë i pranishëm

    Seanca në Kushtetuese për shkarkimin e Veliajt, gjykata i hap rrugë ish-kryebashkiakut të jetë i pranishëm

    Gjykata Kushtetuese i hap rrugë ish-kryebashkikakut Erion Veliaj të jetë i pranishëm në seancën në Kushtetuese.

    Në njoftimin e gjykatës bëhet me dije se më datë 13 tetor është njoftuar Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për marrjen e masave për shoqërimin e Veliajt në seancën plenare publike.
    “Gjykata Kushtetuese, bazuar në nenet 21, pika 1 dhe 38, pikat 1 dhe 2 të ligjit nr. 8577, të ndryshuar, me shkresën nr. 28 (E) 2025 Regj.Them, datë 09.10.2025, ka njoftuar kërkuesin Erion Veliaj për datën dhe orën e zhvillimit të seancës plenare publike në 31.10.2025.
    Gjithashtu, ju informojmë se Gjykata Kushtetuese me shkresën nr. 28 (E) 2025 Regj.Them, datë 13.10.2025, ka njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve duke e vënë në dijeni për datën dhe orën e zhvillimit të seancës plenare publike, si dhe marrjen e masave për shoqërimin e zotit Erion Veliaj në seancën plenare publike në rast se do të shprehej vullneti për marrjen pjesë personalisht në gjykim.
    Në vijim, në datën 20.10.2025, pas shprehjes së vullnetit të kërkuesit, Gjykata ka njoftuar edhe Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me sa më sipër.”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

    Top Channel

  • Do të udhëtoni drejt Greqisë? Bëni mirë ta lexoni me patjetër këtë: Nga e hëna, do të…

    Do të udhëtoni drejt Greqisë? Bëni mirë ta lexoni me patjetër këtë: Nga e hëna, do të…

    Policia Kufitare e Kakavijës ka bërë me dije se Policia Kufitare Greke ka njoftuar se doganierët grekë kanë marrë vendimin për të hyrë në grevë dhe për të bllokuar pikën kufitare në orare të caktuara.
    Mësohet se doganierët më datë 27 Tetor, nga ora 06:00 deri në orën 10:00 (me orën shqiptare), në PKK Kakavijë nuk do të lojojnë lëvizjen e automjeteve.
    Sipas tyre, do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
    Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se më datë 27.10.2025, nga ora 06:00 deri në orën 10:00 (me orën shqiptare), në PKK Kakavijë nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve, për shkak të grevës së doganierëve.
    Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
    Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete në orare të tjera të ditës.

  • Shqipëria u bëri gjëmën, Serbia ndërron drejtuesit e ekipit kombëtar

    Shqipëria u bëri gjëmën, Serbia ndërron drejtuesit e ekipit kombëtar

    12 Tetor 2025

    12:04

    Telesport

    Dragan Stojkoviç zyrtarisht nuk është ë trajner i Serbisë. Federata Serbe, pas ndeshjes së djeshme me Shqipërinë (0-1 për kuqezinjtë), ka njoftuar largimin e teknikut, i cili dha dorëheqjen.
    Doroviç me të gjithë ndihmësit e Stojkoviç tashmë nuk janë pjesë e Serbisë. Në Andorra udhëton një tjetër staf dhe federata ka publikuar detaje.
    Federata e Serbisë ka njoftuar se drejtimin e skuadrës e merr Zoran Mirkoviç, i cili është trajner i Kombëtares U-21.
    Të premten do të ketë mbledhje për të vendosur trajnerin e ri. Emri i Veljko Paunoviç qarkullon si opsion, të paktën deri tani.

  • “Vrasje me armë zjarri”, Policia e Lezhës jep detaje për 65-vjeçarin e gjetur në Tale

    “Vrasje me armë zjarri”, Policia e Lezhës jep detaje për 65-vjeçarin e gjetur në Tale

    Një person është gjetur i pajetë në afërsi të hidrovorit të Tales, në Lezhë. Trupi është konstatuar nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Forcat e policisë ndodhen aktualisht në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i viktimës.
    Lezhë / Informacion paraprak
    Rreth orës 14:40, në Sallën Operative ka telefonuar shtetasja A. Gj., duke njoftuar se kishte humbur kontaktet me babain e saj, shtetasin Gj. T., 65 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.
    Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.
    Pas disa orësh kërkimesh, rreth orës 17:30, në breg të lumit Mat, në Pllanë, Lezhë, është gjetur pa shenja jete shtetasi Gj. T.
    Nga këqyrja paraprake, viktima ka shenja dhune, përfshirë një plagë në trup, dyshohet nga armë zjarri.
    Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
    Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, po kontrollojnë në zonë me qëllim kapjen e autorit/ve.
    gijotina.com/

  • Qielli i Kosovës në alarm?! Drejtori i Policisë: Dronë serbë në veri, kemi njoftuar KFOR

    Qielli i Kosovës në alarm?! Drejtori i Policisë: Dronë serbë në veri, kemi njoftuar KFOR

    Drejtori i policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha

    KOSOVË- Hapësira ajrore në veri të Kosovës është alarmuar pasi janë pikasur dronë serbë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka bërë të ditur se ditëve të fundit ka pasur fluturime të dronëve në hapësirën ajrore të Kosovës. Sipas tij, dyshohet se dronët vijnë nga Serbia dhe se për këtë kanë njoftuar KFOR-in që ka nën përgjegjësi hapësirën ajrore të Kosovës.
    “Gjatë ditëve të fundit kemi pasur fluturime të dronëve që ne po dyshojmë që vijnë nga territori i Serbisë, në pjesën veriore të Kosovës. Policia është në kontakt me KFOR-in dhe jemi duke e bërë monitorimin se çfarë mund të bëhet. Është e rrezikshme për pjesën e kufirit por për qytetarët tanë jo. Ne jemi duke i mbrojtur. Ndërsa hapësira ajrore është përgjegjësi e KFOR-it, ne e kemi njoftuar KFOR-in dhe partnerët tanë. KFOR-i, është përgjegjësi e tyre dhe janë duke punuar në këtë drejtim”, ka thënë drejtori i Policisë. 
    Ai ka theksuar se rreziku ekziston për pjesën e kufirit, por jo për qytetarët, të cilët sipas tij janë të mbrojtur nga institucionet.
    “Është e rrezikshme për pjesën e kufirit po, por për qytetarët tanë jo, ne jemi duke i mbrojtur po ashtu. Ndërsa hapësira ajrore është përgjegjësi e KFOR-it”, u shpreh Hoxha.
    Ndërkohë, të mërkurën, edhe Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kishte njoftuar se ka cënim të hapësirës ajrore nga dronë që dyshohet se vijnë nga Serbia./ZËRI

  • Dronët serbë shfaqen mbi Kosovë. Drejtori i Policisë: Kemi njoftuar KFOR

    Dronët serbë shfaqen mbi Kosovë. Drejtori i Policisë: Kemi njoftuar KFOR

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka bërë të ditur se ditëve të fundit ka pasur fluturime të dronëve në hapësirën ajrore të Kosovës e që dyshohet se vijnë nga Serbia.

    Hoxha ka thënë po ashtu që janë në koordinim me KFOR-in, që ka nën përgjegjësi hapësirën ajrore të Kosovës.
    “Gjatë ditëve të fundit kemi pasur fluturime të dronëve që ne po dyshojmë që vijnë nga territori i Serbisë, në pjesën veriore të Kosovës. Policia është në kontakt me KFOR-in dhe jemi duke e bërë monitorimin se çfarë mund të bëhet. Është e rrezikshme për pjesën e kufirit por për qytetarët tanë jo. Ne jemi duke i mbrojtur. Ndërsa hapësira ajrore është përgjegjësi e KFOR-it, ne e kemi njoftuar KFOR-in dhe partnerët tanë. KFOR-i, është përgjegjësi e tyre dhe janë duke punuar në këtë drejtim”, ka thënë drejtori i Policisë të premten.
    KFOR nuk është përgjigjur në pyetjet lidhur me çështjen në fjalë.
    Ndërkohë, të mërkurën, edhe Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kishte njoftuar se ka cënim të hapësirës ajrore nga dronë që dyshohet se vijnë nga Serbia.
     

  • Kosova mund të ketë fatin e Palestinës, Vuçiç frikësohet nga vala e njohjeve, pse presidenti po drejtohet nga SHBA

    Kosova mund të ketë fatin e Palestinës, Vuçiç frikësohet nga vala e njohjeve, pse presidenti po drejtohet nga SHBA

    Marsela SHYTIA
    Çështja e Kosovës, vazhdimi i dialogut Beograd-Prishtinë, situata në Republikën Serbe dhe sanksionet e SHBA-së ndaj NIS do të jenë temat kryesore të vizitës disaditore të Presidentit Aleksandër Vuçiç në Nju Jork, ku po zhvillohet seanca e 80-të jubilare e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, thonë analistët serbë për median “Blic”. Vuçiç po udhëton për në SHBA ku, ndër të tjera, do të takohet me Marco Rubio, Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, dhe gjithashtu ka njoftuar se do të kërkojë një takim me Scott Besant, Sekretarin e Thesarit të SHBA-së, në lidhje me sanksionet e SHBA-së ndaj NIS.
    Frika e Serbisë
    Largimi i Vuçiçit për në Nju Jork u njoftua nga Marko Gjuriç, Ministër i Punëve të Jashtme, i cili tha se Serbia po “përgatit një ndryshim në qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare” për Kosovën. “Duke bashkëpunuar me faktorë kyç në bashkësinë ndërkombëtare, kemi arritur që ato vende që mbështetën fuqimisht të ashtuquajturën pavarësi të Kosovës tani të flasin me zë të lartë dhe qartë kundër asaj që po bën regjimi i Kurtit”, tha Gjuriç. Millosh Pavkoviç, drejtor strategjik në Qendrën për Politika Evropiane, beson se dy tema që lidhen me Kosovën janë të mundshme në Nju Jork. Anëtarësimi i Kosovës në OKB mund të aktualizohet për shkak të valës së mbështetjes për anëtarësimin e Palestinës, prandaj përpjekje të tilla nga Prishtina janë të pritshme. Shtyrja e dialogut strategjik midis SHBA-së dhe Kosovës përfaqëson një përkeqësim shtesë të pozicionit të Prishtinës dhe izolimin ndërkombëtar të Kosovës, të cilin Serbia e sheh si “mundësi diplomatike” të saj për të forcuar pozicionin e saj, kryesisht në marrëdhëniet me SHBA-në, por edhe në përgjithësi ndaj partnerëve perëndimorë.
    Kosova në fokus
    Ognjen Gogiç, një politolog, beson gjithashtu se Beogradi është i vetëdijshëm se “Prishtina është në një lloj izolimi ndërkombëtar dhe se marrëdhëniet e saj dypalëshe me qendrat perëndimore janë dëmtuar kryesisht, dhe se kriza është ende duke u thelluar”. “Ka sanksione nga Bashkimi Evropian, amerikanët kanë njoftuar ndërprerjen e dialogut strategjik, kreu i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë tha se nuk do të takohen më me kryeministrin në mandatin teknik. Gjermanët gjithashtu kanë njoftuar diçka të ngjashme me atë që po bëjnë amerikanët. Pra, marrëdhëniet dypalëshe të Prishtinës me Perëndimin po përkeqësohen gjithnjë e më shumë, dhe Beogradi është përpjekur ta përdorë këtë në avantazhin e vet”, vlerësoi Gogiç për “Danas”.
    Çështjet kryesore
    Dimitri Miliç, një politolog, komentoi më parë për “Blic” se, nëse ndodh një takim midis Presidentit Vuçiç dhe Sekretarit Rubio, janë të mundshme tre tema që do të jenë “shumë të gjera sepse ka një numër të konsiderueshëm çështjesh të pazgjidhura”. Çështja e Kosovës dhe vazhdimi  i dialogut midis Beogradit dhe Prishtines  pothuajse me siguri do të ishte në axhendë, pasi është në krye të interesit amerikan në rajon, dhe nuk ka pasur asnjë lëvizje për ca kohë. Një çështje tjetër e rëndësishme është  situata në  Republikën Serbe,  ku SHBA-të po monitorojnë lëvizjet politike të Milorad Dodikut dhe tensionet në marrëdhëniet me Sarajevën. Kjo lidhet drejtpërdrejt me stabilitetin më të gjerë rajonal, i cili është sigurisht i rëndësishëm për Amerikën. Pika e tretë e ndjeshme janë  çështjet e energjisë dhe ato ekonomike , kryesisht statusi i sanksioneve që lidhen me  NIS  dhe bashkëpunimin e Serbisë me kompanitë ruse, pasi kjo temë përbën një rrezik potencial. Tarifat doganore si një pengesë e re janë sigurisht një çështje shtesë për t’u marrë në konsideratë. Vuçiç tha se Rubio kërkoi një takim me të, duke njoftuar se do të inicionte një takim me Besant, Sekretaren e Thesarit të SHBA-së, në lidhje me sanksionet e SHBA-së ndaj NIS.

  • Synonte presidencën e Irlandës, Conor McGregor zyrtarizon vendimin e tij për karrierën në politikë

    Synonte presidencën e Irlandës, Conor McGregor zyrtarizon vendimin e tij për karrierën në politikë

    Conor McGregor ka njoftuar se po tërhiqet nga gara për postin e presidentit të Irlandës. “Pas reflektimit të kujdesshëm dhe pas konsultimit me familjen time, po tërheq kandidaturën time nga kjo garë presidenciale“, shkroi ai në një postim në mediat sociale.
    “Ky nuk ishte një vendim i lehtë, por është i duhuri në këtë moment“, tha më tej McGregor, ish-kampion i dyfishtë i botës në artet marciale mikse.  Në shtator të vitit të kaluar, ai pat njoftuar qëllimin e tij për t’u bashkuar me garën për t’u bërë president i Irlandës .
    Ai duhej të mbante një fjalim në takimet e Këshillit të Qytetit të Dublinit dhe Këshillit të Qarkut Kildare në një përpjekje për t’u futur në fletën e votimit për zgjedhjet e tetorit. McGregor do të duhej të nominohej ose nga 20 anëtarë të parlamentit irlandez ose nga katër autoritete lokale.
    Kampioni i MMA-së tha se kishte qenë i sinqertë në lidhje me qëllimet e tij për të garuar në zgjedhje dhe ishte vërtet i përulur nga mbështetja dhe inkurajimi që mori. “Ky nuk është fundi, por fillimi i udhëtimit tim politik. Unë jam i motivuar nga një angazhim për të përmirësuar jetën, për të mbrojtur të drejtat dhe për t’i shërbyer popullit irlandez me përkushtim dhe integritet”, tha McGregor.
    “Do të vazhdoj t’i shërbej popullit tim në skenën globale duke lobuar për interesat më të mira të Irlandës në aspektin social dhe ekonomik – për këtë nuk ka dyshim. Kjo është një maratonë. Jo një vrapim i shpejtë!”, tha irlandezi.

  • Berisha mbledh kryesinë e PD, “përjashtohen” deputetët që nuk u rizgjodhën në 11 Maj. I njoftuar për mbledhjen vetëm Salianji

    Berisha mbledh kryesinë e PD, “përjashtohen” deputetët që nuk u rizgjodhën në 11 Maj. I njoftuar për mbledhjen vetëm Salianji

    Dy ditë para mbledhjes së parë të Parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Partia Demokratike ka thirrur mbledhjen e kryesisë e cila do të përcaktojë edhe qëndrimin politik që do të mbajë opozita në këtë legjislaturë.

    Zyra e shtypit e PD-së bëri të ditur se mbledhja do të zhvillohet sot në orën 13:00 dhe do të hapet me një fjalë të liderit të opozitës, Sali Berisha.
    Kryesia e PD-së numëron 18 anëtarë të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar i demokratëve dhe 15 anëtarë ex officio, për shkak të pozicioneve që kanë mbajtur në komisionet parlamentare gjatë legjislaturës së kaluar.
    Burimet bëjnë të ditur se katër prej anëtarëve ex officio të cilët nuk u zgjodhën deputetë Helidon Bushati, Dhurata Çupi, Zheni Gjergji dhe Ferdinand Xhaferraj nuk janë thirrur në mbledhjen e sotme të kryesisë.
    Ndërkohë që vetëm njëri prej tyre, Ervin Salianji është njoftuar për takimin e mesditës.
    Pak ditë më parë, me të njëjtin parim për deputetët që nuk kanë marrë mandat, nuk mund të jenë në strukturat drejtuese, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka hoqi nga grupi i komunikimit të Whatsapp rreth 15 ish deputetë demokratë të cilët ishin anëtarë të Këshillit Kombëtar prej mandatit që kishin fituar katër vjet më parë.

    Top Channel