Hapet për qarkullim ura më e lartë në botë
Ura më e lartë në botë u hap për trafik të dielën në mëngjes në Provincën Guizhou të Kinës jugperëndimore, duke shkurtuar kohën e udhëtimit nëpër një kanion të thellë nga dy orë në vetëm dy minuta pas tre vitesh ndërtimi, shkruan Xinhua. Ura e Kanionit të Madh Huajiang, që ngrihet 625 metra mbi lumin […]
FOTO – Humbi jetën duke eksploruar shtegun Theth- Valbonë, ja kush është turisti nga Holanda…
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në zemër të Alpeve Shqiptare, në zonën malore të Valbonës, ku një turist nga Holanda ka humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes nga një lartësi e konsiderueshme e një shkëmbi duke rënë në humnerë, gjatë një ecjeje individuale në një nga majat e thepisura. Presidenti i Federatës Shqiptare […]
Tragjedia në Alpe/ I mbuluar në gjak mes shkëmbinjve, nxirret nga humnera trupi i pajetë i turistit hiolandez
Një ngjarje tragjike tronditi mbrëmë zonën turistike të Alpeve Shqiptare,ku një turist holandez humbi jetën pasi ra në një humnerë në shtegun malor mes Thethit dhe Valbonës, konkretisht në zonën e Qafës së Valbonës. Ngjarja ndodhi në orët e vona të ditës së djeshme dhe sipas raportimeve paraprake, viktima ishte pjesë e një grupi turistësh […]
Tragjedia në Alpe/ Nxirret nga humnera trupi i pajetë i turistit holandez
Një ngjarje tragjike tronditi mbrëmë zonën turistike të Alpeve Shqiptare, ku një turist holandez humbi jetën pasi ra në një humnerë në shtegun malor mes Thethit dhe Valbonës, konkretisht në zonën e Qafës së Valbonës. Ngjarja ndodhi në orët e vona të ditës së djeshme dhe sipas raportimeve paraprake, viktima ishte pjesë e një grupi turistësh që po udhëtonin pa guidë të organizuar. Miqtë e tij gjithashtu turistë të huaj, të tronditur nga ngjarja, njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës. Sipas policisë, telefonata alarmuese mbërriti rreth orës 19:00, ku u raportua se turisti kishte rrëshqitur nga një shkëmb dhe kishte rënë humnerë në një zonë të thepisur të shtegut malor. Nisur nga serioziteti i situatës, menjëherë u mobilizuan forcat e Policisë së Shtetit, ekipet e kërkim-shpëtimit malor, infermierë si dhe një helikopter u nis nga Tirana për të lehtësuar aksesin në terren dhe për të mundësuar evakuimin e mundshëm të personave të tjerë në rrezik. Në vendin e ngjarjes sipas Artur Gunit,President i Federates Shqiptare te Alpinizmit dhe Turizmit Malor mbërritën edhe specialistët e njësive të shpëtimit malor nga Shqipëria dhe Kosova, si pjesë e një bashkëpunimi rajonal për ndërhyrje emergjente në zonat e thella malore. Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor iu përgjigj menjëherë thirrjes për ndihmë duke dërguar një ekip profesionistësh nga zona e Valbonës, të cilëve iu bashkua edhe një përfaqësues i policisë lokale. Po ashtu, në ndihmë u angazhua edhe një grup i specializuar nga Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës.Operacioni për lokalizimin dhe nxjerrjen e trupit të pajetë u përball me vështirësi ekstreme për shkak të terrenit të vështirë dhe rrezikshmërisë së lartë. Pavarësisht orëve të vona dhe kushteve të vështira, ekipet e shpëtimit punuan pa u ndalur gjatë gjithë natës. Vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një përpjekjeje […]
Kumbaro: Boga, një margaritar i turizmit malor dhe agroturizmit shqiptar
Boga është një margaritar i turizmit malor dhe agroturizmit shqiptar që po tërheq gjithnjë e më shumë turistë të huaj. Zhvillimi i agroturizmit në këtë zonë, si dhe ndërtimi i strukturave hoteliere me standarde, i ka dhënë tjetër hov zhvillimit të turizmit në këtë zonë. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot shembullin […]
Zjarr në zemër të Mirditës! Ndërhyrja nga toka e vështirë për shkak të terrenit malor
Një vatër zjarri është shfaqur në fshatin Malaj të Rrëshenit në Mirditë. Zjarri ka rënë në lagjen “Vjollcë” të këtij fshati. Sipas informacioneve, flakët ranë pasditen e djeshme në një sipërfaqe pyjore me pisha, lisa e shkurre. Për shkak të terrenit të vështirë malor, nuk është e lehtë ndërhyrja me forca tokësore, ndërsa mjetet zjarrfikëse […]
REPORTAZHI: “Paketa e maleve” dhe “Shtëpia e gjyshit” në Greqi (FOTO)
Foto ilustruese 1.Ngjashmëritë e maleve të Shqipërisë dhe Greqisë Nuk është aspak rastësi një lloj ngjashmërie në koncept, në synime dhe qasje, sidomos në disa drejtime kyçe midis zhvillimit të turizmit malor në disa nga bashkitë malore të Greqisë si Zagori, Pogoniani dhe Konitsa dhe disa prej projekteve të qeverisë shqiptare si “Paketa e Maleve” […]
Vijon zjarri në malin e Dukatit, rrezikohet edhe parku kombëtar i Llogarasë
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë malin Vastak të fshatit Dukat të Vlorës prej më shumë se 24 orë, ku deri tani janë shkrumbuar mbi 160 hektarë me bimësi të dendur, shkurre dhe pyje me pisha. Terreni i thepisur malor vështirë, mungesa e rrugëve të aksesueshme dhe mungesa e burimeve ujore në afërsi vështirësojnë punën e […]
VIDEO – Malësia e Madhe çel zyrtarisht sezonin turistik me “Dita e Turizmit Malor” në Razëm…
Razma, një prej perlave natyrore të Shqipërisë, mirëpriti në fundjavë “Ditën e Turizmit Malor”, një aktivitet festiv që shënon simbolikisht nisjen e sezonit veror në Malësinë e Madhe. E organizuar nga Bashkia dhe me mbështetjen e kryetarit Tonin Marinaj, kjo ditë solli gjallëri, traditë dhe mikpritje në zemër të natyrës malore. Pjesëmarrës në këtë festë […]
Rama poston videon: Leqet e Hotit, kalimi malor spektakolar në veri të Shqipërisë
Leqet e Hotit në Shkodër, ofrojnë një pamje spektakolare të natyrës ndërthurur me gjarpërimet e rrugës së re drejt Alpeve, të ftojnë të vizitosh Tamarën, Lëpushën e Vermoshin, në një udhëtim të paharrueshëm. “Leqet e Hotit, kalimi malor spektakolar në veri të Shqipërisë, Shkodër”, shkruan Rama. Leqet e Hotit ndodhen në një lartësi prej 730 […]