Tag: ligji

  • Ligji e ndalon, socialistët: Kandidati për deputet i listës së hapur të PD-së futet në çdo qendër votimi në Belsh

    Ligji e ndalon, socialistët: Kandidati për deputet i listës së hapur të PD-së futet në çdo qendër votimi në Belsh

    Kandidati për deputet i listës së hapur të PD në Qarkun e Elbasanit, Dritan Cani, sipas PS-së, prej disa orësh konstatohet se hyn në çdo qendër votimi.

    Në orën 13:20 dhe 13:55 ai është futur edhe në qendrën e votimit 2583 dhe 2582 në njësinë administrative Kajan, Bashkia Belsh.
    Ligji nuk lejon kandidati t’i afrohet 150 metra qendrës së votimit.

    Top Channel

  • Ndryshon ligji i koncesioneve dhe PPP-ve – Ministritë, jo më autoritete kontraktore

    Ndryshon ligji i koncesioneve dhe PPP-ve – Ministritë, jo më autoritete kontraktore

    Ministritë e linjës nuk mund të jenë më autoritete kontraktore në një koncesion apo partenritet publik privat. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Invoacionit ka nxjerrë për konsultim publik një projektligj tërësisht të ri “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që parashikon disa shtesa apo ndryshime nga ligji aktual.  Sipas draftit do të jenë institucionet kushtetuese, institucionet e pavarura, institucionet e tjera qendrore dhe njësitë e vetëqeverisjes vendor apo çdo ent  i themeluar për të ndjekur një interes të përgjithshëm dhe me karakter joekonomik apo tregtar. Ndërkohë që, ligji aktual përcakton si Autoritetet kontraktuese ministritë e linjës dhe njësitë e qeverisjes vendore.
    Një ndryshim tjetër lidhet me propozimet e pakërkuara, ku sipas ligjit aktual kompani private propozuede shpërblehet me deri në 10% bonus të pikëve totale të garës, gjatë procedurës konkurruese. Darfti i nxjerrë për konsultim nuk e ka këtë parashikim, ndërsa specifikon se nuk do të pranohen propozimet e pakërkuara, të shoqëruara me studim në formë minimale.

    Gjithahstu, parashikohen ndryshime mbi zhvillimin e studimit të fizibilitetit, duke hequr ndër të tjera kufizimin prej 60 ditësh nga krijimi i komisionit i dhënies së koncesionit/PPP-së që ka ligji aktual.  Po ashtu, përcaktohet se do të ketë një kufi monetar të vlerës së koncesionit. Ky kufi do caktohet me vendim qeverie.
    Ligji i ri përfshin një nen të dedikuar parandalimit të korrupsionit dhe konfliktit të interesit, ndërsa sjell përcaktime të reja në lidhje me konfiedencialitetin, një klauozlë që shpesh përdoret për të mos bërë publike të dhënat e kontratave koncesionare. Sipas propozimeve të reja, operatori ekonomik nuk mund të klasifikojë si konfidencial: çmimin e ofertës, listën e çmimeve, katalogun, informacionin lidhur me kriteret e përzgjedhjes së ofertës, dokumentet publike, fragmente nga regjistrat publikë, etj.
    Një tjetër risi është edhe ngritja e Njësisë së Zbatimit të Kontratës, që do të jetë njësi e përhershme e ngritur brenda autoritetit kontraktues, përgjegjëse për menaxhimin e kontratës së koncesionit/partneritetit publik privat.
    ScanTV

  • Salianji ankohet nga qelia se po i shkelen të drejtat: As lejen që më takon s’ma japin…

    Salianji ankohet nga qelia se po i shkelen të drejtat: As lejen që më takon s’ma japin…

    Ish-deputeti Ervin Salianji zbuloi në A2 CNN me Merita Haklajn se i janë shkelur të drejtat në burg, duke i refuzuar lejen që i takon ndonëse ligji e parashikon këtë gjë për çdo të burgosur kur kryen gjysmën e dënimit.
    Salianji rrëfen se kjo gjë është bërë qartazi për ta privuar nga pjesëmarrja në fushatë.
    “Ligji i jep të drejtën çdo të burgosuri të përfitoje leje pasi kryen gjysmën e dënimit. Por këtu i referohemi ligjit. Ndërkohë, sundon autokrati dhe ai nuk njeh norma, dhe njësoj siç jam dënuar pa ligj për të më shmangur nga fushata dhe për të më grabitur mandatin që kisha dhe kandidimin e ri, më kanë mohuar në Mars, Prill dhe deri në këtë periudhë edhe lejen.
    Qartazi, për të më privuar nga çdo kontakt apo pjesëmarrje në fushatë. Njësoj më kanë ndaluar dhe intervistat për televizionet, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të mediave”, tha Salianji.

  • Gjobat deri në 20 mln euro në ligjin për të dhënat personale ngrenë pikëpyetje tek biznesi

    Gjobat deri në 20 mln euro në ligjin për të dhënat personale ngrenë pikëpyetje tek biznesi

    Penalitetet deri në 20 milionë euro që parashikohen në kuadrin ligjor për të dhënat personale hyrë në fuqi në fillim të këtij viti duket se kanë shqetësuar komunitetin e biznesit.Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale pranoi këtë të enjte në një takim organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë se pika e penaliteteve është ndoshta ajo që ka krijuar më shume panik, nisur edhe nga pyetjet që janë marrë nga bizneset në këtë fazë kur po diskutohet metodologjia.Në fjalën e tij Kryekomisioneri Besnik Dervishi tha se si ligji ashtu edhe aktet nënligjore janë pjesë e një procesi të gjerë konsultimesh që kanë përfshirë edhe biznesin dhe se në thelb është parandalimi i shkeljeve të lidhura me të dhënat personale. Z.Dervishi tha se ky është ligji i parë në vend që përafrohet plotësisht në masën 100 për qind me Bashkimin Europian dhe kjo përbën edhe sfidën e kryesore që lidhet me zbatimin.“Duhet të ndryshojmë qasjen ndaj mbrojtjes së të dhënave personale, një praktikë për të krijuar besim mes biznesit dhe qytetarit” tha z.Dervishi duke shtuar se zyra që ai drejton do të krijojë module të posaçme trajnimi të lidhura me një zbatim sa më të mirë të ligjit.Në fjalën e mbajtur para anëtarëve të AmCham, Komisioneri Dervishi theksoi se ligji i ri 124/2024, sjell një sërë risish thelbësore në mbrojtjen e të dhënave personale, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë mbi bizneset si kontrollues dhe përpunues, pasi ata duhet të sigurojnë transparencë të plotë për mënyrën sesi i përpunojnë dhe administrojnë këto të dhëna.“Ligji i ri i siguron mbrojtje më të mirë për subjektet e mbrojtjes së të dhënave dhe gjithashtu përcakton më qartë të drejtat dhe detyrimet e çdo kontrolluesi dhe përpunuesi. Ligji zgjeron të drejtat e individëve mbi të dhënat e tyre, duke përfshirë: Të drejtën për akses dhe përmirësim të të dhënave; të drejtën për të mos iu nënshtruar vendimeve automatike; si edhe të drejtën për t’u harruar, që detyron bizneset dhe platformat online të fshijnë të dhëna që nuk janë më të nevojshme për qëllimin për të cilin janë mbledhur,” theksoi Komisioneri Dervishi.Ai nënvizoi se bizneset duhet të marrin masa më të forta për të mbrojtur të dhënat personale kundër humbjes, aksesit të paautorizuar ose keqpërdorimit. Gjithashtu ligji kërkon nga bizneset të caktojnë një Nënpunës për Mbrojtjen e të Dhënave (DPO), i cili do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen e përputhshmërisë me ligjin dhe për t’u siguruar që masat e duhura janë zbatuar.“Përveç detyrimeve ligjore, është thelbësore që të gjithë ne të ndryshojmë qasjen ndaj mbrojtjes së të dhënave personale. Kjo nuk është vetëm një kërkesë ligjore, por një praktikë e domosdoshme për të ndërtuar besimin mes bizneseve dhe qytetarëve. Të dhënat personale janë një aset i çmuar dhe mbrojtja e tyre duhet të jetë një prioritet për çdo organizatë,” nënvizoi më tej në fjalën e tij z. Dervishi.Drejtorja e Kabinetit në zyrën e Komisionerit Besa Velaj i dha përgjigje disa prej pyetjeve të lidhura me Metodologjinë e Përllogaritjes së Masave të Sanksioneve Administrative nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.Ajo sqaroi se pavarësisht kërkesës së biznesit për një katalog të shkeljeve potenciale kjo është e pamundur të bëhet pasi natyra dhe dinamika e shkeljeve ndryshon shumë dhe ato do të vlerësohen rast pas rasti.Edhe mënyra sesi përllogaritet penaliteti mban parasysh sipas saj një sërë elementësh qe lidhet me klasifikimin ku bën pjesë biznesi, serioziteti, xhiro. Po kështu përveç kësaj. Elementë të tjerë që ndikojnë janë natyra e shkeljes, kohëzgjatja e saj, rëndësia e shkeljes.Dhimitër Shuli Anëtar i Komitetit Dixhital në Dhomën Amerikane të Tregtisë sqaroi detyrimet dhe sfidat që sjell ligji i ri për bizneset i cili provon një qasje më të kujdesshme ndaj përpunimit të të dhënave personale.Ai nënvizoi disa hapa që mund të ndërmarrë biznesi lidhur me një qasje më efektive drejt përputhshmërisë duke e lidhur me listën e të dhënave, pse duhet ky informacion, siguria e tyre, transparenca dhe garantimi i të drejtave të individëve për mbrojtjen e të dhënave si dhe të dihet të menaxhohet rasti i cenimit të të dhënave duke lajmëruar edhe Komisionerin brenda 72 orësh.https://monitor.al/te-dhenat-personale-diskutohet-metodologjia-per-gjobat-mund-te-arrijne-deri-ne-20-mln-euro/https://monitor.al/si-do-te-llogariten-sanksionet-per-shkeljen-e-te-dhenave-personale/Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Zaptimi i ambienteve të një pallati nga banorë të tjerë,si e zgjidh “ligji i rrugës”

    Zaptimi i ambienteve të një pallati nga banorë të tjerë,si e zgjidh “ligji i rrugës”

    Bashkëjetesa në komunitet sjell herë pas here edhe probleme. Një nga shqetësimet më të shpeshta që  banorët e një kompleksi banimi hasin është zaptimi i hapëësirave të përbashkëta nga banorë të një pallati tjetër.
    Në rubrikën “Ligji i rrugës” me avokaten Margarita Kola në “Rudina” në Tv Klan kuptojmë  që ka dy lloje situatash. Dikush e ka marrë me forcë këtë hapësirë ose pretendon që ka një leje, e cila në fakt është e dhënë në kundërshtim me ligjin.
    Avokatja thekson se banorët  kanë disa opsione për ta zgjidhur situatën sepse ka instanca në bashki dhe në IKMT që merren me këto problematika. Ajo shpjegon se kur hapësira e përbashkët është e rrethuar, banorët e tjerë kanë hyrë pa të drejtë. Në rast të kundërt, banorëve të kompleksit iu paraqitet e drejta  për t’u ankuar nëse shohin që hapësira e tyre është dëmtuar.
    Margarita Kola: Në qoftë se është e hapur, ata kanë të drejtë të vijnë aty, të qëndrojnë, të përdorin stolat, të  përdorin lodrat e fëmijëve por gjithmonë duke pasur atë marrëveshjen e zotërinjve që duhet ta ruajnë dhe mos ta dëmtojnë sepse ndodh shpesh që në këto ambientet e hapura vjen dikush nga një zonë tjetër, vjen aty, e përdor, ka të drejtë të vijë aty, por e prish një stol, shkul një lule, një trëndafil,  qoftë edhe një pajisje për të luajtur fëmijët dhe në këto raste janë në shkelje të ligjit. Çdo banor ka të drejtë nëpërmjet administratorit të vet t’i kërkojë llogari këtij personi dhe madje të paguajë edhe për dëmin e shkaktuar. Është shumë e qartë kjo dhe është afërmendsh që duhet të jetë kështu. Ligji parashikon edhe gjoba në këtë rast./tvklan.al

  • Ligji i ri kroat për ‘varrezat’, nxit ndjenjat e pakicës serbe

    Ligji i ri kroat për ‘varrezat’, nxit ndjenjat e pakicës serbe

    Lufta e pavarësisë së Kroacisë përfundoi pothuajse 30 vjet më parë. Megjithatë, ligjvënësit e vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s menduan se disa çështje që rrjedhin nga konflikti nuk ishin zgjidhur plotësisht.

    Të mërkurën, deputetët votuan me shumicë dërrmuese në favor të një legjislacioni të ri të quajtur Ligji i Varrezave, duke zëvendësuar politikën dy dekadashe të vjetër me një sërë rregullash të reja, të cilat tani kërkojnë heqjen e mbishkrimeve dhe pllakave të varrezave të ngritura gjatë konfliktit të viteve 1991-1995, “jo në përputhje me rendin kushtetues”.

    Ligji i ri, siç shpjegohet në një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Planifikimit Fizik, Ndërtimit dhe Aseteve Shtetërore, ndalon mbishkrimet e bëra gjatë “pushtimit dhe riintegrimit paqësor” dhe përmban “simbole që mund të ofendojnë moralin dhe ndjenjat e qytetarëve”.

    Ligji synon veçanërisht gurët e varreve të ndërtuar pas 30 majit 1990 — dita kur ish-Republika Socialiste e Kroacisë përuroi parlamentin e saj të parë shumëpartiak, një hap i parë në rrugën e saj drejt pavarësisë nga pjesa tjetër e Jugosllavisë.

    Pakica e saj etnike serbe, e mbështetur nga Beogradi dhe regjimi nacionalist i Slobodan Millosheviqit, gjithnjë e më shumë nuk pajtohej me shtytjen e Presidentit kroat, Franjo Tuxhman për pavarësi.

    Serbët etnikë, të cilët në atë kohë ishin pakica më e madhe e Kroacisë dhe përfaqësonin rreth 12.2% të popullsisë sipas regjistrimit të vitit 1991, shpejt shpallën në mënyrë të njëanshme një shtet të shkëputur të Republika Srpska Krajina, ose Republika e Krajinës Serbe, në lindje të vendit.

    Deri në prill të vitit 1991, kryengritja e armatosur u përshkallëzua në një luftë të plotë, me forcat e armatosura kroate të sapothemeluara në njërën anë dhe rebelët, paraushtarakët dhe trupat e Ushtrisë Popullore Jugosllave në anën tjetër.

    Një seri përleshjesh dhe rrethimesh fillestare shkatërruan qytete si Vukovari në verilindje të Kroacisë dhe çuan në një ngërç të organizuar nga bashkësia ndërkombëtare, të monitoruar nga paqeruajtësit e OKB-së.

    Megjithatë, në vitin 1995, Operacionet “Flesh” dhe “Stuhia” të ushtrisë kroate të riorganizuar dhe të riarmatosur, përkatësisht, i dhanë fund luftës duke i shtyrë forcat serbe — dhe shumicën e popullsisë etnike serbe — nga territori i saj.

    Tani, ligji i ri planifikon të heqë çdo memorial që lavdëron ose Republika Srpska Krajina ose feston forcat armike, duke përfshirë edhe referimin ndaj Kroacisë, si “tokë serbe”.

    Legjislacioni përcakton se çdo qytetar mund të raportojë një gur varri, pllakë ose monument tjetër si potencialisht problematik. Nëse konstatohet se është fajtor, pronarët e parcelave ose të afërmit e të varrosurve do të kenë 30 ditë kohë për të ndryshuar mbishkrimin. Përndryshe, ata do të përballen me një gjobë prej 1,000 deri në 5,000 euro.

    Vendimi për atë që mund të jetë në shkelje të ligjit do të merret nga një komision vendor, i përbërë nga pesë anëtarë të pavarur, përfshirë një historian, një historian arti dhe një avokat.

    Më herët në prill, Ministri i Ndërtimit, Planifikimit Hapësinor dhe Pronës Shtetërore, Branko Bačić tha se ndryshimet në ligj u nxitën nga fakti se “pas pushtimit të një pjese të Kroacisë gjatë Luftës Atdhetare, disa varre, monumente dhe pllaka përkujtimore mbetën me emra të papërshtatshëm, në kundërshtim me rendin kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kroacisë”.

    ‘Kemi frikë nga ajo që mund t’ju shqetësojë më pas’

    Përfaqësuesit e pakicës serbe e kanë kritikuar ashpër legjislacionin e ri, duke argumentuar se ai e ka shndërruar një çështje komunale në një çështje politike.

    Ligjvënësi Milorad Pupovac, nga partia SDSS, e kritikoi më parë ligjin, duke thënë se krijon përshtypjen se Kroacia ishte “e mbushur me varreza (nacionaliste serbe), gjë që ai tha se nuk ishte e vërtetë.

    “Ka njerëz që shqetësohen nga simbolet që lidhen me ideologjinë dhe idenë ustashe, të cilat mund të gjenden edhe në varreza të caktuara, por edhe jashtë varrezave në monumente, dhe ato ofendojnë ndjenjat e tyre fetare dhe kombëtare”, tha ai në një seancë parlamentare në fund të prillit, duke iu referuar njësive kolaboracioniste naziste kroate nga Lufta e Dytë Botërore dhe gurëve të varreve dhe memorialeve të tjera, të cilat ligji nuk i përfshin.

    Ndërsa partia e tij ishte në favor të heqjes së çdo mbetjeje shqetësuese të luftës së viteve 1991-1995, Pupovac shtoi: “Tani kemi frikë nga ajo që mund t’ju shqetësojë më pas”.

    Kjo nuk është hera e parë në vitet e fundit që autoritetet kroate janë përpjekur të trajtojnë këtë çështje të ndjeshme.

    Në gusht 2024, një gjyqtar në qytetin e Zadarit në bregdetin e Adriatikut gjobiti dy qytetarë kroatë që janë këngëtarë në një grup folklorik venda,s për shkak të referencave ndaj Republika Srpska Krajinës dhe pjesëmarrjes serbe në luftë.

    Në arsyetimin e tij, gjykatësi deklaroi se “këngët me këtë përmbajtje shkaktojnë trazira midis qytetarëve, veçanërisht midis qytetarëve që ishin të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj vuajtjeve të luftës” dhe “shqetësojnë bashkëjetesën e qytetarëve kroatë të Kroacisë dhe qytetarëve të etnisë serbe”.

    Shumica e serbëve etnikë nuk janë kthyer në Kroaci pas Operacionit Stuhia, dhe pakica tani përbën rreth 3.2% të popullsisë së Kroacisë, sipas regjistrimit të vitit 2021. / Euronews.

  • Kontrata 6 milionë dollarë e PD-së/ Juristi: Donacioni anonim, i ndaluar! PD duhet ta deklarojë

    Kontrata 6 milionë dollarë e PD-së/ Juristi: Donacioni anonim, i ndaluar! PD duhet ta deklarojë

    Avokati Jordan Daci, komentoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV kontratën e lobimit 6 milionë dollarë të PD-së në SHBA. Avokati Daci tha se ligji për partitë politike ndalon financimin e partive nga entitete të huaja dhe kjo nuk mund të verifikohet përveçse nëpërmjet hetimit.
    “Normalisht është kontratë që njihet që në kohën e romakëve, një person për kontratë me një person tjetër dhe përfiton një i tretë. Nuk ka gjë të paligjshme. E vetmja gjë, me informacionet që kam, ligji për partitë politike ndalon financimin e partive nga entitete të huaja. Është e prerë dhe kjo nuk mund të verifikohet përveçse nëpërmjet hetimit.
    Në rastin konkret, SPAK nuk do të gjejë vepër penale patejtër, por është detyrë funksionale e saj të verifikojë.
    Pastaj, nëse kemi të bëjmë me financim të huaj ose jo, këtu pastaj nëse do të kemi konkluzione do të ketë probleme.
    Kontrata duhet të ekzekutohet. Sot ka vetëm disa premtime, mund të tërhiqen palët.
    Gjithsesi, një problem i dytë, nëse do të quhet financim, sigurisht këtu i takon PD për të bërë vlerësimet e duhura dhe për të dërguar deklarimin e shpenzimeve që do të bëjnë. Ajo është rreth 250 mijë dollarë në muaj, duhet t’i nënshtrohet deklarimit nëse cilësohet përfitim. Për mendimin tim duhet deklaruar në KQZ.
    Ata persona duhet të identifikohen, dhuruesit, duhet të kenë shtetësi shqiptare krahas asaj amerikane, sepse cilësohen sit ë huaj.
    Ligji kur ndalohet financimi thotë se është i shumëllojshëm dhe PD duhet të justifikojë përfitimin që po merr.
    Unë nisem nga përmbajtja e kontratës se pastaj se kush është përfituesi fundor do të zgjidhin vetë ata.
    Ligji për partitë politike e ndalon donacionin anonim, duhet bërë në një llogari të posaçme të hapur nga partia politike. Tjetër, duhet të deklarohet.
    A kemi të bëjmë me financim të huaj apo jo? Institucionet duhet ta monitorojnë.
    E dyta, padyshim që këtu ngrihet një pikëpyetje që duhet të sqarohet nëse ka financim gjatë fushatës, apo nuk futet. Ka koiciduar koha me fushatën. Nëse do të isha si PD do ta deklaroja, nuk ka asgjë të keqe. SPAK nuk i merr leje askujt që të bëjë verifikime”- tha Daci.

  • SPAK nis hetimet për pastrim parash për Sali Berishën dhe Flamur Nokën, mister burimet e financimit për avokatin…

    SPAK nis hetimet për pastrim parash për Sali Berishën dhe Flamur Nokën, mister burimet e financimit për avokatin…

    Elmas Bogdani
    Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur dje hetimet lidhur me një kontratë të jashtëzakonshme lobimi të kreut të PD Sali Berisha, e nënshkruar nga besniku i tij Flamur Noka, për një vlerë prej 6 milionë dollarësh me një kompani lobimi në Uashington DC, për të hequr “non gratën” që ka vendosur SHBA për të. Pagesa është bërë për kompaninë amerikane “Continental Strategy”, që drejtohet nga Ambasadori Carlos Trujillo, i njohur gjithashtu si avokat i Presidentit Donald Trump. Ky hetim vjen pas reagimeve të shumta dhe dyshimeve për ligjshmërinë e këtij financimi, si dhe për burimet e parave që kanë financuar një kontratë kaq të madhe.
    Çfarë thotë ligji?
    Ligji shqiptar ndalon financimin e partive politike nga persona fizikë dhe juridikë jashtë Shqipërisë. Në lidhje me financimin nga individë të brendshëm, ai ka parashikuar kufij të qartë për shumën që mund të kontribuojnë. Niveli maksimal i financimit: Ligji përcakton se një individ ose subjekt mund të financojë një parti politike me një shumë maksimale 1 milion lekë (rreth 10 mijë dollarë amerikanë) në vit. Financimi nga persona dhe subjekte të huaja: Ligji ndalon financimin nga persona të huaj për partitë politike. Ky ndalim ka për qëllim të mbrojë integritetin dhe pavarësinë e politikës shqiptare nga influenca e jashtme.
    Në këtë kontekst, kontrata e lobimit për 6 milionë dollarë është një shkelje e qartë e këtyre rregulloreve, pasi është shumë më e madhe se sa financimi maksimal i lejuar nga individët dhe është e lidhur me një kompani të huaj. Ligji gjithashtu parashikon se çdo subjekt politik nuk mund të marrë financime që kalojnë një kufi të caktuar përmes donatorëve të privatizuar. Financimi nga individë të brendshëm dhe subjekte private: Sipas ligjit, çdo individ ose subjekt privat mund të financojë një parti politike, por jo më shumë se 10% të shumës që financohet nga buxheti i shtetit. Ky kufizim ka për qëllim të parandalojë varësinë e partive politike nga donatorë të mëdhenj dhe të mundësojë një balancë në financimin e fushatave zgjedhore.
    Në rastin e kontratës për 6 milionë dollarë, kjo shifër tejkalon çdo kufizim të mundshëm, duke e bërë atë një shkelje të rregullave për financimin e partive dhe mund të konsiderohet një “financim të paautorizuar” nga ligji. Këto dispozita janë të përcaktuara në Ligjin Nr. 8580, datë 17.02.2000, për “Financimin e partive politike dhe të fushatës zgjedhore”, i cili është legjislacioni zyrtar që rregullon financimin e partive politike, kufizimet për financimet dhe ndalimet për financimin nga persona të huaj.
    Shkeljet ligjore, çfarë thonë ekspertët?
    Në lidhje me këtë çështje, kanë reaguar dhe juristët dhe avokatët duke ngritur disa shqetësime të rëndësishme për shkeljet e mundshme të ligjit. Kreshnik Spahiu, një nga juristët më të njohur, ka theksuar se kontrata e lobimit e nënshkruar nga Berisha me “Continental Strategy” kalon disa herë kufijtë që parashikon ligji për financimin e partive politike në Shqipëri. Sipas Spahiut, një financim nga persona fizikë apo juridikë nuk mund të kalojë vlerën e 1 milion lekëve.
    Por kontrata që ka firmosur Berisha, me vlerë 6 milionë dollarë, është një shkelje flagrante e këtij kufiri të ligjit shqiptar. “Përveç se financimi kalon shumë herë kufirin e lejuar nga ligji, ka një shkelje të dytë të rëndësishme. Ligji i financimit të partive politike ndalon që çdo subjekt politik të financohet më shumë se 10% nga donatorë privatë përtej asaj që financohet nga shteti. 6 milionë dollarë janë një shumë e konsiderueshme që kalon shumë herë kufirin maksimal të financimeve të lejuara për partitë politike në Shqipëri,” shpjegon Spahiu.
    Në këtë kontekst, financimi i kësaj kontrate për PD-në ka shkelur dy rregulla kyçe të ligjit: kufirin e financimeve dhe mundësinë e financimit nga jashtë shtetit, i cili gjithashtu është i ndaluar në këto kushte. Të gjitha këto shkelje të ligjit janë bërë të qarta dhe kërkojnë një hetim të plotë dhe të detajuar për të nxjerrë në dritë burimet e këtij financimi dhe për të ndëshkuar ata që mund të jenë përgjegjës për to.
    Sfidimi i drejtësisë dhe pastrimi i parave
    Nga ana tjetër, avokati Idajet Beqiri ka theksuar se kjo kontratë është një shembull flagrant i pastrimit të parave dhe korrupsionit, duke sfiduar hapur drejtësinë dhe shtetin shqiptar. Sipas tij, kjo është një skemë që ka për qëllim pastrimin e parave të pista dhe korrupsionin, duke përdorur politikanë të lartë si Sali Berisha dhe persona të tjerë të lidhur me pushtetin për të fshehur pasuritë e paligjshme. “Është një krim i dukshëm që po ndodh para syve të institucioneve shtetërore. Ky është pastrim parash dhe korrupsion që bëhet në mënyrë të hapur dhe pa asnjë frikë.
    Këto janë para të pista që mund të kenë burime nga aktivitete të paligjshme si trafiku i armëve, privatizimi i pasurive shtetërore, dhe përfitimet nga projekte që kanë sjellë miliarda në xhepat e individëve të lidhur me pushtetin,” tha Beqiri. Ai ka shtuar se burimi i financimeve për këtë kontratë është vetë Berisha, duke ngritur dyshime për pasurinë e tij dhe të lidhjeve të tij me aktivitete të dyshimta që kanë përfshirë shpërndarjen e pasurive të shtetit shqiptar, si dhe aktivitete që lidhen me Gërdecin, privatizimet e shoqërive shtetërore dhe tendera të dyshimtë.
    Parashikimi i vlerës së vërtetë të pagesës
    Beqiri ka theksuar gjithashtu se shifra prej 6 milionë dollarësh është vetëm një pjesë e vogël e një shume më të madhe që Berisha mund të ketë paguar për këtë kontratë lobimi. Ai ka paralajmëruar se kur të merren parasysh të gjitha lidhjet dhe përfitimet e fshehura nga kjo kontratë, shuma reale mund të jetë shumë më e madhe, madje mund të arrijë shifra prej qindra milionë eurosh. “Po të shqyrtohet me kujdes kjo çështje, do të zbulohet se këto 6 milionë dollarë janë vetëm maja e ajsbergut. Kur të hulumtohen lidhjet e tjera, mund të zbulojmë që kjo shifër do të rritet në disa herë më shumë, dhe këtu flasim për shumë më tepër para të pista që po pastrohen”, përfundon Beqiri.

  • Paralajmërohet një protestë e madhe para Qeverisë në Beograd

    Paralajmërohet një protestë e madhe para Qeverisë në Beograd

    Studentët në bllokadë dhe pesë sindikata kombëtare kanë paralajmëruar protesta për 1 Majin, të cilat do të mbahen në Beograd përpara qeverisë serbe.

    “Më 1 maj, shënojmë gjashtë muaj që nga rënia e tendës në Novi Sad. Nga ky moment e tutje, lufta jonë kalon në fazën tjetër. Ne nuk qëndrojmë më vetëm në bllokada. Ky është një hap drejt radikalizimit që do të mundësojë forma të reja presioni”, thuhet në deklaratë.

    Është deklaruar se Ligji për Grevën dhe Ligji për Punën janë themelet e sistemit të shfrytëzimit.

    “Ata mbrojnë qeverinë, jo punëtorët. Ato ligje duhet të ndryshohen – një ndërprerje masive e punës. Ne po luftojmë për të drejtën për të jetuar pa frikë. Për punëtorët, për studentët, për të gjithë ne. Shihemi më 1 maj në orën 12:00”, thanë studentët.

     

  • Berisha nga Kuçova: Ligji do veprojë me forcën më të madhe për grabitjen e mandatit tuaj

    Berisha nga Kuçova: Ligji do veprojë me forcën më të madhe për grabitjen e mandatit tuaj

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar kandidatët dhe programin e tij qeverisës pasditen e sotme në Kuçovë.
    Berisha në një formë akuzoi kampin tjetër politik për “vjedhje të mandatit” për kryetar bashkie, duke u shprehur se I është grabitur fitorja Lefter Maliqit.
    “Dua të shpreh nderimet më të mëdhaja për ju. Për degën e demokratëve të Kuçovës. Për fitoren tuaj, në Maj të kësaj bashkie, me Lefter Maliqin. Ja u grabitën, ja u grabitën. Ju garantoj se ligji do të veprojë me forcën më të madhe para atyre që grabitën mandatin tuaj”, tha Berisha.
    Nga ana tjetër, teksa e 2 javë Shqipëria dhe diaspora e saj do të votojë për kryeministrin e ri të vendit, kryedemokrati u bëri thirrje që t’i besohet qeverisja e ardhshme koalicionit “Shqipëria Madhështore”, pasi programi i saj sipas Berishës i kthen pas çdo shqiptari taksat e paguara.
    “Miq të mi, janë momente shumë të rëndësishme. Janë 2 javë para nesh përcaktuese. Thirrja ime për secilin prej jush, le ti shpallim këto 2 javë, javë të misionit tonë, të një misioni për të trokitur në çdo zemër, për të bindur çdo qytetar, se ky program nuk është për një parti, por është për çdo shqiptar. Nga një anë kthen paratë çdo shqiptari taksat. Nga ana tjetër ky program krijon një mundësi të re për pensionistët. Te kenë një ushqim normal, por dhe ilaçet”, tha Berisha.