Tag: ligji

  • Çfarë ndodhi? PD kërkon hetim për shpërndarjen e bonusit, KQZ e refuzon kërkesën

    Çfarë ndodhi? PD kërkon hetim për shpërndarjen e bonusit, KQZ e refuzon kërkesën

    Kreu i Komisonit Qendror Zgjedhir (KQZ), Ilirjan Celibashi ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e paraqitur nga Partia Demokratike ku kërkohej nisja e një hetimi lidhur me shpërndarjen e bonusit të pranverës.
    Partia Demokratike në kërkesën e paraqitur pranë KQZ, kërkonte hetimin për shpërndarjen e bonusit të pranverës pasi sipas tyre ky vendim përbën një akt të pastër elektoral që bie ndesh me parimet dhe nenet e Kodit Zgjedhor.
    Vetë Ilirjan Celibashi është shprehur se në këtë çështje nuk ka shkelje ligjore pasi shpërndarja e këtij bonusi për pensionistët është miratuar përpara fashës ndaluese që parashikon ligji për zgjedhjet elektorale.
    “Nuk ka shkelje ligji, u miratua përpara fashës ndaluese që parashikon ligji”, u shpreh ai.

  • Shteti i së Drejtës në Shqipëri/ Nagler: Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë qytetarët

    Shteti i së Drejtës në Shqipëri/ Nagler: Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë qytetarët

    Shteti i së Drejtës në Shqipëri/ Nagler: Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë qytetarët

    Ne nje shoqëri që synon forcimin e shtetit të së drejtës dhe konsolidimin e institucioneve demokratike, roli i ligjit dhe funksionimi i sistemit gjyqësor mbeten çështje thelbësore. Në këtë kontekst, ekspertja ligjore nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Albanian Policy Center, Katrin Nagle, në tryezën ‘Reforma në Drejtësi, sfidat, pasojat dhe rruga e drejtë’ me liderin e PD Sali Berisha, solli një vështrim të rëndësishëm mbi sfidat dhe perspektivat e ndërtimit të një sistemi ligjor të qëndrueshëm në Shqipëri.

    Ajo nënvizon se, pavarësisht përpjekjeve për të krijuar një sistem funksional, ende ekzistojnë probleme të lidhura me aspektet psikologjike, ekonomike dhe sociologjike të shoqërisë.

    Katrin Nagle: Në Shqipëri, edhe pse kam marrë shumë informacione në fakt, sigurisht që nuk është mjaftueshëm dhe nuk mjafton kaq kohë për të kuptuar mirë gjendjen, situatën në të cilën jetoni dhe punoni. Çfarë mund t’ju them?

    Mund të them se sfidat janë të rëndësishme dhe lidhen shumë me detyrën për të ndërtuar ligjin e së drejtës, shtetin e së drejtës. Edhe pse kemi një sistem ligjor të suksesshëm le të themi që funksionon, përsëri kemi çështje që nuk janë stabël, të qëndrueshme.

    Është e qartë dhe arsyet për këtë janë më shumë psikologjike, ekonomike dhe sigurisht sociologjike dhe jo thjesht ligjore. Shoqëria jep formë ligjit dhe ligji po ashtu i jep formë shoqërisë.

    Një sfidë që kemi është për të patur shtetin e së drejtës, është aksesin ë gjykatat që janë të pavarura dhe të pandikuara. Sigurisht që kjo është shumë e vështirë në shoqëri të tilla. Prandaj parimi kryesor është që ligji duhet të ndjekë Kushtetutën dhe po ashtu sistemi gjyqësor duhet të ndjekë këtë ligj. Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë qytetarët. Aspektet e tjera të shtetit të së drejtës kanë të bëjnë me ndarjen e pushteteve dhe mbrojtjen e lirive themelore dhe lirive të individit.

    Shkeljet më të fundit kanë të bëjnë me ndalimet e fundit edhe për shkelje të lehta dhe pa prova të mjaftueshme. Ne si gjermanë kuptojmë se shtetin e së drejtës e lidhim shumë me filozofin Immanuel Kant. Ne diskutojmë shumë për teoritë ligjore në të gjithë botën. Sigurisht, është interesante, megjithatë në vende me tranzicione të tillë kemi mësuar se të tilla nuk mund të imponohen lehtësisht, por duhet të kuptohen, të diskutohen dhe të zbatohen brenda vendit. Unë besoj se shkëmbimi mund ta ndihmojë këtë proces dhe t’i japë vlerë kujtdo që përfshihet në të.

  • Një dekadë nga hyrja në fuqi e Ligjit të Dekriminalizmit, ja deputetët dhe politikanët që lanë mandatin, zbardhet…

    Një dekadë nga hyrja në fuqi e Ligjit të Dekriminalizmit, ja deputetët dhe politikanët që lanë mandatin, zbardhet…

    Janë mbi 1200 zyrtarë publik e politikanë të prekur në 10 vite nga ligji i dekriminalizimit. Ndërsa deputetët që humbën mandatin emisioni Fact Check i sjell në një kronologji nga vendimet e prokurorisë deri tek vota e KQZ. Ligji i dekriminalizimit, i miratuar në vitin 2015, kishte për qëllim të parandalonte individët me të kaluar kriminale të ushtronin funksione publike në Shqipëri. Ky ligj ndikoi në disa deputetë dhe kryebashkiakë, të cilët u detyruan të linin postet e tyre për shkak të të kaluarës kriminale të padeklaruar.
    Disa prej tyre janë: Arben Ndoka (PS): Dha dorëheqjen në shtator 2015 përpara se KQZ t’i hiqte mandatin, pasi kishte një hetim për fshehje të një dënimi në Itali; Dashamir Tahiri (PDIU): Në dhjetor 2016, KQZ i hoqi mandatin për shkak të dënimeve në Itali për falsifikim dokumentesh.; Shkëlqim Selami (LSI): Po në dhjetor 2016, humbi mandatin për shkak të një mase sigurie në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale; Armando Prenga (PS): Në shkurt 2017, prokuroria kërkoi heqjen e mandatit për precedentë të mëparshëm penal, por Prenga dha dorëheqjen para se KQZ të vendoste; Aqif Rakipi (PDIU): Në dhjetor 2017, prokuroria kërkoi heqjen e mandatit për fshehje të të kaluarës kriminale, duke e çuar në 7 numrin e politikanëve të prekur nga ligji i dekriminalizimit; Gledion Rehovica (LSI): Po në dhjetor 2017, humbi mandatin për të njëjtat arsye si Rakipi; Edhe pse s’u prek nga Ligji i Dekriminalizimit i cili s’ishte miratuar ende në atë moment, ish deputeti Mark Frroku dha dorëheqjen në nëntor të vitit 2015 teksa ndodhej në masën e arrestit në burg; Përveç këtyre, Mhill Fufi, Artan Gaçi dhe Omer Mamo si dhe ish deputeti Tom Doshi u verifikuan për efekt të ligjit të dekriminalizimit por ata nuk e humbën mandatin.

  • Nga Shqipëria, Ballkani, Europa e deri në SHBA, si kufizohen deputetët për të qenë aktivë në biznes

    Nga Shqipëria, Ballkani, Europa e deri në SHBA, si kufizohen deputetët për të qenë aktivë në biznes

    Për deputetët në Shqipëri, ligji që rregullon konfliktin e interesit është Ligji Nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike”, i ndryshuar.Ky ligj përcakton rregullat për shmangien e situatave ku interesi privat i një zyrtari mund të ndikojë në vendimmarrjen e tij publike.Neni 28 i ligjit kufizon deputetin “të ushtrojë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar, ortakëri personash fizikë tregtarë të çdo forme, profesione të lira të avokatisë, të noterisë, ekspertit të licencuar, si dhe të konsulentit, agjentit a përfaqësuesit të organizatave të përcaktuara në shkronjën “a” të këtij neni dhe nuk mund të jetë i punësuar, me kohë të plotë, në një detyrë tjetër”.Po ashtu deputeti “nuk mund të zotërojë, në mënyrë aktive, asnjë aksion ose pjesë në kapital të një shoqërie tregtare, nëse ajo rezulton me pozitë dominuese në treg”.Neni 21 për kufizime për ushtrimin e funksioneve private gjatë mbajtjes së detyrës publike përcakton se deputeti nuk mund të ushtrojë njëkohësisht një funksion privat si administrator, anëtar bordi, menaxher ose drejtues në një shoqëri tregtare.Neni gjithahstu parashikon nëse deputeti është aksioner ose zotëron kuota në një shoqëri tregtare, ai nuk mund të marrë vendime ose të ndikojë në procedurat publike që lidhen me atë shoqëri.Në rast se deputeti është aksioner në një kompani që përfiton nga fondet publike, ai duhet të heqë dorë nga ndikimi në proceset vendimmarrëse.Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) është institucioni që mbikëqyr deklarimin e pasurisë dhe zbatimin e ligjeve mbi konfliktin e interesit.Deputetët janë të detyruar të dorëzojnë deklarata të pasurisë çdo vit, ku përfshihen të gjitha investimet, aksionet dhe interesat e tyre ekonomike. ILDKPKI ka të drejtë të hetojë dhe ndëshkojë shkeljet, duke përfshirë gjoba, shkarkime nga detyra ose referim të rasteve në Prokurori për korrupsion.Në shtetet e rajonit, si Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Kroacia drejtuesit e bizneseve që hyjnë në politikë duhet të largohen nga drejtimi i kompanive të tyre ose t’i transferojnë ato për të shmangur ndikimin në vendimmarrje.Ligjet kërkojnë transparencë përmes deklarimit të pasurisë dhe interesave financiare, ndërsa agjencitë e posaçme kundër korrupsionit mbikëqyrin dhe ndëshkojnë shkeljet.Në Kosovë ligji “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik” ndalon që zyrtarët publikë të jenë njëkohësisht drejtues të bizneseve private.Politikanët duhet të deklarojnë pasurinë dhe interesat e tyre financiare. Shkeljet monitorohen nga Agjencia Kundër Korrupsionit.Në Maqedonia e Veriut ligji “Për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave” ndalon zyrtarët publikë të marrin vendime që favorizojnë bizneset e tyre private.Politikanët duhet të deklarojnë pasurinë dhe interesat e tyre financiare.Nëse një zyrtar ka aksione apo drejtim në një kompani, ai duhet t’i transferojë ose të heqë dorë nga çdo ndikim gjatë mandatit të tij. Monitorimi bëhet nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.Ligji “Për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave” në Malin e Zi ndalon mbajtjen e pozitave drejtuese në kompani private nga zyrtarët publikë. Të gjithë zyrtarët janë të detyruar të deklarojnë interesat financiare dhe bizneset e tyre.Nëse ndodhet në konflikt interesi, zyrtari duhet të largohet nga pozita drejtuese ose të vendosë biznesin nën administrim të pavarur. Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit është përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe ndëshkimin e shkeljeve.Në Serbi ligji “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesave” ndalon politikanët të mbajnë aksione shumicë ose pozita drejtuese në kompani private. Zyrtarët publikë duhet të dorëzojnë pasuritë dhe aksionet e tyre ose t’i kalojnë në një sistem “blind trust” (besim të verbër).Ligji gjithashtu ndalon pjesëmarrjen e bizneseve të politikanëve në tenderë publikë. Agjencia Kundër Korrupsionit monitoron dhe ndëshkon shkeljet e ligjit.Në shtetet si Bosnja dhe Hercegovina dhe Kroacia ligji për Konfliktin e Interesit ndalon që zyrtarët të mbajnë pozita në kompani private gjatë mandatit. Ata duhet të raportojnë të gjitha interesat financiare. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbikëqyr zbatimin e ligjit në Bosnjë Hercegovinë.Në Kroaci është Komisioni për Konfliktin e Interesit që mbikëqyr zbatimin e ligjit. Europë dhe SHBALigji për konfliktin e interesit, si në Europë dhe SHBA, synon të parandalojë ndikimin e interesave private në vendimmarrjen publike. Ai e ndalon ose kufizon veprimtarinë e drejtuesve të bizneseve që hyjnë në politikë përmes disa mekanizmave kryesorë.Në të dyja sistemet, sfida kryesore mbetet zbatimi i ligjit dhe shmangia e mënyrave të fshehta për të ndikuar politikën në favor të bizneseve private.Në shtete si Itali dhe Gjermani, biznesmenët që hyjnë në politikë duhet të ndjekin rregulla të rrepta për të shmangur konfliktin e interesit.Ligjet kërkojnë që ata të heqin dorë nga drejtimi aktiv i bizneseve të tyre ose të ndjekin masa specifike për të shmangur përfitimet personale nga pozitat politike.Në Itali, ligji Nr. 215/2004 (Ligji Frattini) përcakton se biznesmenët që hyjnë në politikë duhet të transferojnë administrimin e kompanive të tyre te palë të treta ose të japin dorëheqje nga çdo funksion drejtues. Po ashtu nuk mund të marrin pjesë në tendera publikë apo të përfitojnë nga kontrata shtetërore gjatë mandatit.Në Itali inspektimi bëhet nga Autoriteti Kombëtar Kundër Korrupsionit (ANAC).Në Gjermani, ligji Federal për Zyrtarët Publikë dhe Ligji për Ministrat Federalë kufizon çdo biznesmen që merr një post politik se duhet të deklarojë të gjitha interesat e tij financiare dhe të shmangë përfshirjen në vendimmarrje që lidhet me kompaninë e tij.Nëse një konflikt interesi është i qartë, ai duhet të largohet nga roli ekzekutiv ose të kalojë pronësinë në një “blind trust” (fond i menaxhuar nga palë të treta, pa ndërhyrjen e tij).Në rast të shkeljeve, Kodi Penal Gjerman parashikon gjoba ose burgim për korrupsion dhe përfitime të paligjshme.Në të dy vendet, biznesmenët që hyjnë në politikë duhet të distancohen nga kompanitë e tyre, ose duke kaluar menaxhimin tek palë të treta, ose duke u larguar plotësisht nga vendimmarrja.Ndryshimi kryesor mes Italisë dhe Gjermanisë është se Italia ka një qasje më të rreptë, ndërsa Gjermania fokusohet më shumë në deklarimin e interesave dhe ndalimin e përfshirjes në çështje që mund të krijojnë konflikt interesi.Në SHBA, ligji ndalon zyrtarët publikë të marrin vendime për politika që mund të ndikojnë financiarisht kompanitë ose asetet e tyre. Para dhe gjatë mandatit, politikanët duhet të raportojnë pasurinë dhe lidhjet e tyre me bizneset.Shumë zyrtarë janë të detyruar të vendosin pasuritë e tyre në një trust të menaxhuar nga një palë e tretë, pa mundësi ndikimi mbi to (Trusti i verbër).Shitja e aksioneve ose dorëheqja nga pozitat drejtuese. Në disa raste, ata duhet të shesin interesat e tyre, ose të japin dorëheqjen nga bordet e kompanive për të shmangur konfliktin.Lexoni edhe:Mes biznesit e politikës, kostot dhe përfitimet e sipërmarrësve deputetë, apo kandidatë Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.