Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik ka finalizuar operacionin policor të koduar Smart Bank Phishing duke arrestuar autorin kryesor. U vu në pranga Orlando Gjoka 21 vjeç banues në Laç si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit D G 23 vjeç dhe E Gj 21 vjeç
Gjoka, sipas hetimeve, kishte krijuar një profil të rremë në rrjetet sociale duke përdorur logon dhe emrin e Bankës Kombëtare Tregtare BKT.
Ai kontaktonte qytetarët online duke u ofruar kredi të rreme
Me akses të paautorizuar Gjoka arrinte të boshatiste fondet e llogarive të qytetarëve.
Në raste kur llogaritë ishin bosh ai shtynte viktimat të depozitonin shuma nga 750 deri në 1500 euro me premtimin e rremë të një kredie prej 15000 eurosh.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të skemës dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale Falsifikimi kompjuterik Mashtrim kompjuterik Ndërhyrje kompjuterike dhe Keqpërdorimi i thirrjeve telefonike, njoftoi policia.
***
Njoftimi i policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Smart Bank Phishing”, për goditjen e një rasti të mashtrimit kompjuterik.Vihet në pranga autori kryesor i rastit, si dhe procedohen 2 shtetas.Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe në koordinimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Smart Bank Phishing”. Në kuadër të operacionit u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit Orlando Gjoka, 21 vjeç, banues në Laç, si dhe u proceduan penalisht, në gjendje të lirë, shtetasit D. G., 23 vjeç dhe E. Gj., 21 vjeç. Shtetasi O. Gj. kishte krijuar një profil të rremë në rrjete sociale, duke përdorur logon dhe emrin e Bankës Kombëtare Tregtare, me qëllim mashtrimin e qytetarëve. Ai kontaktonte qytetarët, përmes platformave të ndryshme online, duke iu ofruar kredi të rreme pranë bankës, ndërsa nëpërmjet aksesit të paautorizuar në llogaritë e tyre bankare, arrinte të boshatiste fondet.
Në rastet kur llogaritë nuk kishin para, ai i shtynte qytetarët të depozitonin shuma nga 750 deri në 1 500 euro, me premtimin e rremë të një kredie prej 15 000 eurosh. Falë bashkëpunimit të ngushtë mes ekspertëve të Krimit Kibernetik dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, u bë i mundur ndalimi i autorit kryesor dhe ndërprerja e veprimtarisë së paligjshme. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të skemës dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”, “Mashtrim kompjuterik”, “Ndërhyrje kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i thirrjeve telefonike”.
Tag: kompjuterik
-

Mashtronte qytetarët nën logon e Bankës Kombëtare Tregtare, arrestohet 21-vjeçari (Emri) – Skema
-

Mashtroi një biznes shqiptar përmes email-eve fiktive dhe përfitoi 33 500 euro, ekstradohet rumunja
Një 37-vjeçare rumune, e cila mashtroi nëpërmjet emaileve fiktive përfaqësuesit e një biznesi shqiptar duke përfituar rreth 33 500 euro, u ekstradua nga Gjermania në vendin tonë.
Aurelia Bratianu kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Tiranës e ka dënuar në vitin 2022 me 5 vite burg për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.
Gjatë periudhës mars-prill, 2019, ajo përfitoi rreth 33 500 euro, pasi mashtroi përfaqësuesit e një shoqërie tregtare shqiptare në fushën e shitblerjes së pjesëve të automjeteve, duke iu dërguar emaile nga llogari me kredenciale shumë të ngjashme me kredencialet e llogarive të bashkëpunëtorëve të shoqërisë, jashtë shtetit.
“Në vijim të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u finalizua procedura për ekstradimin nga Gjermania, në Shqipëri, të shtetases rumune, Aurelia Bratianu, 37 vjeçe.Ajo kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.
Gjatë periudhës mars-prill, 2019, ajo përfitoi rreth 33 500 euro, pasi mashtroi përfaqësuesit e një shoqërie tregtare shqiptare në fushën e shitblerjes së pjesëve të automjeteve, duke iu dërguar emaile nga llogari me kredenciale shumë të ngjashme me kredencialet e llogarive të bashkëpunëtorëve të shoqërisë, jashtë shtetit.
Zbardhja e kësaj skeme të mashtrimit kompjuterik u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Policisë shqiptare dhe autoriteteve të Mbretërisë se Bashkuar.”- njofton policia. -

Zbardhet skema e vjedhjes/ Dy kinezët arrestohen për mashtrim kompjuterik, do vidheshin të dhëna…
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me arrestimin e dy shtetasve kinezë pak ditë më parë në Tiranë, të akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe vjedhjen e të dhënave të shtetasve shqiptarë. Mësohet se Krimi Kibernetik ka parandaluar vjedhjen e të dhënave të mbi 5 mijë shqiptarëve.
Sipas burimeve, përllogaritja e shumës që rrezikonte të vidhej përmes skemës mashtruese të kinezëve në falsifikimin e faqeve të Postës Shqiptare, shkojnë rreth 5 miliardë lekë, apo 50 milionë euro, nga llogaritë bankare të shqiptarëve.
Dy kinezët e arrestuar, Cunfeng Fan, 51 vjeç, dhe Haike Yan, 45 vjeç, erdhën në Tiranë një javë më parë për të vijuar aktivitetin kriminal. Ata u akomoduan në një hotel shumë afër qendrës së kryeqytetit, vend ku u gjetën me dhjetëra sende materiale me rëndësi për hetimin.
Dy kinezët kishin ardhur në vendin tonë për të ngritur infrastrukturën dhe pas kësaj llogaritë bankare të tërhiqeshin nga jashtë vendit.
Krimi Kibernetik ka rënë në gjurmët e grupit të kinezëve nëpërmjet monitorimit të vazhdueshëm të “darkweb” dhe burimeve të hapura në internet, të cilat pasi janë verifikuar kanë çuar në identifikimin e tyre. Dyshohet se në këtë skemë janë persona të tjerë të përfshirë, për të cilët kanë nisur hetimet e mëtejshme. -

Në kërkim për mashtrim kompjuterik, ekstradohet në Shqipëri 37-vjeçarja rumune
Foto ilustruese
TIRANË- Një 37-vjeçare rumune, e dënuar në Shqipëri për mashtrim kompjuterik, është ekstraduar nga Gjermania drejt vendit tonë, pas një operacioni të përbashkët mes Policisë shqiptare dhe autoriteve partnere ndërkombëtare.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, 37 vjeçarja Aurelia Bratianu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Tiranës e kishte dënuar me 5 vite burgim për mashtrim kompjuterik.
Hetimet treguan se gjatë periudhës mars–prill 2019, gruaja kishte përfituar rreth 33 mijë e 500 euro duke mashtruar përfaqësuesit e një shoqërie tregtare shqiptare që merrej me shitblerjen e pjesëve të automjeteve.
“Ajo kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale ‘Mashtrimi kompjuterik’.
Gjatë periudhës mars-prill, 2019, ajo përfitoi rreth 33 500 euro, pasi mashtroi përfaqësuesit e një shoqërie tregtare shqiptare në fushën e shitblerjes së pjesëve të automjeteve, duke iu dërguar emaile nga llogari me kredenciale shumë të ngjashme me kredencialet e llogarive të bashkëpunëtorëve të shoqërisë, jashtë shtetit.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas lokalizimit të saj në Gjermani, u zhvillua procedura ligjore e ekstradimit dhe Aurelia Bratianu u soll në Shqipëri, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata shqiptare. -

4.7 mln euro mashtrime me Call Center, GJKKO jep vendimin për 16 persona; 8 vite burg për “kokën” e grupit
Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka dhënë vendimin për një nga çështjet më të mëdha të mashtrimit kompjuterik në vend, ku janë dënuar 16 persona. Të pandehurit janë: Bruno Çobo, Elisa Çaçi (Caci), Gilbert Palushani, Aldo Pasku, Bruno Gjika, Rezarta Ibrahimi (Çaçi), Valbona Abedinaj, Erion Kastrati, Orland Cani, Florjan Bregu, Hamit Dobi, Greta Gjoci (Pepa), Gjin Shelnishta, Antoneta Malo (Pepkolaj), Silvana Veliu dhe Mojsi Zuna. Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, Prokuroria e Posaçme (SPAK) kishte kërkuar gjykimin e tyre për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Grup të strukturuar kriminal”. Gjykimi u zhvillua me procedurë të shkurtuar, ndërsa trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Flojera Davidhi, Irena Gjoka dhe Erjon Bani, shpalli vendimin nr. 66, datë 27 tetor 2025.
Në përfundim të procesit, gjykata vendosi dënime që variojnë nga 6 vite e 8 muaj deri në 8 vite burgim, pasi të gjitha dënimet përfundimtare u reduktuan me një të tretën për shkak të procedurës së shkurtuar. Më i dënuari rezulton Bruno Çobo, i cili u shpall fajtor për “Mashtrim kompjuterik” në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal dhe “Grup të strukturuar kriminal”, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite burg. Elisa Çaçi (Caci) dhe Gilbert Palushani u dënuan secili me 7 vite e 4 muaj burg, ndërsa Aldo Pasku, Bruno Gjika, Rezarta Ibrahimi (Çaçi), Valbona Abedinaj, Erion Kastrati, Orland Cani, Florjan Bregu, Hamit Dobi, Greta Gjoci (Pepa), Gjin Shelnishta, Antoneta Malo (Pepkolaj), Silvana Veliu dhe Mojsi Zuna morën dënime nga 6 vite e 8 muaj deri në 7 vite e 4 muaj burgim, në varësi të rolit dhe pjesëmarrjes në veprimtarinë kriminale. Sipas vendimit, të gjithë të pandehurit rezultojnë të kenë qenë pjesë e një skeme të gjerë mashtrimi përmes përdorimit të mjeteve kompjuterike, duke dëmtuar një numër të konsiderueshëm qytetarësh. Gjykata vendosi që dënimet të vuhet në burgje të sigurisë së lartë, duke llogaritur kohën e vuajtur nën masat e sigurimit “arrest në burg” ose “arrest në shtëpi”. -

Mashtrim kompjuterik/ Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 persona (EMRAT)
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 5 persona, pasi shisnin paketa televizive në mënyrë pirate.
Franci Çela, Arzen Velika, Erlin Xhucani, Ardit Stambolliu dhe Adil Lila akuzohen për mashtrim kompjuterik dhe shkeljeve të të drejtave të pronësisë industriale.
Organi i akuzës nisi hetimet pas kallëzimit të kompanisë Digitalb, e cila denoncoi tregtimin e paketave televizive të piratuara nga subjekte të ndryshme në Tiranë dhe qytete të tjera.
Të pandehurit shisnin pajisje dekoder dhe akses në kanale televizive pa pasur të drejtat ligjore për transmetimin e tyre.
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq pesë persona, shtetasit F.Ç., A.V., E.Xh., A.S. dhe A.L., për veprat penale ‘Mashtrimi kompjuterik’ dhe ‘Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale’ të parashikuar nga nenet 143/b pg.1 dhe 149 pg.1 të Kodit Penal.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.6847, të vitit 2023., të nisura pas kallëzimit të shoqërisë Digitalb, se subjekte të ndryshme në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, shesin tek individët paketa televizive nëpërmjet piraterisë, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në bashkëpunim me Seksionin kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, provoi se këta persona nëpërmjet shoqërive të tyre mashtronin shtetasit sikur ata i dispononin të drejtat televizive të këtyre kanaleve. Këta persona, si administratorë të subjekteve të tyre, bënin të mundur dekodifikimikin dhe trasmetimin nëpërmjet dekoderave. Në këtë mënyrë realizonin të ardhura duke cenuar interesat e ligjshme të kompanive televizive që prodhojnë programet dhe janë pronarë të të drejtave televizive.
Konkretisht, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë nëpërmjet veprimeve simuluese të blerjeve të pajisjeve (dekoder) dhe paketave televizive që këto subjekte tregtonin duke i reklamuar në rrjetet sociale dhe i shisnin me vlera nga 3500 deri 10.000 lekë, krijoi dyshime të arsyshme të bazuara në prova se subjektet në fjalë, janë përgjegjës për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, të parashikuar nga nenet 143/b dhe 149/a të Kodit Penal.
Nga hetimet rezultoi se personi në hetim, F.B. i shiste paketat duke komunikuar në aplikacionin WhatsApp dhe i ofronte paketën kundrejt vlerës 79 euro, shumë të cilën e merrte në dorë. Ndërkohë që shtetasi A.V., duke përdorur posta private i shiste paketat kundrejt pagesës 3500 lekë, pagesë e cila kryhej në dorë me një listë kanalesh të siguruara nga faqja ‘Unik Shop’ ku përfshiheshin kanale shqiptare edhe të huaja “BBV 1”, “BBV 2”, “Top Channel”, “TV Klan” paketa televizive Digitalb, Tring, Sky etj., të cilat nga data e kryerjes së pagesës vazhdojnë të jenë aktive. Po kështu edhe subjekti Elektronika Shop, vepronte në rrjetet sociale me emrin tregtar “Elektronikashop.al”, në pronësi të shtetasit E.Xh., dhe shiste paketat në vlerën 4000 lekë dhe pajisja vinte nëpërmjet korrierëve të postave private. Si dhe subjekti 4k server (Kanale.al), nga të dhënat e administruara rezulton të jetë në përdorim/pronësi të shtetasit A.Sh., e ofronte kundrejt pagesës 100 Euro për 2 blerje. Kanalet shfaqen nëpërmjet IboPlayer. Pjesë e hetimit ishte edhe subjekti A.K., me emrin “Lila Shop” i shiste nëpërmjet rrjeteve sociale “lila_shop_elektronik_al” me vlerën 6500 Lekë dhe pajisja dekoder vinte nëpërmjet korrierëve të postave private.
Hetimet provuan se shtetasit F.Ç., A.V., E.Xh., A.S. dhe A.L., përmbushin elementët e veprave penale të parashikuara nga neni 143/b paragrafi i parë dhe neni 149/a paragrafi i parë të Kodit Penal, përkatësisht mashtrimi kompjuterik dhe shkelja e të drejtave të pronësisë industrial dhe dërgohen në gjyq për këto vepra penale.”– njofton Prokuroria. -

Akuzohen për mashtrim kompjuterik/ Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 5 persona
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq pesë persona, shtetasit F.Ç., A.V., E.Xh., A.S. dhe A.L., për veprat penale ‘Mashtrimi kompjuterik’ dhe ‘Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale’ të parashikuar nga nenet 143/b pg.1 dhe 149 pg.1 të Kodit Penal.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.6847, të vitit 2023., të nisura pas kallëzimit të shoqërisë Digitalb, se subjekte të ndryshme në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, shesin tek individët paketa televizive nëpërmjet piraterisë, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në bashkëpunim me Seksionin kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, provoi se këta persona nëpërmjet shoqërive të tyre mashtronin shtetasit sikur ata i dispononin të drejtat televizive të këtyre kanaleve.
Këta persona, si administratorë të subjekteve të tyre, bënin të mundur dekodifikimikin dhe trasmetimin nëpërmjet dekoderave. Në këtë mënyrë realizonin të ardhura duke cenuar interesat e ligjshme të kompanive televizive që prodhojnë programet dhe janë pronarë të të drejtave televizive.
Konkretisht, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë nëpërmjet veprimeve simuluese të blerjeve të pajisjeve (dekoder) dhe paketave televizive që këto subjekte tregtonin duke i reklamuar në rrjetet sociale dhe i shisnin me vlera nga 3500 deri 10.000 lekë, krijoi dyshime të arsyshme të bazuara në prova se subjektet në fjalë, janë përgjegjës për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, të parashikuar nga nenet 143/b dhe 149/a të Kodit Penal.
Nga hetimet rezultoi se personi në hetim, F.B. i shiste paketat duke komunikuar në aplikacionin WhatsApp dhe i ofronte paketën kundrejt vlerës 79 euro, shumë të cilën e merrte në dorë.
Ndërkohë që shtetasi A.V., duke përdorur posta private i shiste paketat kundrejt pagesës 3500 lekë, pagesë e cila kryhej në dorë me një listë kanalesh të siguruara nga faqja ‘Unik Shop’ ku përfshiheshin kanale shqiptare edhe të huaja “BBV 1”, “BBV 2”, “Top Channel”, “TV Klan” paketa televizive Digitalb, Tring, Sky etj., të cilat nga data e kryerjes së pagesës vazhdojnë të jenë aktive.
Po kështu edhe subjekti Elektronika Shop, vepronte në rrjetet sociale me emrin tregtar “Elektronikashop.al”, në pronësi të shtetasit E.Xh., dhe shiste paketat në vlerën 4000 lekë dhe pajisja vinte nëpërmjet korrierëve të postave private. Si dhe subjekti 4k server (Kanale.al), nga të dhënat e administruara rezulton të jetë në përdorim/pronësi të shtetasit A.Sh., e ofronte kundrejt pagesës 100 Euro për 2 blerje. Kanalet shfaqen nëpërmjet IboPlayer. Pjesë e hetimit ishte edhe subjekti A.K., me emrin “Lila Shop” i shiste nëpërmjet rrjeteve sociale “lila_shop_elektronik_al” me vlerën 6500 Lekë dhe pajisja dekoder vinte nëpërmjet korrierëve të postave private.
Hetimet provuan se shtetasit F.Ç., A.V., E.Xh., A.S. dhe A.L., përmbushin elementët e veprave penale të parashikuara nga neni 143/b paragrafi i parë dhe neni 149/a paragrafi i parë të Kodit Penal, përkatësisht mashtrimi kompjuterik dhe shkelja e të drejtave të pronësisë industrial dhe dërgohen në gjyq për këto vepra penale.
-

Kapet në Kombinat, një 37-vjeçar i dënuar me 7 vite burgim për mashtrim kompjuterik
Përmes një njoftimi të bërë publik në mediat socliale, Policia e Shtetit bën me dije se ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Final”, duke kapur dhe arrestuar në zonën e Kombinatit shtetasin Denis Trungu, 37 vjeç, banues në Tiranë.
Operacioni u zhvillua nga Forca e Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Kibernetik, si rezultat i një pune të mirorganizuar dhe të koordinuar në terren.Shtetasi i arrestuar ishte i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata, me 7 vite burgim për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”, si dhe kishte precedentë të mëparshëm për vepra të tjera penale.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar në garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe në ndjekjen e personave të shpallur në kërkim, duke vepruar me vendosmëri dhe profesionalizëm.
-

Në vitin 2020 vodhi 36 ‘paga lufte’! Mashtrimi kompjuterik çon 37-vjeçarin Denis Trungu drejt burgut
Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në zonën e Kombinatit nga Forca e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Kibernetik. Denis Trungu, 37 vjeç, është kapur në zonën e Kombinatit pasi rezultonte i dënuar me 7 vite burg për mashtrim kompjuterik. Ai përfitoi në mënyrë të paligjshme gjatë pandemisë duke shfrytëzuar skemën e ndihmës financiare të njohur si “Paga e luftës”.
Në vitin 2020, Trungu kishte hapur një llogari bankare dhe kishte ndërhyrë në sistemin “E-filing”, duke transferuar në mënyrë të paligjshme 36 pagesa të ndryshme në llogarinë e tij, me vlerë rreth 15 milionë lekë. Transaksionet ishin justifikuar si pagesa për koncerte, qira dhe fatura të ndryshme. Pas hetimeve, autoritetet bllokuan llogaritë bankare të tij, ku u gjetën vetëm 1.6 milionë lekë nga shuma totale e përvetësuar.
Njoftimi:
Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Kibernetik, si rezultat e një operacioni në Kombinat, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Denis Trungu., 37 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e ka dënuar me vendim të formës së prerë, 37-vjeçarin, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Skema e mashtrimit u zbardh nga hetimet mbi aktivitetin e tij financiar dhe ndërhyrjen në sistemin online.
