Tag: kodrat

  • Kodrat e Dukagjinit

    Kodrat e Dukagjinit

    Poezi nga Enver Gjerqeku

    Po digjen flakë n’zjarr t’blerimit Kësulat e fushave t’arta gjiplote. Lumejt’ – udhëtarë t’palodhun n’mote Vrapojnë me i zanë rrezet e agimit. 

    Si plis me nji sy në cikolet e veta E vejnë borën për lindje e për dekë, E s’guxon kush veç puhisë m’i prekë, Kur nata zbret n’to me krahë t’le’ta. 

    O ujdhesa t’kohës mbi liqej t’grunit, Që dënesni nën ortiqe, breshën e shi E trupin e çlodhni nën hije t’drunit, 

    Në shputat e mia barin tuej e báj, Nën gishtat e mi damar’t tuej i ndi’, Për ju bukë e krypë prore do të ndaj. / KultPlus.com

  • Zjarr i fuqishëm në kodrat pranë Drashovicës, Selenicë,  era përhap flakët me shpejtësi

    Zjarr i fuqishëm në kodrat pranë Drashovicës, Selenicë, era përhap flakët me shpejtësi

    Një vatër zjarri është aktivizuar sot në kodrat pranë fshatit Drashovicë, në Bashkinë Selenicë.

    Terreni i vështirë ku janë përhapur flakët po e bën të vështirë ndërhyrjen për fikjen e zjarrit, ndërsa era e fortë që fryn po ndihmon përhapjen e tij me shpejtësi.

    Autoritetet lokale dhe banorët e zonës po punojnë për të mbajtur situatën nën kontroll. Deri më tani nuk ka të dhëna për dëme materiale apo rrezikim të banesave.

  • Zjarr në kodrat e fshatit Drashovicë të Selenicës, flakët përhapen nga era e fortë

    Zjarr në kodrat e fshatit Drashovicë të Selenicës, flakët përhapen nga era e fortë

    Kodrat e fshatit Drashovicë në Selenicë janë përfshirë nga flakët këtë të enjte.

    Vatra ka rënë në një terren të vështirë, ndërsa era e fortë po ndihmon në përhapjen e flakëve.
    Nga zjarri rrezikohet edhe një stan që ndodhet pranë zonës së përfshirë nga flakët.
    Ndërkohë, mbrëmjen e sotme një tjetër vatër zjarri është regjistruar edhe në afërsi të fshatit Dukat, ku zjarrfikësit janë duke punuar për të shuar te dy vatrat e zjarrit.

    Top Channel

  • Fiket zjarri në kodrat e Vloçishtit/ Shpëtohen mrekullisht, tre stalla me bagëti

    Fiket zjarri në kodrat e Vloçishtit/ Shpëtohen mrekullisht, tre stalla me bagëti

    Një zjarr i përhapur mesditën e sotme në kodrat pranë fshatit Vloçisht u vu nën kontroll pas një ndërhyrjeje të shpejtë të shërbimit zjarrfikës të bashkisë dhe ndihmës së banorëve të zonës.
    Flakët, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta, rrezikonin disa stalla me bagëti, por falë reagimit të koordinuar u arrit të shmangen dëmet e rënda. Tre stalla me dhjetëra krerë bagëti të imta u shpëtuan, duke evituar humbje të konsiderueshme për familjet e fshatit.
    Autoritetet lokale kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar ne këtë stinë me temperatura të larta.

  • Fiket zjarri në kodrat e Vloçishtit, shpëtohen tre stalla me bagëti

    Fiket zjarri në kodrat e Vloçishtit, shpëtohen tre stalla me bagëti

    Një zjarr i përhapur mesditën e sotme në kodrat pranë fshatit Vloçisht u vu nën kontroll pas një ndërhyrjeje të shpejtë të shërbimit zjarrfikës të bashkisë dhe ndihmës së banorëve të zonës.

    Flakët, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta, rrezikonin disa stalla me bagëti, por falë reagimit të koordinuar u arrit të shmangen dëmet e rënda. Tre stalla me dhjetëra krerë bagëti të imta u shpëtuan, duke evituar humbje të konsiderueshme për familjet e fshatit.
    Autoritetet lokale kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar ne kete stine me temperatura te larta.

  • Vlora nuk gjen qetësi, zjarri përfshin fushën e mbetjeve urbane dhe kodrat e Lapardhasë

    Vlora nuk gjen qetësi, zjarri përfshin fushën e mbetjeve urbane dhe kodrat e Lapardhasë

    Dy vatra zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në qytetin e Vlorës.
    Njëra prej tyre ka përfshirë sërish fushën e mbetjeve urbane të qytetit, ku për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi. Aktualisht, zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.
    Ajo që është më shqetësuese është tymi toksik që shpërndahet në ajër, duke përbërë rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve, si dhe për turistët që ndodhen në qytetin e Vlorës.

    Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në fshatin Lapardha të bashkisë së Selenicës. Siç duket edhe nga pamjet, zjarri ka përfshirë kodrat mbi fshat, duke rrezikuar banesat. Banorët, së bashku me zjarrfikësit e Selenicës, po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

  • Zjarr në kodrat në Selenicë, ndërhyjnë zjarrfikësit, pritet ndërhyrje edhe nga ajri

    Zjarr në kodrat në Selenicë, ndërhyjnë zjarrfikësit, pritet ndërhyrje edhe nga ajri

    Një zjarr ka rënë në kodrat e fshatit Lapardha të Bashkisë së Selenicës. Menjëherë janë angazhuar forcat zjarrfikëse për të ndërhyrë.
    Terreni shumë i vështirë, vështirëson edhe punën e zjarrfikësve. Ndërkohë pritet edhe ndërhyrja nga ajri për të mos rrezikuar përhapjen e flakëve drejt fshatit dhe banesave.

  • Vlorë, zjarri përfshin fushën e mbetjeve urbane dhe kodrat e Lapardhasë

    Vlorë, zjarri përfshin fushën e mbetjeve urbane dhe kodrat e Lapardhasë

    Dy vatra zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në qytetin e Vlorës.

    Njëra prej tyre ka përfshirë sërish fushën e mbetjeve urbane të qytetit, ku për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi. Aktualisht, zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Ajo që është më shqetësuese është tymi toksik që shpërndahet në ajër, duke përbërë rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve, si dhe për turistët që ndodhen në qytetin e Vlorës.
    Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në fshatin Lapardha të bashkisë së Selenicës. Siç duket edhe nga pamjet, zjarri ka përfshirë kodrat mbi fshat, duke rrezikuar banesat. Banorët, së bashku me zjarrfikësit e Selenicës, po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

    Top Channel

  • Zjarr në kodrat e Memaliajt

    Zjarr në kodrat e Memaliajt

    Një vatër zjarri është ndezur në kodrat e Memaliajt pasditen e sotme. Videot e mbërritura në redaksinë e Syri.net, ora 16:30 tregon tymin e flakëve.

    Ministria e Mbrojtjes informoi sot paradite se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 34 vatra zjarri, nga të cilat:

    * 27 janë shuar,
    * 5 janë aktive,
    * 2 mbahen në monitorim

  • Disa zjarre në kryeqytet, flakët përfshijnë kodrat e Selitës dhe Zall-Herrin

    Disa zjarre në kryeqytet, flakët përfshijnë kodrat e Selitës dhe Zall-Herrin

    Një tjetër vatër zjarri është raportuar mbrëmjen e kësaj të hëne, më 11 gusht, në kodrat e Selitës në Tiranë, duke ngritur alarmin për rrezik të përhapjes së flakëve në zonat e banuara.
    Kjo është vatra e dytë aktive në territorin e kryeqytetit, pas asaj që është shfaqur më herët në zonën e Zall Herrit.
    Në një raportim live nga terreni, gazetari Besar Bajraktaraj, ka raportuar për Klan News se “Në Zall-Herr është bërë e mundur dhe shuarja e flakëve, ku flakët kanë rrezikuar disa banesa.”
    Një tjetër vatër aktive është edhe në zonën e Petrelës, si edhe në Malin e Bërzhitës.
    Zjarret e këtyre ditëve, të nxitura nga temperaturat e larta dhe thatësira, po përbëjnë një sfidë serioze për strukturat e emergjencës në të gjithë vendin. Kujtojmë se situate me zjarret paraqitet më problematike kryesisht në jug të vendit, konkretisht në qarkun e Vlorës.

    Ministria e Mbrojtjes bëri me dije më herët se gjatë orëve të fundit janë evidentuar 30 vatra zjarri aktive në disa qarqe të vendit, ku ndërhyrja vijon me mjete tokësore dhe ajrore, por në shumë zona puna vështirësohet nga terreni i thyer dhe erërat e forta.

    Në ndihmë të operacioneve të shuarjes së zjarreve janë angazhuar avionë dhe helikopterë të Forcës Ajrore shqiptare, si edhe mjete ajrore nga Kroacia, Greqia, Republika Çeke, Sllovakia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
    Autoritetet paralajmërojnë se për shkak të temperaturave të larta rreziku për zjarre mbetet i lartë dhe kërkohet kujdes maksimal nga qytetarët.