Tag: koalicion

  • Vetëvendosje shkon si koalicion në zgjedhje, PDK e LDK si subjekte më vete

    Vetëvendosje shkon si koalicion në zgjedhje, PDK e LDK si subjekte më vete

    Kosova mban zgjedhjet e jashtëzakonshme më datë 28 dhjetor 2025.
    Dje, ishte afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve. Lëvizja Vetëvendosje do të shkojë në koalicion në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa PDK e LDK janë regjistruar si subjekte politike më vete.
    “Pas përfundimit të afatit për deklarimin e koalicionit të partive politike, kemi pasqyrën e qartë. Janë regjistruar në total 23 subjekte politike. Tre janë koalicione, 17 janë parti politike, dy janë iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur. Vetëvendosje është regjistruar si koalicion me Guxo, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane. Kjo do të thotë që ka marrë tri parti të vogla rreth vetes, për të garuar në zgjedhje. PDK dhe LDK garojnë si të vetme. Edhe AAK ka dalë e vetme në zgjedhje. Edhe NISMA do të dalë e vetme në zgjedhje”, tha gazetarja Blerta Dalloshi Berisha.
    Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë mbahen fare pranë Vitit të Ri, më datë 28 dhjetor 2025.

  • Takaichi synon koalicion me të djathtën për t’u bërë kryeministre e Japonisë

    Takaichi synon koalicion me të djathtën për t’u bërë kryeministre e Japonisë

    Kryetarja e re e Partisë Liberal Demokratike të Japonisë (LDP), Sanae Takaichi, ka nisur bisedime me Partinë e Inovacionit të Japonisë (JIP) për një koalicion të mundshëm, pas largimit të partnerit të vjetër qeverisës, Komeito.

    Bisedimet pritet të nisin të enjten, ndërsa Takaichi kërkon të sigurojë shumicën parlamentare për votimin e javës së ardhshme, ku synon të bëhet kryeministrja e parë grua në historinë e Japonisë.

    Largimi i Komeito-s javën e kaluar i zbehu shanset e LDP-së për të qeverisur e vetme, duke detyruar Takaichi të kërkojë aleanca të reja. Zyrtarë të JIP janë shprehur të gatshëm për bashkëpunim nëse bien dakord për politikat kyçe.

    Ndërkohë, tregjet reaguan pozitivisht ndaj rritjes së gjasave të Takaichit për të marrë drejtimin, me indeksin Nikkei që shënoi rritje mes pritshmërive për politika të shpenzimeve të larta dhe mbështetje ekonomike.

  • Koalicion me Berishën dhe kandidat për kryebashkiak? Lapaj: Pse dështova njëherë në dashuri, nuk do të thotë se…

    Koalicion me Berishën dhe kandidat për kryebashkiak? Lapaj: Pse dështova njëherë në dashuri, nuk do të thotë se…

    Adriatik Lapaj

    TIRANË-Pas vulosjes së mandatit, rruga që do të ndijekë Adriatik Lapaj mbetet e pavendosur. Kreu i “Nisma Shqipëria Bëhet” nuk ka ende një përgjigje definitive përsa i përket një kandidimi të mundshëm të tij për kryebashkiak të Tiranës. Por ndryshe nga përgjigjia e tij për ZËRI më herët, nuk e përjashtoi si mundësi.
    “Të gjitha vendimet tona do jenë publike kur të merren. Unë sot nuk kam autorizim nga strukturat për të folur sa kohë nuk është diskutuar e aq më shumë të jetë marrë një vendim. Ajo që mund t’ju them është angazhimi ynë si forca e tretë më e votuar në vend për të bërë çdo gjë për ndryshimin e klasës aktuale politike dhe demokratizimin e vendit,’-u shpreh asakohe për ZËRI.

    “Edhe mundet edhe mundet jo ngelet për tu parë”, ishte përgjigja e Lapajt për A2 CNN.
    Më tej Lapaj renditi arsyet pse partia që ai drejton do të vijojë të mbetet aktive në jetën politike dhe do të punojë për të siguruar performancë të mirë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ai la të hapur edhe mundësinë e koalicioneve, pavarësisht se tentativa e parë për bashkëpunim me “Nisma Thurje” të Endri Shabanit i rezultoi problematike.
    Duke qenë se për PS u ankua se i kishin ofruar pazar dhe me Agron Shehajn e ‘Mundësia’ është në proces gjyqësor, të vetmet parti që i ngelen për koalicion janë PD dhe grupi parlamentar që pritet të krijojë Ilir Meta.
    “Ajo që di të them me përgjegjësi të plotë është se ne do të punojmë ditë për ditë deri në zgjedhjet e ardhshme për të performuar sa më shumë. Çdo qytetar që na ndjek besoj është i ndërgjegjshëm se në Shqipëri nuk jemi në kushtet e një gare normale. A duhet të na mbajë jashtë politikës kjo, ne të rinjtë që duam që të ndryshojmë gjërat në këtë vend, Jo. Sepse nëse ne nuk do të ishim angazhuar vota e diasporës sot nuk do të ishte një realitet. Mblodhëm 21 mijë firma, rritëm ndërgjegjësimin për mes aktiviteteve në diasporë. A duhet kjo të na demotivojë për të garuar. Jo. Sepse vetëm kështu mund ta shtyjmë procesin në rrugën e duhur. Ne në këtë rrugëtim kemi hyrë për të dhënë atë që mund të japim, por ne nuk mund të bëhemi si ata për të fituar. Pra unë nuk mund të bëj marrëveshje me këdo për të kapur pushtet politik. Ne do të ecim drejt përpara, vetëm siç jemi. A mund të bëjmë marrëveshje me parti të tjera? Po patjetër. Se fakti që dështon njëherë në dashuri, nuk do të thotë se nuk do të dashurohesh më në jetë”, u shpreh Lapaj.
    Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), venosi më 30 korrik që mandati i vetëm i fituar nga Nisma Shqipëria Bëhet në qarkun e Tiranës, t’i kalonte të parës së listës së mbyllur, Ana Dajko./ZËRI

  • Pas krisjes në koalicion për 1 karrige në Kuvend/ Lapaj “tërhiqet” i shtrin dorën Shabanit për pajtim?

    Pas krisjes në koalicion për 1 karrige në Kuvend/ Lapaj “tërhiqet” i shtrin dorën Shabanit për pajtim?

    Reagim zyrtar i Lëvizja ” Shqipëria Bëhet”:
    Në dritën e ngjarjeve të fundit dhe përmbajtjeve të publikuara në rrjet, dëshirojmë të sqarojmë se nuk përfaqësojmë dhe nuk mbështesim asnjë formë gjuhe fyese, kërcënuese apo të dhunshme që bie ndesh me vlerat tona.
    Ne u bëjmë thirrje të gjithë ndjekësve tanë, simpatizantëve, aktivistëve dhe anëtarëve të angazhuar me ne, të refuzojnë në çdo moment gjuhën e dhunës pavarësisht ngarkesës emocionale nga çdo padrejtësi.Por, po aq të qartë duam të jemi edhe për një tjetër të vërtetë:
    Në këtë histori, të dhunuarit e vetëm janë 64.000 qytetarët që na votëbesuan dhe qindra aktivistët tanë që dhanë gjithçka në këtë betejë.
    Ndiejmë keqardhje të sinqertë për situatën e krijuar në lidhje me çështjen e mandatit dhe ju sigurojmë se nuk po i shmangemi përgjegjësisë sonë, por po bëjmë çdo përpjekje të ndershme për të mos ju zhgënjyer dhe për të ruajtur besimin që na keni dhënë.
    Sepse për ne, gara e ndershme dhe meritokracia janë dy shtyllat mbi të cilat u ngrit “Shqipëria Bëhet”. Ishin të vetmet armë që kishim përballë një sistemi të kalbur. Ishin këto dy parime që frymëzuan 64.000 qytetarë të na mbështesin pa interes.
    Ndaj po goditen sot, me shënjestër të saktë, si nga snajperistët e zakonshëm të sistemit, ashtu edhe nga ata që u shërbejnë si zëdhënës.
    Nëse gabimi ynë është dorështrirja për bashkëpunim, mund të na gjykoni! Ne po kërkojmë thjesht që marrëveshja parazgjedhore të realizohet ashtu siç u dolëm qytetarëve në fushatë. Është pikërisht ajo pika që dëshmon qasjen tonë për garën.
    Theksojmë se ne nuk do të heqim dorë nga besimi që gara e ndershme është rruga e vetme për të rikthyer besimin në demokraci. Përtej çdo shantazhi e hileje, brenda e jashtë sistemit, ne do të qëndrojmë.
    Jemi në pritje të reflektimit dhe uljes për zgjidhje nga pala tjetër në Koalicion. Ne e konsiderojmë këtë një moment që duhet tejkaluar si detyrë ndaj zgjedhësve tanë. Jemi në pritje të Z.Shabani dhe Z.Soko për ta adresuar me maturi e të vazhdojmë punën për zgjedhjet vendore.
    Sepse rrugën e nisur, nuk do ta lëmë në mes!

  • A do bashkohen “Nisma Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”?  Ja si përgjigjet Shabani për aleancën politike

    A do bashkohen “Nisma Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani për aleancën politike

    Endri Shabani, drejtuesi i partisë Nisma Thurje u pyet në Euronews Albania lidhur me një deklaratë nga Adriatik Lapaj nëse ekziston mundësia të ketë një shkrirje të dy partive që kanë qenë në një aleancë të përbashkët, Nisma Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurje.
    Mbi atë se çfarë do ndodhë në vijim, Shabani nënvizoi se një bashkëpunim për zgjedhjet do të donte ta vazhdonte përsëri, me qëllimin për të krijuar një koalicion më të gjerë.
    “Kjo është nxjerë nga konteksti, nuk më bën sens. Vetëm nëse Adriatiku do të rikthehet tek Nisma Thurje. Nuk ka shkrirje, ne jemi dy parti, kemi krijuar një koalicion, kemi bashkëpunuar për zgjedhjet dhe duam të vazhdojmë bashkëpunimin dhe për zgjedhjet e ardhshme lokale kurdo qofshin ato, që nuk mjaftojnë. Duhen shtuar aktorë të tjerë, intelekualë, gazetarë, pedagogë dhe forca të tjera të reja që kanë reflektuar, pra të krijojmë një koalicion më të gjerë.
    Nisma Thurje ka qenë një shoqatë e shoqërisë civile. Në 2021 kemi themeluar një parti dhe do ta vazhdojmë betejën. Shkrirja nuk është diskutuar si gjë. Unë do doja që ta vazhdonim bashkëpunimin”, shpjegoi Endri Shabani.

  • “Gafë e opozitës”/ 11 maji, Nard Ndoka: Berisha e ndërtoi fushatën mbi unin e tij, nuk pati frymë

    “Gafë e opozitës”/ 11 maji, Nard Ndoka: Berisha e ndërtoi fushatën mbi unin e tij, nuk pati frymë

    I ftuar në një emision televiziv Nard Ndoka u shpreh se opozita është të kufijtë e pamundësisë për të fituar me këtë kod zgjedhor.
    Ish deputeti Nard Ndoka thotë se opozita nuk krijoi frymë me koalicionin PD-ASHM, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Nard Ndoka:
    “Isha me Berishën, por edhe me këto kolegë të tjerë. Nuk pati një frymë te qytetarët, që ka koalicion përtej letrave. Zoti Berisha e ndërtoi fushatën mbi unin e tij, ndoshta ishte edhe strategji. Rama e kishte strategjinë e vet, nuk kishte as koalicion. Berisha kishte koalicion, kishte disa parti me peshë, por nuk e shfrytëzoi këtë mundësi. Rama mbetet aktor problematik në politikën shqiptare.
    Rama ka marrë fitoren e tij kur ka qenë në opozitë. Më iku jeta në opozitë. E djathta është në kufijtë e pamundësisë për të fituar me këtë sistem. Nuk ishin zgjedhje, për faktin që Rama e teproi. Diaspora ishte një tjetër problem, ishte gafë e opozitës. Ne nuk patëm infrastrukturë për zgjedhjet tona. Një parti mund të hapet, mund të rithemelohet. Nuk ka kuptim”.

  • Zhbllokimi i krizës politike, shtohen zërat për nevojën e koalicionit ndërmjet LVV-së dhe PDK-së

    Zhbllokimi i krizës politike, shtohen zërat për nevojën e koalicionit ndërmjet LVV-së dhe PDK-së

    Ngërçi i krijuar në Kuvendin e Kosovës që nga 15 prilli vetëm sa vjen e thellohet, pasi legjislatura e nëntë nuk arriti të konstituohet as në përpjekjen e sotme.
    Tashmë 21 tentimet e dështuara për konstituimin e Kuvendit kanë shtuar zërat për një koalicion të mundshëm qeverisës mes koalicionit të parë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Lëvizjes Vetëvendosje, Alternativës dhe Listës Guxo, dhe partisë së dytë, Partisë Demokratike të Kosovës, si zgjidhje për të zhbllokuar situatën e krijuar, pavarësisht mohimeve të vazhdueshme nga të dyja palët.

    Njohës politikë thonë se, pas mesazheve të ndërkombëtarëve dhe takimeve që përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, ka pasur me liderët partiakë, javën e ardhshme mund të ketë lëvizje pozitive drejt zhbllokimit të situatës, duke aluduar në përafrimin mes koalicionit LVV, Anternativa, Guxo dhe PDK-së.
    Politologu Albinot Maloku thotë për KosovaPress, se një koalicion qeverisës mes këtyre dy partive do të ishte alternativa e duhur për të kapërcyer ngërçin.
    Megjithatë, ai kritikon LVV, Alternativa dhe Guxo se qëllimisht deri tani kanë zvarritur formimin e institucioneve të reja, duke mos pasur vullnet të sinqertë për bashkëpunim.
    “I pari pas procesit zgjedhor (Lëvizja Vetëvendosje) nuk ka vullnet të sinqertë. Për rrjedhojë, provon në maksimum të manovrojë me situatat, duke provuar të paraqitet konstruktive vetë LVV-ja dhe të portretizojë palën tjetër si dekonstruktive. Në këtë kontekst, konsideroj se LVV-ja, e cila ka privilegjin të propozojë kreun e Kuvendit dhe të nisë procesin për formimin e qeverisë, mban edhe barrën e këtij stanjacioni që po ndodh. Për pasojë, një koalicion qeverisës pa proces të ri zgjedhor mes të parit (LVV) dhe të dytit (PDK) do të ishte shumë i dobishëm dhe do të mund të fillonte marrjen e obligimeve dhe detyrimeve”, thotë ai.
    Ngërçi në Kuvend aktualisht është te formimi i komisionit përkatës për votim të fshehtë, i cili nuk po merr mbështetjen e partive opozitare dhe të Listës Serbe.
    Analistja politike, Magbule Shkodra, thotë se zgjidhja më e mirë për të dalë nga kjo situatë është një bashkëpunim më i gjerë politik, duke parashikuar një koalicion mes LVV-së, PDK-së dhe Nismës Socialdemokrate.
    Në të kundërtën, ajo paralajmëron pasoja politike dhe ekonomike për vendin në rast se ngërçi zgjatet edhe më tej.
    “Besoj se ndoshta javën e ardhshme do të ketë disa ndryshime. Shpresoj që të ketë, pasi përndryshe, nëse kështu vazhdon, ne po e humbim një moment të rëndësishëm për Kosovën, i cili përveç pasojave politike do të ketë edhe pasoja ekonomike… Është më mirë që të formohet një qeveri me bazë të gjerë. LDK tashmë ka refuzuar dhe nuk besoj se do të kthehet prapa. Megjithatë, LVV-ja do t’i afrohet PDK-së dhe Nismës për një qeveri më stabile”, deklaron ajo.
    Koalicioni Lëvizja Vetëvendosje, Lista Guxo dhe Alternativa, nuk i ka numrat e nevojshëm prej 61 deputetësh për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të formuar qeverinë dhe ka propozuar koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës, mirëpo kjo e fundit ka refuzuar një gjë të tillë.
    Lideri i LVV-së, Albin Kurti, është shprehur i gatshëm për koalicion qeverisës me Nismën Socialdemokrate që ka tre deputetë në legjislaturë.
    Mirëpo, ai ka mohuar vazhdimisht mundësinë e koalicionit qeverisës me PDK-në. Të njëjtën gjë e kanë bërë edhe nga lidershipi i kësaj të fundit.
    Në anën tjetër, që nga 1 maji, koalicioni Lëvizja Vetëvendosje, Lista Guxo dhe Alternativa, insistojnë që votimi i kandidates së saj për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, të bëhet me votim të fshehtë, pasi e njëjta dështoi të zgjidhet në këtë pozitë me votim të hapur.
    Por partitë e tjera politike e kanë kundërshtuar këtë formë të votimit, duke e cilësuar si kundërkushtetuese dhe në kundërshtim me Rregulloren e Punës së Kuvendit, dhe kanë kërkuar ndryshimin e kandidatit për kryeparlamentar./kp/

  • Tom Doshi voton në Tiranë! Kreu i PSD: Me Berishën s’bëj koalicion, ndërsa me PS…

    Tom Doshi voton në Tiranë! Kreu i PSD: Me Berishën s’bëj koalicion, ndërsa me PS…

    Kreu i PSD-së, Tom Doshi ka votuar në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Kongresi i Lushnjes”. Pas votimit në këtë qendër, Doshi u shpreh besimplotë se rezultati i PSD-së do të jetë “superis në të gjithë Shqipërinë”.
    Por, Tom Doshi shtoi se nuk përcakton dot sa mandate do të marrë partia e tij, teksa shtoi se nuk do bëjë koalicion me Sali Berishën.
    “Sot nuk mund të përcaktoj, kam shpresë që rezultati do të jetë superist në të gjithë Shqipërinë. Me Berishën nuk bëj koalicion, sa i përket PS do të shohin ecurinë e rezultatit”, tha Tom Doshi.

  • Voton Tom Doshi: Rezultati i PSD do të jetë surprizë, jo koalicion me Berishën

    Voton Tom Doshi: Rezultati i PSD do të jetë surprizë, jo koalicion me Berishën

    Kreu i PSD-së Tom Doshi ka votuar te shkolla 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë.
    Në një deklaratë për mediet, Doshi shprehu besimin se rezultati i PSD në këto zgjedhje do të jetë surprizë për të gjithë. Gjithashtu u shpreh i prerë se nuk do të bëjë koalicion me kryedemokratin Sali Berisha. La të hapur mundësinë e koalicionit me PS-në.
    Doshi: Është dita më e rëndësishme për 4 vitet e ardhshme dhe kush do të jetë përfaqësues i qytetarëve në Kuvend. Kam shumë shpresë se rezultati për PSD do të jetë një surprizë në të gjithë Shqipërinë. Me zotin Berisha nuk bëj koalicion. Për sa i përket PS do të shohim ecurinë e rezultatit./vizionplus.tv

  • Voton në Tiranë kreu i PSD, Tom Doshi: Rezultati do të jetë surprizë! Me Berishën s’bëj koalicion

    Voton në Tiranë kreu i PSD, Tom Doshi: Rezultati do të jetë surprizë! Me Berishën s’bëj koalicion

    Kreu i PSD, Tom Doshi ka votuar në Tiranë.

    Ai u shpreh se rezultati për partinë që ai drejton do të jetë surprizë në këto zgjedhje.
    Sa mandate kërkoni në këtë zgjedhje?
    Doshi: Kam shumë shpresë rezultati për partinë do të jetë një surprizë për gjithë Shqipërinë. Me zotin Berisha nuk bëj koalicion, me PS do të shikojmë si do të shkojë rezultati.
     

    Top Channel