Shpëtoi tre të aksidentuarit, policit Klajdi Mustaj i dorëzohet Certifikata për Shërbim: Shembull frymëzimi për çdo efektive të Dalluara
Punonjësi i Policisë Klajdi Mustaj u vlerësua sot me certifikatën e akorduar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për aktin e tij të guximshëm në shpëtimin e tre personave të evakuuar. Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm ka vlerësuar aktin e guximshëm të punonjësit të Policisë, akt që mishëron më së miri […]
Shpëtoi të plagosurit në Fier, Ilir Proda i jep Certifikatë për Shërbime të Dalluara Inspektor Klajdi Mustaj
Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua ceremonia për dorëzimin e certifikatës së akorduar nga Drejtori i Përgjithshëm, punonjësit të Policisë Klajdi Mustaj. Në ceremoni morën pjesë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe të DVP Vlorë, ku punonjësi i Policisë është i komanduar për sezonin turistik, si dhe […]
Minatori humbi jetën në galerinë “GERTI Sh.p.k.”, Gjykata fal stafin teknik, i liron nga qelia
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër vendosi këtë të shtunë lirimin e katër prej pesë punonjësve të stafit teknik të kompanisë minerare , të arrestuar pas aksidentit tragjik që i mori jetën minatorit 66-vjeçar, Fari Veliu. Njëri prej të shoqëruarve pas aksidentit, Nj. P., me detyrë armator ishte lënë i lirë […]
Dy aksidente me autobusë brenda pak orësh në Peru, 13 viktima dhe mbi 60 të plagosur
Të paktën 13 persona humbën jetën dhe më shumë se 60 u plagosen në dy aksidente me autobusë në Perunë jugore, thanë autoritetet. Aksidenti vdekjeprurës ndodhi në rajonin Puno, ku një autobus doli nga korsia dhe ra në një përrua. Dhjetë persona humbën jetën dhe 38 të tjerë u plagosën, sipas një numri të përkohshëm […]
Tragjike në Gjermani! 37-vjeçari i merr jetën vetes dhe foshnjës së tij 3-muajshe pasi vrau gruan e tij gjatë një zënke
Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër, pasi vrau gruan e tij gjatë një grindjeje. Burri 37-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, vrau gruan e tij 34-vjeçare “duke përdorur një objekt të mprehtë” pas një grindjeje në shtëpinë e […]
Tragjedi në Itali! Humb jetën nga i nxehti 4-vjeçari, prindërit e gjejnë brenda makinës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur javën e kaluar në Olmedo, Itali, ku një djalë 4-vjeçar humbi jetën pasi u gjet pa ndjenja në makinën e familjes së tij, e parkuar nën diellin përvëlues. I mituri, Danir, me origjinë moldave, u shtrua fillimisht në repartin e terapisë intensive në spitalin Santissima Annunziata në Sassari. Më […]
Divjakë – 70-vjeçari humb jetën duke notuar në det
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në plazhin e Divjakës. Rreth orës 11:30, shtetasi V. Th., 70 vjeç, banues në Lushnjë, ka humbur jetën teksa po notonte në det.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave” Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë grupi hetimor dhe eksperti mjeko-ligjor, të cilët po punojnë për përcaktimin e shkakut […]
Britaniku që humbi jetën në akullnajën e Antarktidës gjendet 65 vjet më vonë
Eshtrat e një burri britanik që vdiq në një aksident të tmerrshëm në Antarktidë në vitin 1959 janë zbuluar në një akullnajë që po shkrinte. Mbetjet u gjetën në janar nga një ekspeditë polake në Antarktidë, së bashku me një orë dore, një radio dhe një tub, shkruan BBC. Ai tani është identifikuar zyrtarisht si […]
Ndërron jetë 15-vjeçari i shpëtuar nga efektivi Mustaj në aksidentin e Fierit
15-vjeçari që i kishte mbijetuar aksidentit rrugor në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” ka humbur jetën në spitalin e Traumës. Djali ishte shpëtuar vetëm pak ditë më parë falë ndërhyrjes së efektivit 26-vjeçar, Klajdi Mustaj, i cili rrezikoi jetën duke nxjerrë nga automjeti të dëmtuar personat që ishin në bord. Sipas informacioneve automjeti rrezikonte […]
Pëson arrest kardiak, 70-vjeçari humb jetën duke notuar në plazhin e Divjakës
Rreth orës 11:30, në plazhin e Divjakës, ka humbur jetën duke notuar në det, shtetasi V. Th., 70 vjeç, banues në Lushnjë. Grupi hetimor dhe eksperti mjekoligjor po punojnë për përcaktimin e shkakut të vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për arrest kardiak. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Top Channel