Irani vret 10 persona në Izrael, Trump dhe IDF kërcënojnë “hakmarrje” të ashpër
Një zjarr shpërtheu në një rafineri nafte pranë kryeqytetit të Iranit, Teheranit këtë të diel pas një sulmi izraelit. Një re e madhe tymi u ngrit në qiell nga një zjarr i fuqishëm në agim, sipas pamjeve nga agjencia iraniane e lajmeve WANA. Ndërsa Agjencia gjysmëzyrtare Tasnim tha se sulmet izraelite shënjestruan gjithashtu edhe ndërtesën […]
Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit – TV iranian: Objektiva kryesore Haifa dhe Tel Avivi
Televizioni shtetëror iranian njoftoi se Irani ka filluar valën e dytë të sulmeve në kuadër të Operacionit “Premtimi i Vërtetë” kundër Izraelit, gjatë natës së sotme. Sipas njoftimit, sulmi i ri përfshin një kombinim të dronëve dhe më shumë se 100 raketave, me qytetet Haifa dhe Tel Aviv si objektivat kryesorë. “Sulmi do të prishë […]
Netanyahu tha se Irani po prodhon bombë bërthamore! Analiza e CNN: Sa të sakta janë pretendimet e kryeministrit Izraelit?
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pohuar se Irani ka prodhuar uranium të pasuruar mjaftueshëm për nëntë armë bërthamore. Por Teherani ka këmbëngulur vazhdimisht se nuk po ndërton një bombë. Pra, sa i saktë është pretendimi i udhëheqësit izraelit? Nuk është e qartë se sa afër mund të jetë Irani me ndërtimin e një bombe […]
Omani jep njoftimin zyrtar: Raundi i ri i bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit nuk do të zhvillohet të dielën
Donald Trump “preferon paqen. Irani ka ende një mundësi”, tha shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, në një intervistë me Fox, duke theksuar se do të ishte një “ide e keqe” që Teherani të zhvendoste fokusin e tij te Shtetet e Bashkuara. Raundi i ri i bisedimeve bërthamore midis SHBA-së dhe Iranit, i planifikuar fillimisht për […]
‘Irani të ndalojë veprimet që cenojnë stabilitetin rajonal’, Kosova: Zgjidhja diplomatike, rruga e duhur
Qeveria e Kosovës ka reaguar dhe shprehur shqetësimin lidhur me situatën e tensionuar mes Izraelit dhe Iranit. Kosova u bëri thirrje palëve që të përmbahen, me qëllim të shmangies së përshkallëzimit të mëtejshëm të krizës së sigurisë në rajon. Sipas tyre Irani ka përshpejtuar pasurimin e uraniumit saqë edhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike deklaroi […]
Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!
Irani nuk ka paralajmëruar vetëm Izraelin dhe SHBA-të, por edhe vendet që i mbështesin ato. Paralajmërim u lëshua sot edhe për Britaninë dhe Francën. Teherani kërcënoi se do të sulmojë bazat e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme “nëse ato ndihmojnë në pengimin e sulmeve të saj ndaj Izraelit”. Lajmin e raportuan mediat iraniane, të […]
Nesho: Irani është shkelësi i rregullave të prodhimit të armëve bërthamore
Diplomati, Agim Nesho, në një intervistë në SYRI TV me moderator Bled Markun, theksoi se Irani është shkelësi më i madh në botë, për prodhimin bërthamor. Nesho tha se nga ana tjetër Putin duke u hequr si negociator për armëpushimin Iran-Izrael, kërkon të rifitojë pozitat e humbura në Lindjen e Mesme. “Irani nuk ka guxuar […]
Netanyahu thotë se Irani po prodhon një bombë bërthamore. Por a është kështu?
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pohuar se Irani ka prodhuar uranium të pasuruar mjaftueshëm për nëntë armë bërthamore. Teherani ka këmbëngulur vazhdimisht se nuk po ndërton një bombë. Pra, sa i saktë është pretendimi i udhëheqësit izraelit? Nuk është e qartë se sa afër mund të jetë Irani me ndërtimin e […]
“Do e djegim të gjithë Teheranin”, ministri i Mbrojtjes i Izraelit kërcënon Iranin
Pak orë pasi Irani sulmoi Izraelin, një paralajmërim i fortë ka ardhur nga ky i fundit. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka kërcënuar Iranin dhe udhëheqësin e tij suprem, Ali Khamenei, me pasoja të rënda për sulme të mëtejshme ndaj zonave civile në vend. “Nëse Khamenei vazhdon të qëllojë me raketa popullsinë civile izraelite, […]
Lufta dështon negociatat për paqe, Irani: Dialogu nuk ka më kuptim! Papa bën thirrje për negociata
Lufta në vijim Izrael-Iran ka shuar shpresat për bisedimet për paqe. Irani ka deklaruar se dialogu me SHBA-në mbi programin bërthamor të Teheranit është i pakuptimtë pas zhvillimeve të fundit, por tha se ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë ose jo në bisedime. Takimi i radhës, i gjashti në kuadër të dialogut […]