“Kushtetuesja” shpalli vakancë për vendin e Sonila Bejtjas, Berisha: Vendosi shkelmimin e ligjit
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar sot në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila tha se mandati i anëtares Sonila Bejtja përfundon në vitin 2025, duke hapur vakancën për vendin e saj. Për Berishën ky vendim i Kushtetueses është joligjor, teksa e quan si një ‘shkelmim të Kushtetutës’. “Dje është regjistruar shkalla më ekstreme e keqshfrytëzimit, keqadministrimit, keqpërdorimit […]
Gjykata e Lartë e la në burg, Ilir Meta bën përpjekjen e radhës
Një ditë pasi dështoi në Gjykatën e Lartë, Ilir Meta bën përpjekjen e radhës ne Apelin e Posaçëm, ku kërkon shfuqizim të masës “arrest në burg”. Ish-presidenti, që qëndron në qeli prej një viti, i kërkoi Gjykatës së Lartë të shfuqizojë vendimet e Shkallës së Parë dhe Apelit të Posaçëm, që refuzuan lirimin e tij, […]
BIRN: Gjykata Kushtetuese i llogarit mandatet nga data e përfundimit të detyrës së parardhësve
Pasi Gjykata Kushtetuese u vendos në lëvizje nga kërkesa e Presidentit të Republikës për të interpretuar mbi deklarimin e mbarimit të mandatit të anëtarëve të saj, vendosi të konsiderojë si fillim të mandatit të tyre datën e përfundimit të kohës së detyrës të përcaktuar për parardhësin, çka sjell si pasojë që këtë vit, veç vakancës […]
Vdiq duke pritur drejtësinë” – Juristi Daci: Gjykata e thirri në seancë, por ai kishte ndërruar jetë
Juristi Jordan Daci ka ngritur alarmin për situatën dramatike të sistemit gjyqësor në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një “kolaps funksional”. I ftuar në emisionin “Drejt” në Ora News, Daci tha se aktualisht janë rreth 200 mijë çështje që presin të shqyrtohen në gjykata, ndërsa gjyqet zvarriten deri në pikën që palët ndërojnë jetë […]
“Gjykata Kushtetuese duhet të veprojë”/ Përplasjet, reagon juristi: Konflikt i hapur, nuk është hera e parë…
Juristi Kreshnik Spahiu, në një lidhje të drejtpërdrejtë, komentoi përplasjen mes Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë lidhur me mandatin e një prej anëtarëve të Kushtetueses. Ai e cilësoi situatën si një konflikt institucional që ka vendosur në tension funksionimin e dy prej hallkave më të rëndësishme të sistemit gjyqësor në vend. “Ka pasur një […]
“Betoni i padrejtësisë” në Vlorë – Familja Musaj 12 vite në rrugë, shteti mbron oligarkët, jo qytetarët
Prej disa vitesh, qyteti i Vlorës është bërë epiqendra e betonit dhe përplasjeve midis familjeve vendase dhe një grupi biznesmenësh, që kanë ndikim te njerëz të korruptuar nëpër gjykata, prokurori, polici dhe bashki. Pasojat e këtyre përplasjeve shpeshherë kanë nxjerrë në rrugë familje, të cilat edhe pse ishin pronare të ndërtesës, janë mashtruar nga biznesmenët […]
Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Presidentit Begaj: Mandati i Sonila Bejtajt mbaron brenda vitit 2025
Kërkesa e Presidentit Bajram Begaj për t’i ndërprerë mandatin gjyqtares Sonila Bejtja është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Pas këtij vendimi, Kushtetuesja do të shpallë vakancën. Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese ka sqaruar interpretimin mbi mandatin e anëtarëve aktualë, duke theksuar se, në këtë fazë tranzitore, do të zbatohet parimi i përtëritjes së pjesshme të […]
Gjykata Kushtetuese i ndërpreu mandatin gjyqtares Sonila Bejtja, zbardhet vendimi
bejtja -begaj TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka vendosur t’i ndërpresë mandatin gjyqtares Sonila Bejtja, duke i hapur rrugën Presidentit të Republikës për të shpallur vakancën në vendin e saj. Ky vendim, i hap rrugë kreut të shtetit që të shpallë vakancën për vendin e anëtares Sonila Bejtja. Presidenti Bajram Begaj kishte bërë kërkesë për deklarimin e […]
Vrau gruan me 14 goditje thike, gjykata dënon me burgim të përjetshëm shqiptarin në Greqi
Eduard Danaj është dënuar nga drejtësia greke me brugim të përjetshëm, pasi para një viti vrau me thikë bashkëshorten e tij. 52-vjeçari është dënuar gjithashtu edhe me 5 mijë euro gjobë, për asyen se mbante armë pa leje. Gjykata e ka përshkruar vrasjen e 40- vjeçares nga Danaj, si një akt dhune dhe mizorie të […]
Nuk ka surpriza/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Metës
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona