Qyteza shqiptare mbushet me plehra/ Banorët protestojnë, mbeturinat vijnë nga 10 komuna të vendit
10 komuna të Malit të Zi po i hedhin të gjitha mbeturinat e tyre në lagjen Omerbozhaj të komunës shqiptare të Tuzit. Situata është përkeqësuar vitet e fundit, kur Ndërmarrja Publike “Deponia” ka marrë mbeturinat e të gjitha qyteteve të mëdha të Malit të Zi për përpunim. Në mënyrë të jashtëligjshme, ndërmarrja ka nisur hapjen […]
“Faleminderit Shqipëri!”, Ali Ahmeti: Akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të fabrikuara nga qarqet serbo-ruse
Kreu i BDI, Ali Ahmeti TIRANË- Kreu i BDI, Ali Ahmeti falenderoi Shqipërinë për mikpritjen, teksa vlerësoi praninë e figurave historike si Alfred Moisiu. Në tubimin e mbajtur në Tiranë, Ahmeti tha se akuzat ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të fabrikuara nga qarqet e errëta serbo-ruse. Ai shtoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka respektuar të […]
Balluku: I kemi të gjitha mundësitë që Ezeli dhe Sulejmani i Madhërishëm të flasin shqip!
belinda balluku TIRANË- Tirana mirëpret sot forumin më të madh të investimeve Shqipëri-Turqi 2025, një ndër ngjarjet ekonomike më të rëndësishme të vitit, i cili organizohet nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në bashkëpunim me MÜSİAD Albania, në ambientet e Pallatit të Kongreseve. E pranishme në këtë aktivitet ishte dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, […]
Berisha: Rama kishte përgatitur një orë fjalim, por e detyruan të mos jetë në protestën e UÇK-së
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë jashtë parlamentit tha për gazetarët se kryeministri Edi Rama kishte përgatitur një fjalim në protestën që do të mbahet në Tiranë të premten për lirimin e luftëtarëve të UÇK-së, por e detyruan që të mos merrte pjesë. Pjesë nga deklarata: Hordhitë serbe neveritën dhe tmerruan botën […]
Letër dashurie e Simone De Beauvoir: Më mbaj në zemrën tënde… të dua…
Nga: Simone De Beauvoir për të dashurin e saj, shkrimtarin Nelson Algren I dashuri im i shtrenjtë, fjeta pak, por kam ende dhembje të tmerrshme koke. Sapo i telefonova kompanisë Air France; më presin më orën dhjetë edhe sërish po më therin brengat. Nuk e mbledh dot mendjen, të të telefonoj, apo jo? Them se […]
Armëpushimi në fije peri, SHBA i del në ‘mbrojtje’ Hamasit për vonesat në kthimin e trupave
SHBA ka minimizuar pretendimet se Hamasi ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit me Izraelin duke mos kthyer të gjitha trupat e pengjeve të vdekur. Deri më tani, vetëm 9 nga 28 trupat e pengjeve të vrarë janë kthyer, ndërsa Hamasi pretendon se i duhen kohë dhe pajisje të specializuara për të nxjerrë trupat e tjerë nga […]
Infantino: Do të ndihmojmë në rindërtimin e të gjitha objekteve të futbollit në Gaza
16 Tetor 2025 7:50 Alfred Lleshi Pas marrëveshjes së paqes mes Izraelit dhe Hamasit për Gazën, të nënshkruar të hënën në Sharm el-Sheikh, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka premtuar mbështetje për rindërtimin e infrastrukturës futbollistike në Gaza si pjesë e përpjekjeve pasluftarake. “Është shumë e rëndësishme që FIFA të jetë këtu për të mbështetur, […]
A ka një ftesë për Ramën e Berishën? Protesta për UÇK-në në Tiranë, Azgan Haklaj rrëfen detaje nga tubimi
Tirana do të jetë epiqendra e një proteste madhështore mbarëkombëtare ditën e premte, në mbështetje të ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po mbahen padrejtësisht në Hagë. I ftuar në emisionin ‘Dekalog’, Azgan Haklaj zbuloi detaje nga përgatitjet e këtij tubimi, i cili pritet të mbledhë dhjetëra mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet. […]
Rregulla të reja në aeroporte, s’ka më vula në pasaportë. Ja çfarë ndryshon për shqiptarët
Prej 12 tetorit ka hyrë në fuqi në aeroportet evropiane sistemi i ri i identifikimit biometrik (EES – Entry/Exit System) për qytetarët nga vendet e treta që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Bashkimin Evropian. Sistemi nuk prek qytetarët e BE-së, por vetëm udhëtarët nga vende të tjera që udhëtojnë në zonën […]
Horoskopi për ditën e sotme, 15 tetor 2025
Showbiz E Mërkurë, 15 Tetor 2025 08:42 DashiPërvetësoni një qëndrim të lehtë dhe të gëzuar. Do ta keni të vështirë të lidheni me njerëzit sot nëse nuk e bëni këtë. Besoni se do të arrini më shumë nëse qeshni dhe bëni shaka me njerëzit në vend që të jeni serioz dhe i tensionuar për gjithçka. […]