Vuçiç në gjunjë përballë BE, bllokada e SHBA “kapitullon” Serbinë
                                “Pasi u përplas me politikën e tij të jashtme djallëzore, nga Evropa përmes Rusisë deri në SHBA, Aleksandar Vuçiç po vesh përsëri kostumin e tij pro-evropian për një kohë të shkurtër, të cilin ndoshta do ta veshë deri në vizitën e ardhshme të Ursula Von Der Leyen, e cila do të mbërrijë në Beograd pas […]                            
               
                        “Tërbimi” i Vuçiç, Kosova dhe studentët nxjerrin të palarat e Beogradit
                                Pas shtypjes brutale të protestave në të gjithë Serbinë muajin e kaluar nga policia, regjimi në pushtet në Beograd jo vetëm që ka nisur një ofensivë në mediat e huaja për të përmirësuar reputacionin e tij të njollosur, por gjithashtu ka dërguar një sërë letrash në institucionet evropiane dhe ambasadat e huaja në Serbi me […]                            
               
                        Ministri i Jashtëm gjerman, Wadephul: Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes sonë evropiane
                                Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes sonë evropiane. Ne do të ndjekim rrugën drejt BE-së së bashku me gjashtë vendet e rajonit, tha sot ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul përpara udhëtimit të tij në Belfast dhe Paris.  Qëllimi, sipas tij, është forcimi i besimit në anëtarësimin e rajonit në BE dhe arritja e përmirësimeve konkrete në jetën e përditshme të njerëzve – për shembull përmes shkëmbimeve rinore, lirisë se udhëtimit dhe njohjes së diplomave.  “Procesi i Berlinit është katalizatori në procesin e pranimit në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ky funksion është më i rëndësishëm se kurrë. Njerëzit po fillojnë të humbasin besimin në një të ardhme të afërt në BE. Ne nuk mund ta përballojmë këtë, pasi kjo do të kërcënonte një rikthim në kohët e vjetra të armiqësisë dhe një rol më të madh për Rusinë dhe Kinën”, shtoi ministri gjerman.  “Në të njëjtën kohë, Procesi i Berlinit ka të bëjë edhe me promovimin e bashkëpunimit të përditshëm dhe arritjen e përmirësimeve të prekshme në jetën e njerëzve – qoftë përmes punës ndërkufitare rinore, udhëtimit të lirë, apo njohjes së ndërsjellë të kualifikimeve”, tha Wadephul.  “Ka ende shumë hapa për të ndërmarrë, veçanërisht në rrugën drejt pajtimit. Kjo është një nga arsyet pse vendi i zgjedhur nga miqtë dhe mikpritësit tanë britanikë për takimin e këtij viti të ministrave të Jashtëm është veçanërisht i rëndësishëm. Belfasti simbolizon vendin ku pajtimi u bë i mundur pas disa dekadash mosmarrëveshjeje sociale. Jo brenda natës. Por me durim, vullnet politik dhe mbi të gjitha falë guximit të shumë njerëzve për t’iu drejtuar vazhdimisht njëri-tjetrit në situata të vështira”, tha ai.  “Në të njëjtën kohë, situata në Lindjen e Mesme vazhdon të na shqetësojë këtë javë. Më në fund ka shpresë për familjet e pengjeve dhe për njerëzit në Gaza. Shpresë për t’i shpëtuar makthit të dy viteve të fundit. Shpresë për një jetë dinjitoze, lirie dhe sigurie”, tha ministri gjerman.  “Në këto orë dhe ditë diplomacie, është thelbësore të punojmë së bashku dhe të ndërmarrim veprime. Kjo është arsyeja pse po udhëtoj nga Belfasti në Paris, ku, me ftesë të kolegut tim francez, po zhvillohet një takim ministror i shteteve evropiane, arabe dhe të tjera myslimane”, tha Wadephul. “Shumë vende janë të përgatitura të punojnë për të siguruar që plani i paqes i SHBA-së – të ketë sukses dhe që shpresa për paqe të bëhet shpejt realitet”, shtoi ai.  “Që kjo të ndodhë, Gaza nuk duhet të përbëjë më kërcënim për Izraelin dhe që kjo të ndodhë, populli i Rripit të Gazës ka nevojë, përveç ndihmës urgjente humanitare, për perspektiva politike dhe ekonomike”, tha ai.  […]                            
               
                        Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, raporti: Kushtet nuk e mbështesin elektrifikimin, mund të bëhet më vonë
                                Kushtet aktuale ekonomike nuk e mbështesin një hekurudhë të elektrifikuar sa i takon projektit Durrës-Rrogozhinë por kjo mund të bëhet në një fazë të mëvonshme.Të paktën kështu argumentohet në një raport të rishikuar në gusht të këtij viti në funksion të projektit dhe të publikuar nga Hekurudha Shqiptare.Bëhet fjalë për përmbledhjen jo-teknike të azhornuar e […]                            
               
                        Vr*sja e gjyqtarit Kalaja, Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve: Ofrojmë ndihmën tonë
                                Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve (EAJ) ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Në një letër drejtuar Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, presidenti i EAJ, Mikael Sjoberg, ka shprehur ngushëllimet dhe tronditjen e thellë për këtë ngjarje tragjike, duke ofruar gjithashtu mbështetjen e organizatës për kolegët shqiptarë. “Sipas lajmeve, mësuam se një gjyqtar shqiptar është […]                            
               
                        Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve shpreh ngushëllimet për vrasjen e Astrit Kalasë: Si mund t’ju ndihmojmë?
                                Astrit Kalaja TIRANË-Shoqata Europiane e Gjyqtarëve ka reaguar, lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme, më 6 tetor, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja pas një seance gjyqësore. Letra e Shoqtaës Evropiane të Gjyqtarëve: Të dashur kolegë, Sipas lajmeve, mësuam se një gjyqtar shqiptar është vrarë gjatë ushtrimit të detyrës së […]                            
               
                        BE-ja nxit strategjinë e re të inteligjencës artificiale për të zvogëluar varësinë teknologjike nga SHBA-ja dhe Kina
                                Brukseli ka thënë se BE-ja duhet të promovojë platformat vendase të inteligjencës artificiale dhe të zvogëlojë varësinë e saj nga ofruesit e huaj, ndërsa përgatitet të hartojë një plan të ri për të konkurruar kundër SHBA-së dhe Kinës në garën globale për teknologjinë revolucionare. Sipas një projekt-propozimi të parë nga Financial Times, strategjia e re […]                            
               
                        Zgjedhjet në Çeki, analiza nga ‘The Guardian’: A mund të formojë një qeveri të qëndrueshme Andrej Babiš pas fitores?
                                Populisti miliarder çek, Andrej Babiš, ka nisur bisedimet për krijimin e një qeverie të re, pas një fitoreje të rëndësishme në zgjedhjet parlamentare të mbajtura të premten dhe të shtunën në Republikën Çeke. The Guardian analizon se, edhe pse partia e tij ANO (Po) doli forcë e parë me 34.5% të votave dhe siguroi 80 […]                            
               
                        Vuçiç lë nam: si e turpëroi veten para udhëheqësve evropianë
                                Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili morri pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen, pati përsëri problem me venduljen. Pikërisht kur menduam se do ta gjente lehtësisht vendin e tij midis kolegëve të tij evropianë, këtë herë nuk ishte në rreshtin e fundit, as në ndonjë cep të largët, por nuk e dinte […]                            
               
                        Shefi i “Ryanair” i shqetësuar për dronët rusë mbi aeroporte: Nuk kam besim tek udhëheqësit evropianë që pinë çaj dhe hanë biskota”
                                Drejtori ekzekutiv i kompanisë së fluturimeve “Ryanair”, Michael O’Leary, ka akuzuar Bashkimin Evropian se ka dështuar të mbrojë aeroportet nga dronët që fluturojnë pranë tyre, duke kërkuar që ato të rrëzohen menjëherë për të shmangur rrezikun në trafikun ajror. “Pse nuk po i rrëzojmë këta dronë?”, deklaroi ai në një intervistë për Politico, duke iu […]