Luftë me Rusinë në 2030/ Zbulohet plani i armatosjes së BE: 5 vite kohë për t’u përgatitur
Bashkimi Evropian ka pesë vite kohë për t’u përgatitur për një luftë të mundshme, sipas një plani ushtarak të përgatitur nga Komisioni Evropian dhe që do të paraqitet nesër në Bruksel. Plani, i zbuluar nga Politico, titullohet “Udhërrëfyesi i gatishmërisë së mbrojtjes 2030” dhe parashikon që deri në vitin 2030, Evropa duhet të ketë “një […]
Von der Leyen i bën thirrje Shkupit t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për ta vazhduar rrugën drejt BE-së
Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet e nevojshme kushtetuese për ta vazhduar rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian (BE), tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas një takimi me udhëheqësit maqedonas në Shkup të mërkurën në mbrëmje. Von der Leyen shkroi në X se BE-ja e mbështet “plotësisht” rrugën e Maqedonisë […]
Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve thirrje qeverisë shqiptarë: Ndaloni sulmet ndaj drejtësisë
astrit kalaja TIRANË- Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve (EAJ) ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Shqipëri, Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje gjatë shpalljes së një vendimi gjyqësor. EAJ i bën thirrje qeverisë shqiptare që të ndalojë kritikat dhe sulmet ndaj gjyqtarëve. Në një rezolutë […]
E pabesueshme! Presidentja e KE zbulon se ky vend mund të hyjë shumë shpejt në BE
“Synimi që Mali i Zi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian është me të vërtetë pranë arritjes”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, teksa hapi konferencën e parë për investime Mali i Zi-BE në vendpushimin turistik Lushtica, pranë Tivatit. Von der Leyen tha se janë bërë hapa pozitivë dhe se ka ardhur koha […]
VIDEO/ Gledis Gjipali: Futja e standardeve evropiane rrit kostot dhe kërkon zbatim të fortë të ligjit
Drejtori ekzekutiv i Europian Movement Albania, Gledis Gjipali, ishte i ftuar në edicionin informativ ‘Ora 19’ në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, ku foli mbi sfidat që shoqërojnë procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Sipas tij, futja e standardeve evropiane sjell dy elemente kryesorë: rritjen e kostove dhe forcimin e zbatimit të legjislacionit, të […]
Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Ballkani jo problem për t’u zgjidhur, por zgjidhje që pret të integrohet
Ka nisur në Pallatin e Kongreseve Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor. Ky Forum mbahet për herë të parë në Tiranë dhe do të zgjasë dy ditë, 13-14 tetor. E pranishmë është edhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Në fjalën e tij në Forum, Rama falënderoi Komisionin Evropian për bashkëpunimin dhe mbështetjen në […]
“Ngrirja” e IPARD
OLAF gjeti shkelje në përdorimin e fondeve IPARD, Komisioni kërkon masa konkrete nga Shqipëria. Flet Salla Saastamoinen, drejtoreshë në detyrë e OLAF (Zyra Evropiane kundër Mashtrimit) Gati dy vjet pas publikimit të raportit hetimor mbi keqpërdorimin e mundshëm të fondeve IPARD të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) ka konfirmuar se hetimet kanë […]
Vuçiç në gjunjë përballë BE, bllokada e SHBA “kapitullon” Serbinë
“Pasi u përplas me politikën e tij të jashtme djallëzore, nga Evropa përmes Rusisë deri në SHBA, Aleksandar Vuçiç po vesh përsëri kostumin e tij pro-evropian për një kohë të shkurtër, të cilin ndoshta do ta veshë deri në vizitën e ardhshme të Ursula Von Der Leyen, e cila do të mbërrijë në Beograd pas […]
“Tërbimi” i Vuçiç, Kosova dhe studentët nxjerrin të palarat e Beogradit
Pas shtypjes brutale të protestave në të gjithë Serbinë muajin e kaluar nga policia, regjimi në pushtet në Beograd jo vetëm që ka nisur një ofensivë në mediat e huaja për të përmirësuar reputacionin e tij të njollosur, por gjithashtu ka dërguar një sërë letrash në institucionet evropiane dhe ambasadat e huaja në Serbi me […]
Ministri i Jashtëm gjerman, Wadephul: Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes sonë evropiane
Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes sonë evropiane. Ne do të ndjekim rrugën drejt BE-së së bashku me gjashtë vendet e rajonit, tha sot ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul përpara udhëtimit të tij në Belfast dhe Paris. Qëllimi, sipas tij, është forcimi i besimit në anëtarësimin e rajonit në BE dhe arritja e përmirësimeve konkrete në jetën e përditshme të njerëzve – për shembull përmes shkëmbimeve rinore, lirisë se udhëtimit dhe njohjes së diplomave. “Procesi i Berlinit është katalizatori në procesin e pranimit në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ky funksion është më i rëndësishëm se kurrë. Njerëzit po fillojnë të humbasin besimin në një të ardhme të afërt në BE. Ne nuk mund ta përballojmë këtë, pasi kjo do të kërcënonte një rikthim në kohët e vjetra të armiqësisë dhe një rol më të madh për Rusinë dhe Kinën”, shtoi ministri gjerman. “Në të njëjtën kohë, Procesi i Berlinit ka të bëjë edhe me promovimin e bashkëpunimit të përditshëm dhe arritjen e përmirësimeve të prekshme në jetën e njerëzve – qoftë përmes punës ndërkufitare rinore, udhëtimit të lirë, apo njohjes së ndërsjellë të kualifikimeve”, tha Wadephul. “Ka ende shumë hapa për të ndërmarrë, veçanërisht në rrugën drejt pajtimit. Kjo është një nga arsyet pse vendi i zgjedhur nga miqtë dhe mikpritësit tanë britanikë për takimin e këtij viti të ministrave të Jashtëm është veçanërisht i rëndësishëm. Belfasti simbolizon vendin ku pajtimi u bë i mundur pas disa dekadash mosmarrëveshjeje sociale. Jo brenda natës. Por me durim, vullnet politik dhe mbi të gjitha falë guximit të shumë njerëzve për t’iu drejtuar vazhdimisht njëri-tjetrit në situata të vështira”, tha ai. “Në të njëjtën kohë, situata në Lindjen e Mesme vazhdon të na shqetësojë këtë javë. Më në fund ka shpresë për familjet e pengjeve dhe për njerëzit në Gaza. Shpresë për t’i shpëtuar makthit të dy viteve të fundit. Shpresë për një jetë dinjitoze, lirie dhe sigurie”, tha ministri gjerman. “Në këto orë dhe ditë diplomacie, është thelbësore të punojmë së bashku dhe të ndërmarrim veprime. Kjo është arsyeja pse po udhëtoj nga Belfasti në Paris, ku, me ftesë të kolegut tim francez, po zhvillohet një takim ministror i shteteve evropiane, arabe dhe të tjera myslimane”, tha Wadephul. “Shumë vende janë të përgatitura të punojnë për të siguruar që plani i paqes i SHBA-së – të ketë sukses dhe që shpresa për paqe të bëhet shpejt realitet”, shtoi ai. “Që kjo të ndodhë, Gaza nuk duhet të përbëjë më kërcënim për Izraelin dhe që kjo të ndodhë, populli i Rripit të Gazës ka nevojë, përveç ndihmës urgjente humanitare, për perspektiva politike dhe ekonomike”, tha ai. […]