Prokuroria e Posaçme (SPAK) zbuloi kë të fundjavë (ditën e shtunë) se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, pjesë të 7 grupeve të strukturuara kriminale, të akuzuar për një sërë veprash penale si vrasje, tentativë vrasje, trafik droge etj, mes të cilëve personazhe të njohur të botës së krimit. Bëhet fjalë për operacionin “Revanshi”. Personat e dërguar për gjykim janë: ish deputeti i PS-së, Arben Ndoka, Ervis Martinaj ( i zhdukur prej vitit 2022);
Durim Bami, Endrit Dokle, ish efektivi Altin Morina, Arian Tuku, Samuel Ndoka, Vinçens Tuku, Jozi Kraja, Aldo Avdylaj (alias Elidon Avdyli), Oltion Zefi, Edson Jozëik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri), Kasandër Noga, Elson Reçi, alias Elson Kacorri, Fatmir Troplini, Klodian Shahini, Henerigert Mitri, Kristos Teta, Denis Meta, Marklen Haka (lias Marklen Aliu), Tori Xhecuka (alias Hektor Xhecuka), Florenc Kelmendi (alias Florenc Toçi), Ardit Gjokrosa, Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Altin Gega dhe Elton Zalla. Komunikimet e zbardhura në aplikacionin e dekoduar “SkyECC”, nxorën zbuluar njerëz të botës së krimit që tentuan të eliminojnë njëri-tjetrin, mes të cilëve Ervis Martinaj, Bamët e Niklës, Endrit Dokle, ish-deputeti Arben Ndoka. Të goditur nga drejtësia si shërbëtorë të këtyre grupeve kriminale, janë edhe ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit që i informonin për t’i shpëtuar bimët narkotike.
GRUPI I DREJTUAR NGA ARBEN NDOKA
SPAK thotë se gjatë vitit 2020, Arben Ndoka dhe dhëndri i tij Arian Turku, si drejtues të një grupi të strukturuar kriminal, siguruan kushtet dhe mjetet për të vrarë Durim dhe Valter Bamit. Ish-deputeti besonte se ata fshiheshin pas vrasjes së vëllait të tij. Për këto ngjarje, ato bashkëpunuan me Ervis Martinaj, Samuel Ndokën (nipi i ish-deputetit), Jozi Kraja, Aldo Avdylaj dhe Marklen Haka. Për të realizuar vrasjen e Durim Bamit, u përfshi edhe Martinaj, bosi i zhdukur i lojërave të fatit, i cili pavarësisht se angazhoi disa persona nuk ia doli ta eleminojë. Po ashtu, Ndoka dhe Turku, bashkë me Samuel Ndokën, Vinçens Tukun, si dhe me shtetas të tjerë të paidentifikuar, planifikuan më 1 dhjetor 2020 edhe vrasjen e Aleks Ndrekës, i njohur si “Leksi i Druve”, e cila mbeti në tentativë. Më 3 Korrik 2020, sipas SPAK, ndihmuan në hyrjen e paligjshme të Aldo (Elidon) Avdylit nga Mali i Zi.
GRUPI I DURIM BAMIT
Nga ana tjetër, Durim Bami, drejtues i grupit rival, në bashkëpunim me Endrti Doklen dhe të tjerë, siguroi kushtet gjatë janarit 2021 për të vrarë Arben Ndokën. Ndërsa në shkurt 2021, bashkë me Dokle dhe Marklen Hakën planifikoi vrasjen e Tori Xhecukës dhe Erigers Mihasit, mik i Ervis Martinaj i cili u vra në Tiranë.
GRUPI I ERVIS MARTINAJT
SPAK thotë se Ervis Martinaj, i zhdukur prej gushtit të vitit 2022, bashkë me anëtarët e grupit të tij Denis Metën dhe Kristos Tetën, organizoi gjatë vitit 2020 vrasjen e rivalit të tij të përbetuar Leonard Dukës, Elvis Gacës dhe Altin Gegës, si dhe deri në mars 2021 përgatiti vrasjen e Fatmir dhe Armando Hysenit.
GRUPI I TORI XHECUKËS ( financuar nga Ervis Martinaj)
Paralelisht, një grup tjetër i drejtuar nga Tori (Hektor) Xhecuka dhe i financuar nga Ervis Martinaj, me pjesëmarrjen e Florenc Kelmendit dhe Marklen Hakës, u organizua nga qershori 2020 për vrasjen e Durim Bamit, duke tentuar më 4 nëntor 2020 ta ekzekutonin atë dhe djalin e hallës së tij, Ervin Kodrën në zonën e Tapizës, Fushë-Krujë. Po ashtu sipas SPAK, Tori Xhecuka, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, gjatë periudhës maj–korrik 2020 siguroi gjithashtu mjete për vrasjen e Hamza Terziut, ndërsa më 18 maj 2020 qëlloi 26 herë me armë zjarri drejt banesës së tij në fshatin Zenisht në Burrel, ku ndodheshin edhe katër familjarë të tjerë.
GRUPI I LEONARD DUKËS
Fatmir Hyseni, Erlis Duka dhe Altin Gega, pjesë e grupit të drejtuar nga Leonard Duka, gjatë qershor–korrik 2020 siguruan kushte për vrasjen e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit.
GRUPI I ELSON REÇIT
Elson Reçi (Kaçorri), bashkë me Fatmir Troplinin dhe Klodian Shahinin, gjatë muajve qershor–shtator 2020 përgatiti vrasjen e Preng Gjinit (Preng Badanance). Më 15 shtator 2020, në urën e Nishërakut, në automjetin e tij me targa AA 903 YG shpërtheu një sasi eksplozivi, duke e plagosur rëndë Gjinin dhe duke lënduar lehtë dy kalimtarë të rastit.
KULTIVIMI DHE TRAFIKU I LËNDËVE NARKOTIKE
Sipas SPAK, Durim Bami drejtonte e financonte një grup që kultivonte kanabis në Nikël dhe Bubq gjatë dhjetor 2019–korrik 2020 dhe sërish në shtator 2020, duke administruar të gjithë aktivitetin. Në ndihmë i vinte ish-efektivi i RENEA-s Altin Morina (i arrestuar) dhe persona të tjerë të paidentifikuar, që jepnin informacione të brendshme dhe shmangnin kontrollet policore. Në zonën e Lezhës për drogë vepronte edhe grupi i drejtuar nga Elson Reçi, që kultivonte dhe trafikonte kanabis. Në ndihmë i vinte edhe polici Klodian Shahini, i cili ishte shef i Sektorit të Narkotikëve në Policinë e Lezhës, duke e informuar dhe duke ndihmuar shmangien e kontrolleve. SPAK identifikon edhe një grup tjetër të strukturuar kriminal në Lezhë dhe Krujë (maj–shtator 2020), me drejtues ende të paidentifikuar.
Të përfshirë ishin policët Klodian Shahini dhe Henerigert Mitri ( ishte drejtues i policisë së Lezhës), të cilët dyshohet se favorizonin kultivimin, jepnin informacione dhe shmangnin kontrollet. Mitri përdorte SkyEcc dhe lejonte edhe lojëra të paligjshme fati. I përfshirë rezulton edhe Elton Zalla, në banesën e të cilit u gjetën 202 kg kanabis më 20 shtator 2020. Për trafikun ndërkombëtar të kanabisit, SPAK akuzon Arian Tukun, Kasandër Nogën dhe Edson Jozwikun se kanë drejtuar një grup që trafikonte kanabis drejt BE-së (qershor–nëntor 2020), në bashkëpunim me Oltion Zefin dhe të tjerë. Më 3 nëntor 2020, në Malin e Zi u sekuestruan 160 kg kanabis i nisur nga Shqipëria.
Tag: ervis
-

SPAK çon për gjykim 27 anëtarë të 7 grupeve kriminale, mes tyre Martinaj dhe ish deputeti i PS Ndoka, akuza për…
-

SYRI TV/ Mbyllet dosja ‘Revanshi’, 27 persona në gjykim
Pas rreth dy vitesh hetime, Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për dosjen “Revanshi”. 27 persona me precedentë të theksuar kriminal dhe të akuzuar për vepra të ndryshme penale tashmë do të dalin para gjykatës për disa ngjarje kriminale, ku përfshirja e tyre është vërtetuar pas zbërthimit të aplikacionit SKY EÇ. Janë të paktën 8 ngjarje kriminale të zbardhura nga SPAK, ku nuk mungon as përfshirja e punonjësve të policisë së shtetit, të cilët sërish dalin se kanë bashkëpunuar me këto grupe kriminale.
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen “Revanshi”, pjesë e të cilës janë emra të njohur të botës së krimit dhe disa grupe kriminale që veprojnë në qytete të ndryshme të Shqipërisë. 27 persona me precedentë të mëparshëm kriminalë akuzohen për disa krime të rënda kundër jetës dhe grup të strukturuar kriminal. Disa prej tyre janë vënë në pranga nga policia, ndërsa disa të tjerë janë ende në kërkim. SPAK ka zbardhur disa ngjarje kriminale, hetimet e të cilave u zhvilluan pas ardhjes së bisedave të transkriptuara nga aplikacioni SKY EÇ.
Nga hetimet e SPAK është zbardhur se Arben Ndoka dhe Arian Tuku, në rolin e krijuesve, organizuesve dhe drejtuesve të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me Ervis Martinaj, Samuel Ndoka, Jozi Kraja, Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli), Marklen Haka (alias Marklen Aliu) dhe të pandehur të tjerë, gjatë vitit 2020 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami.
Gjithashtu, Arben Ndoka dhe Arian Tuku, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi, përfshirë Samuel Ndokën dhe Vinçens Tukun, kanë planifikuar vrasjen e shtetasit Aleks Ndreka, e cila ka mbetur në tentativë. Aleks Ndreka mori plagë të lehta, pasi u qëllua me armë zjarri nga një automjet.
Tori Xhecuka (alias Hektor Xhecuka), i financuar nga Ervis Martinaj, së bashku me Florenc Kelmendin (alias Florenc Toçi) dhe Marklen Hakën, prej qershorit 2020 kanë bashkëpunuar për vrasjen e Durim Bamit, për shkak të konflikteve që Ervis Martinaj dhe Tori Xhecuka kishin me të. Më 4 nëntor 2020, ata tentuan të vrisnin me armë zjarri pa leje shtetasit Durim Bami dhe Ervin Kodra në vendin e quajtur Ura e Tapizës, Fushë Krujë. Bami dhe Kodra po udhëtonin me një autoveturë Range Rover ngjyrë e zezë me targa italiane, ndërsa pasagjer ka qenë djali i hallës së Kodrës, Ervin Kodra.
I pandehuri Durim Bami, në bashkëpunim me të pandehurin Endrit Dokle, gjatë muajit janar 2021 ka siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Arben Ndoka. Po ashtu, Durim Bami, në bashkëpunim me Endrit Doklen dhe Marklen Hakën, gjatë muajit shkurt 2021 ka siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve Tori Xhecuka (alias Hektor Xhecuka) dhe Erigers Mihasi.
I pandehuri Ervis Martinaj, në bashkëpunim me Denis Metën dhe Kristos Teta, gjatë vitit 2020 ka siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve Leonard Duka, Elvis Gaca dhe Altin Gega.
Ervis Martinaj, gjatë vitit 2020 deri në mars 2021, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve Fatmir Hyseni dhe Armando Hyseni.
Fatmir Hyseni, Erlis Duka dhe Altin Gega, të drejtuar nga Leonard Duka, gjatë muajve qershor-korrik 2020 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi.
Elson Reçi (alias Elson Kaçorri), në bashkëpunim me Fatmir Troplinin dhe Klodian Shahinin, gjatë periudhës qershor-shtator 2020 ka siguruar kushte dhe mjete materiale për vrasjen e shtetasit Preng Gjini (alias Preng Badanance). Qëllimi u realizua duke mbetur në tentativë më 15 shtator 2020, në vendin e quajtur Ura e Nishërakut, ku në automjetin tip Mercedes Benz me targa AA 903 YG shpërtheu një sasi lënde eksplozive. Drejtuesi i mjetit, shtetasi Preng Gjini (alias Preng Badanance), mbeti i plagosur rëndë.
Nga hetimet e SPAK është faktuar gjithashtu bashkëpunimi i drejtuesve të policisë së shtetit me këto grupe kriminale. Ish-pjesëtari i forcave RENEA, Altin Morina, bashkëpunonte me Durim Bamin për kultivimin e kanabisit në zonën e Fushë-Krujës. Morina e informonte Bamin për lëvizjet e policisë. Po ashtu, Henerigert Mitri, drejtor i policisë së Qarkut të Lezhës, dhe Klodian Shahini, shef i sektorit të narkotikëve në këtë qark, bashkëpunonin me këto grupe për kultivimin e kanabisit dhe lejimin e lojërave të fatit.
TABELA
Arben Ndoka
Arian Tuku
Samuel Ndoka
Vinçens Tuku
Ervis Martinaj
Jozi Kraja
Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli)
Oltion Zefi
Edson Jozëik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri)
Kasandër Noga
Elson Reçi (alias Elson Kaçorri)
Fatmir Troplini
Klodian Shahini
Henerigert Mitri
Kristos Teta
Denis Meta
Marklen Haka (alias Marklen Aliu)
Tori Xhecuka (alias Hektor Xhecuka)
Florenc Kelmendi (alias Florenc Toçi)
Ardit Gjokrosa
Durim Bami
Endrit Dokle
Altin Morina
Erlis Duka
Fatmir Hyseni
Altin Gega
Elton Zalla
-

“Revanshi”/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona, mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, mes tyre ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka.
27 personat janë pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për një sërë veprash penale si vrasje, trafik droge etj.
Sipas SPAK, të pandehurit Arben Ndoka dhe Arian Tuku kanë rolin e krijuesve, organizuesve dhe drejtuesve të grupit të strukturuar kriminal të cilët kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve, Durim Bami dhe Valter Bami.Prokuroria e Posaçme informon se 27 të pandehurit, Ervis Martinaj, Endrit Dokle, Fatmir Troplini e Elson Reçi, janë përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale.
LEXO NJOFTIMIN E PLOTË TË SPAK -

Tenderi i Llogarasë/ Ish-kreu i ARRSH, Ervis Berberi kërkon gjykim të shkurtuar
Seanca paraprake po mbahet për ish-kreun e ARRSH, Ervis Berberi dhe bashkëpunëtorëve te tij. Bëhet me dije se gjatë seancës, Ervis Berberi ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Po ashtu ai pretendon për kthim të sendeve, fshirje korrespodence, pa përdorshmërinë e të dhënave të marra nga celulari.
Berberi akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.
Ortaku i ish-kreut të ARRSH-së, Valter Begaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. Ervis Lame akuzohet gjithashtu për të njëjtat vepra penale.
Skema
SPAK ka dyshime se shumat Berberi fillimisht si Drejtor i Efiçencës së Energjisë ka zhvilluar tre procedura prokurimi me vlerë rreth 1.2 milionë euro që janë fituar nga kompania DAAM që drejtohej nga Valter Begaj, por që defakto sipas SPAK, kompania zotërohej prej Berberit.
Po kështu SPAK dyshon se në kohën që Berberi drejtonte ARSH, e njjëta kompani ka fituar tre tendera të tjerë më vlerë rreth 1 milionë euro.
Hetimet kanë zbuluar se kjo kompani është përdorur për kalimin drejt saj të sasive të mëdha të parave, nga kompania tjetër, “Net Group”, e sipërmarrësit Begaj, përmes transaksioneve të ndryshme.
Paratë e kaluara në favor të kompanisë “Daam”, janë përdorur për të blerë prona të patundshme në emër të kësaj shoqërie. Këto veprime kanë ngritur dyshime për Prokurorët, se gjenden përballë një veprimtarie të pastrimit të parave.
Transaksionet nga “Net Group” drejt shoqërisë “Daam”, në zotërim indirekt nga zoti Berberi, përkojnë, sipas hetimeve, me kohën kur shoqëria “Net Group” rezultoi fituese e disa tenderave të të shpallur nga Agjencia për Efiçencën e energjisë dhe Autoritetit Rrugor, nën drejtimin e zotit Berberi. Bëhet fjalë për prokurime publike me një vlerë totale prej mbi 2.7 milion euro me tvsh. -

Akuzat për korrupsion dhe pastrim parash, ish-kreu i ARRSH, Ervis Berberi kërkon gjykim të shkurtuar
Po mbahet seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, Ervis Berberi dhe bashkëpunëtorëve te tij.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Ervis Berberi ka kërkuar gjykim të shkurtuar.
Po ashtu ai pretendon për kthim të sendeve, fshirje korrespodence, pa përdorshmërinë e të dhënave të marra nga celulari.Top Channel
-

Dosja ‘ARRSH’/ Seanca për Valter Begajn, biznesmeni pyetet nga Prokurori për transaksionet e dyshimta
Sot mbahet seanca për biznesmenin Valter Begaj, pjesë e dosjes ‘ARRSH’.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Begaj është pyetur nga prokurori i çështjes.
“Në 2018 si e përcaktuat vlerën 100 mijë lekë të reja që ja shitet shoqërinë DAAM Sh.P.K, Ervis Berberit. Në dhjetor të vitit 2021 ja bletë Brunilda Bulit pre 2 miliard lekë të vjetra sërish me vlerën e tregut, e kjo vlere e pa likuiduar. E keni riblerë nga Ervis Lami me zero lekë”, kanë qenë këto pyetjet e prokurorit ndaj Begajt.
Më tej prokurori vijon “Konstatuan në faktin që shoqëria kishte kaluar disa herë pronësinë, nga Ervis Berberi, Valter Begaj dhe dy të tjerët, Lami dhe Bulin, dhe rikthyer serish pa likuidim financiar tek Begaj. Duke i mëshuar qëndrimit të akuzës se këto veprime kanë qenë fiktive për të mbuluar bashkëpronësinë e kompanisë, Berberi-Begaj. Kjo ka shërbyer për të marrë paratë e përfituara nga prokurimet e institucioneve që drejtoheshin nga Berberi“.Top Channel
-

Ylli Manjani pyetje SPAK: Si gjendet kjo foto në dorë të Gazmend Bardhit, nga celulari i sekuestruar e Ervis Berberit?!
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku ka komentuar mbi një foto të dalë sipas tij nga celulari i sekuestruar i Ervis Berberit. Manjani ngre pyetje për SPAK, për mënyrën se si kjo foto ka rënë në dorë të Gazment Bardhit.
Postimi i Ylli Manjanit
Kjo foto e bërë nga Ervis Berberi, duket qartë që nuk është mjedis shtëpie. Ky mjedis gjendet në Pallatin e Brigadave.
Por pavarësisht kësaj, pyetja themelore që kam është kjo:
Si gjendet kjo foto në dorë të Gazmend Bardhit, nga celulari i sekuestruar e Ervis Berberit?!
Në ç’rrethana ligjore, apo proçedurale kjo foto, e cila nuk është pjesë e asnjë fashikulli gjykimi dhe, nuk gjendet në asnjë dosje të asnjërit prej të pandehurve, ka dalë nga memoria e celularit të Ervis Berberit dhe gjendet në dorë të Gazit?!
Shikoni, kjo foto ka dalë nga SPAK dhe nga askush tjetër. Në vetvete ajo nuk shërben si provë e as si indicie për hetimet që janë në proçes. Ndaj dhe nuk gjendet në asnjë dokument zyrtar të dosjeve me akuzat e bëra.
Kjo foto provon vetëm një gjë: që SPAK nxit drejtësinë popullore dhe politike ndaj personave që ka nën hetim. Huq i përhershëm ky…
Dalja e kësaj foto në publik, përbën akt flagrance ndaj prokurorit të çështjes, i cili duhet të japë llogari për këtë gjë.
Ai është rojtari i të dhënave hetimore. Askush tjetër, përveç atij nuk ka përgjegjësi për nxjerrjen në publik e të dhënave personale të personave.
Gaz Bardhi, i cili kërkon të lajë turpin e dështimit politik për humbjen më të thellë në Fier, është i gatshëm të bëjë lajmësin e SPAK të drejtësisë popullore, qoftë dhe me gënjeshtra. Sidoqoftë përhapësi i të dhënave që i jep SPAK, nuk e bën atë fitues në zgjedhje, por temë tjetër kjo.
Përgjegjës ligjor për nxjerrjen e kësaj foto është Prokurori i SPAK.
Ky nuk është thjesht skandal, por sjellje anti kushtetutë e anti ligj nga ana e prokurorëve.
Kam kohë që e denoncoj këtë fenomen. Kjo e sotmja është provë tjetër e kësaj sjellje dhune ndaj personit dhe drejtësisë.Kaq. -

Ylli Manjani pyet SPAK: Si gjendet kjo foto në dorë të Gazmend Bardhit, nga celulari i sekuestruar e Ervis Berberit?!
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku ka komentuar mbi një foto të dalë sipas tij nga celulari i sekuestruar i Ervis Berberit. Manjani ngre pyetje për SPAK, për mënyrën se si kjo foto ka rënë në dorë të Gazment Bardhit.
Postimi i Ylli Manjanit
Kjo foto e bërë nga Ervis Berberi, duket qartë që nuk është mjedis shtëpie. Ky mjedis gjendet në Pallatin e Brigadave.
Por pavarësisht kësaj, pyetja themelore që kam është kjo:
Si gjendet kjo foto në dorë të Gazmend Bardhit, nga celulari i sekuestruar e Ervis Berberit?!
Në ç’rrethana ligjore, apo proçedurale kjo foto, e cila nuk është pjesë e asnjë fashikulli gjykimi dhe, nuk gjendet në asnjë dosje të asnjërit prej të pandehurve, ka dalë nga memoria e celularit të Ervis Berberit dhe gjendet në dorë të Gazit?!
Shikoni, kjo foto ka dalë nga SPAK dhe nga askush tjetër. Në vetvete ajo nuk shërben si provë e as si indicie për hetimet që janë në proçes. Ndaj dhe nuk gjendet në asnjë dokument zyrtar të dosjeve me akuzat e bëra.
Kjo foto provon vetëm një gjë: që SPAK nxit drejtësinë popullore dhe politike ndaj personave që ka nën hetim. Huq i përhershëm ky…
Dalja e kësaj foto në publik, përbën akt flagrance ndaj prokurorit të çështjes, i cili duhet të japë llogari për këtë gjë.
Ai është rojtari i të dhënave hetimore. Askush tjetër, përveç atij nuk ka përgjegjësi për nxjerrjen në publik e të dhënave personale të personave.
Gaz Bardhi, i cili kërkon të lajë turpin e dështimit politik për humbjen më të thellë në Fier, është i gatshëm të bëjë lajmësin e SPAK të drejtësisë popullore, qoftë dhe me gënjeshtra. Sidoqoftë përhapësi i të dhënave që i jep SPAK, nuk e bën atë fitues në zgjedhje, por temë tjetër kjo.
Përgjegjës ligjor për nxjerrjen e kësaj foto është Prokurori i SPAK.
Ky nuk është thjesht skandal, por sjellje anti kushtetutë e anti ligj nga ana e prokurorëve.
Kam kohë që e denoncoj këtë fenomen. Kjo e sotmja është provë tjetër e kësaj sjellje dhune ndaj personit dhe drejtësisë.Kaq. -

“500 mijë euro, ose shiko çfarë do të pësosh”, si e shantazhoi Jeton Lami biznesmenin në Kamëz: Pse na kundërshton?
jeton lami dhe ervis martinaj
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur rreth 10 ditë më parë në Kamëz, ku një sasi tritoli shpërtheu në restorantin Perla e Detit, pas një shantazhi që i ishte bërë pronarit të biznesit, dhe një gjobe prej 500 mijë euro për llogari të kushërinjve Lami. Disa ditë përpara ngjarjes, dyshohet se shtetasi Florin Domi, i cili ka një biznes në afërsi të lokalit, ka thirrur pronarin e lokalit Saimir Sina duke i thënë se po e kërkon Jeton Lami (Ish-efektivi i policisë, që shoqëronte ditëen e zhdukjes Ervis Martinajn).
Sina ka shkuar dhe e ka takuar Lamin ku ky i fundit i ka thënë që ‘pse na kundërshton’, në lidhje me zhvillimin e biznesit në pronën e tij.
Sina i ka thënë që nuk i njihte fare. Pas kësaj Lami i ka thënë meqë “nuk na njeh do na japësh 500 mijë euro, ose do ta shikosh se çfarë do të pësosh”.
Sina ka kundërshtuar duke thënë se nuk do u jepte asnjë lekë. Disa ditë pas kësaj Sina është larguar drejt Italisë ku dhe jeton. Ndërkohë, Flogert Mzhika ka shkuar dhe ka takuar dy kunetërit që e kishin marrë me qira biznesin ku u ka thënë se nuk do t’a gëzojnë dot.
Autori i vendosjes së tritolit dyshohet të jetë anëtar i këtij grupi, ende i paidentifikuar nga policia, por që sipas burimeve dyshohet se është i njëjti person i vendosjes së lëndës shpërthyese në banesën e Xhelal Mziut dhe në disa raste të tjera në zonën e Kamzës.Për ngjarjen aktualisht mbetet në burg vetëm shtetasi Flogert Mzhika, ndërkohë që Jeton Lami u la nën masën e arrestit të shtëpisë, ndërsa Florin Domi u lirua kundrejt garancisë pasurore. Në kërkim mbetet shtetasi Ervis Lami, me precedentë të mëparshëm penalë, i cili është kushëri me ish-efektivin e policisë.
-

Si u ‘vra’ grupi i Belindës/ SPAK gjen provat që lidhin kontratat fallco me shitjen 0 lekë
Nga Elton Qyno
Një skemë e mirëfilltë korrupsioni dhe pastrimi parash është realizuar nga një rrjet zyrtarësh dhe biznesmenësh të lidhur me ish-ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, përbën një rast tipik për rekord “Guinnes”.
Lexo edhe:Zhupa: Vlera e vetëm një nga aferat e qeveritarëve do zgjidhte varfërinë e 48% të fëmijëve shqiptarë!E gjitha ka ndodhur brenda një guaske që ndërlidhej mes shoqërisë “DAAM” të themeluar në vitin 2017, Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës.
Por tashmë SPAK përmes zbulimit të 5 kontratave të blerjeve fiktive dhe mesazhet telefonike, ka zbërthyer të gjithë skemën e vjedhjes, duke sjellë njëherësh dhe “vdekjen” e grupit të Belinda Ballukut në ARRSH dhe ministrinë e infrastrukturës.
Tashmë pjesa më e madhe janë të pandehur, disa janë arrestuar, ndërsa kryetarja e këtij grupi, Belinda Balluku, është pezulluar nga detyra dhe kufizuar dalja jashtë shtetit, e ka indicia të forta se në ditët në vijim mund të ketë dhe masë arrestimi.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se SPAK ka arritur të “çajë” këtë grup korrupsioni që vepronte në ARRSH dhe Ministri, duke ndjekur një strategji me zbulimin e kontratave fiktive që kryheshin në shit-blerjen e kompanisë “DAAM“, faturat fiktive të shoqërisë “Net Group” dhe mbi 6 mijë mesazhe të rikuperuara në telefonat e Evis Berberit dhe zyrtarëve të tjerë të ministrisë dhe ARRSH-së.
Përmes mesazhe, SPAK tashmë ka rregjistruar zyrtarisht 3 dosje penale kundër Belinda Ballukut, si ajo e tenderit 190 milion euro të tunelit të Llogarasë, tenderit 2 milion euro të supervizimit të punimeve të tunelit të Llogarasë dhe tenderit për ndërtimin e Lotit Nr.4 të Unazës së Jashtme të Tiranës.
Sipas dokumentave çelësi fillestar i korrupsionit ka qënë shoqëria “DAAM” e themeluar në 5 Tetor 2017 nga Valter Begaj. Emri fillestar i kësaj kompanie ka qënë, “ВVAAL ENGI-10”, ndërsa administrator është emëruar Ervis Lami, shok i ngushtë i Evis Berberit.
Por 11 muaj nga themelimi i kësaj shoqërie, në 7 shtator 2018, para noteres Violeta Sulkaj, biznesmeni themelues i kompanisë “DAAM” që tashmë ndodhet në burg, Valter Begaj nënshkruan një kontratë me Evis Berberin.
Valter Begaj, zotëronte në atë kohë 100 për qind në pjesë 1.00 të kuotave të kapitalit të shoqërisë “ВVAAL ENGI-10”.
Sipas kontratës, Valter Begaj, deklaron se i shet blerësit Evis Berberi 100 për qind të këtyre kuotave në shumën 1 milion lekë të vjetra, shumë e cila është likujduar jashtë kësaj zyre dhe pala shitëse i ka marrë të hollat në dorë dhe nuk ka asnjë pretendim për këtë vlerë të likujduar.
Edhe Ervis Berberi, deklaron se është dakort si më sipër, pra që ka blerë në masën 100 për qind kuotat e kapitalit dhe që e ka likujduar plotësisht shitësin Begaj, për vlerën 1 milion lekë të vjetra.
Me blerjen e shoqërisë “ВVAAL ENGI-10”, Evis Berberi në muajin Tetor 2018, vendos të ndryshojë emrin e saj, duke e quajtur “DAAM” ndërsa administrator vijon të qëndrojë Ervis Lami.
Ndërkohë 1 vit më pas, në 31 janar 2019, shoqëria “DAAM” e përfaqësuar nga pronari i saj Evis Berberi, shitet tek një vajzë nga Kavaja, e quajtur, Brunilda Buli.
Një kontratë fiktive që Brunilda Buli merte përsipër tek noterja Rezarta Koçi, ti paguante Evis Berberit 500 mijë euro për ti blerë këtij të fundit 100 për qind të aksioneve. Berberi e bleu kompaninë në 2018 kundrejt 1 milion lekë të vjetra dhe për 1 vit e shiti të njëjtën kompani 500 mijë euro.
Në nenin 2 të kësaj kontrate të nënshkruar mes palëve në fillim të vitit 2029, thuhet se:
”…shitësi ia shet këto kuota blerësit kundrejt një çmimi 500 mijë euro, të vlerës nominale. Palët deklarojnë se kësti i parë në çmimin prej 8 mijë euro është paguar jashtë zyrës noteriale nga blerësja në favor të shitësit, të cilët nuk kanë asnjë pretendim ndaj njëri-tjetrit. Ndërsa pjesa tjetër e çmimit total do paguhet në 5 këste për një periudhë kohore prej 5 vjetësh, konkretisht nga 100 mijë euro çdo vit. Nëse pala shitëse nuk paguan vlerën totale të çmimit të shitjes brenda 5 vjetësh, shoqëria do i kthehet palës shitëse dhe pagesat e bëra gjatë kësaj kohe, nuk do i kthehen mbrapsht palës blerëse…”.
Por për të kuptuar se si kjo skemë funksionoi, SPAK iu desh të sekuestronte, celularët e drejtorit tashmë të arrestuar të ARRSH, Evis Berberi, hetime të cilat nisën në shtator të vitit 2023, pas të dhënave që u publikuan në media.
Një oficer i Byrosë Kombëtare të Hetimit, vuri më pas në lëvizje Prokurorinë. Por ajo çka e fundosi drejtorin e ARRSH, ishte zbërthimi i celularit Samsung, S 23 Ultra, në posedim të Ervis Lamit.
Aty nga ku u zbuluan edhe komunikimet midis tij, Evis Berberit, Valter Begaj dhe Brunilda Bulit. Biseda të cilat nuk linin asnjë hamendësim sipas SPAK, se Evis Berberi ishte pronari de fakto i kompanisë ‘DAAM’ dhe e kontrollonte atë në mënyrë të tërthortë, teksa si zyrtar i lartë në administratë çonte para në llogaritë e tij nga taksat e qytetarëve shqiptarë.
Në 16 gusht 2021 Brunilda Buli, i shkruan Ervis Lamit: “…Më fal që po të shkruaj në këtë orë. Doja të pyesja. Kemi hyrë në ndonjë tender në Kavajë me “DAAM”. Se kishte marrë babin tim në telefon njëri në Kavajë dhe i kishte thënë që ka një gabim në letra.
Ervisi i përgjigjet: Po, po. Sot kemi dorëzuar letrat. Në dijeninë time dokumentet kanë qenë në rregull.
Brunida i shkruan: Po çfarë tenderi është?
Ervis i dërgon sms: Është një objekt për realizimin e projekteve të ngrohjes me kaldajë, në 4 objekte”.
Ndërkohë sipas dokumentave të siguruara nga gazetari Elton Qyno, në 23 dhjetor 2021, vartësja e Evis Berberit Brunilda Buli, vendos t’ia shesë të gjitha aksionet e kompanisë “DAAM”, pronarit fillestar të kësaj shoqërie, biznesmenit Valter Begaj.
Sipas dokumentave fiktive që SPAK ka zbuluar, Valter Begaj që shiti kompaninë në 2018, tek Evis Berberi kundrejt vlerës financiare prej 1 milion lekë të vjetra, tashmë pas 3 viteve vetëofrohet të blerë këtë shoqëri, kundrejt 200 milion lekë të rinj (2 miliard lekë).
Kjo shifer e madhe, sipas kontratës do të paguhej nga blerësi në llogarinë bankare të shitësit dhe mandatet do të bashkangjiteshin kësaj kontrate.
Por çuditërisht, 2 muaj pasi Valter Begaj, ka blerë aksionet kundrejt 200 milion lekë të rinj të shoqërisë “DAAM”, ai në muajin shkurt 2021 vendos t’ia shesë këto aksione me të njëjtin çmim administratorit të shoqërisë “DAAM”, Ervis Lami, i cili është shok i ngushtë i Evis Berberit dhe Valter Begaj.
Sipas dokumentave të siguruara, në 21 shkurt 2022 firmoset një kontratë tjetër shitjesh të kapitalit të kompanisë “DAAM” mes Valter Begaj, gruas së tij Loreta Vallja që jep pëlqimin dhe Ervis Lamit, shokut të ngushtë të Evis Berberit.
Sipas kontratës të, çmimi i shitjes së 100 për qind të aksioneve, është fiksuar në 200 milion lekë të rinj.
Në nenin 2 të kësaj kontrate thuhej se: “…pala shitëse Valter Begaj dhe dhënësja e pëlqimit Loreta Vallja deklaron se i shet blerësit Ervis Lami, gjithë kuotën që ajo zotëron, me pjesëmarjen në masën 100 për qind të kapitalit të shoqërisë kundrejt çmimit të sitjes 200.000.000 (dyqind milione) lekë të rinj. Kjo vlerë do të paguhet nga blerësi në llogarinë bankare të shitësit dhe mandatet do t’i bashkangjiten kësaj kontrate. Palët deklarojnë se çmimi është i vetëm, i pandryshuar dhe palët nuk kanë asnjë pretendim ndaj njeri-tjetrit në lidhje me vlerën dhe mënyrën e likujdimit si me poshtë përshkruar. Çmimi i shitje’s se kuotave te kapitalit do te paguhet me keste brenda nje periudhe kohore prej 3 (tre) vitesh nga dita e nenshkrimit te kesaj kontrate. Nese pala blerese nuk paguan vleren totale te cmimit te shitjes se kuotave te kapitalit brenda 3 vjetesh, shoqeria do t’i kthehet shitesit, pronarit aktual, pa asnjë detyrim shtesë.
Por habitë me shitje-blerje fiktive të kësaj kompani nuk kanë rreshtur sërisht. Pasi dy muaj pas shitjes 200 milion lekë të rinj, pronari i ri, Ervis Lami, në 4 Prill 2022 ka vendosur tia shesë të gjitha aksionet e shoqërisë, biznesmenit fillsetar të saj, Valter Begaj.
Kontrata e shitjes nuk është bërë tek asnjë noter ndërsa çmimi i shitjes së kësaj shoqërie është 0 lekë.
“…shitesi Ervis Lami, deklaron se i shet blerësit Valter Begaj, (pronar i mëparshëm i subjektit) 100 për qind të këtyre kuotave, kundrejt vlerës 0 lekë, pasi shitësi tërhiqet nga pronësia dhe të dy palët nuk kanë asnjë pretendim ndaj njeri-tjetrit…”-thuhet në kontratën e shitjes.
Tashmë kjo shoqëri është sekuestruar nga SPAK qysh prej 2 Prillit 2024 dhe ende vijon të jetë e sekuestruar.