Sekuestrohet autobusi i agjencisë së kryetarit të PD-së në Sarandë, u gjetën brenda tij dy emigrantë të paligjshëm
Një shofer autobusi ka rënë në pranga në Igumenicë, pasi ka qenë duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm drejt Greqisë. Lajmi bëhet me dije mediat greke, të cilat shkruajnë se shoferi i autobusit është arrestuar mëngjesin e sotëm pas kontrollit të ushtruar nga policia në autobusin të cilin po drejtonte. Autobusi ishte në pronësi të […]
Anija shqiptare shpëton 13 emigrantë në Egje
Anija “Butrinti” P-134, pjesë e misionit të NATO-s në Detin Egje, finalizoi operacionin e kërkim-shpëtimit (SAR), duke u ardhur në ndihmë 13 emigrantëve, mes tyre 2 fëmijë. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me Rojet Bregdetare të Greqisë dhe Turqisë, dhe përfundoi pa asnjë incident. Ky është operacioni i katërt SAR i kryer nga […]
Mbytet anija me emigrantë në Kanalin Anglez, vdes një prej tyre
Foto Ilustruese FRANCË- Një anije me emigrant është përmbytur gjatë natë në Kanalin Anglez duke bërë që një prej tyre të humbasë jetën. Anija ishte e mbushur me 60 persona, shumë më tepër se kapaciteti i saj dhe për këtë arsye, ndodhi dhe përmbytja. 59 personat e tjera që ndodheshin në bordin e anijes u […]
SHBA, kryebashkiaku i Newark, kandidat për guvernator, arrestohet gjatë protestës në një qendër paraburgimi për emigrantë
Kryebashkiaku i Newark, qyteti më i madh i New Jersey-t, Ras Baraka — i cili është gjithashtu kandidat për guvernator me Partinë Demokratike — u arrestua nga agjentët federalë gjatë një proteste të mbajtur në një qendër paraburgimi për emigrantë, pas një përplasjeje ku u përfshinë edhe tre anëtarë të Kongresit të SHBA-së. Nuk është […]
Ruanda do të pranojë shtetas të dëbuar nga SHBA
Ruanda ka konfirmuar se është në bisedime me administratën Trump për të pranuar emigrantë të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara. Në një deklaratë, Ministri i Jashtëm i vendit, Oliver Duhungire, tha se bisedimet “nuk janë të reja për shtetin e tij”, pasi Ruanda më parë ka rënë dakord të pranojë emigrantë të dëbuar nga Britania. […]
15 emigrantë të dëbuar nga Italia mbërrijnë në Shqipëri
Në orën 17:00 ka mbërritur në Shqipëri anija “Guardia Costiera” me 15 emigrantë të dëbuar nga Italia, të cilëve u është refuzuar azili në shtetin fqinj. Anija italiane është ankoruar në port dhe pritet që emigrantët të dërgohen në kampin e Gjadrit nën masa të rrepta sigurie. Ky është kontigjenti i dytë i emigrantëve në pak kohë, […]
Kampi i Gjadrit pret 15 emigrantë të rinj, nis faza e dytë e marrëveshjes me Italinë
Anija italiane është ankoruar në port dhe pritet që emigrantët të dërgohen më pas në kampin e Gjadrit nën masa të rrepta sigurie. Ky është kontingjenti i dytë i emigrantëve, pasi më herët mbërritën 40 emigrantë rreth 3 javë më parë ku 16 prej tyre deri tani janë larguar nga kampi i Gjadrit ku sipas […]
Në Gjadër nuk ka të zhdukur! Emigrantë janë riatdhesuar nga italianët në vendet e tyre të origjinës
Në kampin e Gjadrit nuk ka emigrantë të zhdukur. Burime të sigurta për Top Channel nga brenda kampit por dhe jashtë konfirmojnë faktin se 16 emigrantë janë larguar nga kampi i Gjadrit drejt Italisë. Sipas burimeve thonë se emigrantët janë larguar grupe në ditë të ndryshme nga aeroporti i Rinasit dhe Porti i Durrësit drejt […]
16 emigrantë u arratisën nga kampi i Gjadrit? Zbulohet se çfarë ka ndodhur me ta
Media italiane “La Stampa” ka ngritur alarmin me një artikull të publikuar ditën e djeshme, duke raportuar se 16 emigrantë ishin arratisur nga kampi i Gjadrit dhe nuk dihet se ku ndodhen. Sipas medias italiane, në Gjadër të Lezhës kanë mbetur vetëm 25 emigrantë nga 41 që mbërritën së fundmi me anije. Megjithatë, në një […]
Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
Ndihmonte emigrantë nga vendet e treta të kalonin ilegalisht kufirin, arrestohet shtetasi sirian M. H., 18 vjeç. Ky shtetas u kap në flagrancë gjatë natës, në fshatin Vidohovë, duke shoqëruar 6 shtetas egjiptianë dhe sirianë, 4 prej të cilëve ishin të mitur. Shtetasi i ndaluar i ndihmonte emigrantë nga vendet e treta, që të kalonin […]