E rëndë/ Gjendet i pajetë 59-vjecari, dyshohet se…
Një 59 vjecar është gjetur sot i pajetë në ambientet e magazinës pranë banesës së tij në Fier. Burime të policisë thanë se 59-vjecari me inicialet Sh.S, dyshohet të jetë vetëvrarë me armë gjaku. Ngjarja u shënua mesditën e kësaj të hëne në fshatin Cakran. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave […]
Nga lëndët narkotike deri tek dhuna në familje, arrestohen disa persona në Tiranë
Policia ka arrestuar disa persona për veprat të ndryshme penale në kryeqytet. Forcat blu kanë arrestuar një 50-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet një sasi lënde narkotike. U arrestua një 42-vjeçar dhe një 60-vjeçar pasi kishin ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre. Polica ka arrestuar gjithashtu edhe dy persona 26 dhe […]
Grabitja e Shekullit në Luvër: Arrestohen dy të dyshuar, dyshohet se ishin pjesë e bandës
muzeu i luvrit PARIS- Dy persona të dyshuar janë arrestuar për grabitjen në muzeun e Luvrit në Paris. Sipas gazetës Le Parisien, arrestimi u krye mbrëmjn e të shtunës, ndërsa njëri prej tyre po përgatitej të hipte në një fluturim nga Aeroporti Charles de Gaulle. Personi tjetër u arrestua pak më vonë, po atë mbrëmje, ndërsa dyshja aktualisht po […]
Fallsifikimi i bërë zap
Policia gjermane ka njoftuar se ka shkatërruar një rrjet falsifikuesish pikturash të cilët dyshohet se kërkonin miliona për kanavacë arti që pretendonin se ishin nga mjeshtra të tillë si Pablo Picasso dhe Rembrandt, përfshirë një pikturë që ka qenë e ekspozuar në Rijksmuseum të Amsterdamit për dekada. Javën e kaluar, policia arrestoi dhe më pas […]
Rreth 80 kg drogë u zbulua në gomonen e fundosur/ Kontrolle në disa banesa në Sarandë, çfarë dyshohet
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen e raportuar një ditë më parë, ku një 50-vjeçar nga Saranda lëshoi alarmin “SOS” pasi gomonia e tij gati u fundos e tëra në brigjet greke. Pasi u shpëtua dhe kreu kontrollet mjekësore, ai u vu në pranga, për shkak se autoritetet Portuale të Igumenicës dhe Korfuzit […]
Gjashtë të vdekur pas një sulm të ri nga SHBA ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge
Forcat amerikane kanë nisur një tjetër sulm ndaj një anijeje në Karaibe që dyshohet se po kontrabandonte drogë, njoftoi të premten Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth. Ministri tha se sulmi vrau të gjashtë personat në bord. “Mbrëmë [të enjten], me urdhër të Presidentit Trump, Departamenti i Luftës nisi një sulm vdekjeprurës ndaj një […]
Skandali i NBA/ Yjet e basketbollit u përdorën si “karrem”, si Cosa Nostra manipuloi ndeshjet dhe bastet
FOTO ILUSTRUESE SHBA- Një skandal i madh ka shpërthyer jashtë parketit të basketbollit amerikan, duke tronditur ligën. Trajneri i NBA-së, Chauncey Billups i Portland Trail Blazers dhe mbrojtësi i Miami Heat, Terry Rozier, u arrestuan të enjten për përfshirje të dyshuar në bixhoz të paligjshëm, thanë zyrtarët amerikanë. Billups, një ish-yll i Detroit Pistons dhe anëtar […]
Dyshohet se bleu vota për Tom Doshin, SPAK çon për gjykim kryebashkiakun e Vaut të Dejës
Kristian Shkreli TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun socialist të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli dhe ka bërë kërkesë në GJKKO për kalimin e dosjes për gjykim. Shkreli u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK pak ditë më parë nën dyshimin se bleu vota për Partinë Socialdemokrate. Atij iu komunikua akuza “ korrupsion […]
Arrestohet gjyqtari serb që gjykon në Euroleague, dyshohet i ldhur me krimin e organizuar
24 Tetor 2025 8:38 Telesport Gjyqtari i Euroleague, Uros Nikolic, u arrestua në Beograd si pjesë e një operacioni të madh ndërkombëtar policor, i cili rezultoi në arrestimin e dhjetë personave të tjerë. Forcat e rendit gjetën 250,000 dollarë dhe shufra ari në apartamentin e tij. Sipas raportimeve të mediave serbe, Nikolic dyshohet se është […]
E përndiqte nga burgu 16-vjeçaren, policia identifikon bashkëpunëtorin e 46-vjeçarit
Pas kallëzimit të një të miture se ishte përndjekur nga 2 shtetas (njëri prej tyre aktualisht në burg, Jetmir Llanaj), policia njoftoi se ka identifikuar shtetasin tjetër që dyshohet se ka përndjekur 16-vjeçaren. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. H., 27 vjeç. Vijojnë kërkimet për kapjen e 27-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e rrethanave dhe […]