Tag: dyshohet

  • DETAJE/ Motrat Nikolli dyshohet se stisën sulmin me tritol që i mori jetën Eneas

    DETAJE/ Motrat Nikolli dyshohet se stisën sulmin me tritol që i mori jetën Eneas

    Alda Nikolli, Enea Thomaraj dhe Xhovana Nikolli

    TIRANË- Alda dhe Xhovana Nikolli dyshohet të kenë stisur sulmin me tritol të ndodhur më 13 korrik 2024, që i mori jetën fqinjit të tyre, Enea Thomarai. Hetuesit e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) zbarkuan një ditë më parë në banesën ku motrat Nikolli kanë jetuar me qira në Elbasan dhe ushtruan kontroll të prani të pronarit të apartamentit. Gazetari i OraNeës Elton Qyno shkruan se kontrolli është kryer me shpresën e kapjes së provave, që mund të implikojnë motrat Nikolli në këtë ngjarje, pasi SPAK ka të dhëna se ngjarja është e montuar.
    Ajo që dihet për këtë ngjarje është se kamerat kanë pikasur një person që afrohet me biçikletë, lë lëndën plasëse dhe më pas largohet. Ai është një person me precedentë penalë, është identifikuar nga autoritetet, por ende nuk është prangosur dhe mungesa e dëshmisë së tij e ka lënë këtë çështje pa një autor.
    Thomarai jetonte në apartamentin përballë motrave Nikolli dhe nuk kishte asnjë lidhje me to. Atij i ra dera në kokë për shkak të shpërthimit dhe përfundoi në koma në Spitalin e Traumës, ku qëndroi për një muaj, por më pas ndërroi jetë.
    Gjatë kohës së kësaj ngjarjeje, njëra nga motrat, Alda Nikolli ka akuzuar të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani si autor. Këtë gjë, ajo e tha në një intervistë për Top Channel dhe në daljet e drejtpërdrejta që ka bërë në “Tik Tok”. Alda Nikolli rrëfente se me Nuredin Dumanin kishte pasur një raport intim që nuk kishte përfunduar mirë dhe ai e kishte kërcënuar, arsye për të cilën ajo kishte krijuar bindjen se më pas ai i ka vendosur sasinë e tritolit në derën e banesës.
    Ndërsa motra tjetër, Xhovana Nikolli është e dashura e Amarildo Xhanejt (Nikolli) që u vu në pranga në Vlorë, pasi dyshohet se kishte shkuar të vriste Inez Hajrullën. Pas arrestimit, Amarildo Xhanej u bë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe u dënua nga Gjykata e Posaçme me 2 vite e 9 muaj burg për armëmbajtje pa leje në kuadër të grupit kriminal.
    Ajo që është raportuar gjithashtu është se mes Xhanejt dhe Dumanit ka pasur përplasje fizike në burgun e sigurisë së lartë “313”.

    Një ditë pas kontrollit të ushtruar nga SPAK ka pasur edhe një reagim nga Xhovana Nikolli. Në një postim në rrjetet sociale, ajo shpreh revoltën ndaj kësaj ngjarjeje, pasi shkruan se SPAK ka sekuestruar sende private pa urdhër gjykate. Ajo shprehet se Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar edhe telefonin e prindërve të saj dhe se ndaj vetë asaj është ushtruar presion psikologjik.  

  • Do të vendoste tritol bashkë me 34-vjeçarin! Zbulohet banesa e dytë e Mikelian Tomit, gjenden 2 armë

    Do të vendoste tritol bashkë me 34-vjeçarin! Zbulohet banesa e dytë e Mikelian Tomit, gjenden 2 armë

    armët e sekustruara

    SHKODËR-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Shkodër, ku 32-vjeçari Mikelian Toma u arrestua së bashku me 34-vjeçari, David Simoni, nën dyshimet se ishin nisur për të vendosur një sasi tritoli. Sot Policia ka zbuluar një tjetër banesë në përdorim të Tomës, në fshatin Dajç, pronari i së cilës është shtetasi me iniciale G.V., rezident në Itali.
    Nga kontrolli u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, 2 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se i kishte siguruar dhe i mbante Mikelian Toma. 

    Njoftimi i policisë:
    Policia gjen dhe sekuestron 2 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.
    Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të veprimeve hetimore lidhur me arrestimin e dy shtetasve M. T., dhe D. S., të cilët u arrestuan më datë 26.03.2025, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Vjedhje”, e kryer në bashkëpunim, pasi nuk iu bindën urdhrit të Policisë, për të ndaluar motomjetin e vjedhur me të cilin lëviznin, kanë siguruar informacion se njëri prej shtetasve të arrestuar kishte dhe një banesë tjetër në përdorim.
    Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi M.T, kishte në përdorim banesën e shtetasit G.V., në fshatin Dajç (pronari i banesës rezident në Itali).
    Nga kontrolli i ushtruar në këtë banesë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, 2 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se i kishte siguruar dhe i mbante shtetasi i arrestuar M.T.
    Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
    Simoni dhe Toma u arrestuan më 27 mars. Ata dyshohet se ishin nisur për të vendosur një sasi tritoli, të cilin dyshohet se e kanë hedhur gjatë kohës që kanë qenë në ndjekje nga Policia. Deri më sot, lënda plasëse nuk është gjetur. Motori me të cilin lëviznin dy të rinjtë, u pa në mënyrë rastësore në një prej rrugëve të lagjes “Xhabije”. Gjatë kontrolleve të mëtejshme, në automjetet e tyre janë gjetur një bidon me benzinë, një silenciator dhe një sasi kokaine. Ende nuk dihet se kush ishte shënjestra e dy të rinjve, të cilët kanë heshtur para hetuesve./ZËRI

  • Arrestohet në Shkodër 32- vjeçari nga Kosova, u kap duke vjedh bizhuteri në një banesë, shtrohet në psikiatri një…

    Arrestohet në Shkodër 32- vjeçari nga Kosova, u kap duke vjedh bizhuteri në një banesë, shtrohet në psikiatri një…

    Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin kosovar B. A., 32 vjeç, pasi më datë 28.03.2025 u kap në flagrancë duke vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit B. D., 37 vjeç, banues në lagjen Salo Halili, Shkodër. Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se i përkiste shtetasit B. A;
    Po nga këta Specialistë u ndalua shtetasi E. M., 34 vjeç,banues në Shkodër, pasi më datë 24.03.2025, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me sende të forta komshiun e tij. 34-vjeçari, u shtrua në Spitalin Psikiatrik Shkodër, për mjekim, pas ka shfaqur probleme të shëndetit mendor;
    U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. A., 33 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se me date 27.03.2025, ka vjedhur motomjetin në pronësi të shtetasit E. S.
    -Më datë 28.03.2025, shtetasi Rr. Rr., 59 vjeç, ka kallzuar se ka konstatuar të hapur derën e banesës së shtetasit L. L., 78 vjeç, me banim të përkohshëm në Itali. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të këtij rasti.

  • Çfarë ndodhi në Tiranë? Bien në pranga  2 persona, ja akuzat që rëndojnë mbi ta

    Çfarë ndodhi në Tiranë? Bien në pranga 2 persona, ja akuzat që rëndojnë mbi ta

    Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të dyshuar për ushtrim dhune ndaj familjarëve të tyre.
    Shtetasja L. K., 38 vjeçe, është proceduar në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj të mitur, 17 vjeç. Materialet për rastin e saj janë referuar në Prokurori për hetime të mëtejshme.
    Shtetasi P. R., 55 vjeç, është arrestuar nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, me të cilën është në proces divorci.
    Hetimet për të dyja rastet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

  • Ballsh: 77-vjeçari gjendet i vdekur në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë disa ditë më parë

    Ballsh: 77-vjeçari gjendet i vdekur në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë disa ditë më parë

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar të mërkurën në qytetin e Ballshit, ku një 77-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen “28 Nëntori”. Viktima, i identifikuar si Petrit Saliaj, u gjet nga vajza e tij, e cila kishte shkuar për ta vizituar.

    Sipas burimeve nga policia, dyshohet se i moshuari kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë. Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, duke përjashtuar mundësinë e një ngjarjeje kriminale. Familjarët kanë deklaruar se ai vuante prej vitesh nga probleme kardiake, ndaj mendohet se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë një infarkt. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Mbante në shtëpi të miturën pa dëshirën e saj, arrestohet 27-vjeçari

    Mbante në shtëpi të miturën pa dëshirën e saj, arrestohet 27-vjeçari

    Foto ilustruese

    TIRANË- Një 27-vjeçar është arrestuar sot në Tiranë, pasi ka mbajtur pa dëshirën e saj një 15-vjeçare në shtëpi. Sipas Policisë, 27-vjeçari dyshohet se e ka ngacmuar atë seksualisht dhe e ka ndaluar atë të largohet nga shtëpia. Gjatë kontrollit, atij iu gjet edhe një thikë, e cila u sekuestrua.
    Policia po vijon hetimet për zbardhjene e plotë të kësaj ngjarje.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
    -arrestuan shtetasin E. Gj., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka mbajtur në banesë, pa dëshirën e saj, një 15-vjeçare, të cilën gjithashtu dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht. Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjet një mjet prerës (thikë)”, njofton Policia./ZËRI

  • Krimi në Kosovë! Familjari i viktimës: Pronari e vrau nga xhelozia pse shkoi të punojë në vend tjetër!

    Krimi në Kosovë! Familjari i viktimës: Pronari e vrau nga xhelozia pse shkoi të punojë në vend tjetër!

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë së hënës në fshatin Stanoc të Vushtrrisë, ku një grua është vrarë dhe autori i dyshuar ka kryer vetëvrasje. Nga vendi i ngjarjes, familjari i viktimës, Rrahim Ajeti, ka dhënë detaje mbi rastin. Sipas tij, dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak se viktima kishte ndërruar vendin e punës dhe nuk punonte më te dorasi.

    “Nuk ka pasur ndonjë lidhje familjare. Ka qenë grua shembullore. Viktima dhe bashkëshorti i saj kanë punuar vite më parë te biznesi i të dyshuarit. Nuk janë burrë e grua”. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    “Rrethanat se si ka ardhur deri te vrasja nuk i dimë akoma. Por dyshohet se shkaku kryesor të jetë xhelozia se pse ka shkuar në një vend tjetër pune dhe e ka lënë tek unë”, deklaroi Ajeti para gazetarëve.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një numër të madh të forcave të policisë që kanë rrethuar zonën, ndërsa banorët e shqetësuar janë mbledhur përreth, të tronditur nga ajo që ka ndodhur. Dyshohet se akti ka ndodhur brenda objektit por jo brenda furrtarisë. Megjithatë, policia ende nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare mbi motivin e kësaj tragjedie.

    Kjo është vrasja e dytë që trondit Vushtrrinë brenda 24 orëve, pasi vetëm një ditë më parë një 19-vjeçar u vra në rrethana të tjera.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Vrasja e dyfishtë në Stanoc të Vushtrrisë, krejt çka dihet deri më tash

    Vrasja e dyfishtë në Stanoc të Vushtrrisë, krejt çka dihet deri më tash

    Nexhmije Haradini mbeti e vrarë dje në Stanoc të Vushtrrisë nga i dyshuari 58 vjeçar, i cili më pas bëri vetëvrasje.
    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti në një përgjigje për Periskopin deklaroi se “bazuar në hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes dyshohet se kryesi i veprës, dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H., e më pas i dyshuari ka qëlluar edhe veten”.
    “Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë”, tha ai.
    “Me urdhër të Prokurorit, dy trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit po vazhdojnë hetimet për veprat penale ” Vrasje e rëndë ‘ dhe ” Vetëvrasje””, tha zëdhënësi Zahiti.
    Të shtëna me armë në Vushtrri, dyshohet për 2 të vrarë
    ‘Pse ma ke lëshu punën?’ – zbulohen detaje rreth motivit të vrasjes së dyfishtë në Vushtrri
    Ndërkaq, Prokuroria Themelore e Mitrovicës bëri ditur se janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë po hetohen të gjitha rrethanat që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë.
    “Si pasojë e te shtënave dy persona kanë mbetur të vdekur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë. Dyshohet se një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje. Në vendngjarje ka dalur prokurori kujdestar i PTH Mitrovicë. Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim. Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë”, ka thënë Prokuroria.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR

  • Zjarri shkrumbon një lokal në Vlorë, shkak dyshohet shkëndija elektrike

    Zjarri shkrumbon një lokal në Vlorë, shkak dyshohet shkëndija elektrike

    Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes së sotme (25 mars) në fshatin Novoselë të Vlorës.
    Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, informon se nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale, kurse forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.
    Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike, teksa do pritet edhe ekspertimi piroteknik për të vërtetuar dhe në rrugë shkencore. Gjithashtu po merret edhe dëshmia e pronarit të lokalit.

  • Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, dyshohet për dy viktima

    Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, dyshohet për dy viktima

    Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Komunën e Vushtrisë.
    Sipas mediave lokale dyshohet se dy persona kanë humbur jetën.
    Të shtënat janë konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
    Ndërkaq, një ditë më parë një vrasje e rëndë tronditi qytetin e Vushtrisë ku mbeti i vrarë një 19 vjeçar.Policia dhe grupi hetimor kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave/