Dosja “Partizani”, Berisha mbërrin në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në SPAK ditën e sotme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Ai shoqërohej nga avokati i tij mbrojtës Genc Gjokutaj, ndërsa jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme u prit nga mbështetës demokratë. Ditën e sotme në orën 11:30, Gjyata e Posaçme do të vendosë nëse […]
Afera ‘Partizani’/ Sot seanca paraprake, GJKKO pritet të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim…
Për dosjen “Partizani”, sot në orën 11:30, GJKKO do të mbajë seancën paraprake ku do të vendoset nëse ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi do të kalojnë në gjykim. Mbrojtësit e Berishës kanë tentuar të shtyjnë procesin, teksa kanë hedhur edhe akuza ndaj gjyqtares së hetimit paraprak, Irena Gjoka, lidhur me një […]
Dosja ‘Sterilizimi’/ Shkak mungesa e avokatëve, shtyhet sërish seanca për ish-ministrin, Beqaj
Për shkak të mungesës së avokatëve, seanca për çështjen e sterilizimit në GJKKO është shtyrë. Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka shtuar numrin e avokatëve që do ta mbrojnë në këtë proces. Përveç avokatit Ermal Yzeiri, ai do të përfaqësohet edhe nga avokati Florian Bonjaku.
Dosja “Gërdeci”, shtyhet gjyqi për Fatmir Mediun
Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në dosjen “Gërdeci”. Shkak u bë mungesa e gjyqtares Irena Gjoka, e cila kishte paraqitur një raport mjekësor. Gjyqi ndaj Mediut ndodhet në fazën e kundërshtimeve që ish-ministri i Mbrojtjes po bën ndaj akt-ekspertizës tekniko-ushtarak të sjellë nga ekspertët.
Dosja “Partizani”, shtyhet seanca për Sali Berishën
Teksa sot pritej të vendosej nëse do kalonte dosja për gjykim, GJKKO ka shtyrë seancën për kreun e PD Sali Berishën. Seanca është shtyrë për datën 19 maj. Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj deklaroi para gazetarëve se kanë kërkuar revokimin e vendimit të gjyqtares Flojera Davidhi, e cila rrëzoi të gjitha kërkesat e mbrojtjes për […]
Dosja “Partizani” shtyhet sërish seanca, vendimi për Berishën pas zgjedhjeve
Është shtyrë përsëri seanca në lidhje me dosjen “Partizani”, ku sot pritej të merrej një vendim nëse çështja do të kalonte në gjykim apo jo. Seanca u shty për një datë tjetër, që është pas zgjedhjeve, dhe është planifikuar të zhvillohet më 19 maj. Avokati Genc Gjokutaj tha se gjykata ka gjobitur Sali Berishën me […]
Dosja ‘Sterilizimi’/ Shtyhet sërish gjyqi për Ilir Beqajn, shkak mungesa e ish-ministrit
Seanca në GJKKO për dosjen e “Sterilizimit” është shtyrë për në datën 7 Maj. Në sallë nuk ishte i pranishëm Ilir Beqaj dhe as avokati i tij, Ermal Yzeiraj, mëson gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene. Yzeiraj informonte gjykatën se nuk mund të paraqitej për shkak të një angazhimi akademik. Ndërsa ish-ministri paraqiti një deklaratë ku […]
Rasti “Toyota Auris”/Kalohet për gjykim dosja në ngarkim të avokatit Radovan Çela
Është kaluar për gjykim nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) dosja në ngarkim të avokatit Radovan Çela, lidhur me çështjen ‘Toyota Auris’. Radovan Çela ka qenë avokat i Alfred dhe Elvis Vladi, të arrestuar në vitin 2018 pas sekuestrimit të 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit, si pjesë e të ashtuquajturës dosja ‘Toyota Yaris’. Avokati […]
Dosja “Toyota Yaris”/ Akuzohet për korrupsion dhe ndikim te gjyqtarët, kalon për gjykim avokati Radovan Çela
Procedimi penal për të ashtuquajturën dosja “Toyota Yauris”, Gjykata e Posaçme kalon për gjykim avokatin Radovan Çela. Në këtë proces të njohur, avokati Radovan Çela dyshohet për korrupsion dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë pasi ka ofruar para në mënyrë që të ndikonte në vendimmarrjen e funksionarëve të drejtësisë. Gjatë seancës […]
“Nga Borshi në Gjorm, të gjithë e dinin se Rama ka vjedhur pronat”/ Berisha: Dosja ka tre vjet që mbahet në…
Kryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar se nga Borshi në Gjorm, të gjithë e dinin se Rama ka vjedhur pronat. Berisha gjatë konferencës për mediat, tha se dosja ka tre vjet që mbahet në sirtar nga Sadushi. “A e dëgjove ti? Ata e dinin shumë mirë që familja Koleka kanë pasur gjithsej vetëm tre derra […]