Tag: dosja

  • Dosja ‘Sterilizimi’/ Shtyhet sërish gjyqi për Ilir Beqajn, shkak mungesa e ish-ministrit

    Dosja ‘Sterilizimi’/ Shtyhet sërish gjyqi për Ilir Beqajn, shkak mungesa e ish-ministrit

    Seanca në GJKKO për dosjen e “Sterilizimit” është shtyrë për në datën 7 Maj.
    Në sallë nuk ishte i pranishëm Ilir Beqaj dhe as avokati i tij, Ermal Yzeiraj, mëson gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene.
    Yzeiraj informonte gjykatën se nuk mund të paraqitej për shkak të një angazhimi akademik.

    Ndërsa ish-ministri paraqiti një deklaratë ku nuk mund të merrte pjesë për shkak të gjendjes shëndetësore, ku bashkëngjitur administroi edhe një recetë të mjekimeve që po merr në qeli.
    /vizionplus.tv

  • Rasti “Toyota Auris”/Kalohet për gjykim dosja në ngarkim të avokatit Radovan Çela   

    Rasti “Toyota Auris”/Kalohet për gjykim dosja në ngarkim të avokatit Radovan Çela  

    Është kaluar për gjykim nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) dosja në ngarkim të avokatit Radovan Çela, lidhur me çështjen ‘Toyota Auris’.
    Radovan Çela ka qenë avokat i Alfred dhe Elvis Vladi, të arrestuar në vitin 2018 pas sekuestrimit të 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit, si pjesë e të ashtuquajturës dosja ‘Toyota Yaris’.
    Avokati Çela është përfshirë në dosjen e ish-Kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, ku në dosje janë përfshirë gjithashtu ish-oficerja e policisë gjyqësore pranë ish-prokurorisë për Krime të Rënda, Erjona Daupaj dhe Astrit Vladi.
    Ndaj tyre rëndojnë akuzat e korrupsionit në disa raste, si dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm si dhe nxjerrje të sekretit të hetimit.
    Sipas prokurorisë të pandehurit në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kërkuar dhe pranuar ryshfet për të ndikuar tek gjyqtarë e prokurorë që hetonin dhe gjykonin dosjen e 3.4 milion eurove që u bllokua në Portin e Durrësit, me qëllim që të favorizoheshin të pandehurit.

  • Dosja “Toyota Yaris”/ Akuzohet për korrupsion dhe ndikim te gjyqtarët, kalon për gjykim avokati Radovan Çela

    Dosja “Toyota Yaris”/ Akuzohet për korrupsion dhe ndikim te gjyqtarët, kalon për gjykim avokati Radovan Çela

    Procedimi penal për të ashtuquajturën dosja “Toyota Yauris”, Gjykata e Posaçme kalon për gjykim avokatin Radovan Çela. Në këtë proces të njohur, avokati Radovan Çela dyshohet për korrupsion dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë pasi ka ofruar para në mënyrë që të ndikonte në vendimmarrjen e funksionarëve të drejtësisë.
    Gjatë seancës avokati mbrojtës kërkoi gjykim të shkurtuar por gjykata në këtë seancë nuk mori vendim. Kësaj kërkesë gjykta e poscame do ti përgjigjet më 12 maj. Avokati Radovan Cela u dorezua disa kohë më pare dhe rrjedhimisht u cel procesi për te fhe për te pandehurit e tjerë Astrit Vladi dhe Erjona Daupaj.

  • “Nga Borshi në Gjorm, të gjithë e dinin se Rama ka vjedhur pronat”/ Berisha: Dosja ka tre vjet që mbahet në…

    “Nga Borshi në Gjorm, të gjithë e dinin se Rama ka vjedhur pronat”/ Berisha: Dosja ka tre vjet që mbahet në…

    Kryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar se nga Borshi në Gjorm, të gjithë e dinin se Rama ka vjedhur pronat. Berisha gjatë konferencës për mediat, tha se dosja ka tre vjet që mbahet në sirtar nga Sadushi.
    “A e dëgjove ti? Ata e dinin shumë mirë që familja Koleka kanë pasur gjithsej vetëm tre derra dhe pesë dhi. E kanë me dokumente. Ka shkruar Spiro Koleka që nuk kanë pasur asnjë tokë. Ku e gjetën tokën këta? Asnjë, gjithçka është tokë e manastirit dhe tokë publike, e marrë me dokumente të falsifikuara. Do shihen gjërat. Dosja ka tre vjet që mbahet në sirtar nga Sadushi. Nuk e nxjerr dot. Po dosja do dalë se nuk vidhet aty. Ata e dinin të gjithë që është vjedhje. Nga Borshi gjer në Gjorm, e kishin shumë të qartë se është vjedhje,” tha Berisha.

  • Dosja “Partizani”, shtyhet seanca paraprake në GJKKO për Sali Berishën, ja kur do të mbahet gjyqi i radhës

    Dosja “Partizani”, shtyhet seanca paraprake në GJKKO për Sali Berishën, ja kur do të mbahet gjyqi i radhës

    Vendimi për dosjen “Partizani” në GJKKO është shtyrë për ditën e nesërme. Raportohet se vendimi do të jepet në orën 13:00.
    Dosja lidhet me privatizimin e ish-kompleksit të klubit Partizani, një çështje që ka qenë në qendër të hetimeve për korrupsion dhe shkelje të ligjit.

  • Pse po shtyhet pafund gjyqi i Berishës? Avokati  zbulon detajet: Dosja ka probleme, është i kallëzuar edhe për Cez-Dia

    Pse po shtyhet pafund gjyqi i Berishës? Avokati zbulon detajet: Dosja ka probleme, është i kallëzuar edhe për Cez-Dia

    Zvarritja e dosjes ‘Partizani’ për avokatin Edmond Petraj mund të sjell humbje të provave reale. I ftuar ditën e sotme në një emision televiziv, me gazetarin Arbër Hitaj, Petraj tha se nga tejzgjatjet dosja mund edhe të pushohet.
    ‘Mund të pushohet dhe si çështje dhe nga tejzgjatjet dhe humbet afatet. Pastaj në rastet kur një avokat mungon i lë vendin një avokati tjetër dhe në momentin që është përcaktuar avokati, ai merr kohën e duhur për të lexuar dosjen dhe mund të ketë prap shkaqe që mund të zgjatet. Dosja edhe mund të zvarritet deri sa të mos kalojë për gjykim për t’u pushuar. Në rastet kur një avokat çon një raport nga eksperienca ime prokuroria fillon që të bënte verifikime’, tha ai.
    Ai tha se për Berishën duhet të ketë edhe një rikualifikim vepre që mund të gjendet një shkak tjetër në dosje, për të cilin të hetohet si mund të jetë sipas tij fshehja e pasurisë.
    ‘Ky lloj procesi nuk e cenon veprimtarinë e Berishës në fushatë sepse është thirrur si i pandehur dhe ngelet tek gjyqtari i seancës paraprake. Është ai gjyqtari që do vendos për kalimin e dosjes në gjyq por mund edhe ta pushoj, edhe mund ta kthej për plotësim hetimesh. Për Berishën mendoj se mund të ketë edhe një rikualifikim vepre që s’mund të hetohet për këtë gjë, por mund të gjendet një shkak tjetër në dosje, pshm pjesa e fshehjes së pasurisë ose mosdeklarimi i të ardhurave’, tha ai.

    Teksa u ndal tek dosja e Ilir Metës, ai tha se ajo dosje do të marr kohën e vet. Sipas tij, për këtë dosje është i kallzuar edhe Berisha.
    ‘Është në proces dhe do të marr kohën e duhur. Është një dosje komplekse sepse është Cez Dia dhe kemi atje edhe zotin Berisha të kallëzuar dhe se di nëse ka shkuar dhe ka dhënë deklaratë për këtë dosje’, tha ai.

  • Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Sali Berishën, ja kur do të mbahet seanca e rradhës

    Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Sali Berishën, ja kur do të mbahet seanca e rradhës

    Seanca gjyqësore për çështjen “Partizani” është shtyrë për në datën 15 prill, ora 14:00, për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës të të pandehurit Xhimi Begeja.
    Dosja lidhet me privatizimin e ish-kompleksit sportiv të klubit Partizani, një çështje që ka qenë në qendër të hetimeve për korrupsion dhe shkelje të ligjit. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit.

  • Dosja “Partizani”, shtyhet seanca në GJKKO, zbardhet arsyeja

    Dosja “Partizani”, shtyhet seanca në GJKKO, zbardhet arsyeja

    Shtyhet seanca për dosjen “Partizani”.

    Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha. Seanca e radhës do të zhvillohet 15 prill në orën 14:00.
    Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e avokatit të Xhimi Begejas.

    Top Channel

  • “Qante nga mllefi pas masakrës së Peshkëpisë”, Demaliaj kërkon hetim për Berishën dhe Belerin: Lidhje me grupin…

    “Qante nga mllefi pas masakrës së Peshkëpisë”, Demaliaj kërkon hetim për Berishën dhe Belerin: Lidhje me grupin…

    Dosja e masakrës së Peshkëpisë duhet të rihetohet bashkë me Fredi Belerin, si pjesë e grupit terrorist grek, që më 11 prill 1994 mësynë dhe vranë ushtarakët në repart, duke pushtuar territorin shqiptar.
    Analisti Ilir Demalia kujtoi historinë e 31 viteve më parë, në ditën e përvjetorit të masakrës, se Sali Berisha që ishte President në atë kohë, qante në zyrën e tij nga mllefi apo hipokrizia dhe kërkonte arrestimin e Belerit në atë kohë, kurse tani del si aleat me të në krah, shkon në Parlamentin Europian apo në Greqi për fushatë, duke bërë politikën greke me territoret shqiptare.
    Ai kërkoi rihetimin e masakrës, pasi nuk mund të parashkruhet si krim terrorist dhe gjithashtu të hetohet edhe Fredi Beleri.
    “Berisha ka qenë president në atë kohë, ai qante në zyrën e tij për çfarë i ndodhi dhe kërkonte arrestimin e Belerit, thoshte ma gjeni se ku është dhe arrestoheni. Nuk e di nëse qante nga hipokrizia apo se nuk dinte çfarë të bënte. Ishte sulm terrorist. Nuk e dimë nëse ishte pjesë e grupit që vranë, por që ishte pjesë e organizatës terroriste kjo është e provuar. Duhet hetuar dhe parë nëse ishte në vrasje. Ai që është shqiptar nuk duhet ta votojë Berishën, sepse ky e futi Belerin si kandidat në Himarë për Bashkinë, kur dihej se çfarë kishte bërë. Kishte dhunuar simbolet kombëtare dhe dyshohej për Peshkëpinë. Dhe ndodhi ajo që ndodhi, ai ende kërkon autonominë e Himarës. Rama ngriti flamurin shqiptar atje, Athina e bëri eurodeputet atë në Parlamentin Europian. Ai është akuzuar për terror e urrejtje nacionale, kurse sot është anëtar i PE-së. Kurse ky që gjoja i qan zemra për shqiptarët e Kosovën, na e bën Belerin aleat, bën mitingje me Belerin e Dulen në Greqi me organizatën Mavi, pa asnjë flamur shqiptar. Shkon e bën dëgjesë me Dulen e Belerin në Parlamentin Europian e hiqen sovranistë, kujtojnë se njerëzit nuk i shohin. Këta shesin interesat e vendit të tyre, si mund t’i besosh gënjeshtrave të tij”, tha Demalia.
    Pikërisht për këto rrethana, ai këmbënguli në rihetimin e masakrës, që prej 31 vitesh është pa autorë.
    “Ndaj unë them se SPAK duhet ta rihetojë këtë çështje të Peshkëpisë, edhe pse është mbyllur më parë për shkak të afateve. Ai grup ka bërë akt terrorist brenda territorit të Shqipërisë, grup kriminal, Beleri ka qenë pjesë e atij grupi, le të jetë PE-ja, duhet të hetohet, SPAK të veprojë. Beleri eurodeputet është turp i PE-së. Këtë nuk e bëjnë dot me Gjermaninë, as me Malin e Zi e Maqedoninë s’e bëjnë dot, kurse me ne e bëjnë dhe madje ulin të mbathurat në fund të këmbëve. SPAK duhet të rihapi hetimet për Peshkëpinë dhe Beleri të hetohet”, theksoi analisti.
    Në lidhje me zhdukjen e dosjes, ai kërkoi të gjenden përgjegjësit dhe të ndëshkohen, duke akuzuar Sali Berishën si ideatori i të gjitha të këqijave që i kanë ndodhur Shqipërisë me sistemin e pandëshkueshmërisë.
    “Nëse dosja e Peshkëpisë është zhdukur, a ka një autor, se kush e zhduku dosjen. Kush është personi përgjegjës, kush mban përgjegjësi, kush e bëri 1997 që na qenka zhdukur dosja, a ka një përgjegjës. A ka shtet, a ka drejtorë të Shërbimit Sekret, ndaj vuajmë ne se nuk ndëshkuam as krimet e komunizmit, as 1997, as Gërdecin, i parashkruajnë dhe i kemi ne në kurriz, se këta nuk i gjen gjë. Një shtet që nuk ka arkiva, nuk është shtet. Këta, barbarët i dogjën, me hipoteka e kadastra, e shkrumbuan fare. Kjo gjendje të revolton. E del e flet ky, Sali Berisha, për Enver Hoxhën, që çfarë nuk ka bërë, por ne jemi banalë”, përfundon ai.
    Kurse avokati Edmond Petraj dha lajmin se dosja është vështirë të rihapet dhe hetohet, sepse është vjedhur apo zhdukur që nga trazirat e vitit 1997 në Gjirokastër, qëllimisht nga qarqe të caktuara.
    “Dosja nuk ekziston. Sepse ajo është me mangësira, mungojnë shumë elementë nga ana proceduriale, por asaj i mungojnë sipas anës proceduriale. Kemi anën tjetër, që vepra penale është parashkruar. Krimi nuk parashkruhet por ka kaluar shumë kohë. Unë them nuk hapet dosja. Që të fillojë kjo, duhen marrë dy dosjet e Janinës dhe një tjetër në Gjykatën e Lartë në Athinë, që të shihen armët e përdorura që ishin edhe në regjistrin e repartit të Peshkëpisë, që edhe mund të ketë disa elementë. Por e theksoj, ka shumë mangësira. Dosja nuk është vjedhur rrugës, por qëllimisht, janë zhdukur materialet. Në vitin 1997 ndodhën ato që ndodhën, e kishte Gjirokastra si dosje në atë kohë, e kuptoni vetë tani, edhe kur shkoi te Krimet e Rënda ishte me mangësi të rënda”, vijon ai.
    Por ai shtoi se ka një rrugë që mund të ndiqet, edhe pse shumë e vështirë nga ana teknike dhe burokracitë. Petraj mendon se ajo dosje u vodh e zhduk qëllimisht gjatë trazirave.
    “Beleri është gjykuar për armëmbajtje pa leje në Greqi. Për çfarë u bë më 1997 nuk u dha llogari. U rrënua gjithçka, u dogjën dhe u shkatërruan, u bë kasaphanë, Kadastra e Hipoteka, dokumente e gjithçka. Ka qenë e qëllimshme dhe atë e dinë të gjithë. Edhe dosja e Peshkëpisë mes tyre, është vjedhur qëllimisht, se nuk ishte vetëm Beleri aty, kishte edhe të tjerë. Por përgjegjësit nuk u morën asnjëherë nën përgjegjësi penale, sepse ishin të mpleksura me njëra-tjetrën”, shpjegon juristi