Kjo e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me mot të vranët e intervale të shkurtra kthjellimi. Prezencë e reshjeve të shiut parashikohet në të gjithë vendin. Era do të fryjë e lehtë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi dhe valëzimi në dete arrin në 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen 3 deri 16°C në zonat malore, 6 deri 18°C në zonat e ulëta dhe 9 deri 20°C në zonat bregdetare.
Tag: bregdetare
-

Fundjava me mot të paqëndrueshëm, parashikimi për këtë të shtunë
Këtë të shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me mot të vranët e intervale të shkurtra kthjellimi.
Prezencë e reshjeve të shiut parashikohet në të gjithë vendin.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi dhe valëzimi në dete arrin në 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen 3 deri 16°C në zonat malore, 6 deri 18°C në zonat e ulëta dhe 9 deri 20°C në zonat bregdetare.Top Channel
-

Mbytet anija me emigrantë, 7 të vdekur
Bota E Enjte, 3 Prill 2025 19:54
7 emigrantë humbën jetën kur një varkë u mbyt pranë ishullit grek të Lesbos në Egjeun lindor. Kjo është bërë e ditur Roja Bregdetare Helene.
Mbytja e anijes ndodhi pranë Kepit Korakas, në veri-lindje të Lesbos. Në bordin e anijes ndodheshin gjithsej 31 persona. Sipas mediave greke, trupat e viktimave i përkasin 3 fëmijëve, 3 grave dhe një burri.Roja Bregdetare pikasi një varkë të gjatë rreth pesë metra, me një numër të madh personash në bord, në zonën detare të “Skala Sykamnias”.
Varka kishte marrë ujë dhe shumica e atyre që ishin në bord kishin rënë në det. Menjëherë u nis një operacion shpëtimi dhe u shpëtuan gjithsej njëzet e tre të huaj (8 burra, 4 gra dhe 11 të mitur), të cilët u transportuan në portin e Petrës për t’u dorëzuar tek autoritetet. -

Bregdeti/ Raporti: S’ka strategji për menaxhimin e integruar, plazhet publikë s’kanë përparësi
Bregdeti/ Raporti: S’ka strategji për menaxhimin e integruar, plazhet publikë s’kanë përparësi
Nga Jugu në Veri, Shqipëria ka një vijë bregdetare që kalon 300 kilometra gjatësi por pavarësisht kësaj, një strategji efektive për menaxhimin e integruar të saj mungon.
Kontrolli i Lartë i Shtetit vlerëson në një auditim që ndalet kryesisht në menaxhimin e hapësirave publike dhe plazheve se problematikat që lidhen me bregdetin nuk kanë të bëjnë vetëm me dokumentet thelbësorë të saj. Ajo që vihet re është edhe një mbivendosje detyrash në institucione të ndryshme, fusha e të cilëve është marrë në analizim.
“Mungesa e një strategjie kombëtare për menaxhimin e integruar të bregdetit, mungesa e kuadrit ligjor për t’i dhënë status juridik të veçantë zonës bregdetare (edhe pse problematikë e evidentuar prej vitesh), cenon efektivitetin e mekanizmit të ngritur për menaxhimin e hapësirave publike në plazhe.
Mbivendosja e funksioneve të disa institucioneve që kanë role të ngjashme ose mbivendosja e veprimtarisë së tyre në disa aspekte si mbikëqyrja e cilësisë së shërbimeve, inspektimi për higjienën etj., mund të shkaktojë dublim të procedurave, ose procese të panevojshme me pasoja në cilësinë e shërbimit” thuhet në mesazhin përmbledhës të këtij auditimi.
Një tjetër çështje që preket është ajo lidhur me raportin e plazheve publike dhe atyre private, një debat që në fakt zë vend çdo sezon veror.
Vitin e shkuar madje kjo u bë problematike ku zaptimi i plazheve me çmime stratosferike shezlonesh u bë viral në rrjete sociale nga të huajt të cilët vizituan Shqipërinë. Në fakt sipas kuadrit ligjor bashkitë duhet të lenë një pjesë të vijës bregdetare si plazh publik diçka që respektohet në nivele të paqarta dhe duket se pikërisht këtë thekson edhe KLSH.
“Raporti 30% i plazheve publikë ndaj sipërfaqes së plazheve, nuk është trajtuar me përparësi dhe është i pavërtetueshëm në terren, pasi aplikohet mbi gjithë sipërfaqen territoriale të plazheve dhe jo e ndarë për çdo zonë. Plazhet e dedikuar për publikun nuk plotësojnë standardet e përcaktuara në VKM-së 171/2019 “Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, i ndryshuar, lidhur me sigurinë dhe cilësinë e tyre.
Iniciativat për ndryshime në kuadrin ligjor dhe rregullator të hapësirave publike në plazhe nuk bazohen në analiza kosto përfitim dhe studime, për pasojë rezultojnë struktura të munguara në bashkitë bregdetare, tarifa për zënien e hapësirës publike të parishikuara prej vitesh, mungesë fondesh të dedikuara për menaxhimin e plazheve, mungesë koordinimi mes institucioneve, struktura të cunguara dhe jo të përshtatshme për monitorimin dhe inspektimin e tyre” thuhet në auditim.
I njëjti thekson se vlerësimi i situatës aktuale të plazheve dhe mekanizmit të ngritur për menaxhimin e tyre nga ana e institucioneve përgjegjëse, do të siguronte një qasje publike të drejtë dhe të qëndrueshme në plazhe dhe një mundësi të mirë për të përmbushur potencialin e plotë turistik të këtyre zonave në funksion të taksapaguesve dhe qytetarëve shqiptarë”.
/MONITOR
-

Raporti: S’ka strategji për menaxhimin e integruar, plazhet publike s’kanë përparësi
Nga Jugu në Veri, Shqipëria ka një vijë bregdetare që kalon 300 kilometra gjatësi por pavarësisht kësaj, një strategji efektive për menaxhimin e integruar të saj mungon.
Kontrolli i Lartë i Shtetit vlerëson në një auditim që ndalet kryesisht në menaxhimin e hapësirave publike dhe plazheve se problematikat që lidhen me bregdetin nuk kanë të bëjnë vetëm me dokumentet thelbësorë të saj. Ajo që vihet re është edhe një mbivendosje detyrash në institucione të ndryshme, fusha e të cilëve është marrë në analizim.
“Mungesa e një strategjie kombëtare për menaxhimin e integruar të bregdetit, mungesa e kuadrit ligjor për t’i dhënë status juridik të veçantë zonës bregdetare (edhe pse problematikë e evidentuar prej vitesh), cenon efektivitetin e mekanizmit të ngritur për menaxhimin e hapësirave publike në plazhe.
Mbivendosja e funksioneve të disa institucioneve që kanë role të ngjashme ose mbivendosja e veprimtarisë së tyre në disa aspekte si mbikëqyrja e cilësisë së shërbimeve, inspektimi për higjienën etj., mund të shkaktojë dublim të procedurave, ose procese të panevojshme me pasoja në cilësinë e shërbimit” thuhet në mesazhin përmbledhës të këtij auditimi.
Një tjetër çështje që preket është ajo lidhur me raportin e plazheve publike dhe atyre private, një debat që në fakt zë vend çdo sezon veror.
Vitin e shkuar madje kjo u bë problematike ku zaptimi i plazheve me çmime stratosferike shezlonesh u bë viral në rrjete sociale nga të huajt të cilët vizituan Shqipërinë. Në fakt sipas kuadrit ligjor bashkitë duhet të lenë një pjesë të vijës bregdetare si plazh publik diçka që respektohet në nivele të paqarta dhe duket se pikërisht këtë thekson edhe KLSH.
“Raporti 30% i plazheve publikë ndaj sipërfaqes së plazheve, nuk është trajtuar me përparësi dhe është i pavërtetueshëm në terren, pasi aplikohet mbi gjithë sipërfaqen territoriale të plazheve dhe jo e ndarë për çdo zonë. Plazhet e dedikuar për publikun nuk plotësojnë standardet e përcaktuara në VKM-së 171/2019 “Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, i ndryshuar, lidhur me sigurinë dhe cilësinë e tyre.
Iniciativat për ndryshime në kuadrin ligjor dhe rregullator të hapësirave publike në plazhe nuk bazohen në analiza kosto përfitim dhe studime, për pasojë rezultojnë struktura të munguara në bashkitë bregdetare, tarifa për zënien e hapësirës publike të parishikuara prej vitesh, mungesë fondesh të dedikuara për menaxhimin e plazheve, mungesë koordinimi mes institucioneve, struktura të cunguara dhe jo të përshtatshme për monitorimin dhe inspektimin e tyre” thuhet në auditim.
I njëjti thekson se vlerësimi i situatës aktuale të plazheve dhe mekanizmit të ngritur për menaxhimin e tyre nga ana e institucioneve përgjegjëse, do të siguronte një qasje publike të drejtë dhe të qëndrueshme në plazhe dhe një mundësi të mirë për të përmbushur potencialin e plotë turistik të këtyre zonave në funksion të taksapaguesve dhe qytetarëve shqiptarë”.
/MONITOR/ -

Bregdeti, raporti: S’ka strategji për menaxhimin e integruar, plazhet publikë s’kanë përparësi
Nga Jugu në Veri, Shqipëria ka një vijë bregdetare që kalon 300 kilometra gjatësi por pavarësisht kësaj, një strategji efektive për menaxhimin e integruar të saj mungon.Kontrolli i Lartë i Shtetit vlerëson në një auditim që ndalet kryesisht në menaxhimin e hapësirave publike dhe plazheve se problematikat që lidhen me bregdetin nuk kanë të bëjnë vetëm me dokumentet thelbësorë të saj. Ajo që vihet re është edhe një mbivendosje detyrash në institucione të ndryshme, fusha e të cilëve është marrë në analizim.“Mungesa e një strategjie kombëtare për menaxhimin e integruar të bregdetit, mungesa e kuadrit ligjor për t’i dhënë status juridik të veçantë zonës bregdetare (edhe pse problematikë e evidentuar prej vitesh), cenon efektivitetin e mekanizmit të ngritur për menaxhimin e hapësirave publike në plazhe.Mbivendosja e funksioneve të disa institucioneve që kanë role të ngjashme ose mbivendosja e veprimtarisë së tyre në disa aspekte si mbikëqyrja e cilësisë së shërbimeve, inspektimi për higjienën etj., mund të shkaktojë dublim të procedurave, ose procese të panevojshme me pasoja në cilësinë e shërbimit” thuhet në mesazhin përmbledhës të këtij auditimi.Një tjetër çështje që preket është ajo lidhur me raportin e plazheve publike dhe atyre private, një debat që në fakt zë vend çdo sezon veror.Vitin e shkuar madje kjo u bë problematike ku zaptimi i plazheve me çmime stratosferike shezlonesh u bë viral në rrjete sociale nga të huajt të cilët vizituan Shqipërinë. Në fakt sipas kuadrit ligjor bashkitë duhet të lenë një pjesë të vijës bregdetare si plazh publik diçka që respektohet në nivele të paqarta dhe duket se pikërisht këtë thekson edhe KLSH.“Raporti 30% i plazheve publikë ndaj sipërfaqes së plazheve, nuk është trajtuar me përparësi dhe është i pavërtetueshëm në terren, pasi aplikohet mbi gjithë sipërfaqen territoriale të plazheve dhe jo e ndarë për çdo zonë. Plazhet e dedikuar për publikun nuk plotësojnë standardet e përcaktuara në VKM-së 171/2019 “Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, i ndryshuar, lidhur me sigurinë dhe cilësinë e tyre.Iniciativat për ndryshime në kuadrin ligjor dhe rregullator të hapësirave publike në plazhe nuk bazohen në analiza kosto përfitim dhe studime, për pasojë rezultojnë struktura të munguara në bashkitë bregdetare, tarifa për zënien e hapësirës publike të parishikuara prej vitesh, mungesë fondesh të dedikuara për menaxhimin e plazheve, mungesë koordinimi mes institucioneve, struktura të cunguara dhe jo të përshtatshme për monitorimin dhe inspektimin e tyre” thuhet në auditim.I njëjti thekson se vlerësimi i situatës aktuale të plazheve dhe mekanizmit të ngritur për menaxhimin e tyre nga ana e institucioneve përgjegjëse, do të siguronte një qasje publike të drejtë dhe të qëndrueshme në plazhe dhe një mundësi të mirë për të përmbushur potencialin e plotë turistik të këtyre zonave në funksion të taksapaguesve dhe qytetarëve shqiptarë”.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Vlorë – Intensifikohen kontrollet në det, sekuestrohen 43 bidona me lëndë hidrokarbure
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin (DVKM) Vlorë ka shtuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare, duke verifikuar mbi 200 mjete lundruese gjatë 10 ditëve të fundit. Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me Repartin Delta Force, Guardia di Finanza dhe strukturat e tjera partnere, me qëllim garantimin e sigurisë në hapësirën detare dhe parandalimin e veprimtarive të paligjshme.
Gjatë kontrolleve, u sekuestruan 43 bidona plastikë që pluskonin në det, të dyshuar se përmbanin lëndë hidrokarbure. Bidonat u sekuestruan në SPK Triport dhe janë hapur hetime për zbardhjen e këtij rasti. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
Nga kontrollet e kryera, mjeteve lundruese iu verifikua dokumentacioni, pajisjet e sigurisë dhe respektimi i itinerareve të miratuara, me qëllim garantimin e lëvizjes së sigurt për qytetarët dhe turistët.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
DVKM Vlorë bën thirrje qytetarëve që për çdo rast të paligjshmërisë të njoftojnë në numrin pa pagesë 112.
DVKM Vlorë
Intensifikohen kontrollet përgjatë vijës bregdetare, verifikohen mbi 200 mjete lundruese.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë ka shtuar kontrollet dhe patrullimet përgjatë gjithë vijës bregdetare të qarkut, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë në hapësirën detare, si dhe parandalimin e çdo veprimtarie të paligjshme që mund të zhvillohet në këtë hapësirë.
Gjatë 10 ditëve të fundit, në bashkëpunim me Repartin Delta Force, Guardia di Finanza dhe strukturat e tjera partnere, janë realizuar kontrolle intensive nga toka dhe deti, me fokus zonat më të frekuentuara nga mjetet lundruese.
Si rezultat, janë verifikuar mbi 200 mjete lundruese, të cilave iu është kontrolluar dokumentacioni përkatës, pajisjet e sigurisë, si dhe respektimi i itinerareve të miratuara. Këto veprime synojnë jo vetëm garantimin e lëvizjes së sigurtë për qytetarët dhe turistët, por edhe forcimin e kontrollit për të parandaluar rastet e trafikimit dhe krimet mjedisore.
Gjatë kontrolleve të kryera në bashkëpunim me Guardia di Finanza, DVP Vlorë dhe Rojen Bregdetare , u konstatuan duke pluskuar në det, 43 bidona plastikë që dyshohet se janë të mbushur me lëndë hidrokarbure. Bidonat u sekuestruan në SPK Triport. Vijojnë veprimet hetimore për këtë rast.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë mbetet e angazhuar për të garantuar një sezon turistik të qetë dhe të sigurtë, ndaj do të vijojë kontrollet dhe patrullimet përgjatë gjithë vijës bregdetare.
Qytetarët, për çdo rast nevoje për ndihmë dhe për të denoncuar paligjishmëritë, mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.
-

Gjenden 43 bidona me benzinë afër Sazanit, i hodhi një skaf gjatë ndjekjes nga Policia dhe GdF
Pamje nga aksioni
GREQI- Tre ditë më parë, Policia kufitare është vendosur në ndjekje të një skafi të ardhur nga ishujt Fan të Greqisë. Sipas Policisë shqiptare, gjatë kontrolleve të kryera në bashkëpunim me Guardia di Finanza, roja bregdetare ka gjetur 43 bidona plastikë që dyshohet se janë të mbushur me lëndë hidrokarbure. Bidonat u gjetën dhe u sekuestruan në zonën e Triportit, por nuk japin detaje të tjera. Vetëm bëjnë me dije se lidhur me rastin vazhdojnë hetimet pa bërë me dije asnjë detaj.
Ndërkohë nga mediat është mësuar se skafi që qarkulloi në ujërat shqiptare, bënte linjën e trafikut të drogës Turqi-Greqi.
Edhe pse është dhënë sinjalizimi dhe në ndjekje të tij është vendosur Policia shqiptare, së bashku me Guardia di Finanza-n, sërish nuk kanë arritur që ta ndalnin dhe skafi ka arritur që t’i shpëtojë Policisë. Vetëm gjatë kontrolleve pranë ishullit të Sazanit, Policia kufitare në bashkëpunim me Guardia di Finanzia, arritën të gjenin bidonat e mbushura me benzinë. Ka dyshime se benzina do të përdorej për të furnizuar skafin.
NJOFTIMI I POLICISË:DVKM Vlorë
Intensifikohen kontrollet përgjatë vijës bregdetare, verifikohen mbi 200 mjete lundruese. Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë ka shtuar kontrollet dhe patrullimet përgjatë gjithë vijës bregdetare të qarkut, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë në hapësirën detare, si dhe parandalimin e çdo veprimtarie të paligjshme që mund të zhvillohet në këtë hapësirë. Gjatë 10 ditëve të fundit, në bashkëpunim me Repartin Delta Force, Guardia di Finanza dhe strukturat e tjera partnere, janë realizuar kontrolle intensive nga toka dhe deti, me fokus zonat më të frekuentuara nga mjetet lundruese. Si rezultat, janë verifikuar mbi 200 mjete lundruese, të cilave iu është kontrolluar dokumentacioni përkatës, pajisjet e sigurisë, si dhe respektimi i itinerareve të miratuara. Këto veprime synojnë jo vetëm garantimin e lëvizjes së sigurtë për qytetarët dhe turistët, por edhe forcimin e kontrollit për të parandaluar rastet e trafikimit dhe krimet mjedisore. Gjatë kontrolleve të kryera në bashkëpunim me Guardia di Finanza, DVP Vlorë dhe Rojen Bregdetare , u konstatuan duke pluskuar në det, 43 bidona plastikë që dyshohet se janë të mbushur me lëndë hidrokarbure. Bidonat u sekuestruan në SPK Triport. Vijojnë veprimet hetimore për këtë rast. Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë mbetet e angazhuar për të garantuar një sezon turistik të qetë dhe të sigurtë, ndaj do të vijojë kontrollet dhe patrullimet përgjatë gjithë vijës bregdetare. Qytetarët, për çdo rast nevoje për ndihmë dhe për të denoncuar paligjishmëritë, mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112./ZËRI -

Media franceze: Saranda, perla bregdetare shqiptare që rivalizon elitën mesdhetare
Saranda është një perlë bregdetare në Shqipëri që rivalizon elitën mesdhetare, sipas një artikulli të botuar në revistën franceze “Journée Mondiale”.
Sekreti mesdhetar ku evropianët po vërshojnëE vendosur në bregdetin mahnitës jugor të Shqipërisë, Saranda shkëlqen si një diamant në detin Jon. Me mbi 270 ditë me diell në vit dhe ujëra të kristalta që rivalizojnë Karaibe, kjo parajsë bregdetare dikur e anashkaluar është bërë destinacioni i plazhit me rritjen më të shpejtë të Evropës Lindore.
E vendosur në bregdetin mahnitës jugor të Shqipërisë, Saranda shkëlqen si një diamant në detin Jon. Me mbi 270 ditë me diell në vit dhe ujëra të kristalta që rivalizojnë Karaibe, kjo parajsë bregdetare dikur e anashkaluar është bërë destinacioni i plazhit me rritjen më të shpejtë të Evropës Lindore.
Megjithatë, pavarësisht nga popullariteti i saj në rritje, Saranda ruan një bukuri autentike krahasuar me shumë pika të nxehta të Mesdheut.
“Saranda është jashtëzakonisht e bukur, vërtet mikpritëse dhe jashtëzakonisht e përballueshme”, tha Genti Mati, një operator turistik vendas që ka dëshmuar transformimin e qytetit.
Një qytet i ndërtuar mbi legjendat e lashta
Emërtimi “Saranda” rrjedh nga “Agioi Saranta”, që do të thotë “Dyzet shenjtorë” në greqisht, duke përkujtuar dyzet ushtarë romakë që refuzuan të hiqnin dorë nga besimi i tyre i krishterë dhe u martirizuan.
Manastiri i 40 Shenjtorëve, edhe pse pjesërisht i rrënuar, qëndron si një testament i kësaj legjende të fuqishme dhe ofron pamje panoramike.
Të apasionuarit pas historisë do ta gjejnë veten të magjepsur nga Kalaja e Lëkurësit, një kështjellë e shekullit XVI me pamje mahnitëse mbi bregdet.
Koha ideale për ta vizituar është gjatë perëndimit të diellit, kur deti Jon shndërrohet në një kanavacë me nuanca portokalli dhe rozë.
Plazhe të fshehura që rivalizojnë parajsat e largëta
Ndërsa plazhet kryesore të Sarandës janë mahnitëse, magjia e vërtetë qëndron në thesaret e saj më pak të njohura bregdetare.
Plazhi Pulëbardha ofron rërë të bardhë dhe ujëra të cekëta bruz, perfekte për familjet.
Turistët aventurierë mund të eksplorojnë plazhet e fshehura që kërkojnë ecje të shkurtra, por që ofrojnë qetësi.
Butrinti, aty ku ndeshen historitë e lashta
Vetëm 18 kilometra në jug shtrihet Parku Kombëtar i Butrintit, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që pëshpërit histori që përfshijnë 3000 vjet.
Këto rrënoja të ruajtura në mënyrë të jashtëzakonshme shfaqin ndikimet greke, romake, bizantine dhe veneciane në një vend kompakt.
Teatri antik, me akustikë që të impresionon edhe sot, i transporton vizitorët në shfaqjet e mijëvjeçarëve të kaluar.
“Të ecësh nëpër Butrint është si të udhëtosh pas në kohë. Këtu mund të ndjesh praninë e çdo qytetërimi që ka lënë gjurmë”, tha Dr. Elena Kocaqi, arkeologe shqiptare.
Syri i kaltër
Në brendësi të Sarandës ndodhet një nga mrekullitë natyrore të Shqipërisë – Syri i Kaltër.
Ky burim natyror hipnotik ka ujëra blu intensiv që duket se pulsojnë nga thellësitë e saj 50 metra.
Uji ruan një temperaturë të 10°C gjatë gjithë vitit, duke ofruar freski gjatë eksplorimeve të verës.
Cilësia e tij eterike ngjall atmosferën mistike që gjendet në liqenet e shenjta anembanë botës.
Një parajsë e Ushqimit
Ushqimet e freskëta të detit dominojnë menutë, me ushqimet e ditës të pjekura në skarë apo thjesht me vaj ulliri dhe limon.
Mos humbisni gatimet tradicionale si tava e kosit dhe byreku, I mbushur me djathë ose spinaq.
Porta drejt dy botëve
Vendndodhja strategjike e Sarandës e bën atë ideale për eksplorim.
Tragetet e rregullta lidhen me ishullin grek të Korfuzit në vetëm 30 minuta.
Ndërkohë, Riviera Shqiptare shtrihet drejt veriut me rrugë bregdetare që të kujtojnë bregdetin e Amalfit të Italisë.
Për ata që kërkojnë qëndrime më të gjata, Shqipëria ofron kushte të favorshme për viza nomade digjitale në krahasim me destinacionet e tjera evropiane.
Kur historia dhe natyra krijon magji
Ashtu si kështjellat mesjetare që frymëzuan përralla apo shkretëtirat vullkanike që rivalizojnë peizazhet jashtëtokësore, Saranda ofron një kombinim të rrallë të bukurisë natyrore, historisë së pasur dhe përvojave autentike kulturore gjithnjë e më të vështira për t’u gjetur në Evropë.
Ndërsa dielli i Adriatikut shfaqet nën horizont dhe dritat fillojnë të vezullojnë përgjatë shëtitores së Sarandës, është e lehtë të kuptohet pse kjo perlë shqiptare ka rrëmbyer zemrat e turistëve që kërkojnë Mesdheun siç ishte dikur – i bukur, autentik dhe që pret për t’u eksploruar.

