Tag: blinduar

  • Grabitje spektakolare! Maskat i zënë pritë furgonit të blinduar brenda tunelit, marrin 2 mln euro!

    Grabitje spektakolare! Maskat i zënë pritë furgonit të blinduar brenda tunelit, marrin 2 mln euro!

    Një grabitje e madhe u krye këtë mëngjes në provincën e Reggio Calabria, përgjatë autostradës, ku u përfshi një furgon i blinduar në pronësi të kompanisë Sicurtransport. Sipas vlerësimeve fillestare, vlera e parave të grabitura arrin afërsisht dy milionë euro.

    Ngjarja ndodhi brenda një tuneli midis kryqëzimeve Scilla dhe Bagnara, duke u drejtuar në veri. Gjatë grabitjes, banditët qëlluan disa herë, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

    Për të realizuar sulmin, grabitësit bllokuan trafikun duke vendosur dy makina të djegura përgjatë rrugës. Në vendngjarje reaguan menjëherë forcat e policisë së shtetit dhe zjarrfikësit.

    Hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve janë në zhvillim, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë pamjet nga kamera të sigurisë dhe dëshmitë e qytetarëve që ndodheshin në zonë.

  • Grabitje spektakolare në Itali, sulmohet autoblindi brenda tunelit, merren 2 milionë euro

    Grabitje spektakolare në Itali, sulmohet autoblindi brenda tunelit, merren 2 milionë euro

    makinat e djegura ne hyrje te tunelit

    ITALI- Një grabitje spektakolare ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Itali, ku një grup i armatosur bastisi një automjet të blinduar përgjatë një segmenti autostrade në provincën e Reggio Calabria-s.
    Sipas vlerësimeve fillestare, sasia e parave që janë grabitur vlerësohet të jetë afërsisht dy milionë euro. Sulmi ndodhi brenda një tuneli të vendosur midis kryqëzimeve të Scilla-s dhe Bagnara-s, në drejtim të veriut, ku kriminelët sulmuan automjetin e blinduar. Gjatë sulmit u dëgjuan disa të shtëna, por nuk u raportuan të lënduar midis personave që ndodheshin në furgon.
    Për të penguar trafikun dhe për të pamundësuar hyrjen në zonë, grabitësit kishin vendosur dy makina të djegura në rrugë dhe kishin shtruar asfaltin me gozhda, duke krijuar një bllokim total të trafikut dhe duke parandaluar kështu çdo mundësi që automjeti i blinduar të arratisej. Zona u sigurua nga zjarrfikësit, të cilët ndërhynë së bashku me patrullat e policisë.

  • Opozita protestë sot në orën 18:00, blindohet Kryeministria dhe hiqet kërpudha

    Opozita protestë sot në orën 18:00, blindohet Kryeministria dhe hiqet kërpudha

    Rreth 7 orë para nisjes së protestës së paralajmëruar nga opozita, godina e Kryeministrisë është blinduar, pasi aty pritet të përqendrohen protestuesit.

    Dyert e godinës janë blinduar, ndërsa është hequr po ashtu instalacioni i kërpudhës, për të shmangur dëmtimin e saj si në protestat e shkuara.
    Protesta është thirrur nga kreu i PD Sali Berisha sot në orën 18:00.

    Top Channel

  • Zbardhen detaje të reja nga atentati në Rinas: Makina me xhama plastikë, jo e blinduar

    Zbardhen detaje të reja nga atentati në Rinas: Makina me xhama plastikë, jo e blinduar

    Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se automjeti ku udhëtonin Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani (i njohur si Muçi Sheqeri), nuk ka qenë i blinduar, siç u raportua fillimisht.Xhamat e makinës ishin të mbuluar me qese plastike të forta, që nuk thyheshin lehtë, duke krijuar përshtypjen e një makine të blinduar.
    Në timon ka qenë Muçi Shaljani, ndërsa Gilmando Dani ndodhej në sediljen e pasagjerit.Të dy ishin kthyer sot nga jashtë shtetit, pasi kishin udhëtuar më 7 nëntor, ndërsa automjetin e kishin lënë të parkuar në parkingun e aeroportit gjatë mungesës.
    Pas atentatit, një makinë e djegur është gjetur jo shumë larg vendit të ngjarjes dhe dyshohet se brenda saj mund të ketë armë.Policia ende nuk i është afruar automjetit për shkak se plumbat që ndodhen brenda mund të shpërthejnë nga zjarri.
    I plagosuri Muçi Shaljani ka marrë plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
    Në spital janë mbledhur drejtues të Policisë së Tiranës, dhjetëra efektivë dhe forcat “Shqiponja”, të cilët po ndjekin nga afër gjendjen e të plagosurit dhe hetimet për ngjarjen.

  • Dani dhe agjenti i AMP dolën nga Shqipëria 4 ditë më parë/ Makina nuk ishte e blinduar (Detajet)

    Dani dhe agjenti i AMP dolën nga Shqipëria 4 ditë më parë/ Makina nuk ishte e blinduar (Detajet)

    Gilmando Dani, miku i Emiljani Shullazi u vra në një atentat mafioz të ndodhur pasditen e së hënës në rrethrrotullimin e Rinasit, ku mbeti i plagosur edhe shtetasi Muçi Shaljani (Sheqeri). 
    Ngjarja ndodhi rreth orës 14:20, sapo Dani dhe Shaljani kishin zbritur nga avioni pasi ishin kthyer nga Barcelona. Viktima dhe i plagosuri mësohet se ishin larguar drejt Spanjës më datë 7 nëntor dhe u kthyen në Shqipëri të martën, më 11 nëntor, në orën 14:00. 
    Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se automjeti me të cilin lëviznin viktima dhe i plagosuri nuk ishte i blinduar dhe xhamat ishin me qese plastmase që nuk thyheshin. 
    Rreth 40 minuta pas atentatit policia gjeti një makinë të djegur në zonën e Fushë-Krujës që dyshohet se i përket autorëve. Brenda makinës dyshohet se ka armë zjarri pasi janë dëgjuar plumba të shpërthejnë nga zjarri. 

  • Makina nuk ishte e blinduar! Detaje të reja nga atentati mafioz, viktima dhe i plagosuri u larguan nga Shqipëria 4 ditë më parë

    Makina nuk ishte e blinduar! Detaje të reja nga atentati mafioz, viktima dhe i plagosuri u larguan nga Shqipëria 4 ditë më parë

    Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka siguruar të dhëna të reja sa i përket atentatit ndaj Gilmando Danit.
    Mësohet se makina ndaj të cilës u qëllua nga autorët nuk ishte e blinduar, por xhamat ishin veshur me qese të cilat nuk thyheshin.
    Në timon ishte Muçi Sheqeri i cili së bashku me krahun e djathtë të Emiljano Shullazit ishin larguar nga Shqipëria në datën 7 nëntor dhe u kthyen sot.

    Makina e përdorur prej tyre ishte parkuar në parkingun e aeroportit të Rinasit./vizionplus.tv

  • (VIDEO) Pamje nga Rinas: Policia përpiqet të hapë makinën e blinduar pas atentatit ndaj Gilmando Danit

    (VIDEO) Pamje nga Rinas: Policia përpiqet të hapë makinën e blinduar pas atentatit ndaj Gilmando Danit

    Në video shikohet policia teksa ka mbërritur në vendin e atentatit pranë Aeroportit të Rinasit, ku ka mbetur i vrarë Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.
    Nga pamjet duket se makina ka qenë e blinduar, ndërsa efektivët e policisë përpiqen me shkelma dhe mjete rrethanore të hapin derën e automjetit.
    Mësohet se Gilmando Dani kishte ardhur nga Spanja, ku kishte qëndruar prej disa ditësh. Dyshohet se atentatorët kanë ndjekur me saktësi lëvizjet e tij dhe, sapo ai ka zbritur në Rinas, kanë kryer ekzekutimin.
    Në atentat ka mbetur i plagosur rëndë shoku i tij, Muçi Sheljani, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.

  • Kishte pak kohë që doli nga burgu, vritet me kallash Gilmando Dani. Sapo erdhi në Rinas nga Spanja…

    Kishte pak kohë që doli nga burgu, vritet me kallash Gilmando Dani. Sapo erdhi në Rinas nga Spanja…

    Nga Elton Qyno/

    Gilmando Dani, sapo kishte zbritur në aeroportin e Rinasit dhe më pas kishte hipur në automjetin e blinduar që drejtohej nga miku i tij, me mbiemër “Mucci”, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

    Gazetari Elton Qyno ka mësuar se Dani kishte mbëritur nga Spanja në Shqipëri dhe sapo ka dalë nga ambjentet e aeroportit ai është sulmuar në befasi, duke mbetur i vrarë në vend.

    Autorët e krimit kanë mësuar intenerarin e tij dhe më pas kanë ngritur pritën sapo ai të vinte në Tiranë.

    Gilmando Dani, një nga njerëzit më të besuar që kishte jashtë burgut Emiljano Shullazi, është vrarë në një atentat mafioz, teksa udhëtonte me një person me mbiemrin “Muçi”, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

    Dani, ishte pasagjer në makinën e blinduar në pronësi të Elvis Kosovës, ndërsa kishte gati 2 vite që kishte lënë qelinë e burgut të Rrogozhinës.

    Dani rezultonte i dënuar me 12 vite burgim për akuzën e Shtrëngimit me anë të kanosjes me qëllim marjen e pasurisë të kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.

    Sipas gjykatës, Gilmando Dani, së bashku me Emiljano Shullazin, Endrit Zelën dhe Edrit Qyqen, kërcënuan dhe gjobitën biznesmenin, Ylvi Beqja duke i marrë 5 herë çeqe bankare dhe 20 për qind të ish-hotel “Vollga” në Durrës.

    Dani akuzohej dhe u deklarua fajtor për veprat penale: “Shtrëngimit me anë të kanosjes me qëllim marje e pasurisë” kryer në formën e “Grupit të Strukturuar kriminal”.

    Ndërsa Ervis Kosova, është deklaruar fajtor nga gjykata e posaccme për akuzën e korrupsionit të dëshmitarit të Drejtësisë, Luftar Reçi.

  • “Pritet eliminimi i një prej liderëve”, Basha ‘plas bombën’: Ky zhvillim pritet të ndodhë…

    “Pritet eliminimi i një prej liderëve”, Basha ‘plas bombën’: Ky zhvillim pritet të ndodhë…

    Në një emision televiziv u komentua mes panelistëve dhe një lajm që ka qarkulluar së fundmi se kryeministri Rama ka nisur proceduarat për blerjen e një mjeti të blinduar për sigurinë e tij.
    Sipas politikanit Faik Basha, duhen parë arsyet e këtij shpenzimi qeveritar, që mund të jenë nga kërcënimet e deri te organizimi i samitit të NATO.
    “Gjeopolitikën e keni ndjekur. Një nga shkaqet kryesore që mund të zgjerohet konflikti në rajon është eliminimi i një prej liderëve të rajonit. Nuk po them që është kërcënuar Rama apo tjetri. Një mjet i blinduar pa tjetër që duhet. Kemi për dy vite dhe samitin e NATO. Duhen parë arsyet… Mos u merakosni se Ramën nuk e gjen gjë”, tha Basha .

  • Bien në prangat e policisë dy të rinjtë/ Qarkullonin të armatosur dhe me automjet të blinduar, kapen në flagrancë dhe..

    Bien në prangat e policisë dy të rinjtë/ Qarkullonin të armatosur dhe me automjet të blinduar, kapen në flagrancë dhe..

    Qarkullonin me automjet të blinduar dhe të armatosur, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë me krehër me fishekë, automjeti i blinduar, një targë ruse e falsifikuar, një shumë parash dhe 3 celularë.
    Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, për 2 shtetas që qarkullonin me armë zjarri në automjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Blindi”.
    Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e blinduar me drejtues shtetasin E. D. dhe pasagjer shtetasin E. B. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë, një targë ruse e dyshuar e falsifikuar dhe një shumë parash.
    Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
    -E. D., 28 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
    -E. B., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.