Kremtohet Fitër Bajrami! Mijëra besimtarë falen në “Sheshin Skënderbej”
Pamje nga ceremonia TIRANË- Të gjithë besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe në botë festojnë sot Fitër Bajramin, pasi kanë përmbyllur muajin e Ramazanit. Në Tiranë edhe këtë vit, falja u krye në sheshin Skënderbej, ku është vënë re një pjesëmarrje mjaft e madhe e qytetarëve. Mijëra qytetarë e kryen faljen e namazit që nisi në orën 06:45 […]
Falet Namazi i Fitër Bajramit/ Pas një muaji agjërimi, besimtarët myslimanë kremtojnë festën
Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin, pas mbylljes së muajit të madhërishëm të Ramazanit, një muaj agjërimi dhe sakrifice. Mëngjesin e sotëm mijëra besimtarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të kryer ritet dhe faljen e madhe të namazit. Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri […]
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Spahiu uron besimtarët për Fitër Bajram, pas një muaj agjërimi falja në Sheshin “Skënderbej”
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu ka uruar sot përmes një videomesazhi të gjithë besimtarët myslimanë dhe shqiptarët kudo që ndodhen për Fitër Bajramin. Ai shprehet se sot besimtarët myslimanë po përcjellin muajin e madhërishëm të Ramazanit dhe po i japin lamtumirën e fundit muajit të bekuar që la pas falje e […]
Presidenti Bajram Begaj uron Fitër Bajramin: Festë e paqtimit të shpirtit
Presidenti Bajram Begaj, uroi sot besimtarët myslimanë për Festën e Fitër Bajramit duke përcjellë edhe urimin për një agjërim të pranuar për të gjithë besimtarët. “Përmbyllja e agjërimit, përfundimi i muajit të sakrificës, bëhet me festën e mrekullueshme të Bajramit, me festën e gëzimit, paqtimit të shpirtit dhe me shpresën e mëshirës së Zotit. Për […]
Kreu i KMSH-së: Jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden, ku njeriu matet me atë çfarë ka dhe jo atë çfarë është
Sot është Fitër Bajrami. Besimtarët myslimanë shqiptarë ashtu si në gjithë botën falën Namazin në “Sheshin Skënderbej” në Tiranë, nën drejtimin e Kryetarit të KMSH, Bujar Spahiu. Mesazhi i kreut të KMSH shkoi për familjen, i cili tha se familja shqiptare nuk po jeton ditët më të mira. M “Ne jetojmë në një epokë ku vlerat […]
“Zoti t’jua ketë pranuar agjërimin”, nata e Fitër Bajramit, Luçiano Boçi uron besimtarët myslimanë…
Natën e Fitër Bajramit, drejtuesi politik i Qarkut Shkodër për PD- në, Luçiano Boçi, ka përcjellë urimin e tij për të gjithë besimtarët myslimanë. “Në këtë natë Bajrami, uroj nga zemra besimtarët myslimanë që Zoti t’jua ketë pranuar agjërimin në këtë Muaj të Madhnueshëm dhe t’jua shpërblejë në bekim e mirësi për familjet tuaja të […]
Nesër Fitër Bajrami/ Besimtarët myslimanë do falin namazin në Sheshin Skënderbej
Ditën e nesërme besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, një festë që vjen pas muajt të shenjtë të Ramazanit, pas 30 ditëve agjërim dhe sakrificë. Besimtarët në Tiranë do e falin namazin e Fitër Bajramit në Sheshin Skënderbej mëngjesin e nesërm. Bëhet e ditur se ceremonia e Faljes së Fitër Bajramit fillon në 06:45 me lexim […]
Fitër Bajrami, Rama uron besimtarët: Zoti jua pranoftë lutjet dhe ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat
Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin. Në një postim në rrjete sociale, teksa ka ndarë një video nga darka që shtroi për Iftar, kreu i qeverisë shprehet se besimtarët përmbushën me devotshmëri një muaj përkushtimi, sakrifice dhe reflektimi. “Zoti jua pranoftë lutjet dhe ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat. […]
Berisha uron besimtarët myslimanë për Natën e Bajramit
Lideri i PD dhe krejt opozitës, ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar besimtarët myslimanë: “Sonte Nata e Bajramit! Të dashur miq, sonte besimtarët musliman nderojnë dhe kremtojnë përfundimin e agjerimit të muajit të Madhnueshëm të Ramazanit. Me këtë rast le të urojmë nga zemra të gjithe ata që agjeruan, por dhe të gjithë besimtarët musliman dhe […]
Kreu i PD, Sali Berisha uron besimtarët muslimanë për Natën e Bajramit
Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një postim në Facebook ku ka uruar besimtarët muslimanë për Natën e Bajramit, festën që shënon përfundimin e agjërimit të muajit të Ramazanit. Ai ka theksuar se ky është një moment për të nderuar sakrificën dhe përkushtimin e besimtarëve muslimanë, duke lutur që sakrificat e tyre të […]