Tag: bandat

  • Pazari PS-PD para 11 majit,si Lulzim Basha dhe Shpëtimi Idrizi u goditën nga Rama dhe Berisha për të ndarë pushtetin…

    Pazari PS-PD para 11 majit,si Lulzim Basha dhe Shpëtimi Idrizi u goditën nga Rama dhe Berisha për të ndarë pushtetin…

    Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka hedhur akuza të forta ndaj Partisë Demokratike, duke deklaruar se pretendimet për “Trenin Bullgar” janë një farsë pa prova dhe alibi për të justifikuar humbjen. Sipas tij, PD kishte komisionerë në çdo qendër votimi, por asnjë nuk arriti të dokumentojë manipulimet që pretendon. Spahiu e quan këtë një marrëveshje të heshtur mes Ramës dhe Berishës për ndarjen e pushtetit dhe kontrollin e Parlamentit. Ai zbulon se para 11 majit është goditur me qëllim Lulzim Basha dhe Shpëtim Idrizi, për të shuar çdo opozitë të vërtetë.
    Madje, Spahiu thekson se edhe po të përsëriten zgjedhjet 10 herë, PD do të humbë sërish, pasi është shndërruar në një opozitë të paralizuar. Ndërkohë ai ironizon pretendimet për ndikimin e bandave, duke thënë se nëse ato sigurojnë 40 mijë vota, atëherë problemi nuk është te bandat, por te populli. Për juristin, listat e hapura ishin fiktive, ndërsa gjithçka u vendos nga dyshja Rama-Berisha.
    Kreshnik Spahiu rrëzon pretendimet e PD: Treni bullgar, një alibi pa prova
    Konkretisht juristi Kreshnik Spahiu thekson se pretendimi i Partisë Demorkatike për “Trenin Bullgar” janë një lojë politike dhe alibi që nuk qëndron dhe nuk shkon me realitetin. Kjo sepse vetë PD-ja kishte numërues dhe komisionerë në çdo qendër e qark dhe është e pashpjegueshme sesi asnjë prej tyre nuk e kapën me prova këtë “lokomotivë’ në 300 mijë vota diferencë me PS-në. “Parimisht dua të them dhe tërheq vëmendjen publikut që të mos kompleksohet dhe shpërqendrohet nga ky teatër pasi PD dhe Sali Berisha do i njohë zgjedhjet pavarësisht se çfarë thonë. Ata në shtator do të jenë në Kuvend dhe do legjitimojnë zgjedhjet sapo të hyjnë dhe betohen në Parlament. Pra nëse shkon atje bashkë me shpurën e tij, ai automatikisht i njeh zgjedhjet. Kjo është lojë dhe rezultat i paracaktuar”, deklaroi ai. Por juristi e sheh më shumë si një rezultat të paracaktuar mes dy liderëve të partive, në marrëveshje para zgjedhjeve.
    “Rama mori sa deputetë deshi, Berishës i dha aq sa deshi. Futën në lojë ata që deshën në lista dhe si deputetë dhe nxorën ata që nuk u bënin punë. Shkrinë Ilir Metën me PL që kishte 19 deputetë dikur, shkrin Lulzim Bashën që mandatin e fundit pati 65 deputetë dhe Shpëtim Idrizin”, vijoi Spahiu. Por çfarë mendon ai për pretendimet e PD-së për ‘trenin bullgar’ dhe a qëndrojnë ato si akuza që kanë deformuar rezultatin. “Partitë e reja nuk kanë numërues apo komisioner. Kurse PD kishte detyrimin ligjor të zbulonte trenin bullgar dhe ta kapte. Pra fleta e votimit është mbi një metër dhe të organizosh palosjen dhe ndërrimin e saj në të gjithë këtë proces. Tani në mes këtyre 300 mijë votave në trenin bullgar, këta të Berishës nuk kapën dot asnjë nga pasagjerët e trenit bullgar? Ose treni bullgar nuk ka ndodhur, ose komisionerët e Berishës kanë mbyllur sytë. Budallenj mos të na bëjnë, mos të na fyejnë inteligjencën. Ka pasur parregullsi? Sigurisht ka pasur. Sepse listat e hapura kanë qenë fiktive, kryetarët e partive kanë orientuar votat tek kandidatë të caktuar”, argumentoi Spahiu për Report Tv.
    Spahiu: Sikur 10 herë të përsëriten zgjedhjet, 10 herë më keq do humbë PD
    Ndërkohë juristi Kreshnik Spahiu u shpreh se zgjedhjet patën problematikat e tyre, por në fund u zgjodhën ata që ishin paracaktuar nga liderët e partive dhe jo nga bandat kriminale. Madje ai shkoi më tej, duke nënvizuar se edhe po të bëhen 10 herë zgjedhjet e parakohshme nga Rama, po aq herë Partia Demokratike do i humbte këto zgjedhje. “Nuk kanë dalë deputetë ata që deshën bandat, por ata që deshën Berisha dhe Rama. Nëse banda krijon aq vota dhe ka influencë sa siguron 40 mijë vota, atëherë është problem popullor, kemi problem si popull. Atëherë këto qenkan banda serioze. Tani ne nuk jemi të çmendur. Unë po them se nëse është e vërtetë se bandat sigurojnë kaq shumë vota, ky është problem i Elbasanit atëherë, në rastin konkret. Unë nuk them se bandat nuk kanë ndikuar, por ama pjesë kanë qenë edhe vetë kryetarët e partive”, nënvizoi juristi për Report Tv. Ai nuk e sheh problemin vetëm tek bandat kriminale, për të cilat nuk beson se ndikon aq thellë në rezultat. “Nëse Rama del sot të thotë se do bëjë zgjedhje të parakohshme, e para që nuk do i dëshirojë është PD-ja dhe Sali Berisha, pasi edhe 10 herë të bëhen ato, po aq herë do humbasë PD-ja, sepse në atë gjendje janë katandisur”, shpjegoi Spahiu.

  • “Mos ke qenë në shtrat me bandat dhe nuk i ke parë? Turp të kesh!”/ Sherr mes Bushatit dhe Zogajt për zgjedhjet

    “Mos ke qenë në shtrat me bandat dhe nuk i ke parë? Turp të kesh!”/ Sherr mes Bushatit dhe Zogajt për zgjedhjet

    Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka patur një debat të fortë mes analistëve Andi Bushati dhe Preç Zogaj, lidhur me standardin e zgjedhjeve.
    Bushati tha se zgjedhjet nuk plotësojnë asnjë standard dhe se ato janë diktuar nga krimi i organizuar.

    Debati:
    Andi Bushati: Palaçot e SPAK kanë qenë duke i përgjuar Troplinët. Opozita thoshte që ata po vjedhin vota dhe asgjë… Suel Çela blinte vota dhe galloftët e SPAK nuk panë gjë. Këtu idiotët e dobishëm të regjimit thonë zgjedhje kishte por ka pak faj Saliu. Këtu është bërë masakër. Po të doni, merrni vende pune dhe ndani lek, por të thuash që pati zgjedhje, këtë legenllëk nuk e pranoj dot më.
    Nëse ti Preç ke qenë në shtrat me bandat, mund të mos i kesh parë, por bandat këtu janë sheshit. E lexove ti dosjen e Troplinëve? Njerëz që sjellin paratë e krimit në Shqipëri, marrin leje nga Rama, akuzohen nga opozita që po vjedh zgjedhjet. Të njëjtët…. Edhe Çyrbja vajti në burg, por pasi vajti si njeriu i bandave në listën e PS. Nëse dy banditë në Elbasan caktojnë atë gocën, që të vendosë lejet e ndërtimit….
    Preç Zogaj: Atë të bandave mbaje për vete, nuk kam ndejtur kurrë në jetën time.
    Andi Bushati: Aq më keq që i mbron sot.
    Preç Zogaj: Kanë ushtruar…
    Andi Bushati: Kanë ushtruar një mut. Intelektualisht duhet të të vijë ty turp, kur sheh…
    Preç Zogaj: Nuk jam ekstremist.
    Andi Bushati: Kur sheh raste të tëra ku njerëzve ju jepen lek dhe u merret vota, dhe nuk ndërhyn SPAK dhe policia, atëherë ky quhet mashtrim intelektualisht.
    Preç Zogaj: Unë kam denoncuar me emra, por të dëgjoj fiction si puna jote. Nuk ke fakte.
    Andi Bushati: Po flas me fakte.
    Preç Zogaj: Ti ofendon një milionë e 600 mijë njerëz.

  • “Opozita nuk frymëzon”, Spahiu bën deklaratën e fortë: Edhe po të përsëriten 10 herë zgjedhjet, PD humbet më keq

    “Opozita nuk frymëzon”, Spahiu bën deklaratën e fortë: Edhe po të përsëriten 10 herë zgjedhjet, PD humbet më keq

    Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh për një emision televiziv se zgjedhjet patën problematikat e tyre, por në fund u zgjodhën ata që ishin paracaktuar nga liderët e partive dhe jo nga bandat kriminale.
    Madje ai shkoi më tej, duke nënvizuar se edhe po të bëhen 10 herë zgjedhjet e parakohëshme nga Rama, po aq herë Partia Demokratike do i humbte këto zgjedhje.
    “Nuk kanë dalë deputetë ata që deshën bandat, por ata që deshën Berisha dhe Rama. Nëse banda krijon aq vota dhe ka influencë sa siguron 40 mijë vota, atëherë është problem popullor, kemi problem si popull. Atëherë këto qenkan banda serioze. Tani ne nuk jemi të çmendur. Unë po them se nëse është e vërtetë se bandat sigurojnë kaq shumë vota, ky është problem i Elbasanit atëherë, në rastin konkret. Unë nuk them se bandat nuk kanë ndikuar, por ama pjesë kanë qenë edhe vetë kryetarët e partive”, tha juristi.
    Ai nuk e sheh problemin vetëm tek bandat kriminale, për të cilat nuk beson se ndikon aq thellë në rezultat.
    “Nëse Rama del sot të thotë se do bëjë zgjedhje të parakohëshme, e para që nuk do i dëshirojë është PD-ja dhe Sali Berisha, pasi edhe 10 herë të bëhen ato, po aq herë do humbasë PD-ja, sepse në atë gjendje janë katandisur”, shpjegoi Spahiu.
     

  • “Ke qenë në shtrat me bandat ti? Turp të kesh!”/ Plas sherri mes Bushatit dhe Zogajt për zgjedhjet

    “Ke qenë në shtrat me bandat ti? Turp të kesh!”/ Plas sherri mes Bushatit dhe Zogajt për zgjedhjet

    Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka patur një debat të fortë mes analistëve Andi Bushati dhe Preç Zogaj, lidhur me standardin e zgjedhjeve.
    Bushati tha se zgjedhjet nuk plotësojnë asnjë standard dhe se ato janë diktuar nga krimi i organizuar.
    Debati:
    Andi Bushati: Palaçot e SPAK kanë qenë duke i përgjuar Troplinë. Opozita thoshte që ata po vjedhin vota dhe asgjë… Suel Çela blinte vota dhe galloftët e SPAK nuk panë gjë. Këtu idiotët e dobishëm të rgjimit thonë zgjedhje kishte por ka pak faj Saliu. Këtu është bërë masakër. Po të doni, merrni vende pune dhe ndani lek, por të thuash që pati zgjedhje, këtë legenllëk nuk e pranoj dot më.Nëse ti Preç ke qenë në shtrat me bandat, mund të mos i kesh parë, por bandat këtu janë sheshit. E lexove ti dosjen e Troplinëve? Njerëz që sjellin paratë e krimit në Shqipëri, marrin leje nga Rama, akuzohen nga opozita që po vjedh zgjedhjet. Të njëjtët…. Edhe Çyrbja vajti në burg, por pasi vajti si njeriu bandave në listën e PS. Nëse dy banditë në Elbasan caktojnë atë gocën, që të vendosë lejet e ndërtimit….
    Preç Zogaj: Atë të bandave mbaje për vete, nuk kam ndejtur kurrë në jetën time.
    Andi Bushati: Aq më keq që i mbron sot.
    Preç Zogaj: Kanë ushtruar…
    Andi Bushati: Kanë ushtruar një mut. Intelektualisht duhet të të vijë ty turp, kur sheh…
    Preç Zogaj: Nuk jam ekstremist.
    Andi Bushati: Kur sheh raste të tëra ku njerëzve ju jepen lek dhe u merret vota, dhe nuk ndërhyn SPAK dhe policia, atëherë ky quhet mashtrim intelektualisht.
    Preç Zogaj: Unë kam denoncuar me emra, por të dëgjoj fiction si puna jote. Nuk ke fakte.
    Andi Bushati: Po flas me fakte.
    Preç Zogaj: Ti ofendon një milionë e 600 mijë njerëz.

  • Spahiu: Sikur 10 herë të përsëriten zgjedhjet, 10 herë më keq do humbë Partia Demokratike

    Spahiu: Sikur 10 herë të përsëriten zgjedhjet, 10 herë më keq do humbë Partia Demokratike

    Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh për ‘Frontline’ se zgjedhjet patën problematikat e tyre, por në fund u zgjodhën ata që ishin paracaktuar nga liderët e partive dhe jo nga bandat kriminale.
    Madje ai shkoi më tej, duke nënvizuar se edhe po të bëhen 10 herë zgjedhjet e parakohëshme nga Rama, po aq herë Partia Demokratike do i humbte këto zgjedhje.
    “Nuk kanë dalë deputetë ata që deshën bandat, por ata që deshën Berisha dhe Rama. Nëse banda krijon aq vota dhe ka influencë sa siguron 40 mijë vota, atëherë është problem popullor, kemi problem si popull. Atëherë këto qenkan banda serioze. Tani ne nuk jemi të çmendur. Unë po them se nëse është e vërtetë se bandat sigurojnë kaq shumë vota, ky është problem i Elbasanit atëherë, në rastin konkret. Unë nuk them se bandat nuk kanë ndikuar, por ama pjesë kanë qenë edhe vetë kryetarët e partive”, tha juristi për Report Tv.
    Ai nuk e sheh problemin vetëm tek bandat kriminale, për të cilat nuk beson se ndikon aq thellë në rezultat.
    “Nëse Rama del sot të thotë se do bëjë zgjedhje të parakohëshme, e para që nuk do i dëshirojë është PD-ja dhe Sali Berisha, pasi edhe 10 herë të bëhen ato, po aq herë do humbasë PD-ja, sepse në atë gjendje janë katandisur”, shpjegoi Spahiu.

  • Farsa zgjedhore e 11 majit/ Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale

    Farsa zgjedhore e 11 majit/ Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i konsideron farsë elektorale zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

    I ftuar në Opinion, lideri i opozitës, Sali Berisha akuzoi PS dhe Edi Ramën se ka fituar 28 mandate deputetësh në bashkëpunim me bandat kriminale.

    Intervista në studio:

    Fevziu: A i gjeni vetes një gabim tuajin në këto zgjedhje?

    Berisha: Kujt ia shtron ti këtë pyetje? Nuk ka diskutim që unë gabime të përditshme bëj. Cilat janë ato do analizohen. Tani po merrem me mbrojtjen e votës. Këto zgjedhje nuk njihen. Është farsë. 28 mandate kanë marrë me banda.

     

  • Sali Berisha akuzon Ramën për zgjedhjet e 11 Majit: Fitoi 28 mandate me bandat kriminale

    Sali Berisha akuzon Ramën për zgjedhjet e 11 Majit: Fitoi 28 mandate me bandat kriminale

    Sali Berisha i konsideron farsë elektorale zgjedhjet e 11 Majit, ku akuzoi Partinë Socialiste se ka fituar 28 mandate deputetësh në bashkëpunim me bandat kriminale. ”Kujt ia shtron ti këtë pyetje? Nuk ka diskutim që unë gabime të përditshme bëj. Cilat janë ato do analizohen. Tani po merrem me mbrojtjen e votës. Këto zgjedhje nuk njihen. Është farsë. 28 mandate kanë marrë me banda”.

  • Sali Berisha e ul shifrën: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale

    Sali Berisha e ul shifrën: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale

    Sali Berisha i konsideron farsë elektorale zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
    Më herët ai ka deklaruar se i kanë vjedhur 33 mandate, mirëpo sonte te Fevziu e akuzoi Partinë Socialiste se ka fituar 28 mandate deputetësh në bashkëpunim me bandat kriminale.
    Blendi Fevziu: A i gjeni vetes një gabim tuajin në këto zgjedhje?
    Sali Berisha: Kujt ia shtron ti këtë pyetje? Nuk ka diskutim që unë gabime të përditshme bëj. Cilat janë ato do analizohen. Tani po merrem me mbrojtjen e votës. Këto zgjedhje nuk njihen. Është farsë. 28 mandate kanë marrë me banda.

  • ‘T’u lutemi prokurorëve italianë që të mos i godasin bandat pak pas votimeve se Rama i zëvendëson deri në zgjedhjet e ardhshme’

    ‘T’u lutemi prokurorëve italianë që të mos i godasin bandat pak pas votimeve se Rama i zëvendëson deri në zgjedhjet e ardhshme’

    Gazetari Gjergj Erebara bëri një postim online, që pasqyron ndjesinë e shumë shqiptarëve, të cilët shohin se si bandat e pushtetit goditen pikërisht pas përfundimit të zgjedhjeve, kur e kanë kryer misionin e tyre të manipulimit industrial të votave.

    Bandat e goditura zëvendësohen nga Edi Rama me banda më të forta, më të pamëshira dhe më të pasura.

    Ai i bën thirrje prokurorëve italianë që t’i godasin këto banda para votimeve, se përndryshe Rama i zëvendëson deri në zgjedhjet e ardhshme.

    “Të bëhemi një milionë shqiptarë dhe t’i lutemi prokurorëve italianë, por edhe EUROPOL dhe EUROJUST që herën tjetër të shqyrtojnë mundësinë të godasin bandat shqiptare të drogës pak para zgjedhjeve sepse po i goditën pas zgjedhjeve gjen zëvendësues Rama deri në zgjedhjet e ardhshme. Ju lutem ndihmojeni këtë popull të vuajtur!!!” shkruan Erebara.

  • Politika gjermane ndaj refugjatëve nën kritikë: Si fitojnë para bandat e kontrabandës nga njerëzit

    Politika gjermane ndaj refugjatëve nën kritikë: Si fitojnë para bandat e kontrabandës nga njerëzit

    «Politika gjermane ndaj refugjatëve nuk është në lartësinë e sfidave globale», thotë drejtpërdrejt Benjamin Etzold. Rasti është prezantimi në Berlin i Raportit të tretë Global për Refugjatët. Studiuesi në Qendrën Ndërkombëtare për Studimin e Konflikteve në Bonn (BICC) kujton fushatën zgjedhore parlamentare gjermane. Kjo u karakterizua kryesisht nga çështja e refugjatëve dhe migrimit.
    Debatet u përqendruan kryesisht te Gjermania dhe ishin “të nxehta”, thotë studiuesi i refugjatëve. Sipas mendimit të tij, kjo do të vazhdojë edhe nën qeverinë e re gjermane. Megjithatë, Etzold kritikon faktin se kjo nuk bazohet në fakte dhe përfundime shkencore. Dimensioni global i ikjes dhe zhvendosjes injorohet kryesisht.
    Kontrollet kufitare si instrument parandalimi?Eksperti i migrimit kritikon ashpër edhe shtrëngimin e kontrolleve kufitare dhe kthimin e refugjatëve: Ato shërbejnë si pengesë dhe efektiviteti i tyre është i mbivlerësuar, thotë Etzold. Kolegu i tij Franck Düvell i Universitetit të Osnabrück-ut mbështet këtë pikëpamje: “Nëse dikush kthehet mbrapsht, ai përpiqet përsëri e përsëri, derisa të mbërrijë në vend.”

    Kjo vlen si për kufijtë e brendshëm ashtu edhe për ata të jashtëm të Bashkimit Evropian (BE). “Kur një rrugë mbyllet, ka një tjetër menjëherë pranë saj. Kjo ndonjëherë është më e rrezikshme, por atëherë është më e frekuentuar”, thotë Düvell, duke shpjeguar efektin që ai dhe ekspertë të tjerë e kanë analizuar shpesh. Kjo, nga ana tjetër, tërheq kriminelë: kontrabandistët e njerëzve.
    Si fitojnë para bandat e kontrabandës nga njerëzitStudiuesi i refugjatëve aludon për migrimin e parregullt, ndonjëherë të paligjshëm dhe shpesh kërcënues për jetën: “Mund të jenë dokumente të falsifikuara, mund të jenë vende fshehjeje në kamionë, mund të jenë anije të papërshtatshme për lundrim”, thotë Düvell, duke përshkruar metodat e përdorura nga bandat e kontrabandës në të gjithë botën që janë vërejtur për shumë vite. “Ky është efekti anësor i padëshirueshëm që e shohim herë pas here me këto lloj masash.”
    Në këtë kontekst, ekspertët e refugjatëve dhe migrimit i bëjnë thirrje qeverisë së re gjermane dhe bashkësisë ndërkombëtare që të bashkojnë përsëri forcat: “Ekziston një nevojë urgjente për të ringjallur politikën shumëpalëshe për refugjatët, edhe pa përfshirjen e SHBA”, thotë Benjamin Etzold i Qendrës Ndërkombëtare për Studime të Konflikteve në Bonn. “Gjermania mund dhe duhet të marrë një rol pionier këtu në Evropë dhe globalisht, në vend që të ndjekë vetëm përpjekjet kombëtare.”
    Përmirësimi i perspektivave të jetesës në vendGjithnjë e më shumë njerëz që kërkojnë mbrojtje i mbajnë të mbyllur në vazhdimësi në kampe, i ushqejnë dhe kujdesen për ta atje, kritikon drejtpërdrejt eksperti. Për shkak të mungesës së perspektivave në kampe, gjithnjë e më shumë refugjatë largohen, shumë prej tyre vijnë drejt Gjermanisë.
    Etzold beson se ka vetëm një mënyrë për të ndryshuar këtë situatë: “Në fund të fundit, vetëm siguria ligjore dhe perspektivat e përmirësuara të jetës në terren mund të zvogëlojnë presionin për të vazhduar emigrimin dhe për të parandaluar migrimin e parregullt në Gjermani.”
    Etzold beson se njoftimi i qeverisë së re gjermane se synon t’i japë fund në një masë të madhe aksesit ligjor në Gjermani përmes programeve të pranimit humanitar ose ribashkimit familjar, është kundërproduktiv. Ai beson se kjo mund të inkurajojë edhe migrimin e parregullt, të cilin ne duam ta luftojmë.
    “Atëherë i hapet dera arbitraritetit”Kolegia e tij, Petra Bendel, nga Universiteti i Erlangen-Nurembergut, madje druhet se Gjermania mund të shkelë ligjin me prapësimet në kufi. Ajo i referohet të drejtës individuale për azil të sanksionuar në Kushtetutë, në Ligjin Themeltar dhe në legjislacionin evropian. “Po t’i japësh politikës përparësi mbi këtë të drejtë, kjo hap derën për arbitraritet.”/dw