Tag: bandat

  • Berisha: Nuk dorëhiqem nga drejtimi i PD!

    Berisha: Nuk dorëhiqem nga drejtimi i PD!

    Kreu i PD-së, Sali Berisha në mbledhjen me drejtuesit politikë në 12 qarqet, ka treguar pse humbi opozita në zgjedhjet e 11 Majit, por që në krye tha se nuk tërhiqet nga drejtimi i PD. Sipas statutit të partisë, por edhe sipas premtimit publik të Sali Berishës, kryetari kur humbet zgjedhjet parlamentare jep dorëheqje të parevokueshme dhe nuk ka të drejtë të rikandidojë.
    Por Berisha u justifikua me sloganin e përhershëm se “na vodhen votat”. Por kur ti vjedhin pse futesh në zgjedhje?! Dhe pse e lejon qeverinë të jetë në krye të fushatës zgjedhore, kur thua se “nuk futemi në zgjedhje pa qeveri teknike”. Pse nuk reaguat para votimeve me turma popullore derisa të realizohej kërkesa e drejtë e PD për qeveri teknike?

    Ja se çfarë tha Berisha sonte:
    ”Edi Rama nuk u përpoq të fshehë këtë herë krimin elektoral. Ai shpërndau 138 licencë për miliona bimë kanabis. Një bimë kanabis e ka prodhimin 1 mijë euro. Sesi i ndau mafia e drogës bimët për drogë është e thjeshtë. Rama bëri publike blerjen e votës kur dy ditë para zgjedhjeve, fali 200 milionë euro gjoba dhe kamata të 10 viteve të fundit. Janë 500 mln euro PPP e koncesione.
    Falja e gjobave, krim elektoral. Janë bërë mbi 10 mijë punësime shtetërore për votë. Bandat kriminale kanë vepruar më të kontrolluara se asnjëherë më parë. Bandat vepruan në 10 qarqe të vendit dhe në mbi 20 bashki, që të sjellin në parlament 30 kandidatë të PS-së.
    Ylli i kësaj fushate është Sara Mile, që arriti në 30 mijë. Bandat aty ku panë se puna e nëndheshme mund të mos realizonte objektivin, dolën haptaz në një seri bashkish, ndër të cilat në Vorë, Peshkopi, Mat, Durrës, Elbasan”.
    Pra e njëjta situatë; PD-ja futet në zgjedhje, thotë se do ti fitojë e me pas kur humbet deklaron se “na i vodhi Rama”!
    Me sa duket prapë këtë situatë do të kemi edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

  • Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

    Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga selia e PD-së deklaroi se PS fitoi zgjedhjet e 11 Majit duke blerë votat përmes bandave kriminale.
    Në fjalën e tij, kryedemokrati u shpreh se bandat vepruan në 10 qarqe dhe 20 bashki për të sjellë në parlament 30 kandidatë socialistë.
    Po ashtu, Berosha nuk la pa përmendur edhe kandidaten e PS në qarkun e Elbasanit, Sara Milën,  e cila ka marrë deri më tani ka marrë mbi 18 mijë vota.
    Pjesë nga fjala e Berishës:
    Cilat do qofshin përmasat e veprimtarisë kriminale të nëndheshme, këto publiket janë më të mëdhatë, më gjigantet, më të pashembulltat. Për të mos thënë pastaj rreth 500 milionë euro prokurime, PPP-ra, koncesione, gjatë fushatës elektorale. Që të gjitha për vota.
    Për të mos thënë pastaj mbi 10 mijë punësime në qeverinë vendore, lokale dhe ndërmarrjet publike, që të gjitha punë për votë, punësim për votë. E vërteta është se në këto zgjedhje, bandat kriminale kanë vepruar më të strukturuara dhe më të kontrolluara se asnjëherë më parë.
    Këto banda kanë vepruar në dhjetë qarqe të vendit dhe në mbi 20 bashki me detyrën për të mbështetur dhe sjellë në parlament 30 kandidatë të PS.
    ‘Ylli’ i kësaj fushate është famozja Sara Mile, e cila arriti në 30 mijë, po tani po i ulin votat sepse bëhet barsoletë botërore se si e panjohura u bë më e votuara në zgjedhjet e narkoshtetit shqiptar.
    Bandat, aty ku panë se puna e nëndheshme mund të mos realizonte objektivin, dolën haptas në shesh, në terren, në një seri bashkish, ndër të cilat në Vorë, në Peshkopi, në Mat dhe në Durrës, në Elbasan, në shumë rrethe të tjera.
    Unë gjej rastin të shpreh një falenderim dhe mirënjohje ndaj të gjithë gazetarëve, të cilët me guxim, me trimëri kanë bërë publike të vërtetat, këtë aktivitet kriminal, i cili u ushtrua ditën e zgjedhjeve pa asnjë lloj kufizimi.
    Pra, e vërteta është se zgjedhjet u rrëmbyen nga një narkodiktator që me një fuqi korruptive dhe që mendon se do mund të qëndrojë mbi mandatin e tij të krimit.
     

  • ”Nuk tërhiqem”, Berisha: Bandat vepruan që të sjellin në Parlament 30 kandidatë të PS-së

    ”Nuk tërhiqem”, Berisha: Bandat vepruan që të sjellin në Parlament 30 kandidatë të PS-së

    Kreu i PD-së, Sali Berisha në mbledhjen me drejtuesit politikë në 12 qarqet, ka treguar pse humbi opozita në zgjedhjet e 11 Majit, por që në krye tha se nuk tërhiqet nga drejtimi. Për të në këto zgjedhje ku PS fitoi thellë me 83 mandate, janë bandat që punuan sipas Berishës, që në Parlament të jenë 30 kandidatë me ndihmën e tyre.
    ”Edi Rama nuk u përpoq të fshehë këtë herë krimin elektoral. Ai shpërndau 138 licencë për miliona bimë kanabis. Një bimë kanabis e ka prodhimin 1 mijë euro. Sesi i ndau mafia e drogës bimët për drogë është e thjeshtë. Rama bëri publike blerjen e votës kur dy ditë para zgjedhjeve, fali 200 milionë euro gjoba dhe kamata të 10 viteve të fundit. Janë 500 mln euro PPP e koncesione.

    Falja e gjobave, krim elektoral. Janë bërë mbi 10 mijë punësime shtetërore për votë. Bandat kriminale kanë vepruar më të kontrolluara se asnjëherë më parë. Bandat vepruan në 10 qarqe të vendit dhe në mbi 20 bashki, që të sjellin në parlament 30 kandidatë të PS-së.
    Ylli i kësaj fushate është Sara Mile, që arriti në 30 mijë. Bandat aty ku panë se puna e nëndheshme mund të mos realizonte objektivin, dolën haptaz në një seri bashkish, ndër të cilat në Vorë, Peshkopi, Mat, Durrës, Elbasan”.

  • Berisha: Protestë ditën e samitit! Kreu i PD nuk pranon humbjen dhe largimin: Më 16 maj t’i tregojmë Europës librin e zi të 11 majit

    Berisha: Protestë ditën e samitit! Kreu i PD nuk pranon humbjen dhe largimin: Më 16 maj t’i tregojmë Europës librin e zi të 11 majit

    Partia Demokratike nuk e pranon humbjen e thellë në këto zgjedhje dhe për ta kundërshtuar rezultatin, kryetari Sali Berisha njoftoi protestë kombëtare të enjten, në ditën që Tirana do të mikpresë Samitin e Komunitetit Politik Europian.
    “Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet në datën 16, në orën 17:00 në bulevardin zogu i parë për të sensinilizuar opinionin publik botëror mbi përbindëshin elektoral Edi Rama që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjedhje. Protesta do të jetë paqësore, nuk do të ketë probleme që të cenojnë në shkallën më të vogël sigurinë e dinjitarëve që vijnë, por duam që ata të mësojnë se kanë qenë të ftuar nga një narkodiktator që nuk njeh ligj, as moral”, tha Berisha.
    Opozita pretendon se vullneti i lirë i qytetarëve nuk është ai që tregojnë shifrat e dala gjatë numërimit të votave për shkak të angazhimit, që sipas Berishës, bandat kriminale patën në këtë proces elektoral.

     “Kurrë ndonjëherë bandat nuk kanë sjellë kaq shumë përfaqësues të tyre në Parlament sa këtë herë, nga veriu në jug, nga lindja në perëndim. Në rrethin e Durrësit bandat punonin për deputetë të veçantë, tjetër Balla, tjetër Dyrmishi. Po këshjtu në Fier, Mallakstarë,  ishin zgjedhje që u sunduan si asnjëherë më parë nga vrasës, serial killer, trafikantë, dhunues, përdhunues. Zgjedhjet e 11 majit u karakterizuan nga blerja publike më masive në tërë historinë e zgjedhjeve në Shqipëri”, tha Berisha.
    Pavarësisht se nuk e riktheu dot Partinë Demokratike në pushtet, Sali Berisha thotë se do të vazhdojë ta udhëheqë atë.
    “PD ka statutin dhe do t’i përmbahet asaj, ka disa parime eprore, vota e lirë e shqiptarëve, kjo parti nis betejën për votën e lirë të shqiptarëve. Këtë betejë deri në gfitore ai që e nisi, do ta bitisi”, tha Berisha.
    Strategjia për të vijuar betejën me qeverinë, tha Berisha në konferencën me gazetarët, do të marrë formë hap pas hapi./vizionplus.tv

  • ‘Zgjedhjet u vodhën’/ Berisha refuzon të njohë rezultatet, PARALAJMËRON: Protestë më 16 maj!

    ‘Zgjedhjet u vodhën’/ Berisha refuzon të njohë rezultatet, PARALAJMËRON: Protestë më 16 maj!

    Sali Berisha

    TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duket se nuk ka ndërmend që të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Sot zbuloi se për të, hapi i radhës është zhvillimi i protestave për kundërshtimin e rezultatit me pretendimin se votimet nuk ishin të lira. Kështu, tubimi i parë do të mbahet më 16 maj, ditë që përkon me Samitin me liderët e vendeve të Bashkimit Europian, të cilët do të vijnë në Shqipëri. Sipas kryedemokratit Berisha, ata janë personat që duhet të mësojnë se në Shqipëri nuk ka pasur zgjedhje të rregullta, por të diktuara nga bandat dhe grupet kriminale.
    “Ne nuk bëhet fjalë kurrë që të pajtohemi me këto zgjedhje. Jo ta harrojnë. Ne kemi bërë gjithçka në përputhje me ligjin sa i takonte ne si opozitë, që Shqipëria të ketë zgjedhje. Tani opozita ka detyra që do ti përmbyshë me vendosmëri. Protesta më datë 16 është në emër të një populli, që votën ia dikton Revolja pas kokës, ia dikton Poja, Suel Çela, Bledi Xhabafti, ia diktojnë bandat. Është fillimi i një beteje që nuk ndalon më,”-tha ndër të tjera në fjalën e tij, Sali Berisha.
    Në momentin që nga gazetarët e pranishëm në konferencë iu përmend i ashtuquajturi “Neni Basha”, që dikton dorëheqjen e kreut të partisë në rast se zgjedhjet humben, Berisha tha: PD ka statutin dhe do i përmbahet asaj, por ka disa parime eprore dhe këto parime është vota e lirë e shqiptarëve. Kjo parti vazhdon betejën për votën e lirë të shqiptarëve. Ju jeni dëshmitarë se si në mes të fushatës, 1 javë para zgjedhjeve, në Valencia Edi Rama u damkos si që blen vota me lek, me zarfa, me prokurorime, me kanabis, me punësime. Të gjitha format e blerjes së votës. Ai, ju garantoj unë ju, se nuk ka akt dhe gjë në botë që nuk do ndërmarrë për të mbajtur karrigen sepse është zhytur në krime të tmerrshme. Ka luajtur vetë me votën, me rendin me të gjitha.
    Kështu, la të kuptohet edhe njëherë se dorëheqje nuk do të ketë.
    DEKLARATA E BERISHËS:
    Zgjedhjet e 11 Majit u diktuan që të gjitha nga krimi. Bandat kriminale të qeverisë ishin aktive në 10 qarqe të Shqipërisë, në 20 bashki të vendit dhe ato patronuan 30 deputetë të mazhorancës kriminale. Skenat që ju patë në Vorë, ku banda e Xhabaftit diktoi në mënyrë të dhunshme vullnetin e qytetarëve të Vorës, në të cilat zgjedhje, kryebanditi Blendi Xhabafti, mori vota dhjetë herë më shumë se kandidati i dytë në lista. Kuptoni vetë se si janë zhvilluar zgjedhjet. Por, skena si Vora ishin të zakonshme në një seri qarqesh dhe bashkish të tjerë, Durrës, Peshkopi, Elbasan, Fier dhe zona të tjera. Pra, në çdo aspekt këto ishin zgjedhjet më të grabitura, më të plaçkitura dhe më të dhunuara në tërë historinë elektorale të Shqipërisë pluraliste. Kurrë ndonjëherë bandat nuk kanë prurë kaq shumë përfaqësues të tyre në parlamentin shqiptar sa në këtë parlament. Nga veriu në jug, nga lindja në perëndim. Mund t’u them ju se në rrethin e Durrësit, bandat punonin për deputetë të veçantë. Tjetër Balla, tjetër Dyrmishi, tjetër ky, tjetër ai. Dhe jo më pak në Elbasan kjo skemë. Po kështu në Fier, Mallakastër. Pra, këto ishin zgjedhje që u sunduan si asnjëherë më parë nga vrasës, seria killera, trafikantë, dhunues, përdhunues. Zgjedhjet e 11 Majit u karakterizuan nga blerja publike më masive në tërë historinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Zarfi me 100 euro, i dërguar në mes të fushatës elektorale dhe amnistia prej 200 milionë euro gjoba dhe kamata nga viti 2015 deri në vitin 2025, është blerja publike më e fuqishme që ka ndodhur në historinë e vendit. Dhjetëra mijëra hektarë kanabis që u dhanë licencat për t’u mbjellë. Çdo bimë kanabis me prodhim fitimi 1 mijë euro, është përllogaritur për blerje votash në mënyrën më të pamëshirë. Punësimi, punë për votë, u aplikua masivisht në këto zgjedhje. Sistemi kriminal i patronazhistëve, i futur në strofulla ose rreth qendrës së votimit, ishte një polici terroriste, ndaj zgjedhësve shqiptarë. Dy drejtuesit më të lartë të Shërbimit Informativ Kombëtar, zëvendës të drejtores, u morën javët e para me të gjithë regjistrat e rrjetit agjenturor të Sigurimit të Shtetit dhe e aktivizuan atë për karrigen e Edi Ramës duke shkelur ligj dhe çdo gjë. Ne po evidentojmë me shumë përgjegjësi krimin elektoral.Ky krim është po kaq monstruoz në diasporë. Ju e morët vesh besoj, se si në kutinë e Beratit për diasporën dilte PS 99.6 përqind. Pra, kemi të bëjmë me Korenë e Veriut. Kjo është e vërteta. Në qoftë se nga Greqia, ardhja me postë të zakonshme çdo ditë para se famëziu, krimineli Balla të shkonte me hordhinë e patronazhistëve në Greqi, ishte 1000-1300 zarfe, pas dërgimit të kriminel Ballës në Greqi, kanë ardhur 6 mijë zarfe, të gjitha të manipuluara. Ju besoj se po e ndiqni numërimin e votave në diasporë se si ato janë me shenjat më të sigurta të falsitetit dhe manipulimit. Thirrja ime është kjo për të gjithë komisionerët që po bëjnë punë me vetëmohim, të numërojnë çdo votë në dëshmi të respektit tonë të palëkundur ndaj atyre që në kushte terrori kanë votuar për opozitën. Të regjistrojnë dhe të mbajnë shënim çdo parregullsi. Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet me datën 16 në ora 17:00 në Bulevardin e Parë për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama, që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjedhjet. Protesta do të jetë paqësore. Ne garantojmë se nuk do ketë probleme që të cenojnë në shkallën më të vogël sigurinë e dinjitarëve që vijnë, por duam që ata të mësojnë se kanë qenë të ftuar nga një narkodiktator që nuk njeh ligj as moral për votën dhe vullnetin e qytetarëve të tij.

  • Berisha bën fajtore bandat për humbjen, nuk pranon të dorëhiqet: Betejën për votën e lirë ai që e nisi do ta bitisë

    Berisha bën fajtore bandat për humbjen, nuk pranon të dorëhiqet: Betejën për votën e lirë ai që e nisi do ta bitisë

    Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediat ditën e sotme ka bërë fajtore bandat për humbjen e PD-së në zgjedhjet e 11 majit.
    Berisha: Zgjedhjet e 11 Majit u diktuan që të gjitha nga krimi. Bandat kriminale të qeverisë ishin aktive në 10 qarqe të Shqipërisë, në 20 bashki të vendit dhe ato patronuan 30 deputetë të mazhorancës kriminale.
    I pyetur nëse do të pranojë humbejn dhe do të reflektojë duke u larguar nga lidershipi i partisë, Berisha tha se betejën për votën e lirë do ta çojë deri në fund.

    Berisha: Këtë betejë deri në fitore ai që e nisi dhe do ta bitisë. Beteja për votën e lirë…asgjë nuk mund ta ndalë PD për këtë betejë.
    Më 16 maj, kur në Tiranë do të mbahte Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Berisha paralajmëroi protestë. Sipas tij, protesta do të jetë paqësore për t’i treguar ndërkombëtarëve se se zgjehdjet nuk ishin të lira.
    Berisha: Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet me datën 16 në ora 17:00 në Bulevardin e Parë për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama, që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjedhjet.
    Protesta do të jetë paqësore. Ne garantojmë se nuk do ketë probleme që të cenojnë në shkallën më të vogël sigurinë e dinjitarëve që vijnë, por duam që ata të mësojnë se kanë qenë të ftuar nga një narkodiktator që nuk njeh ligj as moral për votën dhe vullnetin e qytetarëve të tij./vizionplus.tv

  • “Zgjedhjet më të grabitura, plaçkitura dhe dhunuara në histori”, Berisha: U diktuan që të gjitha nga krimi

    “Zgjedhjet më të grabitura, plaçkitura dhe dhunuara në histori”, Berisha: U diktuan që të gjitha nga krimi

    Kryedemokrati Sali Berisha në një konferencë për mediat i konsideroi zgjedhjet e 11 majit më të plaçkiturat në histori.

    Sipas Berishës, bandat kriminale ushtruan presion dhe shkaktuan incidente gjatë procesit të zgjedhjeve.
    Berisha: Zgjedhjet e 11 Majit u diktuan që të gjitha nga krimi. Bandat kriminale të qeverisë ishin aktive në 10 qarqe të Shqipërisë, në 20 bashki të vendit dhe ato patronuan 30 deputetë të mazhorancës kriminale.Skenat që ju patë në Vorë, ku banda e Xhabaftit diktoi në mënyrë të dhunshme vullnetin e qytetarëve të Vorës, në të cilat zgjedhje, kryebanditi Blendi Xhabafti, mori vota dhjetë herë më shumë se kandidati i dytë në lista.
    Kuptoni vetë se si janë zhvilluar zgjedhjet. Por, skena si Vora ishin të zakonshme në një seri qarqesh dhe bashkish të tjerë, Durrës, Peshkopi, Elbasan, Fier dhe zona të tjera. Pra, në çdo aspekt këto ishin zgjedhjet më të grabitura, më të plaçkitura dhe më të dhunuara në tërë historinë elektorale të Shqipërisë pluraliste.
    Kurrë ndonjëherë bandat nuk kanë prurë kaq shumë përfaqësues të tyre në parlamentin shqiptar sa në këtë parlament. Nga veriu në jug, nga lindja në perëndim. Mund t’u them ju se në rrethin e Durrësit, bandat punonin për deputetë të veçantë. Tjetër Balla, tjetër Dyrmishi, tjetër ky, tjetër ai. Dhe jo më pak në Elbasan kjo skemë. Po kështu në Fier, Mallakastër. Pra, këto ishin zgjedhje që u sunduan si asnjëherë më parë nga vrasës, seria killera, trafikantë, dhunues, përdhunues.
    Zarfi me 100 euro, i dërguar në mes të fushatës elektorale dhe amnistia prej 200 milionë euro gjoba dhe kamata nga viti 2015 deri në vitin 2025, është blerja publike më e fuqishme që ka ndodhur në historinë e vendit. Dhjetëra mijëra hektarë kanabis që u dhanë licencat për t’u mbjellë. Çdo bimë kanabis me prodhim fitimi 1 mijë euro, është përllogaritur për blerje votash në mënyrën më të pamëshirë.Punësimi, punë për votë, u aplikua masivisht në këto zgjedhje.
    Sistemi kriminal i patronazhistëve, i futur në strofulla ose rreth qendrës së votimit, ishte një polici terroriste, ndaj zgjedhësve shqiptarë. Dy drejtuesit më të lartë të Shërbimit Informativ Kombëtar, zëvendës të drejtores, u morën javët e para me të gjithë regjistrat e rrjetit agjenturor të Sigurimit të Shtetit dhe e aktivizuan atë për karrigen e Edi Ramës duke shkelur ligj dhe çdo gjë. Ne po evidentojmë me shumë përgjegjësi krimin elektoral.

    Top Channel

  • “U diktuan nga bandat dhe krimi”/ Kreu i PD-së, Berisha, nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve…

    “U diktuan nga bandat dhe krimi”/ Kreu i PD-së, Berisha, nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve…

    Kreu i PD-së, Sali Berisha, nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.
    Sali Berisha:
    Zgjedhjet u diktuan nga krimi. Bandat kriminale të qeverisë ishin aktive në 10 qarqe te Shqipërisë në 20 bashki të vendit dhe ato patronuan 30 deputetë të mazhorancës kriminale. Në Vorë banda e Xhabaftit ndikoi në mënyrë të dhunshme vullnetin e qytetarëve.

  • ‘Zgjedhjet u vodhën’/ Berisha PARALAJMËRON: Protestë më 16 maj!

    ‘Zgjedhjet u vodhën’/ Berisha PARALAJMËRON: Protestë më 16 maj!

    Sali Berisha

    TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duket se nuk ka ndërmend që të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Sot zbuloi se për të, hapi i radhës është zhvillimi i protestave për kundërshtimin e rezultatit me pretendimin se votimet nuk ishin të lira. Kështu, tubimi i parë do të mbahet më 16 maj, ditë që përkon me Samitin me liderët e vendeve të Bashkimit Europian, të cilët do të vijnë në Shqipëri. Sipas kryedemokratit Berisha, ata janë personat që duhet të mësojnë se në Shqipëri nuk ka pasur zgjedhje të rregullta, por të diktuara nga bandat dhe grupet kriminale.
    “Ne nuk bëhet fjalë kurrë që të pajtohemi me këto zgjedhje. Jo ta harrojnë. Ne kemi bërë gjithçka në përputhje me ligjin sa i takonte ne si opozitë, që Shqipëria të ketë zgjedhje. Tani opozita ka detyra që do ti përmbyshë me vendosmëri. Protesta më datë 16 është në emër të një populli, që votën ia dikton Revolja pas kokës, ia dikton Poja, Suel Çela, Bledi Xhabafti, ia diktojnë bandat. Është fillimi i një beteje që nuk ndalon më,”-tha ndër të tjera në fjalën e tij, Sali Berisha.
    Në momentin që nga gazetarët e pranishëm në konferencë iu përmend i ashtuquajturi “Neni Basha”, që dikton dorëheqjen e kreut të partisë në rast se zgjedhjet humben, Berisha tha: PD ka statutin dhe do i përmbahet asaj, por ka disa parime eprore dhe këto parime është vota e lirë e shqiptarëve. Kjo parti vazhdon betejën për votën e lirë të shqiptarëve. Ju jeni dëshmitarë se si në mes të fushatës, 1 javë para zgjedhjeve, në Valencia Edi Rama u damkos si që blen vota me lek, me zarfa, me prokurorime, me kanabis, me punësime. Të gjitha format e blerjes së votës. Ai, ju garantoj unë ju, se nuk ka akt dhe gjë në botë që nuk do ndërmarrë për të mbajtur karrigen sepse është zhytur në krime të tmerrshme. Ka luajtur vetë me votën, me rendin me të gjitha.
    Kështu, la të kuptohet edhe njëherë se dorëheqje nuk do të ketë.
    DEKLARATA E BERISHËS:
    Zgjedhjet e 11 Majit u diktuan që të gjitha nga krimi. Bandat kriminale të qeverisë ishin aktive në 10 qarqe të Shqipërisë, në 20 bashki të vendit dhe ato patronuan 30 deputetë të mazhorancës kriminale. Skenat që ju patë në Vorë, ku banda e Xhabaftit diktoi në mënyrë të dhunshme vullnetin e qytetarëve të Vorës, në të cilat zgjedhje, kryebanditi Blendi Xhabafti, mori vota dhjetë herë më shumë se kandidati i dytë në lista. Kuptoni vetë se si janë zhvilluar zgjedhjet. Por, skena si Vora ishin të zakonshme në një seri qarqesh dhe bashkish të tjerë, Durrës, Peshkopi, Elbasan, Fier dhe zona të tjera. Pra, në çdo aspekt këto ishin zgjedhjet më të grabitura, më të plaçkitura dhe më të dhunuara në tërë historinë elektorale të Shqipërisë pluraliste. Kurrë ndonjëherë bandat nuk kanë prurë kaq shumë përfaqësues të tyre në parlamentin shqiptar sa në këtë parlament. Nga veriu në jug, nga lindja në perëndim. Mund t’u them ju se në rrethin e Durrësit, bandat punonin për deputetë të veçantë. Tjetër Balla, tjetër Dyrmishi, tjetër ky, tjetër ai. Dhe jo më pak në Elbasan kjo skemë. Po kështu në Fier, Mallakastër. Pra, këto ishin zgjedhje që u sunduan si asnjëherë më parë nga vrasës, seria killera, trafikantë, dhunues, përdhunues. Zgjedhjet e 11 Majit u karakterizuan nga blerja publike më masive në tërë historinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Zarfi me 100 euro, i dërguar në mes të fushatës elektorale dhe amnistia prej 200 milionë euro gjoba dhe kamata nga viti 2015 deri në vitin 2025, është blerja publike më e fuqishme që ka ndodhur në historinë e vendit. Dhjetëra mijëra hektarë kanabis që u dhanë licencat për t’u mbjellë. Çdo bimë kanabis me prodhim fitimi 1 mijë euro, është përllogaritur për blerje votash në mënyrën më të pamëshirë. Punësimi, punë për votë, u aplikua masivisht në këto zgjedhje. Sistemi kriminal i patronazhistëve, i futur në strofulla ose rreth qendrës së votimit, ishte një polici terroriste, ndaj zgjedhësve shqiptarë. Dy drejtuesit më të lartë të Shërbimit Informativ Kombëtar, zëvendës të drejtores, u morën javët e para me të gjithë regjistrat e rrjetit agjenturor të Sigurimit të Shtetit dhe e aktivizuan atë për karrigen e Edi Ramës duke shkelur ligj dhe çdo gjë. Ne po evidentojmë me shumë përgjegjësi krimin elektoral.Ky krim është po kaq monstruoz në diasporë. Ju e morët vesh besoj, se si në kutinë e Beratit për diasporën dilte PS 99.6 përqind. Pra, kemi të bëjmë me Korenë e Veriut. Kjo është e vërteta. Në qoftë se nga Greqia, ardhja me postë të zakonshme çdo ditë para se famëziu, krimineli Balla të shkonte me hordhinë e patronazhistëve në Greqi, ishte 1000-1300 zarfe, pas dërgimit të kriminel Ballës në Greqi, kanë ardhur 6 mijë zarfe, të gjitha të manipuluara. Ju besoj se po e ndiqni numërimin e votave në diasporë se si ato janë me shenjat më të sigurta të falsitetit dhe manipulimit. Thirrja ime është kjo për të gjithë komisionerët që po bëjnë punë me vetëmohim, të numërojnë çdo votë në dëshmi të respektit tonë të palëkundur ndaj atyre që në kushte terrori kanë votuar për opozitën. Të regjistrojnë dhe të mbajnë shënim çdo parregullsi. Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet me datën 16 në ora 17:00 në Bulevardin e Parë për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama, që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjedhjet. Protesta do të jetë paqësore. Ne garantojmë se nuk do ketë probleme që të cenojnë në shkallën më të vogël sigurinë e dinjitarëve që vijnë, por duam që ata të mësojnë se kanë qenë të ftuar nga një narkodiktator që nuk njeh ligj as moral për votën dhe vullnetin e qytetarëve të tij.

  • Berisha optimist për rezultatin, por nuk harron akuzat: Në Durrës kanë vërshuar bandat…

    Berisha optimist për rezultatin, por nuk harron akuzat: Në Durrës kanë vërshuar bandat…

    Kreu i PD Sali Berisha ka lëshuar një deklaratë të fortë lidhur me situatën në Durrës, duke akuzuar banda të lidhura me kryeministrin Edi Rama se kanë ndërhyrë në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, për të ndikuar në rezultatin zgjedhor.
    Berisha tha se qeveria e ardhshme e Aleancës për Shqipërinë Madhështore do t’i shpallë këto grupe si organizata terroriste dhe do t’i ndëshkojë me ashpërsinë më të madhe të ligjit. Ai i bëri thirrje komisionerëve të Partisë Demokratike që të mos lejojnë presionin dhe të zbatojnë vetëm ligjin.
    Në Durrës bandat e Pojës kanë vërshuar drejt KZAZ me urdhër nga Edi Rama se mund të ndikojnë në rezultat. Kjo nuk është vetëm në Durrës, por ata janë më aktivë, janë denoncuar, qoftë nga mediat, qoftë nga PD dhe në zona të tjera Rama ka zgjedhur një lloj presioni drejt KZAZ. Porosia ime e prerë për komisionerët tanë në KZAZ, të zbatohet ligji dhe vetëm ligji. Asnjë votë nuk duhet të numërohet në presion.
    Garantoj të gjitha bandat se qeveria e Aleancës për Shqipërinë Madhështore do i shpallë ato banda terroriste dhe do marrin ndëshkimet më maksimale si të tilla. Ata janë në përpëlitjet e fundit. Asgjë nuk mund të ndryshojë, populli ka folur.