Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në një emision televziv, ku u diskutua për bandat shqiptare dhe zhvillimin e influencës së tyre përtej kufijve, tha se në harkun e 10 viteve këto grupe janë rritur jashtëzakonisht shumë, por mohoi kategorikisht pjesën që të jenë bërë mbretërit e kokainës.
“Me trafikun e kanabisit, grupet kriminale shqiptare arrijnë të sigurojnë logjistikë, financën e nevojshme, kontaktet e duhura. Një grup, i cili është i aftë të kalojë nga njëra anë e detit 1 ton kanabis do ta kishte shumë më të lehtë ta bënte këtë me 100 kg kokainë.
Ky është momenti i parë i depërtimit të shqiptarëve në hallkën e parë të zinxhirit në vendet e burimit. Fillimisht, lajmet që na vinin ishin gati-gati sikur disa turistë shkonin në Amerikën Latine, ku çoheshin disa para atje, por edhe dikush që qëndronte si peng atje.
Në harkun e 10 viteve, këto grupe kriminale kanë arritur të kontrollojnë të gjitha hallkat e këtij zinxhiri. Nuk e besoj dot, pasi më duket e pamundur, deklarimit politike që i klasifikojnë Shqiptarët si majën apo mbretërit e tregut të kokainës. Ata e kanë një pjesë, por ne ja shumëzojmë shpesh me 100. Ata janë bërë shumë të dukshëm, por në mënyrë absolute nuk qëndrojnë në krye të kupolës”, tha Vangjeli.
Tag: bandat
-

“Janë bërë të dukshëm, jo liderë”, Vangjeli për bandat shqiptare dhe kokainën: Janë rritur në 10 vite, por nuk janë..

Vangjeli: Aktet politike e kanë dëmtuar Shqipërinë shumë më shumë se bandat kriminale
“Ka akte politike që janë bërë në këtë vend, të cilat ku e ku kanë qenë më të dëmshme se veprat e grupeve të strukturuara kriminale. Këtu akte kanë ndikuar në mënyrë kriminale në jetën e të gjithë shoqërisë. Vendime të gabuara politike. Këto kanë ardhur nga padija, nga ligësia”.
Kështu u shpreh në Debat nga Alba Alishani analisti Lorenc Vangjeli teksa u diskutua për bandat shqiptare dhe zhvillimin e influencës së tyre përtej kufijve, por edhe brenda vendit.
Ai tha më tej se në harkun e 10 viteve këto grupe janë rritur jashtëzakonisht shumë, por mohoi kategorikisht pjesën që të jenë bërë mbretërit e kokainës.
“Me trafikun e kanabisit, grupet kriminale shqiptare arrijnë të sigurojnë logjistikë, financën e nevojshme, kontaktet e duhura. Një grup, i cili është i aftë të kalojë nga njëra anë e detit 1 ton kanabis do ta kishte shumë më të lehtë ta bënte këtë me 100 kg kokainë.
Ky është momenti i parë i depërtimit të shqiptarëve në hallkën e parë të zinxhirit në vendet e burimit. Fillimisht, lajmet që na vinin ishin gati-gati sikur disa turistë shkonin në Amerikën Latine, ku çoheshin disa para atje, por edhe dikush që qëndronte si peng atje.
Në harkun e 10 viteve, këto grupe kriminale kanë arritur të kontrollojnë të gjitha hallkat e këtij zinxhiri. Nuk e besoj dot, pasi më duket e pamundur, deklarimit politike që i klasifikojnë Shqiptarët si majën apo mbretërit e tregut të kokainës. Ata e kanë një pjesë, por ne ja shumëzojmë shpesh me 100. Ata janë bërë shumë të dukshëm, por në mënyrë absolute nuk qëndrojnë në krye të kupolës”, tha Vangjeli. -

Daily Mail: Mesazhet që zbulojnë pse bosët e drogës në Angli e kanë tmerr të punojnë me shqiptarët!
Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) thotë se kriminelët shqiptarë ushtrojnë “kontroll të konsiderueshëm” mbi tregtinë e drogës në Britani.
Një shtëpi bari e lidhur me bandat shqiptare u zbulua së fundmi në Mbretërinë e Bashkuar. Vendndodhja e saj ishte zona ‘West Derby’ e Liverpulit, një qytet që sipas policisë britanike, mafia shqiptare ka pasur gjithmonë vështirësi për ta depërtuar, ndryshe nga pjesa tjetër e Britanisë ku ajo dominon tregun e narkotikëve.
Në një artikull të publikuar së fundimi, gazeta Daily Mail ka zbuluar një sërë provash, përfshirë mesazhe tekstuale, që tregojnë se si bandat lokale ruajnë kontrollin mbi tregtinë e drogës në Liverpul dhe tregohen të kujdesshme për të mos lejuar rivalët shqiptarë të fitojnë terren.
Është territori i fundit i drogave në Angli që nuk kontrollohet nga mafia shqiptare, e cila ka forcuar pushtetin në Britani përmes reputacionit për besueshmëri, çmime të ulëta dhe gatishmëri për të përdorur dhunë vdekjeprurëse.
Shikuesit e serialit ‘This City Is Ours’ mund të kujtojnë një skenë ku Jamie Phelan – që përpiqet të zëvendësojë Michael Kavanagh si drejtues i perandorisë familjare të drogës – propozon të blejnë një ngarkesë nga trafikantë shqiptarë. Por Michael e refuzon idenë me zemërim, duke thënë se “nëse i përfshin shqiptarët, ata nuk do largohen më kurrë”.
Edhe pse skena është fiktive, prova nga jeta reale tregon se debati i bosëve të krimit në Liverpul për bashkëpunimin me furnizues nga Ballkani është shumë real. Kjo u ilustrua nga një bisedë mes lordëve të drogës në Liverpul, Vincent dhe Francis Coggins – të njohur si pjesë e bandës së frikshme Huyton Firm – në platformën e koduar të mesazheve EncroChat, e cila tani është dekriptuar.
“Po, të lodhin shumë albot,” shkruan Vincent. “I thashë që nuk ishim të interesuar, por i lidhëm me dikë tjetër”.
Një burrë nga Liverpuli me njohuri për tregun e drogës tha se kjo bisedë pasqyron qëndrimin e përgjithshëm mes bosëve të bandave në qytet.
“Ja ku e keni – ata nuk duan të punojnë me shqiptarët, por kjo është në nivelin e shumicës, kështu që biseda është korrekte dhe mjaft e sjellshme,” i tha ai Daily Mail.
“Në këtë nivel, firma të ndryshme lëvizin para dhe ndajnë informacion e burime. Por nëse vëllezërit Coggins do të dëgjonin se shqiptarët donin të hynin në tregun me pakicë në Merseyside, biseda do të kishte qenë shumë ndryshe. Do të kishte luftë”.
Francis shkruan në një mesazh tjetër: “Qyteti është i imi ose vdes”.
Burimi i Daily Mail shtoi:
“Francis është shumë i qartë se kush sundon Liverpulin, dhe nuk janë shqiptarët”.
Bandat shqiptare besohet se kanë marrë kontrollin e tregut britanik të kokainës, me vlerë 5 miliardë paund në vit, duke negociuar direkt me kartelet kolumbiane dhe duke konkurruar me çmime shumë më të ulëta kundër rivalëve kriminalë. Ato janë ndihmuar edhe nga lidhjet e ngushta me ‘Ndrangheta’-n italiane, që dominon tregun e kokainës në Evropën kontinentale, ndërkohë që kanë fituar reputacion për dërgesa shumë të shpejta dhe të besueshme.
Një nga emrat kryesorë është Dritan Rexhepi, i njohur si “Mbreti i Kokainës”, i cili u ekstradua në Shqipëri më në fund në janar, pas 27 vitesh arratisje. Ky trafikant ishte përgjegjës për kontrabandimin e dhjetëra milionave paundë kokainë drejt Britanisë dhe vendeve të tjera evropiane dhe ishte në listën e më të kërkuarve nga policia e Londrës në vitin 2023. Ai thuhet të ketë qenë kreu i një karteli ndërkombëtar droge të quajtur Kompanio Bello dhe dyshohet se ka qëlluar për vdekje dy policë në Shqipëri në vitin 1999.
Vitin e kaluar, një dokument ligjor i rrjedhur nga Ministria e Brendshme britanike përshkruante bandat kriminale shqiptare si një “kërcënim akut” për Britaninë e Madhe dhe “shumë të përhapura në krimin e organizuar dhe të rëndë” në Mbretërinë e Bashkuar.
Ata akuzohen për disa vrasje, përfshirë edhe atë të vitit 2021, kur u vra Rhys Thompson, një baba i ri, i cili u rrëmbye dhe u rrah për vdekje në një përleshje që lidhej me një tentativë të dështuar për të “taksuar” një fermë kanabisi, që besohej se drejtohej nga një bandë shqiptare. Një ish-trafikant i kokainës nga Liverpool po ashtu vuri në dukje rëndësinë e kontrollit të portit për bandat e drogës:
“Tregu i drogës të klasit A në Liverpul dominohet nga grupet nga Huyton, Speke dhe Vauxhall. Ata kanë shokë në Portin e Liverpulit, që u jep kontroll mbi atë që hyn në qytet. Ata nuk do t’i lejojnë shqiptarët në tregun e tyre”.
Edhe pse jo e gjithë droga hyn në Liverpul përmes transportit detar, shumë prej saj vjen me avion ose anije të vogla. Por edhe pse shqiptarëve u është mohuar aksesi në port, tregu i kanabisit të kultivuar lokalisht u ka dhënë atyre një pikë hyrjeje alternative. /Daily Mail/ -

Daily Mail: Pse trafikantët anglezë refuzojnë bashkëpunimin me shqiptarët
FOTO ILUSTRUESE
ANGLI-Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) pranon se kriminelët shqiptarë ushtrojnë “kontroll të konsiderueshëm” mbi tregtinë e drogës në Britani. Në shtëpi bari e lidhur me bandat shqiptare u zbulua së fundmi në Mbretërinë e Bashkuar. Por ajo që e bën të veçantë këtë fermë është vendndodhja e saj – zona ‘West Derby’ e Liverpulit, një qytet që mafia shqiptare ka pasur gjithmonë vështirësi për ta depërtuar, ndryshe nga pjesa tjetër e Britanisë ku ajo dominon tregun e narkotikëve.
Në një artikull të publikuar së fundimi, gazeta Daily Mail ka zbuluar një sërë provash, përfshirë mesazhe tekstuale, që tregojnë se si bandat lokale ruajnë kontrollin mbi tregtinë e drogës në Liverpul dhe tregohen të kujdesshme për të mos lejuar rivalët shqiptarë të fitojnë terren.
Është territori i fundit i drogave në Angli që nuk kontrollohet nga mafia shqiptare, e cila ka forcuar pushtetin në Britani përmes reputacionit për besueshmëri, çmime të ulëta dhe gatishmëri për të përdorur dhunë vdekjeprurëse.
Si kanë arritur gangsterët e Liverpulit të mbajnë dominimin përballë një rreziku kaq të madh?
Shikuesit e serialit ‘This City Is Ours’ mund të kujtojnë një skenë ku Jamie Phelan – që përpiqet të zëvendësojë Michael Kavanagh si drejtues i perandorisë familjare të drogës – propozon të blejnë një ngarkesë nga trafikantë shqiptarë. Por Michael e refuzon idenë me zemërim, duke thënë se “nëse i përfshin shqiptarët, ata nuk do largohen më kurrë”.
Edhe pse skena është fiktive, prova nga jeta reale tregon se debati i bosëve të krimit në Liverpul për bashkëpunimin me furnizues nga Ballkani është shumë real.
Bandat shqiptare besohet se kanë marrë kontrollin e tregut britanik të kokainës, me vlerë 5 miliardë paund në vit, duke negociuar direkt me kartelet kolumbiane dhe duke konkurruar me çmime shumë më të ulëta kundër rivalëve kriminalë. Ato janë ndihmuar edhe nga lidhjet e ngushta me ‘Ndrangheta’-n italiane, që dominon tregun e kokainës në Evropën kontinentale, ndërkohë që kanë fituar reputacion për dërgesa shumë të shpejta dhe të besueshme.
Një nga emrat kryesorë është Dritan Rexhepi, i njohur si “Mbreti i Kokainës”, i cili u ekstradua në Shqipëri më në fund në janar, pas 27 vitesh arratisje. Ky trafikant ishte përgjegjës për kontrabandimin e dhjetëra milionave paundë kokainë drejt Britanisë dhe vendeve të tjera evropiane dhe ishte në listën e më të kërkuarve nga policia e Londrës në vitin 2023. Ai thuhet të ketë qenë kreu i një karteli ndërkombëtar droge të quajtur Kompanio Bello dhe dyshohet se ka qëlluar për vdekje dy policë në Shqipëri në vitin 1999.
Vitin e kaluar, një dokument ligjor i rrjedhur nga Ministria e Brendshme britanike përshkruante bandat kriminale shqiptare si një “kërcënim akut” për Britaninë e Madhe dhe “shumë të përhapura në krimin e organizuar dhe të rëndë” në Mbretërinë e Bashkuar.
Ata akuzohen për disa vrasje, përfshirë edhe atë të vitit 2021, kur u vra Rhys Thompson, një baba i ri, i cili u rrëmbye dhe u rrah për vdekje në një përleshje që lidhej me një tentativë të dështuar për të “taksuar” një fermë kanabisi, që besohej se drejtohej nga një bandë shqiptare -

Kryetar PD duhet ai që ka vënë gishtin në plagë
Nga Erges Eskiu
Kush ka fol për bandat e krimit të organizuar dhe trafikun masiv të drogës se ato përcaktuan zgjedhjet edhe këtë herë?!
Ne e pamë që bandat diktuan votat në gjithë Shqipërinë! Ne e pamë që të fortët mësynin qendrat e votimit edhe me bejxhe të KQZ fallco për të diktuar votën votuesve. Në numërim në Tiranë, votat e ministrit të brendshëm, të Blendi Gonxhes, të Orlando Rakipit, të PSD-s, i vëzhgonin për t’i ruajtur “çunat problematik” siç i cilësonte Damiani tërmeti?!
Pra, Shqipëria sot është narkoshtet! Shteti është në dorën e bandave dhe kryetar PD-je për të drejtuar një opozitë vitale, të fortë, duhet një person me autoritet, një njeri që i godet nominalisht gjithë banditët, një person që drejton gishtin te plaga për ta shëruar trupin e Shqipërisë, pasi sot edhe drejtësia shërben si shpatë në dorën e Edi Ramës. Përshembull miku im Dash Sula, si deputet i Elbasanit ka folur në parlament por a ka përmend ndonjëherë Suel Çelën? Asnjëherë. Sueli ishte faktori kryesor në Elbasan që nxorri një no-name e bëri më të votuarën e PS. Ngjashëm në Durrës: A ka fol ndonjëherë Ferdinand Xhaferri për Troplinët dhe klanin Poja që ka monopol Portin e Durrësit? Asnjëherë. Pse? Kush ka fol dhe denoncuar tullë përveç Berishës? Klani Poja nxorri no-name Arkend Ballën si më të votuarin e PS në Durrës, 5 mijë vota mbi Ramën?! Këta përcaktuan zgjedhjet. Ngjashëm me Ben Qimen në Fier. E shpallën në kërkim, që ta merrnin peng për llogari të Ramës e ky mandej të mlidhte vota për Zegjinen, që është nje neveri sociale?! E pra këta emra, veç Berisha ka pasur guxim t’i thotë publikisht dhe asnjë deputet nuk guxoi?! As prokurorët nuk guxojnë as ti përmendin emrin e jo më të veprojnë ndaj këtyre. Suel Çela në Elbasan është në kërkim se kinse nuk e gjejnë dot, jo për dosje shqiptare se nuk ua mban prokurorëve, por për dosje të huaj. Në mënyrë të ngjashme SPAK nuk guxon të hetojë Pojat dhe trafikun e drogës me maune nga porti i durrësit pa u kontrollu fare, por edhe kur Eurojust dhe drejtësia Italiane sipas operacionit nga DIA i sjell urdhër arrestet nga Italia, SPAK i vonon me 3 muaj për tia dështuar operacionin që të lejojë Troplinët të blejnë votat për Arkendin e Ramës dhe veç pasi mbarojnë zgjedhjet dhe i njoftojnë klanin atëherë kinse bëjnë operacionin që nuk kap asnjë kapobandë! Kjo është minim i ligjit nga SPAK për llogari të Edi Ramës, por këtë janë të rrallë ata që e thonë troç përveç Berishës. Këta njerëz që kanë qenë në PD, por nuk kanë guxuar të thonë troç bandat e drogës që përcaktojnë zgjedhjet kinse na shfaqen dashnorë të SPAK, bëjnë një nonsens logjik se nuk mund të mbrosh një institucion i cili është kundër teje, kundër Shqipërisë, pasi është faktuar që vepron si hanxhar në dorën e diktatorit. SPAK u vërtetu si minues i operacioneve te huaja (se për operacion të vetin nuk bëhet fjalë) dhe si letër higjenike e Edi Ramës, shërben për të pastruar diktatorin nga pislliku i tepërt që e karakterizon.
Në bindjen time sot Shqipëria, ka domosdoshmëri për lider me autoritet, me eksperiencë, që nuk i ul kryet përballë askujt në botë, që nuk i braktis kauzat dhe nuk i lë kurrë në baltë njerëzit e vet dhe ky njeri është Sali Berisha.
Ndaj njerëz non-name, mercenarë inatçor apo arrivist, që dalin në mediat e Ramës me qëllim që të shpërqëndrojnë fokusin nga realiteti politik ku gjendet sot Shqipëria janë të paqartë për faktorët elektoralë në zgjedhje, që është bashkëpunimi i Edi ramës me krimin e organizuar dhe drogën ose e dinë fare mirë dhe thjesht janë në rolin që i ka caktuar Edi Rama me bandat?!
Unë jam politikan i ri, prej 14-vjeç simpatizant i PD. Prej 14 vjet anëtar i PD dhe prej 12-vitesh nuk kam munguar e as kam braktisur qoftë edhe një kauz të vetme siç kanë bërë këta të rinjtë arrivist e populist. Unë e di çfarë është partia dhe çfarë i duhet PD-s dhe Shqipërisë sot. Po të isha i kundërti i atij që jam e më kanë njohur shqiptarët, do më vinte përshtat të bëja lojën e Ramës, por unë jam i qartë, i kthjellët, largpamës dhe zgjedh gjithmonë Shqipërinë të parën, zgjedh dinjitetin mbi karrierën politike se për para s’kam nevojë, ndaj edhe ju pushteti dhe shërbëtorët e tij frikën ia kanë vetëm një lideri dhe lideri i duhur për drejtimin e PD është Prof.Dr Sali Berisha.
-

Zgjedhjet/ Sali Berisha denoncon: Votat u blenë, Tirana u dominua nga bandat
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar sërish zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, që i konsideron si farsë elektorale dhe akuzon qeverinë për lidhje me bandat kriminale.
Në një konferencë shtypi nga selia blu, Berisha publikoi video që sipas tij tregojnë vjedhjen e votave.
“Mercenarë të paguar bëjnë çdo gjë që të justifikojnë dhe t’u servirin shqiptarëve farsën elektorale si proces zgjedhor. Këta, edhe njëherë, në minimum mercenarë, që nxijnë letra, shkrime, artikuj dhe të tjerë, janë mashtrues kongenitalë dhe falsifikatorë të paskrupullt. Ata duan të paraqesin, duan të gjejnë në universin e farsës, ishuj në të cilët pretendojnë se ishte paqja në zgjedhje.
Këtu do paraqes pak qendrat paralele elektorale me qendrat e votimit të PS, ku zyrtarë të niveleve të larta, qëndrojnë të fshehur, klandestinë, për të drejtuar operacionin e trenit bullgar dhe paguar votat që blejnë. Zyra sekrete pa asnjë shenjë elektorale, në të cilën tentojnë të fshihen prapa xhamit. Ikën me çantën me dokumente”.
Sali Berisha tha se Tirana ishte e rrethuar nga bandat kriminale ditën e zgjedhjeve, që sipas tij, kanë shantazhuar qytetarët për votën. Kryedemokrati denoncoi me emra.
Por Tirana, për avoketërit e farsës, që përpiqen ta paraqesin si zonë pa krim, u dominua nga banda më të fuqishme. Në Tiranë operative ishin banda e Xhabaftëve, e dokumentuar dhe e paraqitur para jush këtu me të gjithë veprimtarinë terroriste elektorale.
‘Hakmarrja për drejtësi’ është një bandë me degën e saj të fuqishme në Tiranë, pavarësisht se tani për tani, qendrën e kanë në Lushnje dhe kanë zëvendësuar bandën e Aldo Bares. Por në Tiranë janë eksponentë kryesorë të saj, ndër të cilët Dabullët dhe të tjerë. Segmente të bandës së Shullazit, Serjani dhe banditë të tjerë, janë marrë ditë e natë me kërcënimin e votuesve dhe blerjen e votave.
Pra, Tirana ishte e ngërthyer në një darë krimi, në të katër anët e saj, nga seria killerë, trafikantë, organizata. Kjo është e vërteta. Çfarëdo që të bëjë Edi Rama, çfarëdo përpjekje, me asgjë nuk mund të fshehë farsën e shëmtuar elektorale të 11 Majit 2025.
Flluskat dhe qeskat e tymit që shpërndan, një ditë me një pretendim, një ditë me një pretendim tjetër, faktojnë dështimin e tij të plotë në maskimin e farsës elektorale. Ka shpërndarë kërkesa të panumërta që të marrë urime, por urimet nuk po i vijnë. Telefonata të shumta, po statuse nuk postohen.
Urime nuk i vijnë. I kanë ngecur në fyt zgjedhjet dhe do i ngecin edhe më keq. PD deklaron se nuk njeh kurrë këtë farsë elektorale”. -

Berisha: Betejë në parlament! Kreu i PD vijon akuzat ndaj Ramës se përdori bandat në 11 maj
Të enjten Partia Demokratike do të jetë në parlament për të denoncuar procesin zgjedhor të 11 majit, të cilin Sali Berisha e cilëson farsë elektorale.
Gjatë një komunikimi me gazetarët, Berisha nuk dha detaje për aksionin e opozitës në Kuvend, por deklaroi se opozita në këto javë të fundit të këtij parlamenti ka vetëm një mision: denoncimin e zgjedhjeve.
“Opozita në parlament do të denoncojë farsën elektorale të majit të 2025. Tani për opozitën nuk ka, tema qendrore është farsa elektorale dhe narkodiktatori që organizoi farsën”, tha Berisha.Në këtë dalje para gazetarëve, Berisha denoncoi zgjedhjet në Vorë, proces në të cilin, sipas tij, u përfshinë edhe bandat kriminale.
Berisha shfrytëzoi edhe raportimet e mediave ditën e zgjedhjeve nga Vora, mes të cilave edhe raportimet e Vizion Plus, për të mbështetur akuzat se bandat ndikuan në rezultat.
“Banda e tërë në oborr. Të gjitha, urdhëroni zgjedhjet… Gazetarja me guxim e demaskon, e nxjerr mashtrues, tregon se ai është xhandar aty, xhandar i zgjedhësve. Ai ka votuar, nuk ka lidhje me votimin, përveçse me policimin e votuesve”, tha Berisha.
Betejën për zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha duhet ta bëjë në parlament edhe me deputetët që nuk garuan apo nuk fituan dot në këtë garë elektorale, e që për herë të fundit do të shkojnë në parlament.
Gjysma e grupit parlamentar aktual, 21 ligjvënës të PD-së, nuk u futën në lista ose nuk arritën të fitojnë, dhe në shtator nuk do të jenë më deputetë.
Mbetet për t’u parë sa prej tyre do të mbështesin Berishën në betejën e tij në Kuvend, në një kohë që politikanë si Dashnor Sula apo Ferdinand Xhaferraj, edhe publikisht, kanë bërë përgjegjës kryetarin e PD-së, Berishën, për humbjen./vizionplus.tv -

Goditja e Troplinëve/ Peka: Rama i përdori bandat për zgjedhje, tani bën spektakël arrestimesh ‘me peshqit e vegjël’
Avenir Peka, kryetar i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Partinë Demokratike, ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj qeverisë për bashkëpunim me grupet kriminale gjatë dhe pas zgjedhjeve të fundit. Në intervistën e dhënë në edicionin e lajmeve të pasdites në SYRI TV, Peka tha se operacionet e fundit të ndjekjes penale nuk përfaqësojnë një goditje reale ndaj bandave të krimit, por përkundrazi, përforcojnë dyshimet për një marrëveshje të heshtur mes qeverisë dhe këtyre strukturave.
Ai e cilëson situatën si një “sekret të hapur”, duke nënvizuar se arrestimet e bëra pas zgjedhjeve ishin të njohura paraprakisht, jo vetëm për opozitën, por edhe për vetë eksponentët e krimit.
Avenir Peka: Unë nuk besoj që ky operacion ka tronditur bandat e krimit, sepse duket sikur është një operacion i bashkërenduar me bandat e krimit. Të paktën në një vit, PD, sidomos në muajt e fundit ka përmendur me arma bandat kriminale të cilat kanë qenë kthyer në shtabe elektorale të Partisë Socialiste, jo vetëm në Durrës, por edhe në qytete të tjera.
Ajo çfarë ka ndodhur pas zgjedhjeve, thjesht ka vërtetuar pretendimet e opozitës dhe atë çfarë ka paralajmëruar opozita në raport me bashkëpunimin e këtyre bandave, trafikut ndërkombëtar të drogës me qeverinë e Shqipërisë. Jo vetëm në aktivitet kriminal në pastrimin e parave, por edhe në procesin zgjedhor.
Fakti që bandat do arrestoheshin pas zgjedhjeve, ka qenë një fakt i njohur publik, të gjithë e kanë ditur dhe e kanë përmendur edhe nëpër studio. Edhe TV juaj e ka përmendur, edhe unë vetë e kam thënë disa herë para zgjedhjeve. Madje jam paralajmëruar, që është radha juaj pas zgjedhjeve, do ju përdorë Rama dhe pastaj do ju arrestojë.
Ajo çfarë pamë nga dokumentet që kanë dalë në media, me këtë operacion vërtetohet ajo çfarë ne kemi thënë, që qeveria po përdor bandat për të manipuluar dhe ndikuar në zgjedhje. E kemi provuar si Parti Demokratike, por edhe mediatikisht është provuar. Unë vetë personalisht kam qenë i angazhuar në fushatën e Durrësit dhe të gjithë e dinin që kjo bandë e Durrësit do të arrestohej menjëherë pas zgjedhjeve. Pra, ka qenë një sekret i hapur. Eksponentët kryesorë të kësaj bande nuk janë arrestuar, janë njohuar më herët. Kur e kam ditur unë që do të arrestohen, e kanë ditur edhe ata që do të arrestohen. Nuk janë kapur, janë lënë të largohen, janë kapur disa peshq të vegjël. Janë sekuestruar një shumë parash edhe pronash, por nuk janë sekuestruar pjesa dërrmuese e parave dhe pronave.