Tag: banane

  • Tonelata me banane në brigjet britanike, autoritetet: Mos i hani ato

    Tonelata me banane në brigjet britanike, autoritetet: Mos i hani ato

    Një operacion pastrimi është duke u zhvilluar në Britani për të rikuperuar sasi të mëdha bananesh që dolën në brigjet e Anglisë jugore.

    Anija e mallrave Baltic Kipper humbi 16 kontejnerë të shtunën, përfshirë tetë që transportonin banane, dy kontejnerë me banane të Indive Perëndimore dhe një me avokado, sipas Rojës Bregdetare Britanike.
    Autoritetet lokale po kryejnë operacionin e pastrimit me ndihmën e një kompanie të specializuar në emergjencat mjedisore. Qëllimi i operacionit është sigurimi i kontejnerëve dhe mbledhja e mbeturinave, kryesisht frutave dhe polistirenit, siç është shpjeguar.

    FORBIDDEN FRUIT: Bananas are washing ashore England’s south coast after dozens of shipping containers fell off a cargo ship. pic.twitter.com/uuwsEky4RG
    — Fox News (@FoxNews) December 8, 2025

    Në plazhin Selsey, vullnetarët mbushën qese plehrash me banane që ishin shpërndarë në plazh, në një distancë të shkurtër në këmbë nga kontejnerët e përmbysur.
    Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të mos konsumojnë frutat që kanë dalë në bregdet.

    Top Channel

  • Mëngjes, pasdite apo mbrëmje: Si ndikojnë bananet në trup në varësi të kohës kur i hani

    Mëngjes, pasdite apo mbrëmje: Si ndikojnë bananet në trup në varësi të kohës kur i hani

    Bananet janë një frut i preferuar i shumë njerëzve për shkak të komoditetit dhe vlerave ushqyese që ofrojnë. Ato janë të pasura me fibra, kalium dhe antioksidantë, gjë që i bën ato një zgjedhje të shkëlqyer për një meze të ngopur dhe energjike.

    Ndërsa nuk ka një kohë të vetme “perfekte” për të konsumuar, pjesë të ndryshme të ditës sjellin përfitime të dallueshme, varësisht nga qëllimet tuaja shëndetësore dhe stili i jetës, shkruan Health.com .

    Në mëngjes për energji dhe tretje të mirë

    Nëse e filloni ditën me një banane , do të siguroni një burim të shpejtë energjie pas agjërimit gjatë natës.

    Një banane mesatare përmban rreth 90 kalori dhe pothuajse 27 gramë karbohidrate dhe sheqerna natyralë. Fibra e saj, veçanërisht niseshteja rezistente në bananet më pak të pjekura, nxit ndjesinë e ngopjes dhe ndihmon në kontrollin e oreksit gjatë mëngjesit. Ato përmirësojnë tretjen dhe mund të veprojnë si një antiacid natyral, duke neutralizuar acidin e stomakut që është grumbulluar gjatë natës, raporton Index .

    Ato janë të mira kundër lodhjes së pasdites

    Shumë njerëz ndiejnë një rënie të energjisë gjatë ditës, dhe një banane mund të jetë një zgjidhje e thjeshtë dhe efektive. Karbohidratet dhe sheqernat natyrale të saj ofrojnë “karburant” shtesë për të kapërcyer lodhjen e pasdites.

    Meqenëse është i pasur me fibra dhe me pak kalori, rrit ndjesinë e ngopjes dhe ndihmon në kontrollin e urisë deri në vaktin e mbrëmjes. Përveç kësaj, kontribuon në hidratim. Përmban rreth 75 përqind ujë, dhe kaliumi ndihmon në rregullimin e ekuilibrit të lëngjeve në trup.

    Për gjumë të qetë dhe relaksim

    Konsumimi i një bananeje në mbrëmje mund t’ju ndihmojë të flini më mirë. Është e pasur me triptofan, një aminoacid që trupi e përdor për të krijuar serotoninën dhe melatoninën, hormone të rëndësishme për rregullimin e humorit dhe cikleve të gjumit. Nivelet e larta të magnezit dhe vitaminës B6 nxisin më tej relaksimin.

    Një banane mund t’ju mbajë të ngopur gjatë natës dhe të parandalojë ngrënien e ushqimeve të lehta vonë që prishin gjumin. Megjithatë, nuk rekomandohet ta hani atë menjëherë para gjumit për të shmangur fryrjen e mundshme ose një rritje të papritur të sheqerit në gjak.

    Aleati perfekt i stërvitjes

    Banania është një zgjedhje e shkëlqyer para ose pas stërvitjes. Sheqernat e saj lehtësisht të tretshme rrisin shpejt nivelin e energjisë së nevojshme për aktivitetin fizik. Edhe pse provat për këtë janë të ndara, mendohet se përmbajtja e lartë e kaliumit mund të ndihmojë në parandalimin e ngërçeve muskulore. Pas stërvitjes, bananet kontribuojnë në rikuperimin e muskujve, zvogëlojnë inflamacionin dhe rimbushin rezervat e glikogjenit, energjinë që muskujt përdorin gjatë aktivitetit.

  • Nuk keni vullnet per tu dobesuar? Provoni kete diete 9 ditore nga Anila Kalleshi

    Nuk keni vullnet per tu dobesuar? Provoni kete diete 9 ditore nga Anila Kalleshi

    Nëse nuk mund të mbani dietë për shkak të vullnetit të dobët, provoni këtë dietë 9 ditore.
    Menyja është e shumëllojshme, mirë e balansuar dhe mjaft e lehtë për ta respektuar, prandaj iu dedikohet personave me vullnet të dobët për dobësim. Dietën mund ta përsërisni dy herë nga nëntë ditë, kurse rezultatet janë të garantuara.
    Dietë për persona me vullnet të dobët. Këshillë: të merreni me aktivitet fizik të cilin do ta shtoni gradualisht dhe të konsumoni më tepër ujë.
    Dita e parë/ Mëngjesi: 1 copë bukë të thatë misri e lyer me xhizë, 1 vezë e zier, 2-3 kumbulla të thata; Dreka: 1 copë buke integrale, 1 sallatë me domate dhe tranguj, 1 banane; Darka: 100 gram mish viçi të pjekur, 1 sallatë e “madhe” nga lakra dhe karrotat, 2 patate të ziera, 1 mollë
    Dita e dytë/ Mëngjesi: 1 gotë lëng portokalli, 1 gotë qumësht pa yndyrë, 1 banane dhe 1 copë bukë e thatë misri; Dreka: 200 gram file pule (në skarë), 2 domate, ½ e trangullit, 1 gotë jogurt pemësh.
    Mund ta përgatisni vetë në shtëpi duke shtuar pemë të ndryshme dhe një gotë jogurt), 1 mollë; Darka: 150 gram peshk I pjekur, 2 patate të ziera
    Dita e tretë/ Mëngjesi: 2 copa bukë e thatë misri, 150 gram file pule (e pjekur), 1 domate; Dreka: 1 supë me perime, 1 copë bukë integrale, 1 sallatë nga lakra, karrotat dhe panxhari i kuq, 1 banane; Darka: 150 gram mish viçi I pjekur, 1 sallatë nga panxhari I kuq, lakra dhe karrotat, 1 banane.

  • A duhet ngrënë bananja në mëngjes?

    A duhet ngrënë bananja në mëngjes?

    Nga të gjitha vaktet që konsumojmë në ditë, mëngjesi është absolutisht më i rëndësishmi.
    Këshillat e ekspertëve thonë se në mëngjes duhet të hamë sikur të ishim mbretër dhe mbretëresha, në sensin e marrjes së ushqyesve më të rëndësishëm.
    E megjithatë, këto këshilla shpesh bien në vesh të shurdhër, falë stilit kaotik të jetesës dhe jo vetëm.

    Në shumicën e rasteve, njerëzit nuk kanë kohë të ulen në tavolinë e të hanë mëngjes, ndaj mjaftohen me një banane.
    Ky frut është padyshim mirëbërës për organizmin dhe i vjen në ndihmë zemrës dhe trupit.
    Banania mirëmban tensionin e gjakut, lufton depresionin, konstipacionin, urthin dhe ulçerën
    Ky frut përmban hekur ndaj stimulon prodhimin e hemoglobinës.
    Kur duhet ngrënë banania?
    Në një kohë kur vlerat e bananes janë të pakundërshtueshme, ekspertët janë të ndarë mbi ngrënien e bananes me stomak bosh apo plot.
    Disa ekspertë thonë se bananet janë plot me kalium, fibër, magnez që e pajisin organizmin me shumë energji.
    Ata thonë se bananet duhen ngrënë çdo ditë edhe për vetë faktin se përmbajnë vitaminën B6.
    Sipas tyre, banania nuk duhet ngrënë me stomak bosh për arsyet e mëposhtme:
    Sipas të dhënave niveli i lartë i sheqernave u jep energji, por kjo e fundit është afatshkurtër dhe më pas do të jeni të plogësht.
    Bananet ju ngopin shpejt dhe mund të ndiheni të përgjumur ose të lodhur.
    Për shkak të aciditetit ju mund të keni probleme me zorrët.
    Ekspertët britanikë shprehen se mirësia e bananes duhet shfrytëzuar pasi keni ngrënë mëngjes.
    Për më tepër, përmbajtja e lartë e magnezit mund të prishë ekuilibrat mes kalçiumit dhe mangeznit në gjak duke shkaktuar një efekt të kundërt në sistemin kardiovaskular.
    Shumë profesionistë të tjerë janë të mendimit se frutat në përgjithësi nuk duhen konsumuar me stomak bosh.
    Një mënyrë e thjeshtë për t’i ngrënë ato është duke i kombinuar me ushqime të tjera.
    Këshillat më të mira për konsumimin e bananes
    Bananen mund ta hani në mëngjes vetëm duke e kombinuar me ushqime të tjera, duke shmangur kështu shqetësime të panevojshme.
    Ju mund të hani tërshërë me qumësht me banane, ose të kombinoni fruta pylli, banane, drithëra dhe kos.
     

  • Banane me kanellë, zgjidhja e duhur për një gjumë të rehatshëm

    Banane me kanellë, zgjidhja e duhur për një gjumë të rehatshëm

    Të gjithë kemi kaluar një periudhë kur nuk mund të flemë mirë.
    Për shkak të stresit dhe për shkak të mënyrës së jetesës moderne, cilësia e gjumit mund të ndikohet negativisht.
    Pilulat e gjumit kanë efekte anësore të njohura si marramendje, kapsllëk, dhimbje stomaku, vështirësi në fokusim, probleme me kujtesën dhe dëmtim të sistemit nervor qendror.
    Keni nevojë për një gjumë të mirë. Do të ndiheni më mirë nëse flini të paktën tetë orë gjumë çdo natë.Çaji me kanellë dhe banane konsiderohet në mbarë botën si një alternativë natyrale për pagjumësinë dhe problemet e tjera të lidhura me gjumin.
    Kombinimi i këtyre dy lëndëve ushqyese rezulton në një trajtim të fuqishëm për lehtësimin e stresit duke përmirësuar cilësinë e gjumit tuaj.
    Banania është një frut me shije të shijshme dhe të ëmbël dhe është një element kryesor në shumë dieta falë përmbajtjes së lartë të kaliumit dhe magnezit.
    Të dy mineralet lehtësojnë funksione specifike trupore, duke përfshirë rregullimin e presionit të gja kut dhe eliminimin e lëngjeve të tepërta.

  • Pse duhet të hani një banane në ditë! Çfarë i ndodh organizmit

    Pse duhet të hani një banane në ditë! Çfarë i ndodh organizmit

    Banania mund të konsiderohet si një frut i nënvlerësuar në krahasim me frutat e tjera ekzotike, të cilat janë kthyer në trend. Por përfitimet e këtij fruti janë të shumta.
    Banania është mjaft e shijshme. Ajo i jep trupit tonë të gjithë ato gjërat e mira për të cilat ka nevojë.
    Ato përmbajnë shumë vlera ushqimore, vitamina, fibra, ëmbëlsues natyralë si sukroza dhe fruktoza.
    Ja përse duhet të hani banane çdo ditë e t’i thoni doktorit ik!Gjëja më e mirë për bananet është se i gjen shumë lehtë dhe kanë çmim të lirë. Ato i gjen edhe tek dyqani poshtë shtëpisë me një çmim mjaft të mirë.
    Banania është një nga frutat më të konsumuara në botë, më shumë se mollët dhe portokallet të marra së bashku.
    Lexoni më poshtë disa prej përfitimeve të mëdha shëndetësore që marrim nga banania.
    UrthiNdryshe njihet si djegia e stomakut.
    Bananet kanë një efekt natyror anti-acid dhe mund të të çlirojnë nga shqetësimet e shkaktuara nga aciditeti i lartë në stomak.
    Mjafton të hash vetëm një banane dhe menjëherë do të ndiesh lehtësim nga simptomat e djegies së stomakut.
    Tensioni i gjakutBananet, një frut i shëndetshëm për zemrën, janë të pasura me potasium dhe kanë shumë pak sodium, një kombinim i përsosur për mbrojtjen nga infarkti dhe goditjet në tru.
    Burim energjieNëse ha një ose dy banane para ushtrimeve në palestër, do të përfitosh mjaftueshëm energji për mbi një orë stërvitje.
    Karbohidratet me bazë të ulët glicemie, vitaminat dhe mineralet janë një mbështetje e madhe për trupin, duke i dhënë atij forcë, ndërkohë që potasi ndihmon për të parandaluar ngërçet muskulare.
    Kundër AnemisëBananet janë një aleat i fuqishëm i pacientëve që vuajnë nga anemia.
    Banania u jep atyre hekurin e nevojshëm të dietës që stimulon qelizat e kuqe të gjakut dhe prodhimin e hemoglobinës por edhe shton furnizimin me gjak.
    UlçeraAta që vuajnë nga ulçera në stomak, e dinë shumë mirë që duhet të rrinë larg disa ushqimeve.
    Mos u shqetësoni! Banania nuk është një prej tyre.
    Mund t’i konsumoni pa problem sepse nuk do t’ju shkaktojnë asnjë shqetësim në stomak.
    Kjo ndodh sepse bananet janë të buta, të lehta, kremoze dhe të mira për stomakun, duke i dhënë atij mburojën e nevojshme ndaj aciditetit dhe irritimit.
    Fruti i lumturisëBanania të shton humorin dhe lufton depresionin për shkak të nivelit të lartë të tritotanit që në trupin tonë transformohet në serotoninë.
    Serotonina është hormoni i lumturisë. Ajo i bën njerëzit të ndihen të qetë, të lumtur dhe me humor të mirë. Hani banana dhe jeni të lumtur.
    Qetësuese nervashDuhet të hash banana kur je me humor të keq apo i stresuar. Fruti magjik ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak.
    Vitamina B që gjendet me shumicë tek banania qetëson sistemin nervor dhe i bën njerëzit të ndihen të qetë dhe me humor.Kundër temperaturës së lartë
    Ke temperaturë të lartë? Ha një banane. Në saj të enzimave që përmban, banania ul temperaturën e trupit.
    Banania ofron mjaft përfitime të tjera për organizmin tonë. Mos u mjafto me një apo dy. Mund t’i konsumoni gjatë gjithë ditës, kur ndihesh i uritur, ke nevojë për energji dhe humor të mirë.

  • Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse hani banane për mëngjes çdo ditë

    Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse hani banane për mëngjes çdo ditë

    Bananet janë padyshim një nga ushqimet më të njohura, dhe përveç lëndëve ushqyese që përmbajnë, ato janë shumë të lehta për t’u përfshirë në dietën tuaj të përditshme.
    Ato janë një frut shumë i popullarizuar për ushqime të lehta dhe mëngjes, por a është e shëndetshme t’i hash çdo ditë?
    Ato mund të shtohen në vakte të shumta, nga smoothie-t te petullat, dhe janë gjithashtu plot me vitamina. Bananet njihen për përmbajtjen e lartë të kaliumit, i cili ndihmon në rregullimin e ekuilibrit të lëngjeve, tkurrjeve të muskujve dhe sinjaleve nervore.

    Por a është e mundur të hash shumë banane dhe çfarë ndodh saktësisht kur ha një banane për mëngjes çdo ditë?
    Një nga ndjesitë e para që mund të ndjeni është një rritje e lehtë e energjisë, falë karbohidrateve natyrale dhe vitaminave B në banane. Përmbajtja e tyre e fibrave ndihmon në ngadalësimin e përthithjes së sheqerit, duke parandaluar rëniet e energjisë gjatë gjithë ditës.
    Fibra vjen edhe me përfitime të tjera. Në varësi të pjekurisë së tyre, bananet zakonisht përmbajnë midis tre dhe pesë gramë fibra, të cilat ndihmojnë në nxitjen e lëvizjeve të shëndetshme të zorrëve.
    Përmbajtja e lartë e kaliumit në banane do të thotë se ato ndihmojnë në nxjerrjen e natriumit dhe relaksimin e enëve të gjakut. Kështu i jepni zemrës dhe muskujve tuaj një “motivim të vërtetë në mëngjes”.
    Bananet njihen gjithashtu për përmirësimin e humorit. Ato përmbajnë vitaminë B6 dhe triptofan, të cilat janë të mira për serotoninën dhe dopaminën. Ato gjithashtu përmbajnë një mori lëndësh ushqyese të tjera të rëndësishme si vitamina C, antioksidantë dhe mangan, të cilat ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.
    Sigurisht, kaliumi dhe mangani janë gjithashtu elektrolite që parandalojnë ngërçet dhe ndihmojnë në rikuperim, duke i bërë bananet një ushqim të përsosur para ose pas stërvitjes.
    Por për fat të keq për dashamirësit e bananeve, nuk janë të gjitha lajme të mira. Ka disa faktorë që mund të mos e bëjnë këtë frut të verdhë një meze ideale për të gjithë. Për shembull, ato kanë një përmbajtje relativisht të lartë sheqeri, që do të thotë se mund të shkaktojnë probleme nëse hahen vetëm.
    Në mënyrë të ngjashme, shumë kalium mund të jetë problematik për njerëzit me gjendje të caktuara shëndetësore. Nëse keni sëmundje të veshkave ose merrni ilaçe të caktuara që ndikojnë në nivelet e kaliumit, një banane e përditshme mund të jetë potencialisht e dëmshme.
    Së fundmi, disa banane, veçanërisht ato që janë shumë të pjekura, mund të kenë një përmbajtje mjaft të lartë të tiraminës. Kjo mund të shkaktojë dhimbje koke tek disa njerëz. Në këtë rast, është më mirë të zgjidhni banane më pak të pjekura.

  • Trifon Murataj kërcënoi në telefon krerët e policisë, u kërkoi të mos i kontrollohen arkat me banane për kokainë pasi po i dëmtojnë biznesin

    Trifon Murataj kërcënoi në telefon krerët e policisë, u kërkoi të mos i kontrollohen arkat me banane për kokainë pasi po i dëmtojnë biznesin

    Në Shqipëri gjithçka mund të ndodhë. Kërkohet nga drejtësua si i dyshuar si trafikanti më i madh i kokainës, përmes Portit të Durrësit, por kërcënon drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit që të mos i kontrollojnë arkat me banane, të cilat në shumë raste kamuflojnë ngarkesat me kokainë.
    Bëhet fjalë për Trifon Muratajn, bosin e kompanisë Zico të Bana King, e damkosur tashmë si një kompani kokaine.
    I skeduar edhe nga DEA amerikane si një El Chapo shqiptar, Trifon Murataj, është shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare në 4 nëntor 2022, për trafik sistematik kokaine nga vendet e Amerikës Latine, përmes importit të bananeve.
    Sipas disa raportimeve mediatike, Murataj i ka zgjidhur punët, duke hequr masën e sigurisë përmes Gjykatës së Durrësit, por statusi i tij në raport me drejtësinë mbetet i paqartë.
    Trifon Murataj pretendon se ndodhet në SHBA, por në fakt bosi i Bana King lëviz nëpër Tiranë me një kapele në kokë, ku dyshohet se vijon trafikun e kokainës.
    Muaj më parë, kur zyrtarisht ishte në kërkim, Trifon Murataj, përmes një numri amerikan që përdor nga Tirana, nisi t’u shkruante dhe t’u telefononte drejtuesve të lartë të policisë në Tiranë, duke i akuzuar ata se po i dëmtojnë biznesin e bananave me vonesat në port për shkak të kontrolleve për kokainë.
    Disa drejtues policie nuk u kanë besuar syve dhe veshëve. Është e pazakontë që një i kërkuar për trafik kokaine t’i kërkojë llogari policisë se po i pengojnë linjën e trafikut.
    Teksa një drejtues i lartë në Tiranë i kishte kërkuar Trifonit të paraqitej vetë në polici për pretendimet që kishte, trafikanti e kërcënoi duke i thënë se do të kishte pasoja. Nuk dihet nëse bosi i kokainës i ka shkruar edhe ministrit të Brendshëm për shqetësimin e tij lidhur me kontrollet në kontenierët e kokainës.
    Murataj rikthehet në krye të Bana King
    Në gusht të vitit 2023, bosi i Bana King, Trifon Murataj, i skeduar edhe nga DEA amerikane si një El Chapo shqiptar, ka larguar mëkëmbësin e tij Petrit Demishajn, duke marrë vetë në administrim kompaninë e trafikut të kokainës me banane nga vendet e Amerikës Latine.
    Murataj, i cili gjithnjë pretendon se kokainën ia fusin fshehurazi në arkat me banane, u shpall në kërkim vetëm pas herës së katërt që në maunet e tij kapej kokainë.
    Pasi nisi të ekspozohej në tre episode të trafikut të kokainës, Trifon Murataj, në korrik të 2022, pra 6 muaj para se të shpallej në kërkim, caktoi Petrit Dermishajn administrator të kompanisë Zico të Bana King.
    Pas episodit të fundit të trafikut të kokainës, organet ligjzbatuese shqiptare kanë tentuar të marrin në pyetje Demishajn, i cili ishte larguar jashtë vendit, me sa duket nga frika e arrestimit
    Ai është përgjigjur në telefon, duke pretenduar se ishte në SHBA. Petrit Demishajt ka pohuar se është punësuar që në vitin 2010 tek kompania Zico e Trifon Muratajt, si shef i logjistikës.
    Murataj në hije dhe Dermishaj në skenë vijuan drejtimin e kompanisë, në bashkëpunim me Desantila Murataj, Anastas Kriqi, Mikel Selami, Ylvi Hana etj. Por, në korrik të vitit 2023, Murataj është rikthyer si administrator.
    /Ora News/

  • Tualet floriri dhe një banane 6 milionë $/ Kush është artisti që ka “tronditur” botën?

    Tualet floriri dhe një banane 6 milionë $/ Kush është artisti që ka “tronditur” botën?

    Në vjeshtën e vitit 2019, një mbrëmje e ftohtë e mjegullt, tipike për Britaninë, asgjë nuk dukej se do të prishte qetësinë në Pallatin Blenheim në Oxfordshire. Askush nuk i vuri re ata që hynë me qëllimin për të vjedhur një objekt të vetëm… një tualet i gjithi prej ari i ideuar nga Maurizio Cattelan, 7 vjet para asaj nate dhe që disa njerëz ia kishin vënë syrin.

    “Tualeti i artë”, i bërë nga 103 kilogramë ar 18 karatësh, ishte i ekspozuar fillimisht në Muzeun Guggenheim në Nju Jork dhe më pas ishte vendosur rregullisht në tualetet e tij për përdorim! Më shumë se 100 mijë vizitorë “përdorën” veprën e Cattelan, e cila mban titullin “Amerika” dhe që më pas artisti heretik e huazoi për një ekspozitë në një galeri.

    Në rrethana që nuk u zbardhën kurrë, tualeti u vodh dhe tashmë 5 vjet pas ngjarjes nuk dihet asgjë për fatin e tij. Nuk janë të paktë ata që janë të bindur se hajdutët e kanë shkrirë për të bërë, me shumë gjasa, shufra ari.

    Pak ditë më parë një banane e ngjitur me shirit në mur u shit për mbi 6 milionë dollarë dhe u ble nga një biznesmen i pasur kinez, Justin Sun, i cili e hëngri atë para gazetarëve dhe influencerëve! Ishte sigurisht kafshimi më i shtrenjtë i jetës së tij, por edhe një triumf personal i heretikut të artit italian.

    Artisti 64-vjeçar nga Padova e Italisë, djali i një kamionisti dhe një pastrueseje, u konsiderua nga shumë njerëz si një shakaxhi i keq kur filloi të prezantonte veprat e tij për publikun. Nuk ishin të paktë ata që menduan se ai e kaloi kufirin, kur paraqiti Papa Gjon Palin të shtrirë në dysheme, të goditur nga një meteorit!

    Megjithatë ai vazhdoi sipas mënyrës së tij, kjo edhe për shkak se koleksionistë të mëdhenj iu afruan dhe filluan ta mbështesin. Banania e tij e famshme, u prezantua për herë të parë në Art Basel në Miami në vitin 2019 duke shkaktuar një reagim të fortë. Shumë shpejt një koleg i artistit mendoi se ishte një ide e mirë t’ia hante punën!

    Fatmirësisht kishte një banane rezervë që ishte blerë. Kjo ndodhi edhe 2 herë të tjera më pas. Të parat u shitën 120 mijë dollarë ndërsa e fundit theu çdo parashikim me 6 milionët e saj.

    ObserverKult

    —————————

    Lexo edhe:

    Kush ishte Juda, “tradhtari” më i madh në histori/ Puthja fatale…

  • 613 kg kokainë e fshehur në banane/ Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin ndaj Arbër Çekajt

    613 kg kokainë e fshehur në banane/ Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin ndaj Arbër Çekajt

    Arbër Çekaj

    TIRANË-Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin për Arbër Çekaj lidhur me dënimin e tij me 14 vite burg për trafikimin e 613 kg kokainë e fshehur në banane. Fillimisht ai u dënua me 21 vite nga Apeli i Posaçëm, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 14 vite burg.
    Në fuqi u lanë dënimet edhe për dy personat e tjerë të dënuar për trafikun e kokainës, Donaldo Lushajn administratorin e kompanisë dhe Armando Pezakun, shoferin e kamionit. Kujtojmë se Çekaj tentoi edhe të arratisje nga paraburgimi 313, në Gusht të vitit 2021, dhe për këtë çështje ka një tjetër dënim prej 1 viti burg. 
    Arbër Çekaj është pronari i kompanisë “Arbri Garden” në kontenierët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia. Vetë Çekaj ka mohuar akuzat në drejtim të tij edhe pse Gjykata e Posaçme e ka shpallur fajtor. Një ndjekje penale nisi edhe për të atin e tij, Selim Çekajn, pasi në konterinerët e komapnisë së tyre u gjetën sërish 49 kg kokainë që do të vinin nga Ekuadori në portin e Durrësit. Nga hetimi i SPAK nuk është provuar dijenia e Selim Çekajt mbi drogën, kështu që u kërkua pushimi i çështjes për të./ZËRI