Makina përplaset me motorin në aksin Burrel-Klos, një person i plagosur rëndë
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në aksin rrugor Burrel–Klos, ku një automjet është përplasur me një motor. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur rëndë. Fillimisht ai ka marrë ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Klosit, ndërsa më pas është transportuar me urgjencë drejt […]
Aksident i rëndë në aksin Burrel–Klos/ Një person në gjendje të rëndë dërgohet në Tiranë
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në rrugën nacionale Burrel–Klos, ku një automjet është përplasur me një motor. Për pasojë, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur. Fillimisht, i dëmtuari ka marrë ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Klosit, më pas është transportuar në spitalin e Burrelit, ku pas trajtimit mjekësor është […]
Mungesa e sinjalistikës, gropat dhe mjegulla shkaktojnë probleme për automjetet në aksin Burrel–Milot
Në aksin kombëtar Burrel–Milot, drejtuesit e mjeteve përballen çdo ditë me vështirësi të shumta. Problematike mbeten orët e para të mëngjesit, kur prania e mjegullës së dendur kufizon ndjeshëm fushëpamjen. Situata rëndohet edhe më shumë nga mungesa e sinjalistikës rrugore, si dhe nga amortizimi i këtij segmenti, i cili është i mbushur me gropa. Rreziku […]
Lëvizi në sens të kundërt në aksin “Shkodër-Hani i Hotit”, gjobitet drejtuesi i automjetit
Policia rrugore ka identifikuar dhe gjobitur një drejtues mjeti me masë administrative 15 000 lekë pasi lëvizi me krah të kundërt në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”. Reagimi erdhi pas postimit të videos në rrjetet sociale. ‘ Njoftim i Policisë: Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, ku shfaqet një automjet që […]
Përplasen dy makina dhe një motor në aksin Klos-Burrel, plagosen dy persona
Një aksident automobilistik është regjistruar paraditen e kësaj të enjte, rreth orës 11:30, në aksin rrugor Klos-Burrel. Autoritetet policore raportojnë se janë përplasur me njëri-tjetrin dy automjete dhe një motor, me drejtues shtetasit G.N., S.S dhe Xh.T. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur shtetasit G.N., dhe Xh.T., të cilët janë dërguar në spital […]
Aksident në aksin Qafë e Buallit-Klos, dy të plagosur
Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në rrugën e Arbrit në aksin rrugor Qafë e Buallit-Klos, ku një makinë tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga ku për pasojë janë plagosur dy persona. Fillimisht aksidenti është pikasur nga drejtuesit e mjeteve të tjerë, të cilët kanë njoftuar ambulancën dhe policinë, të cilët kanë shkuar […]
Shkaktoi aksidentin me dy viktima në aksin Levan-Vlorë, arrestohet shoferja italiane
Është arrestuar drejtuesja e mjetit që shkaktoi aksidentin e rëndë në aksin Levan-Fier. “Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasen italiane A. T., 28 vjeçe, banuese në Napoli, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin në afërsi të vendit të quajtur “Kripa”, […]
Aksident në aksin Levan-Vlorë, 1 viktimë dhe 1 i plagosur
Një aksident rrugor është regjistruar sot në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja. Një automjet tip kamionçinë, është përplasur me trafikndarësen. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i kamionçinës ka humbur jetën në vend, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të është në gjendje të rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Vlorës. Paraprakisht […]