Tabaku takim me përfaqësues të OKB-së, denoncon dhunën dhe shkeljen e të drejtave të protestuesve

Tabaku takim me përfaqësues të OKB-së, denoncon dhunën dhe shkeljen e të drejtave të protestuesve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngriti në një takim me përfaqësues të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) shqetësime për dhunën e policisë ndaj protestuesve dhe për trajtimin e qytetarëve në komisariate. Në qendër të diskutimit ishin përdorimi i tepruar i forcës, shoqërimet në polici dhe respektimi i të drejtave të të miturve e të personave me aftësi të kufizuara. Tabaku paraqiti shqetësimet pas vizitave në bllokun e sigurisë për ditë me radhë gjatë protestave të studentëve ku ajo dhe kolegët e PD-së kanë konstatuar drejtpërdrejt gjatë vizitave, ku kanë takuar protestues të arrestuar. Ajo e lidhi diskutimin për të drejtat e njeriut me rastet konkrete të trajtimit të tyre në ambientet policore. Sipas deputetes, mbi 1 000 persona janë shoqëruar në polici, mes...