Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Syze inteligjente për të verbërit: Shkencëtarët kinezë zhvillojnë teknologjinë që udhëzon në kohë reale pa nevojën e një qeni apo shkopi
👁10252
Shkencëtarët në Universitetin Jiao Tong të Shangait kanë krijuar një palë syze të reja inteligjente që ndihmojnë të verbërit të lëvizin në mënyrë të pavarur, pa ndihmën e qenve udhëzues, shkopinjve apo personave të tjerë. Pajisja përfshin një kompjuter të vogël, sa një kartë krediti, të vendosur në një prototip të syzeve të Google, të cilat janë ndërprerë në vitin 2023. Programi i inteligjencës artificiale i integruar në pajisje analizon mjedisin përreth dhe jep sinjale kur përdoruesi afrohet me një objekt apo pengesë. “Kamera kap pamjen përpara dhe informacioni dërgohet në kompjuterin e vogël,” shpjegon studiuesi Leilei Gu. Ndërsa përdoruesi...