SYRI TV/ Reshje e stuhi shiu në të gjithë vendin, rrugë e lagje në Durrës notojnë në ujë

SYRI TV/ Reshje e stuhi shiu në të gjithë vendin, rrugë e lagje në Durrës notojnë në ujë

SYRI TV Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin, kanë shkaktuar përmbytje, mungesë energjie dhe rënie gurësh në qytete e zona rurale të vendit. Në Durrës u kthye makthi i një viti më parë, pasi rrugët e qytetit u përmbytën duke nxjerr në pah edhe mos funksionimin e kanaleve. Në qarkun e Lezhës dhe të Fierit pati shkëputje masive të energjisë elektrike në zonat rurale, ndërsa në Kukës e Dibër u regjistruan probleme me rënie gurësh në rrugë të ndryshme. I gjithë territori i vendit u përfshi nga reshje e stuhi shiu gjatë orëve të para të mëngjesit, të cilat shkaktuan përmbytje dhe probleme në disa qytete. Situata më problematike u raportua në Durrës, ku për disa orë në shumë lagje të qytetit,...