Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Berisha: Turizmi, dështim i narko-qeverisë, shkak i rënies drastike, narko-euroja
Lideri i opozitës, Sali Berisha, e cilësoi sezonin turistik të këtij viti një dështim dramatik. Sipas Berishës, shkak për këtë është bërë narkoeuroja, e cila ka rritur ndjeshëm kostot e jetesës për shqiptarët, ka sjellë rritjen e çmimeve dhe ka shkatërruar prodhimin vendas. Kryedemokrati theksoi se Narko-qeveria, mediat dhe operatorët turistikë po fshehin katastrofën e turizmit dhe kostot e rritura për konsumatorët, pasi interesin e vetëm e kanë pastrimin e parave të pista. Lideri i opozitës, Sali Berisha, deklaroi se turizmi është dështimi më spektakolar ekonomik i narkoshtetit shqiptar. Në një konferencë për gazetarët, Berisha tha se shkaku i rënies drastike të numrit të turistëve në dy vitet e fundit është narkoeuroja, duke denoncuar gjithashtu tentativat e qeverisë, medias dhe operatorëve turistikë për të fshehur...