Zelensky zëvendëson komandantin e forcave ukrainase Sodol me gjeneral brigade Hnatov
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka miratuar sot vendimin për zëvendësimin e gjeneral-lejtnant Yurri Sodol, komandant i Forcave të Armatosura të Ukrainës me gjeneral brigade Andrii Hnatov.
“Kemi diskutuar në një takim qështjet e personelit në Forcat e Armatosura të Ukrainës, Kam miratuar vendimin për të zëvendësuar gjeneral-lejtnant Yurii Sodol, komandant i Forcave të Armatosura me gjeneral brigade Andrii Hnatov”, ka thënë presidenti ukrainas.
Ai nuk specifikoi arsyet e këtij shkarkimi, por më 24 qershor u zbulua se Bohdan Krotevych, shefi i shtabit të Brigadës Azov të Gardës Kombëtare, kishte paraqitur një deklaratë në Byronë Shtetërore të Hetimit (SBI) duke thirrur për një hetim ndaj gjeneral-lejtnant Yurii Sodol, komandant i Forcave të Armatosura të Ukrainës, për shkak të humbjeve të mëdha midis personelit.
Andrii Hnatov është ish shef i shtabit dhe zëvendës komandant i Komandës Operative Pivden (Jug). Në pranverën e vitit 2023 ai ishte në krye të mbrojtjes së qytetit të Bakhmut.
Para se të shërbente në Komandën Operative Pivden (Jug) ai drejtoi Brigadën e 36-të Detare të formuar nga njësitë e stacionuara më parë në Krime. Vetë Hnatov ka shërbyer në Krime përpara se të pushtohej nga Rusia.
Burimi