Vihet në kontroll zjarri në Hidra, u nis nga një jaht që hodhi fishekzjarrë
👁2249
Zjarrfikësit grekë kanë mundur të venë në kontroll zjarrin në ishullin turistik të Hidras, i cili prej dy ditësh dogji një sipërfaqe të madhe me pyje e shkurre dhe vuri në rrezik jetën e shumë banorëve pranë vatrës.
Për të kontrolluar flakët u angazhuan qindra zjarrfikës, teksa nuk mungoi dhe ndihma nga ajri, me helikopter të specializuar për fikjen e zjarreve.
Zjarri mendohet të jetë shkaktuar nga disa turistë të huaj, të cilët nga bordi i një jahti hodhën fishekzjarrët, të cilët mendohet të kenë nisur dhe flakët.
Autoritetet kanë ndaluar 13 turistët që ndodheshin në bordin e jahtit dhe ka nisur procedim penal ndaj tyre, ndërkohë që ata i mohuan akuzat.
Burimi