VIDEO/ Aksident i rëndë në Greqi, 17-vjeçarja përplaset nga makina dhe lihet në mes të rrugës, asnjë shofer nuk ndalon ta ndihmojë

VIDEO/ Aksident i rëndë në Greqi, 17-vjeçarja përplaset nga makina dhe lihet në mes të rrugës, asnjë shofer nuk ndalon ta ndihmojë

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 05:20 të mëngjesit të sotëm në Avenue Athinë. Një 17-vjeçare është tërhequr zvarrë nga një makinë, shoferi i të cilës u largua nga vendi i ngjarjes.
Ajo që e bën më tronditëse ngjarjen është fakti se vajza mbeti e plagosur në rrugë për plot 28 minuta, teksa një sërë automjetesh kalonin pa i kushtuar vëmendje.
Mediet greke shkruajnë se askush nuk ndërhyn fillimisht për të thirrur për ndihmë.
Askush nuk ndalet dhe nuk zbret nga automjeti për të dhënë ndihmën e parë dhe për të mbrojtur vajzën nga goditjet e reja të makinave të cilat lëviznin me shpejtësi.
Një kamion kalon me shpejtësi dhe frenon fort disa metra më poshtë sapo kupton se ka një person në asfalt, por nuk e ndihmon.
Edhe një makinë patrulle i kaloi ato minuta nga ana e kundërt.
Pothuajse një minutë më vonë nga momenti i aksidentit, këmbësorët janë grumbulluar në anën e kundërt të rrugës, ndërsa makina, motoçikleta dhe kamionë vijojnë të kalojnë normalisht sikur nuk ka asnjë person të goditur në asfalt.
Më pas u lajmërua ambulanca dhe vajza u dërgua në spital. Gjendja e saj shëndetësore nuk dihet.
Burimi