Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë nga 90 ushtarë që ishin zënë rob lufte nga të dyja palët
Ukraina dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje për shkëmbin e 90 të burgosurve të luftës, ka njoftuar ministria ruse e Mbrojtjes.
Në kumtesën e publikuar në Telegram, ministria ruse tha se të burgosurit rusë janë rikthyer pas ndërmjetësimit të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ata janë dërguar në Moskë me aeroplan për kontrolle mjekësore u tha ndër tjera nga ministria ruse e Mbrojtjes.
E lajmin për shkëmbimin e të burgosurve të luftës e ka konfirmuar edhe presidentit ukrainas i cili tha se 90 ushtarë ukrainase janë rikthyer nga Rusia.
“Kujtojmë të gjithë burrat dhe gratë tonë që po mbahen në Rusi. Vazhdojmë të punojmë në lirimin e të gjithëve. Kërkojmë drejtësi për të gjithë që po mbahen nga armiku”, tha presidenti ukrainas.
Home is not just a word. Home means Ukraine. Today, another 90 of our people returned home from Russian captivity.Warriors of the National Guard, the Navy, the Armed Forces, the Territorial Defense Forces, the Border Guard Service. Those who defended Mariupol. Those who… pic.twitter.com/VxiOSxB0hg— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) June 25, 2024
Burimi