Transportuesit privat arrijnë marrëveshje, pritet vendimi i Këshillit të Qytetit të Shkupit

Transportuesit privat arrijnë marrëveshje, pritet vendimi i Këshillit të Qytetit të Shkupit

Është arritur marrëveshje për rritjen e çmimit, nga 70 në 100 denarë për kilometër, për transportuesit privat të Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik, sipas marrëveshjes se arritur ndërmjet tre drejtorëve të transportit privat dhe grupin e këshilltarëve të Qytetit të Shkupit.

Ky çmim do të zbatohet nga 1 dhjetori deri në muajin maj të vitit 2025 kur edhe u skadon kontrata transportuesve privatë. Këshilli i jashtëzakonshëm i Qytetit të Shkupit është parapa që të mbahet sot.

“Më në fund mund të jap një lajm të mirë. Mbrëmë kishte takim ndërmjet tre drejtorëve të transportit privat dhe grupit të këshilltarëve të VMRO DPMNE-së, dhe është arritur marrëveshja për rritjen e çmimit, nga 70 denarë që jemi tani në 100 denarë…Pas kësaj marrëveshje presim që të votohet ndryshimi i çmimit, të ketë edhe pagesë të rregullt dhe të mund të funksionojmë normal…Pasi është bërë marrëveshja më nuk do të ketë bllokim të rrugëve të Shkupit dhe nuk do të ketë pengesë për qytetarët e Shkupit por nga dita e hënë do të fillojmë me punë të rregullt nëse përfundon puna në këshillin e Qytetit të Shkupit”, tha Hisen Halili.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente