Tërmeti 3.5 Rihter në Lamia, epiqendra në Sperchiada
👁949
Një tërmet me magnitudë 3.5 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur sot, të premten, në të gdhirë në zonën e Lamisë .Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti i ndodhur në orën 5:50, ka pasur epiqendër 5 km. jug-juglindje të Sperchiadës.Thellësia fokale e tërmetit u vlerësua në 8.4 km.Duke folur për ERT për tërmetin në Lamia, presidenti i OASP, Efthymios Lekkas tha se “nuk është asgjë e veçantë. Ai kishte në qendër Sperchiada. Është një zonë me sizmicitet të lartë, nuk ka arsye shqetësimi, po monitorojmë evoluimin e fenomenit”.
Burimi