Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndjehen në disa qytete

Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndjehen në disa qytete

Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter ka tronditur Kyllini dhe Zakynthos të Greqisë. 
Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës ka konfirmuar se epiqendra e tërmetit, që u regjistrua me orën lokale 20:34, ndodhet në një zonë detare 17 kilometra në jug të Kyllinit.
Thellësia fokale e lëkundjes, e cila u ndje veçanërisht në Ilia, Achaia dhe Zakinthos, llogaritet në 14 kilometra. Nuk raportime për dëme në njerëz apo banesa.
Burimi