Si ndryshon trupi nëse konsumoni xhenxhefil për 30 ditë
Xhenxhefili është një nga erëzat më të fuqishme të globit. Atë e gjejmë të freskët, të thatë e në formën e pluhurit.
Xhenxhefili është një nga erëzat më të shëndetshme, falë ushqyesve dhe përbërësve bioaktivë që përmban. Nëse nuk e keni përdorur deri më tani, lexoni këtë artikull të AgroWeb.org dhe zbuloni 8 ndryshimet pozitive që i ndodhin organizmit falë konsumit ditor të xhenxhefilit.
Përbërësit e xhenxhefilit zbusin irritimin në sistemin tretës. Ato stimulojnë prodhimin e pështymës dhe lëngjeve biliare dhe lehtësojnë lëvizjen e ushqimeve nëpër sistemin tretës. Konsumi i xhenxhefilit përpara vakteve përshpejton përpunimin e ushqimit në stomak dhe përmirëson tretjen me 50 përqind. Çajin e xhenxhefilit mund ta përgatisni duke zier në një gotë ujë 2-3 cm xhenxhefil në feta.
Nëse përjetoni të përziera, atëherë konsumoni 1 deri në 2 gramë xhenxhefil në ditë.
Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org, zbuloi se konsumi ditor i xhenxhefilit zbut dhimbjet muskulare me 25 përqind.
Studimet kanë treguar diabetikët që konsumojnë dy gramë xhenxhefil pluhur çdo ditë, shijojnë uljen e nivelit të sheqerit në gjak me 10 përqind. Niveli i lartë i sheqerit në gjak është një faktor madhor rreziku për sëmundjet e zemrës.
Ekspertët thonë se konsumi ditor i të paktën 3 gramëve xhenxhefil (në formën tuaj të preferuar) mundet të ulë ndjeshëm nivelin e kolesterolit në gjak.
Inflamacioni është përgjegjës për një sërë sëmundjesh që i kanosen organizmit. Më e përhapura është osteoartriti që prek kyçet. Ekspertët shprehen se konsumi ditor i ekstraktit të xhenxhefilit zbut dhimbjet dhe nevojën për të marrë medikamente.
Substancat mirëbërëse të xhenxhefilit janë duke u testuar për rolin e tyre në trajtimet tumoriale. Një studim zbuloi se konsumi ditor i 2 gramëve të ekstraktit të xhenxhefilit, pakëson numrin e molekulave nxitëse të inflamacionit në sistemin tretës.
Plakja është një proçes që mund të përshpejtohet nëpërmjet një sërë faktorësh siç është inflamacioni kronik apo stresi oksidues. Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se antioksidantët tek xhenxhefili pengojnë reagimet inflamatore të trurit.
Konsumi ditor i xhenxhefit përmirëson kujtesën dhe shëndetin e përgjithshëm mendor. Përdoreni xhenxhefilin në gatim ose çaj për 30 ditë për të parë ndryshimin./AgroWeb.org/
Burimi