Shpërthen dhuna në Amsterdam, i vihet flaka tramvajit
👁967
Dhjetëra persona të armatosur me shkopinj dhe të maskuar i vunë flakën një tramvaji në Amsterdam pasi hodhën fishekzjarrë në drejtim të mjetit.
Sipas policisë holandeze, tensioni në qytet është rritur pas përleshjeve të dhunshme të javës së kaluar gjatë ndeshjes mes Ajax-it dhe Maccabi.
Autoritetet njoftuan se zjarri në tramvaj u shua me shpejtësi dhe se njësitë e trazirave “pastruan” lagjen ku ndodhi incidenti.
Në një deklaratë thuhet se ishte e paqartë se kush i nisi trazirat dhe nëse ato ishin të lidhura me sulmin ndaj tifozëve izraelitë.
Më herët, autoritetet në Amsterdam kishin vendosur ndalimin e të gjitha manifestimeve në kryeqytet, ndërkohë që një urdhër i tillë u shkel sërish nga protestuesit pro palestinezë.
Burimi