Shkup, ndryshimet në Kodin Penal ngadalësojnë harmonizimin e legjislacionit me të BE-së

Shkup, ndryshimet në Kodin Penal ngadalësojnë harmonizimin e legjislacionit me të BE-së

Shkup – Ndryshimet e fundit të Kodit Penal kanë ngadalësuar procesin e harmonizimit të legjislacionit tonë gjyqësor me atë të BE-së. Ky është konstatimi i përgjithshëm i ekspertëve juridik dhe ekonomik nga vendi dhe jashtë, sa i përket ndryshimeve të Kodit Penal. Ata janë të mendimit se ndryshimet e bëra nën arsyetimin se po ndërmerren masa kundër krimit ekologjik dhe armatimin, kanë shkaktuar vjetërsimin e veprave për keqpërdorim të funksioneve dhe thirrjeve publike, ndërsa në dispozicion mbetet vetëm konfiskimi i pronës së paligjshme, e cila duhet të zbatohet në rast të vjetërsimit të këtyre lëndëve.
“Ajo që na mbetet në dispozicion është konfiskimi i pronës në rast të pengesave teknike apo praktike, respektivisht konfiskimi i lëndëve të vjetërsuara duhet sa më shpesh të zbatohet në praktikë. Andaj themi se duhet të fokusohemi në këtë drejtim për t’i minimizuar gabimet dhe pasojat e dëmshme.”, – deklaroi profesoresha universitare, Aleksandra Deanoska, sipas Zhurnal.
Për të përmirësuar vlerësimin e BE-së për fushën e “luftës kundër krimit dhe korrupsionit”, Qeveria e re duhet të përmirësojë gabimet e së kaluarës, vlerësojnë nga Konventa Kombëtare e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut.
“Koalicioni i cili bëri këto vepra të këqija nuk është më në pushtet, tashmë kemi një koalicion tjetër qeveritar, e cila derisa ishte në opozitë me fjalë i dënonte këto vepra, tani mbetet për t’u parë nëse ata do të jenë të gatshëm të bëjnë të kundërtën dhe të përmirësojnë gabimet e së kaluarës.”, – theksoi kryetari i Këshillit të ambasadorëve, Muhamet Halili.
Ndryshimet e fundit të Kodit Penal u miratuan në shtator të vitit të kaluar, ndërsa ekspertët juridik të Romanisë, pjesëmarrës në seancën e 14-të të Grupit Punues 3 “Gjyqësia dhe të drejtat themelore”, të organizuar nga Konventa Kombëtare, këshilluan se të gjitha ndryshimet në gjyqësor të bëhen përmes debateve të gjëra dhe në mënyrë transparente.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente