Rritet numri i viktimave pas tragjedisë në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit
Po shtohet numri i viktimave si pasojë e rënies së strehës së betonit të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad.
Sipas të dhënave të fundit të paraqitura nga ministri serb i Brendshëm, Ivica Daçiq, sot 14 persona kanë humbur jetën një tragjedinë e shkaktuar nga shembja e strehës së ndërtesës së vjetër të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad.
Ministri deklaroi se dy persona janë në spital dhe se një person është në gjendje të rëndë pasi i është prerë këmba. Ekipet e shpëtimit janë në terren, shkruan danas.rs.
“Dy janë ende në spital dhe kanë mbijetuar, edhe pse gjendja e njërit është e rëndë pasi i është prerë këmba. Dy janë ende nën rrënoja dhe kemi kontakte me ata. Po punohet për t’i nxjerrë të gjallë”, tha ai.
Siç tha drejtoresha e Qendrës Klinike të Vojvodinës, Vesna Turkulov, ata janë në gjendje shumë të rëndë, dy janë aktualisht në sallën e operacionit, ndërsa një person i nënshtrohet diagnostikimit.
Ndryshe, qyteti i Novi Sadit ka shpallur Ditë Zie për tre ditët e ardhshme, duke filluar nga nesër, më 2 nëntor.
Burimi