Roth: Serbia është duke diskriminuar sistematikisht pakicën shqiptare

Roth: Serbia është duke diskriminuar sistematikisht pakicën shqiptare

Michael Roth, kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut gjerman, është shprehur se Serbia po bën hapa mbrapa në rrugën e bashkëpunimit dhe bashkëjetesës paqësore në Ballkanin Perëndimor.
Nëpërmjet një postimi në “X”, Roth ka thënë se Serbia është duke diskriminuar sistematikisht pakicën shqiptare.
“Kjo formë e pastrimit etnik është pa dhunë, por gjithsesi është një krim”, është shprehur ai, duke shpërndarë një artikull të DeutscheWelle, që trajton pikërisht këtë çështje.
Problemi i spastrimit etnik shqiptar është shfaqur prej shumë kohësh në Serbi, ku edhe më shumë i dukshëm ka qenë në procesin e regjistrimit të popullsisë, disa muaj më parë, ku shumë qytetarë shqiptarë u eliminuan nga regjistrat civilë.
Burimi