Nuk takoi kryeministrin Vuçeviç, Von der Leyen: Mesazh i qartë
Në deklaratën e përbashkët për mediat me Presidenten Vjosa Osmani, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u shpreh se është e angazhuar që 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e BE, shkruan A2.
“E di që në vitet e fundit Kosova ka punuar shumë për të përforcuar forcimin e demokracisë dhe dua t’ju siguroj popullin e Kosovës që zgjerimi do të jetë në krye te agjendës, për mua shumë e rëndësishme dhe do të punojmë ngushtë së bashku se jam e përkushtuar që të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e BE.
Mirëpres vendimin për heqjen e masës së ndalimit për produktet e gatshme serbe. Këto janë hapa konkrete drejt normalizimit të raporteve”.
Ajo dha një shpjegim se pse nuk takoi kryeministrin serb. “Si u ndjeva që një ministër rus ishte ne Beograd në të njëjtën ditë me mua? Mos takimi me Vuçeviç ishte mesazh i qartë për Serbinë”.
Ndërkohë, Presidentja Vjosa Osmani u shpreh se Kosova ka vepra konkrete në mbështetje të politikave të BE-së, ndërsa kërkoi heqjen e sanksioneve, shkruan A2.
“Duke qenë shteti i parë që ka miratuar sanksionet ndaj Rusisë, Kosova ka dëshmuar se përqafimi me politikat e BE nuk janë vetëm fjalë, por edhe vepra konkrete. Mëkat që në Ballkan Perëndimor ka ende një shtet satelit të fortë të Rusisë, siç është Serbia. Serbia, sipas Shtëpisë së Bardhë, me agresionin në Banjskë ka pasur për qëllim të destabilizojë të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe duhet të marr përgjigjen e duhur.
Kosova po dëshmon në qasje konstruktive dhe po punon për fqinjësi të mirë. BE duhet t’i njohë dhe t’i vlerësojë këto arritje dhe masat e padrejta ndaj Kosovës të hiqen, pasi dëmtojnë qytetarët dhe e kanë dëmtuar dialogun duke e bërë të pabarabartë”, tha Osmani.
Po ashtu, presidentja e KE-së gjatë qëndrimit në Kosovë do të takohet me kryeministrin Albin Kurti. Vizita e zyrtares evropiane në Prishtinë është në kuadër të një turneu ballkanik që ajo nisi më 23 tetor në Shqipëri. Pas Shqipërisë, ajo qëndroi në Maqedoni të Veriut, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi. Në Serbi, ajo u takua vetëm me presidentin Aleksandar Vuçiç, teksa anuloi takimin me kryeministrin serb, Millosh Vuçeviç, pasi ky i fundit takoi një ministër rus të sanksionuar nga BE.
Burimi