Një mësues në Akademinë e Parisit arrestohet për ngacmim të dyshuar sek*sual…
Një zbulim tronditës është bërë të mërkurën (18/9) nga stacioni francez “Radio Monte Carlo” (RMC), duke bërë të ditur se një nga mësuesit në shkollën që është pjesë e qendrës së trajnimit dhe Akademisë së Paris Saint Germain, është arrestuar pas akuzave të supozuara për ngacmim seksual të fëmijëve të akademisë!
Mësuesi 27-vjeçar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht fëmijët në mënyra të ndryshme (ka raportime për puthje në qafë), ndërsa siç e ka regjistruar RMC ndër të tjera ka kërkuar nga fëmijët foto dhe video përmes rrjeteve sociale.
Mësuesi në fjalë i Akademisë së Parisit është dërguar tashmë në një gjykatë lokale, ku ka pranuar veprimet e tij, ndërsa një gjyq është planifikuar të zhvillohet në fund të janarit 2025.
“Sapo u informua, klubi mori menjëherë të gjitha masat e nevojshme”, tha Paris Saint-Germain në një deklaratë për RMC.
“Mësuesi me kohë të pjesshme është pezulluar dhe pa vonesë janë njoftuar organet përkatëse, duke marrë menjëherë çështjen. Mbrojtja e integritetit të sportistëve ka qenë dhe mbetet gjithmonë një prioritet absolut për Paris Saint-Germain.”
27-vjeçari referohet në gjykatën penale të Versajës për korrupsion të të miturve, siç raportojnë mediat franceze. Seanca është caktuar për 31 janar.
Burimi