Mytho, zbulohet gjeni kundër plakjes që ju ndihmon të përmirësoni cilësinë e jetës
Një grup studiuesish italianë kanë treguar se fikja e këtij gjeni i bën qelizat të plaken më shpejt, ndërkohë që aktivizimi i tij arrin të ruajë një gjendje të mirë shëndetësore për një kohë të gjatë.
Quhet Mytho, të ndihmon të plakesh shëndetshëm dhe të përmirëson cilësinë e jetës. Bëhet fjalë për një gjen të panjohur më parë, i ruajtur pothuajse identik në shumë specie duke filluar nga krimbat tek njerëzit dhe i cili u zbulua falë kërkimeve që zgjatën 9 vjet nga një grup shkencëtarësh ndërkombëtar të udhëhequr nga Universiteti i Padovës. Një zbulim tërësisht italian, studim i publikuar në ‘Journal of Clinical Investigation’ ku kanë kontribuar edhe Universiteti i Bolonjës, Instituti ‘ Telethon’ i Gjenetikës dhe Mjekësisë i Pozzuoli dhe Istituto Superiore di Sanità. Studiuesit kanë treguar se fikja e këtij gjeni i bën qelizat të plaken më shpejt, ndërsa aktivizimi i tij mund të mbajë një gjendje të mirë shëndetësore për një kohë të gjatë.
‘Ishte një punë e gjatë dhe impenjative që përfshiu shumë qendra kombëtare dhe ndërkombëtare të kërkimit, sepse kur studion pjesën e gjenomit që ende nuk njihen, puna fillon nga zero dhe rreziku për të mos gjetur asgjë është i lartë’, shpjegon Marco Sandri nga Universiteti i Padovës dhe Instituti i Mjekësisë Molekulare në rajonin e Venetos, i cili koordinoi kërkimin. ‘Pjesa më e madhe e kodit tonë gjenetik është ende i panjohur, për shembull, më shumë se 5 mijë gjene që kodojnë proteinat nga gjithsej 20 mijë janë ende plotësisht të panjohura. Për këtë arsye, vitet e fundit, ne kemi shpenzuar burime dhe energji për të kuptuar këtë pjesë të paeksploruar e ADN-së sonë’.
Mekanizmi i autofagjisë
Autorët e studimit, ku firmëtarët e parë janë sheh Anais Franco Romero dhe Valeria Morbidoni nisën nga një kërkim kompjuterik për të identifikuar gjenet e mundshme të implikuara në mekanizmat që kontrollojnë cilësinë e proteinave dhe strukturave qelizore, duke gjetur katër kandidatë të mundshëm. ‘Ne u fokusuam në gjenin Mytho sepse dukej se luante një rol në autofagji, i vetmi mekanizëm që lejon qelizat të heqin molekulat e dëmtuara dhe strukturat e tjera,’ shprehet Sandri.
‘Është një mekanizëm që aktivizohet në kushte stresi dhe në shumë patologji që lidhen me plakjen shkaktohen nga çaktivizimi i tij’. Në fakt, vëzhgimi i këtij mekanizmi tërëndësishëm i dha biologut japonez Yoshinori Sumi çmimin Nobel për Mjekësi në vitin 2016.Një gjen i përbashkët me atë të disa specie të ndryshme kafshësh
Gjeni, për më tepër, u dallua se ishte jashtëzakonisht i gjendshëm në lloje të ndryshme të kafshëve, nga krimbi Caenorhabditis elegans, i përdorur gjerësisht në laboratorët gjenetikë në mbarë botën, e deri te njerëzit: ‘Është një karakteristikë që na mahniti shumë. Për shembull, sekuenca e gjenit tek miu është shumë e ngjashme me atë të pranishme te njerëzit. Ky nivel prezence të gjenit tek kafshët sugjeron që modulimi i tij pozitiv mund të kontribuojë në mbajtjen e qelizave dhe organizmit të shëndetshëm, gjithashtu sepse kafshët më jetëgjata u zbuluan se ishin ato me nivelin më të lartë të aktivitetit të këtij gjeni.’
Studiuesit kanë demonstruar rolin e gjenit Mytho jo vetëm në krimbin Caenorhabditis elegans, por në qelizat e gjitarëve dhe në biopsitë e indeve muskulore nga individë pak a shumë të moshuar. ‘Për më tepër – përfundon Sandri – ky gjen mund të përfshihet edhe në sëmundje gjenetike, shkaqet e të cilave nuk dihen ende’. /laRepubblica/
Burimi